Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Hapi i madh i mjeksisë, klonimi i qelizave staminale njerzore
Publikuar me 16 Maj 2013

Hapi i madh i mjeksisë, klonimi i qelizave staminale njerzore

Nga revista Cell vjen nje lajm shume inkurajues per sa i perket qelizave staminale. Sipas revistes, Universiteti i Shkences dhe Shendetit i Oregon ne SHBA, ka arritur te klonoje qelizat staminale qe do te thote se shume shpresa ndizen per ata persona apo ato semundje qe kane si baze degjenerimin qelizor sic eshte semundja e Parkinsonit.

Nje hap i rendesishem per zhvillimin qelizave qe mund te perdoren ne mjekesine rigjenerative. Eksperimenti ne fjale ka tebeje me marrjen e nje berthame te nje qelize dhe vendosjen e saj ne nje qelize veze te ciles i ishte hequr berthama mepare brenda se ciles ndodhet ADN-ja.
Pas transferimit qeliza veze ka filluar te marre sinjale nga berthama duke e kthyer prapa ne kohe per sa i perket zhvillimit te saj, keshtu qeliza mëmë kthehet ne nje qelize te cfaredoshme si nje qelize embrionale.

Ne kete menyre - thone kerkuesit - qelizat kane treguar se mund te transformohen ne qeliza normale embrionale qe mund t'ju japin jete krijimit te qelizave te trurit, mushkerive, zemres. E gjithe kjo pa probleme sepse qelizat merren nga vete pacienti duke krijuar qeliza te shendosha per kurimin e ketij te fundit.

Dicka e ngjashme eshte eksperimentuar ne kafshe, delja Dolly, ku ne 2006 ajo u paraqit si nje hap drejt suksesit. Por deri me tani nuk ishte arritur per qelizat njerzore.


1286
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI