Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Zbardhen objektivat Suning për merkaton e Interit

Kompania Suning që ka marrë pronësinë e Interit ka vendosur të bëjë investime të rëndësishme në klubin milanez që do të nisin që në merkaton e muajit janar.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, në fillimin e vitit të ardhshëm Interi do të kërkojë të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe emrat e përmendur në këtë pikë janë ata të Darmian, Caceres apo Lindof.

Po kështu, në shënjestrën e zikaltërve janë edhe Berardi apo Bernardeschi që përfshihen në planin për italianizimin e Interit.

Përsa i përket merkatos së verës së vitit 2017, në listën e dëshirave të Interit janë shënuar emrat e disa prej futbollistëve më të mirë të botës edhe pse nuk do të jetë shumë e lehtë të arrihet tek ata.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Suning po mendojnë të përshpejtojnë lëvizjet për të sjellë Gentile Suarez, James Rodriguez ose Agueron gjë tregon se kompania kineze e ka marrë seriozisht punën për të kthyer Interin në nivelet më të larta të futbollit në Itali dhe Evropë.

Përditësuar me 14 Tet 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin