Identifikohu/regjistrohu
Mund të përorni Pseodonimin ose email-in
Veriu Portal
Lajme
Shuhet legjenda e filmave komiko-aksion, 'Bud Spencer'

Ka ndërruar jetë pasditen e sotme aktori i mirënjohur për shumë te rinj shqiptarë te viteve 80-90, Bud Spencer. 

Lajmi është konfirmuar nga i biri Giuseppe Pedersoli.

“Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte “Faleminderit”.”, kjo ka qenë edhe fjala e djalit të Bud Spancer.

Për shqiptarët ai njihet gjerësisht edhe si “Polic këmbëmadhi”. Me rolet e tij ai u kthye një personazh i dashur dhe heroik në të gjithë botën.

Bud Spencer ka lindur më 31 Tetor 1929 në Napoli. Ai u kthye në një aktor Italian të njohur dhe komedian i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan partnerin e tij Terence Hill.

Karriera e tij fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrullë gjatë viteve 70-dhjeta kur së bashku me aktorin tjetër komik Mario Girott, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pelqyeshëm për publikun.

Perveç aktrimit Bud Spencer ka qenë edhe një ish-notar profesionist gjithashtu edhe prodhues filmash. 

Gjithashtu ai është diplomuar për juridik dhe po ashtu kishte qenë edhe pilot helikopteri dhe ai kishte hapur një fond për bursa për studentet e rinj.

Përditësuar me 27 Qer 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin