Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Kufizimet nga Covid-19, policia vazhdon me zbatimin e masave

Policia e Shtetit ne kuader te respektimit te masave te shtetrrethimit ka konstatuar nje sere shkeljesh ne te gjithe territorin. 
Keshtu gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 45 shtetas, ndersa Ne Elbasan dy persona jane arrestuar.

Te arrestuarit jane shtetasit M. H., 62 vjeç, banues në Pogradec, i cili kishte autorizim për lëvizje, por është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.04 mg/l, si dhe E. B., 31 vjeç, banues në Përrenjas, i cili nuk kishte autorizim për lëvizje dhe është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.38 mg/l. Këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 3 vjet.

Ndersa ne te gjithe territorin janë konstatuar 2 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Përditësuar me 02 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin