Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Interi largon Mançinin, pritet zyrtarizimi i De Boer

Roberto Mancini nuk është më trajneri i Interit.

Tekniku ka firmosur prishjen e kontratës pak pas mesnatës dhe do të marrë edhe një dëmshpërblim prej 2.5 milionë eurosh nga klubi zikaltër.

Në vend të tij holandezi Frank De Boer, i cili do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me 1.5-2 milionë euro në sezon.

Ndarja e Interit nga Mancini ka ardhur si pasojë e ofertës së re që ju bë trajnerit italian.

Sipas “Corriere dello Sport”, në rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2019 parashikohej që Mancini nuk do të kishte asnjë rol në merkato dhe gjobë nëse nuk arrihej renditja në një nga tre vendet e para.

Në këto kushte, Mancini nuk ka pranuar dhe ka vendosur, së bashku me klubin, që të përfundojë aventurën e tij të dytë me zikaltërit.

Përditësuar me 08 Gus 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin