Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
|
|
|
Lajme
|
|

Kanë kaluar shumë vite që kur njeriu i fundit ka qenë në Hënë por ato mund të kthehen përsëri nëse bisedimit midis Kinës dhe Evropës shkojnë mirë.
Përfaqësuesit e Kinës dhe Agjensisë Hapësinore Evropiane po diskutojnë mbi mundësitë e ndërtimit të një baze në Hënë dhe kanë hartuar projektin “Village Moon”.
“Kinezët kanë një program ambicioz për Hënën,”-ka thënë Pal Hvistendahl, zëdhënës i ESA.
“Hapësira ka ndryshuar që nga vitet ’60. Ne e pranojmë se për të eksploruar hapësirën për qëllime paqësore, na duhet një bashkëpunimin ndërkombëtar”.
“Village Moon” do të ketë një sërë funskonesh pasi do të shërbejë si bazë për dërgimin e misioneve në Mars, për të zhvilluar turizmin hapësinor dhe minierat në Hënë.
Hëna mund të përdoret si vend për të prodhuar objekte të ndryshme, duke ulur në këtë mënyrë koston e dërgimit të materialeve në hapësirë.
Përditësuar me 29 Pri 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje