Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Lushnje, dy aksidente me pasojë vdekjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjës, pranë ish-fabrikës së plastmasit.

Motorçikleta e punonjësit të postës është përplasur me një automjet.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorit punonjësi i postës, Ersuel Kamxhiu.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

 Aksidenti i dytë

Ndërkohë po në qytetin e Lushnjës gjatë ditës së martë një tjetër përson humbi jetën si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zhamë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të vdekur drejtuesin e saj. Viktima është identifikuar si shtetasi Enver Muça.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin Laver Aliaj. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Përditësuar me 26 Pri 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin