Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Manchester United heq dorë nga Jose Mourinho ?

Manchester United heq dorë nga Jose Mourinho.

Ky është lajmi i bujshëm që përcjell gazeta britanike Mirror në faqen e saj dedikuar sportit.

Atëherë kur të gjitha mediat e jepnin të sigurtë uljen e Special One në stolin e Djajëve të Kuq duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, Mirror lë gjithcka në pikëpyetje duke nënvizuar se pasuesi i Louis Van Gaal në drejtimin e United do të jetë zëvendësi e tij aktual dhe ish lojtari legjendar i kësaj skuadre, uellsiani Ryan Giggs.

Një nga arsyet që po i shtyn drejtuesit e klubit nga Old Trafford të heqin dorë nga Mourinho gjithmonë sipas gazetës në fjalë, ka të bëjë me faktin se portugezi nëse merr drejtimin e Manchester-it do të synojë të bëjë një merkato të fuqishme duke sjellur te United shumë lojtarë ekspertë, ndërsa filozofia e Djajëve të Kuq e përcakton qartë se Manchester-i duhet të besojë gjithmonë te talentet e reja.

Dicka të tillë vështirë se mund ta bëjë Mourinho që te cdo klub që shkon synon triumfet e menjëhershme duke blerë yje.

Ndërkohë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ryan Giggs i cili ka shumë besim te Rashord me shokë dhe është i gatshëm tu japë shumë hapësira në formacion lojtarëve të rinj.

Mbetet për t’u parë nëse ajo që shkruan Mirror është e vërtetë. Do të jetë apo jo Jose Mourinho trajneri i ri i Manchester United këtë do të mësojmë vetëm pas përfundimit të këtij sezoni.

Përditësuar me 06 Mar 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin