Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Koncesioni për Rrugën e Kombit, rrëzohet ankimimi

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës njoftoi këtë të enjte se është rrëzuar ankimimi kundër dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit.

Përmes një njoftimi për shtyp, MTI sqaron se, Komisioni i Prokurimit ka lënë në fuqi vendimin për dhënien e koncesionit të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë.

Sipas njoftimit, nga gara për fitimin e këtij tenderi është skualifikuar kompania “Vendeka Bilgi”, ndërsa janë shpallur fituese “Catalyst Viva das General Constructing” dhe “Salillari”.

Përmes lëshimit me koncesion të rrugës, Qeveria synon mirëmbajtjen. Sipas përllogaritjeve, kostoja e mirëmbajtes së saj luhatet nga 8 deri në 12 milionë euro në vit.

Në kontratë përcaktohet se përveç shpenzimeve të nevojshme për mirëmbajtjen, koncesionare duhet të kryejë një investim fillestar dhe Qeveria thotë se nuk i ka këto para.

Për këtë arsye, një pjesë të kostos do t’i kalohen qytetarëve, ndërsa buxheti do të paguajë pjesën tjetër sipas një formule që i garanton privatit një nivel dysheme të ardhurash.

Sipas Bankës Botërore, në 5 vitet e ardhshme Shqipërisë i duhet të shpenzojë 400 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve.

Për shkak të kostos së lartë, qeveria ka paralajmëruar se një sërë rrugësh do të bëhen me pagesë për qytetarët.

Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.

Përditësuar me 20 Tet 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin