Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Starton superliga, Skendërbeu e Partzani nisin me fitore

Skënderbeu e nis në mënyrën më të mirë të mundshme mbrojtjen e titullit kampion.

Skuadra korçare mundi Flamurtarin në Korçë me rezultatin 2-1 ku protagonist absolut u bë Hamdi Salihi.

Sulmuesi shkodran në minutën e 17 pati mundësinë që të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë, por portieri i skuadrës vlonjate e ndali.

Pak minuta më vonë, Salihi e korrigjoi gabimin e tij duke shënuar një gol me kokë për t’i dhënë Skënderbeut kryesimin e ndeshjes.

Flamurtari barazoi rezultatin me anë të Shkodrës vetëm pak minuta nga fundi i pjesës së parë.

Në 45 minutat e dyta arbitri akordoi një tjetër 11-metërsh për kampionët e vendit.

Salihi e mori sërish përsipër ekzekutimin e saj dhe këtë herë ai nuk gaboi, por shënoi golin që i dha 3 pikët skuadrës së tij.

Partizani mori një fitore të vuajtur ndaj Luftëtarit që u rikthye në Kategorinë Superiore pas 4 sezonesh. Fati i takimit për të kuqtë u vendos në minutat e fundit të ndeshjes, kur arbitri dha një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Batha.

Në dy ndeshjet e tjera të Kategorisë Superiore, Teuta-Tirana dhe Korabi-Laçi, përfunduan në barazimin pa gola 0-0.

Ndërkohë që kuadri i javës së parë do të plotësohet me sfidën Vllaznia-Kukësi që do të luhet ditën e enjte në “Loro Boriçi”.

Përditësuar me 07 Sht 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin