Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Plani i kompanise amerikane, energji nga xhamat e dritares

Po sikur çdo dritare në shtëpinë tuaj të prodhonte energji elektrike? Një kompani me bazë në Kaliforni, "Ubiquitous Energy" mendon se teknologjia mund ta arrijë atë duke shndërruar mënyrën e grumbullimit dhe shfrytëzimit të energjisë diellore.

Kjo bëhet e mundur përmes një  “xhami diellor” që mund të shndërrojë rrezet e diellit në energji, pa pasur nevojë për panele që jemi mësuar të shohim deri më tani.

Ndërmarrja, jashtë Institutit të Teknologjisë në Masaçusets në vitin 2012, tha se do ta përdorte këtë teknologji për të shndërruar praktikisht çdo sipërfaqe xhami në një panel diellor.

“Mund të aplikohet xhamat e dritareve, tek xhamat e automjeteve si edhe në xhamin e Iphon-it tuaj.”- tha Miles Barr, themeluesi dhe drejtori kryesor i teknologjisë së kompanisë, për CNN.

“Ubiquitous Energy” po kërkon të përfitojë nga bumi i energjisë së rinovueshme të Shteteve të Bashkuara, deri në vitin 2021, sipas Institutit për Ekonomi.

Çelësi i këij produkti është një bojë organike që mund të përdoret për mbështjellur sipërfaqet e qelqit. Boja lejon që rrezet e diellit të kalojnë dhe i bëjnë dritaret të duken normale, duke kapur rrezet e padukshme infra të kuqe nga dielli.

Barr tha se panelet transparente të “Ubiquitous Energy” mund të prodhojnë deri në dy të tretat e energjisë që prodhojnë panelet tradicionale. Dhe ai tha se kushtojnë rreth 20% më shumë për t’u instaluar krahasuar me  një dritare të thjeshtë që gjithkush ka në shtëpi, një kosto që ai pretendon se kompensohet nga energjia elektrike që ata prodhojnë.

Përditësuar me 01 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin