Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Zyrtari i lartë amerikan neser në Tiranë, mesazh të fortë para mbërritjes

Vetëm një ditë para mbërritjes së tij në Tiranë, zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ka bërë një apel për të gjitha vendet e rajonit.

Ai thote se qytetaret i japin besim politikaneve per tu perballur ne fushen e betejes qe eshte Parlamenti, shkruan Panorama.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee, sipas nje artikulli të botuar në portalin European Western Balkans. 

Mesazhi i tij vjen ne nje moment kur me shume se kurre syte per te zgjidhur krizen politike ne Tirane jane drejtuar nga Uashingtoni.

Hoyt Brian Yee pritet te zhvilloje neser takime me kreret e larte te shtepit dhe liderin e opozites Basha, ne nje perpjekje te fundit per te shpetuar zgjedhjet e parlamentare, te parashikuara per tu mbajtur ne 18 Qershor.

Ka zëra se Brian Yee mund të propozojë një paketë të fundit në formë ultimatumi për politikanët tanë, në mënyrë që gjitha forcat politike të përfshihen në zgjedhje.

Sipas burimeve, paketa e zyrtarit amerikan mund të përfshijë shtyrjen e zgjedhjeve dhe 4 ministri për opozitën.

Përditësuar me 14 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin