Identifikohu/regjistrohu
Mund të përorni Pseodonimin ose email-in
Veriu Portal
Lajme
Pa njerëz e homazhe/ Lamtumira e pazakontë për të madhin Gëzim Kruja

Aktori i madh i humorit, Gëzim Kruja, do të përcillet sot në banesën e fundit në një mënyrë të pazakontë, pa njerëz dhe pa homazhe e vlerësime, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Drejtoresha e Teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka, në një lidhje me “Skype” për News24 tha e përlotur se kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme, sepse Gëzim Kruja Meriton shumë më shumë.

Megjithatë, Gjeka tha se do të bëhet një organizim i vogël, ku nga dritaret e shtëpive do t’i japin duartrokitjen e fundit qytetarët shkodranë, në momentin kur të kalojë makina e funerit.

“Qenka shumë e rëndë, unë e kam dhimbjen shumë të madhe, sepse Gëzim meriton shumë më shumë. Është bërë një organizim i vogël, që nga dritaret do të dalin të gjithë e t’i japin duartrokitjen e fundit, kur të kalojë makina e funeralit. Është një gjë jashtëzakonisht e dhimbshme. Isha 14 vjeçe kur kam dalë për herë të parë në skenë me Gëzim Krujën, nuk do ta harroj kurrë. Ai i ka marrë dhe do vazhdojë t’i marrë duartrokitjet, sepse është i pavdekshëm, por do na mungojë”, u shpreh Gjeka.

Që prej kur nuk ishte mirë?
Ka një vit e gjysmë që nuk ishte mirë. Megjithatë, shokët e tij i organizuan një drekë për 80-vjetorin. Atij iu bë shumë qejfi me të, dhe mund të jetë takimi i fundit që ai pati me të gjithë shokët dhe miqtë bashkë. Ai ka ditur me i fal dashuri gjithkujt. Ne mund ta numërojmë Gëzimin si një person i përditshëm. Edhe pse nuk ishte njeri i teatrit, ai ka qenë përditë me ne. 

Përditësuar me 06 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin