Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Hap fals i Kukësit, Partizani merr zyrtarisht kreun e renditjes

Kukësi barazon 0-0 me Vllazninë në “Zeqir Ymeri” dhe i hap zyrtarisht krahun Partizanit në krye të tabelës së klasifikimit.

Edhe pse nuk provuar ende shijen e humbjes në këtë kampionat, verilindorët kanë lëshuar terren ndaj të kuqve në garën për titull.

Një hap fals i skuadrës së Ernest Gjokës, që mund të kushtojë shumë në fund të kampionatit, ndërsa kuqeblutë me këtë pikë barazuan Luftëtarin e vendit të katërt në kuotën e 36 pikëve dhe me të drejtë shpresojnë për pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Kukësi këkron ta kapë në bëfasi Vllaznië që në në minutat e para, me Eminin që godet mbi tra një penallti në lëvizje.

I vëmendshëm Enea Kolici në minutën e 22-të, pas një rrëmuje në zonën e Kukësit, ndërsa Emini kthen rrezikun në portën shkodrane, ku ndërhyrja e Selimajt ndaj Eminit konsiderohet e rregullt nga gjyqtari Koci.

Kundërsulmon rrezikshëm Vllaznia në të 27-ën, por devijimi i Shtubinës largohet me vështirësi nga Kolici, ndërsa në aksionin pasradhës Gurishta për pak befason vendasit me kokë, me topin që shkom më fundore njitur me shtyllën.

E rrezikshme kthesa e Pero Pejicit në shtyllën e dytë në të 36-ën, me topin që godet pjesën e jashtë të shtyllës.

Një minutë e vonë Emini fare pranë portës tenton me një rrotullim 180 gradë, por del huq.

E dobët gjuajtja e Cinarit në një kundërzbritje të shpejtë të kuqebluve në të 43-ën, me pjesën e parë që u mbyll me ekzekutimin e një koditjeje të lirë nga Pero Pejic, që pas devijimin nga muri përfundon jashtë fare pranë shtyllës.

Pjesa e dytë nis me rast për Vllazninë, por Kolici reagon në pozicion pas tentartivës së Bakajt.

Shënon Pero Pejic, në të 54-rën, por është i vëmendshëm anësori që sinjalizon për pozicion jashtë loje. Kërcënues Shtubina me kokë në të të 57-ën, ndërsa Selimaj i Vllaznisë devijin në korne goditjen e Kales.

I pavëmendshëm Gurishta në të 68-ën, mbrojtësi shkodran ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Eminit në kufinjtë e zonës, por edhe në këtë rast Pejic ndalet nga muri.

Cfarë humbet Shameti pak sekonda më vonë, shënjestra e mbrojtësit gjirokatrit kërkonte pak më shumë saktësi.

Lena vë në provë Selimajn nga distanca në të 82-ën, ndërsa Bicaj në kohën shtesë largon një top thuasje në vijën fatale.

Gjoka provoi gjithcka për gjithcka në minutat e fundit duke aktivizuar edhe Rangel, ndërkohë që më parë ishin hedhur në fushë Guri dhe Lushtaku.

Gabon Rangel në tentativën e tij në ecje e sipër edhe pse kishte mundësi ta ndalte topin. Përfundon 0-0 në “Zeqir Ymeri”, me vendasit që nuk u besojnë syve se lanë dy pikë përballë Vllaznisë, e cila tregoi karakter për ambiciet e saj për vendin e katërt.

Përditësuar me 09 Pri 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin