Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Hysaj ka një ëndërr: Dua të bëhem si Zaneti !

Elseid Hysaj ka shprehur vlerësimin e tij për ish mbrojtësin dhe kapitenin legjendar të Interit, Javier Zanetti.

Në një intervistë të dhënë për radion napolitane "Kiss Kiss Napoli", mbrojtësi shkodran ka zbuluar se argjentinasi ka qenë idhulli dhe modeli i tij.

"Si futbollist, kam pëlqyer gjithmonë Javier Zanettin, si një lojtar dhe profesionist i madh. Shpresoj të arrij në nivelet e tij", ka thënë Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar i Napolit ka pranuar edhe herë të tjera, se është një tifoz i Interit dhe se do të dëshirontë që të vishte bluzën zikaltër.

Hysaj është duke mbyllus sezonin e tij të dytë te Napoli dhe me paraqitjet e tij në rritje konstante, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Itali dhe Europë.

Përditësuar me 12 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin