Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Rreziqet e fshehura të tatuazheve
Publikuar me 23 Pri 2013

Rreziqet e fshehura të tatuazheve

Një studente italiane 23-vjeçare energjiken dhe sportive ndërroi jetë vetëm disa orë pasi bëri një tatuazh në trupin e saj.

Federica Lammateo ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, përpara se të vendoste të bënte një tatuazh të ri.

Por, mëngjesin e ditës së nesërme ajo përfundoi në mënyrë të papritur me gjendje shoku dhe hemorragji, çka bëri që po atë ditë të pësonte një infarkt dhe zemra e saj të pushonte përgjithmonë.
23 vjeçarja e cila kishte edhe tatuazhe të tjerë në pjesën e kurrizit kishte vendosur të bënte një te ri pranë fundshpinës, afër me shtyllën kurrizore.
Pak orë më vonë ajo nisi të kishte ethe dhe dhimbje të forta shpuese në krahë dhe këmbë, dhe mendoi se ishte duke e zënë gripi, por simptomat u përkeqësuan me shpejtësi dhe dhënia e ndihmës rezultoi e kotë pasi ndërroi jetë nga një atak në zemër.

Autoritetet italiane kanë nisur një hetim mbi këtë çështje duke nisur me autopsinë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së papritur të vajzës. Dyshimet paraprake lidhen me ndonjë reaksion alergjik ndaj bojës që përdoret për tatuazhet, e cila mund të ketë depërtuar në shtyllën kurrizore, pjesa e trupit ku ishte vizatuar tatuazhi i 23 vjeçares.


 

 









1247
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI