Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
PD vendos për protesta masive, ja kur dalin në shesh

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i prerë sot, teksa nga çadra e protestës përsëriti kushtin e panegociueshëm për qeveri teknike që do të garantojë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Sipas Bashës, shqitarët e bashkuar do t’i tregojnë Ramës se janë më të vendosur se kurrë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe i ka ftuar ata në hapin e radhë, në protestën masive që do të mbahet në këtë shesh javën e ardhshme.

Dhe vetëm pak çaste pasi mbaroi fjalimin në çadër, lideri i PD-së, Basha ka mbledhur urgjent krerët e demokratëve në rrethe për detajet e protestës.

Burime nga PD bëjnë me dije se protesta masive popullore do të jetë në Tiranë, më 13 maj, në orën 12:00.

“Në mbledhjen me krerët e degëve dhe funksionarët e lartë të partisë, PD vendosi të mbajë protestë popullore të shtunën, datë 13 maj, në orën 12:00, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’- njofton PD.

 Basha tha gjithashtu se shqiptarët e bashkuar do t’i tregojnë Ramës se janë më të vendosur se kurrë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe i ka ftuar ata në hapin e radhë, në protestën masive që do të mbahet në këtë shesh javën e ardhshme.

“Mos kini asnjë iluzion se ky proces i rikthimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do të ketë sukses pa pasur edhe njëherë bashkimin e shqiptarëve, pa i demonstruar mes pjesëmarrjes masive të shqiptarëve javën e ardhshme,  Ramës, në këtë shesh, se shumica e shqiptarëve nuk pranon zgjedhje të diktuara nga krimi e nga droga”- tha ai.

Përditësuar me 06 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin