Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
|
|
|
Lajme
|
|

Divorci i këngëtares Soni Malaj me balerinin italian Mirko Lucarelli, me të cilin ka dhe një vajzë rreth 4 vjeç, ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara të vitit.
Por me sa duket, këngëtarja simpatike e ka marrë veten shpejt nga ai zhgënjim dhe tashmë është e lumtur.
Pak kohë më parë, pas disa fotove që u publikuan nëpër portale të ndryshme, u fol se Soni po shoqërohej me një djalë më të ri se veten, me të cilin kishte vite që njihej për shkak se frekuentonin të dy të njëjtën palestër.
Por e ftuar në “Zonë e lirë”, mbrëmjen e së premtes, për të promovuar klipin e saj të ri në bashkëpunin me Genën.
“Ti, jeta”, Soni foli ndër të tjera edhe për jetën e saj të re. Ajo tha se njohja dhe lidhja me Klevin nuk është aspak ashtu siҫ është komentuar në media.
Ai nuk është as trajneri i palestrës, as është njohur me të në atë ambient, ashtu siҫ është aluduar: “Është shkruar shumë, jo është lidhur me trajnerin e palestrës, jo është njohur në palestër…. nuk është e vërtetë fare. Ka qenë komplet tjetër njohja”, – ka thënë Soni e pyetur nga Ҫani në “Zonë e lirë”.
Megjithatë, edhe pse nuk do të tregojë shumë, tha se është e pamundur të fshihet, aq më tepër që tani është zyrtarisht e fejuar.
Dalja e parë publike me Klevin ishte të enjten në mbrëmje, kur ҫifti kanë hapur së bashku një kafe bar në Tiranë.
Biznesi është një fushë ku Klevi ka përvojë të mëhershme. I njohur si pronari i një bar-kafeje në Tiranë, ka vendosur që këtë herë ta ketë në bashkëpronësi me Sonin.
Në një intervistë për “Bluetooth”, Soni ka konfirmuar se është zyrtarisht e fejuar, ndaj edhe marrëdhënia e tyre tani është në një nivel tjetër, më zyrtar: “Të dashur nuk mund t’i them, kur e kam të fejuar” – thotë ajo, por tregon se për momentin nuk kanë plane për më shumë, pasi janë të fokusuar te biznesi: “Të tjerat me ngadalë.”
Megjithatë, këtë herë ndihet e sigurt në dashurinë e saj, pavarësisht se ende nuk kanë filluar të bashkëjetojnë, siҫ është aluduar kohët e fundit në media: “Jo, akoma jo. Nuk bashkëjetojmë…. “
Besimi dhe siguria janë tipare që e kanë karakterizuar gjithmonë artisten, ndonëse jo gjithmonë gjithҫka ka ardhur siҫ ajo do të donte:
“Unë gjithmonë kam ecur me hapa të sigurt, por surprizat kanë qenë nga pala tjetër” – thotë ajo duke shtuar se nga Klevi nuk pret asnjë surprisё.
Përditësuar me 12 Qer 2016
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje