Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Londër, burri i mbretëreshës tërhiqet detyra e Princit

Duka i Edinburgut do të tërhiqet përfundimisht nga detyrat e tij mbretërore këtë pranverë.

Kështu njoftuan nga “Buckingham Palace”, rezidenca e familjes mbretërore britanike, zëdhënës të së cilës thanë se Princi Philip e mori vet këtë vendim dhe Mbretëresha e mbështeti.

“Tashmë nuk rri dot gjatë në këmbë”, deklaroi vetë Princi Philip gjatë një dreke mbretërore të enjten, pasi u mor vesh dorëheqja e tij.

Mësohet se Duka do të marrë pjesë në angazhimet e përcaktuara deri në gusht, por nuk do të pranojë ftesa të reja.

Duka i Edinburgut, i cili mbush 96 vjeç në qershor, ka qenë partneri i Mbretëreshës prej 70 vitesh dhe në nëntor ata do të festojnë përvjetorin e martesës prej platini.

Nuk është çudi që vet Mbreteresha Elizabeth II e cilësoi dikur si njeriun që i jepte forcë.

Duka i Edinburgut është mbrojtës, president apo anëtar i 780 organizatave dhe do të vazhdojë të ketë lidhje me to, por nuk do të luajë rol aktiv.

Princi Philip është i famshëm edhe për batutat e tij në shfaqje mbretërore dhe së fundmi, gjatë një ceremonie përurimi tha se ishte zbuluesi i pllakatave më me përvojë në botë.

Nga pallati mbretëror thonë se nuk ka arsye shëndetësore pas vendimit për t’u dorëhqeur nga detyrat mbretërore, veç konsideratave normale shëndetësore për një person që ka mbushur 95 vjeç.

Duket se me dorëheqjen e tij, Princi Philip po ndjek një këshillë që e ka dhënë vet, pasi kur mbushi 90 vjeç deklaroi për BBC-në se ishte më mirë të largoheshe pa arritur datën e skandencës.

Përditësuar me 04 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin