Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Ngelën jashtë listave të Universiteteve, Rama u përgjigjet maturantëve

Ndërkohë që maturantët të rebeluar protestuan sot tek kryeministria pasi edhe pse me mesatare të lartë nuk rezultonin fitues në asnjë degë, kryeministri Rama u është përgjigjur atyre vetëm me një sqarim në Facebook.

Ai u kujton maturantëve se sistemi i aplikuar seleksionon sipas meritës dhe fton të interesuarit të bëjnë durim deri në fund të procesit.

“Mmos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!”- shkruan Rama.

Postimi i plotë 

NJË SQARIM ME ZËRIN E MATURANTËVE

Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët!

Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues! Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë

Përditësuar me 07 Sht 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin