Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

A është në gjendje mashkulli të përmbushë seksualisht një femër
Publikuar me 19 Tet 2009

A është në gjendje mashkulli të përmbushë seksualisht një femër

Suksesi në jetën seksuale varet edhe nga fjalët. Kjo tashmë nuk vihet në diskutim. Kështu çdo grua sado e ndrojtur qoftë, jo vetëm mundet, por duhet të mësojë të shprehë dëshirat e saj seksuale. Seksologët pohojnë se shumica e femrave veprojnë në bazë të një psikologjie afërsisht të njëjtë. Ato edukohen, që të vogla me idenë e "vajzave të mira", të cilat janë të gatshme të vetëmohohen se sa të hapin gojën gjatë aktit seksual, ose të shprehin një dëshirë të brendshme. Nga ana tjetër, është tragjike të mendohet se burrat, në shumicën e rasteve preferojnë një partnere, e cila të jetë krijuese në krevat dhe t'i përmbushë ata. Dhe përmbushje pa fjalë nuk mund të ketë. Seksologët sugjerojnë se "duhet të kapërcesh veten tënde, komplekset e tua dhe të kërkosh atë, që vërtet të kënaq". Fakti se nuk ke përdorur kurrë më parë fjalë gjatë aktit seksual, nuk do të thotë se nuk duhet të përdorni. Madje nëse realizoni hapin e parë, do t'ju duket mjaft interesant. Si fillim, çfarë do fjale, që të përdorni do të jetë eksituese, megjithëse ajo mund të mos jetë kaq shumë e goditur. Një shprehje e thjeshtë si p.sh. "kjo më bën të ndjehem mirë", mund të jetë premisë për një lidhje më të mirë erotike. Po kështu, mund të thoni diçka fare të sinqertë si "më pëlqen kur më ledhaton". Dhe pak nga pak përparoni, duke përdorur fjalë të tjera më joshëse si "ndjehem kaq mirë në krahët e tua..."

Pyeteni partnerin tuaj: "Mos ndoshta në mendjen tënde vërtitet ndonjë ide erotike, që do të doje ta provonim?" Dhe nëse ai përgjigjet pozitivisht, kërkojini atij, që t'jua përshkruaj idenë me detaje. Më pas është radha juaj. Duhet, që ju ti bëni partnerit përshkrimin e fantazisë suaj. Ose në rast të kundër përpiqu të trillosh një histori dashurie, duke u përpjekur që atmosfera, gjithnjë të jetë e ndezur dhe sa më e ngrohtë. Në këtë moment hidhni një sy partnerit. Si reagon ai, si e përjeton mesazhin seksual? Shkëmbimi i ideve dhe i fantazive tuaja me partnerin, supozohet ti japë më shumë ngjyra atmosferës, që do të çojë tek krevati. Dhe pak nga pak, duke "regjizuar" pjesë të ndryshme si p.sh., e sëmura dhe doktori, viktima dhe shpëtimtari etj., mund të kaloni në dhomën e gjumit. Gjithçka që përmblidhet në fantazinë tuaj duhet ti shkojë për shtat rrethanave, që keni në dispozicion. Megjithatë mos prisni, që gjithçka të jetë perfekte, pasi mund tu ndodhin edhe të papritura. Përpiquni ta largoni partnerin nga çdo veprim që ju e konsideroni jo erotik duke sugjeruar një zgjidhje të shpejtë e efikase.

Në marrëdhëniet me partnerin gjithnjë duhet të jeni më konkrete. Nëse i shpreheni me fjalët: "Dua të më bësh të ndjehem mirë me ty...", në të vërtetë nuk keni bërë asnjë hap përpara. Partneri do të jetë i çoroditur, nuk do të dijë se çfarë kërkoni faktikisht: t'ju bëjë një mesazh të ngrohtë apo t'ju përkëdhelë nëpër qafë? Në mënyrë që të ndjeheni sa më të afërt, mund të përdorni edhe "nofka", për të cilësuar organet seksuale të njëri-tjetri, mjafton që falët e zgjedhura të mos jenë tepër të rëndomta e të prishin seriozitetin e atmosferës. Meshkujt, zakonisht, kërkojnë nga partnerët, që të nënvizojnë dukshëm egoizmin e tyre duke thënë: Je shumë i mirë. Askush nuk më ka mbushur kaq shumë se sa ty... etj. Kështu shumica e femrave theksojnë se fjalët e mëdha e udhëheqin partnerin e tyre në gjendje ekstaze. Duke shqiptuar këto fjalë, femrat eksitohet, njëlloj si burrat. E, sigurisht, kur i drejtoheshin dikujt me të tilla fjalë, ato padyshim do të lënë gjurmë edhe mbi ty.

Pikërisht në këtë pyetje nis ankthi i pafund për një burrë të vërtetë. Por sipas tyre, fjalët e përdorura nga partnerja në krevat janë treguesi më i qartë për arritjen apo jo të kënaqësisë seksuale. Njëkohësisht fjalët i bëjnë meshkujt të ndjehen më të lirshëm, duke i shtyrë ata drejt ideve të reja. Nëpërmjet fjalëve, me të cilat një femër i drejtohet partnerit të saj, ajo përcjell gjendjen e saj emocionale. Ajo ndjehet e lirshme, e kënaqur dhe shfaq besim ndaj partnerit në krevat. Duke mos qenë e kontraktuar e duke e përjetuar aktin sa më thellësisht, femra arrin të krijojë një sfond erotik tepër eksitues për të dy partnerët. Shumë femra sot, mendojnë se duke përdorur fjalë gjatë marrëdhënieve erotike, partneri do të mërzitet apo do të trembet, duke humbur respektin për to. Në të vërtetë nuk ndodh kështu. Shumica e meshkujve, gjithnjë, janë në kërkim të fjalorit erotik në krevat. E nëse femrat arrijnë, gjatë aktit seksual, tu shfaqin një anë tjetër të vetes së tyre, kjo do të shihej e përjetohej me shumë interes nga seksi mashkullor. Po kështu duhet të dimë se meshkujt kanë dobësi të theksuar për të kryer seks të vrazhdë. Po, fjalori erotik ka rregullat e tij. Çdo shkelje mund të jetë me pasoja. P.sh. në momentet që i drejtoheni partnerit përpiquni që zëri juaj të jetë sa më i ëmbël, sa më erotik dhe thënia sa më e goditur. Për të provuar tingullin e zërit tuaj, mund të përdorni kasetofonin. Një mënyrë tjetër është edhe thënia e fjalëve që do të përdorni përpara pasqyrës. Kështu fitoni besim në vetvete dhe fjalët nuk tingëllojnë kaq shokuese. Gjithashtu ju sugjerohet të lexoni sa më shumë letërsi erotike. Këtë në fillim mund ta bëni vetëm por më pas mund të lexoni së bashku me partnerin. Asgjë nuk është më seksi se një femër plot vetëbesim, e cila di mirë se çfarë kërkon dhe që nuk trembet ti bëjë dëshirat e saj reale.


2266
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI