Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Pse tradhetojne meshkujt?
Publikuar me 09 Tet 2008

Pse tradhetojne meshkujt?

Tradhtia e meshkujve në një raport në çift, nuk ka si shkak të parë, atë që shumë herë është përcaktuar, seksin. Këtë e bën me dije një studim i fundit amerikan, realizuar nga Gary Newman, këshillues dhe studiues për martesat dhe marrëdhëniet në çift.

Newman për të shkruar librin e tij të fundit “E vërteta e tradhtisë” ka mbledhur qindra dëshmi dhe mendime të burrave të martuar, besnik dhe jo besnikë ndaj bashkëshorteve të tyre. Në përfundim të sondazhit, 92%e meshkujve kanë deklaruar se tradhtia nuk ka si motiv parësor marrëdhënien seksuale. Atëherë cila është arsyeja?

“Shumë meshkuj kanë thënë se nuk ndiheshin të vlerësuar e të rëndësishëm aq sa duhej nga bashkëshortet e tyre”- shpjegon Gary. Sipas tij, është mungesa e vëmendjes dhe lënia në harresë ajo që i ka shtyrë drejt tradhtisë.

Meshkujt përkundër asaj që mund të duket, sipas studiuesit janë shumë të ndjeshëm dhe emotivë. Fakti që nuk ndihen të vlerësuar, i bën ata që ndihen të pasigurt dhe i shtyn të kërkojnë të tjera partnere, që mund t’u garantojnë vëmendjen e duhur.

“Meshkujt shfaqen të fortë e të pushtetshëm, por brenda janë të pasigurt, po aq sa edhe femrat. Ata kanë një mentalitet prej fitimtari dhe për këtë duhet që të tjerat t’i lejojnë të ndihen fitimtarë”- vazhdon më tej ai.

Newman përfundon analizën e tij, duke iu drejtuar në mënyrë direkte grave: Mos kini frikë të lëvdoni vazhdimisht partnerin, bëjeni të ndihet shumë i vlerësuar prej jush, për atë që ai bën. Sa më shumë jepni, aq më shumë do të merrni.

Sipas studimit, vetëm 7% e atyre që pranojnë se nuk janë besnikë kanë pranuar se e kanë bërë me vullnet të lirë, ndërkohë që të tjerët kanë thënë se kanë qenë të detyruara, pasi kanë kaluar më parë përmes provave shumë të forta në marrëdhëniet martesore.


3428
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI