Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Revista Science: 'Treguesi i masës trupore' BMI është i gabuar
Publikuar me 26 Gus 2013

Revista Science: 'Treguesi i masës trupore' BMI është i gabuar

Per me shume se dy shekuj 'Treguesi i mases trupore' ose anglisht BMI (body mass index) ka qene referuesi kryesore i raportit me mireqenien e peshes trupore ne raport me gjatesine.

BMI eshte shpikur ne baze te koeficenti shpikur nga matematicieni Belg, Adolphe Quetelet, ne vitet 1800. Por sot vjen nje studim i kryer nga revista 'Science' e cila kerkon qe ky tregues te hiqet perfundimisht nga qarkullimi. Sipas revistes ky tregues nuk eshte ne gjendje te tregoje ne disa raste masen e vertete trupore, duke shpjeguar se, ka raste kur ky tregues nxjerr mbi peshe persona qe ne te vertete jetojne mire dhe me gjate se sa persona qe jane normale sipas treguesit.

Nje tjeter faktor qe nxjerr treguesin BMI jashte funksioni eshte se mireqenia fizike varet nga aktiviteti fizik edhe pse personi mund te jete relativisht i shendoshe kundrejt nje tjetri qe eshte me trup normal dhe nuk ben aktivitet fizik. Personat me BMI normale nuk mund te quhen relativisht me shendet te mire duke pasur parasysh se masa dhjamore mund ndodhet ne zona ku nuk duket nga pamja e jashtme ose sic mund te jete rreziku nga kolesteroli.

Nga ana tjeter personat qe mund te quhen nga treguesi BMI te shendoshe mund te kene nje metabolizem te mire.

Sigurisht qe treguesi i mases trupore ka si qellim mireqenien trupore dhe jetegjatesine. Versioni i ri i 'Treguesit te mases trupore' duhet te mase pjesen e belit, kur ndodhet dhe dhjami me problematik dhe gjithashtu duhet te marre parasyshe parametra si hormonet e yndyres, miokinen dhe citokinen qe jane lidhur ngushte me mbipeshen dhe sindromat e metabolizmit.


2109
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI