Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Cudira ne listat per deputete/ Nga ndryshimet e emrave teki i gjithe fisi ne liste

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dje listat e kandidatëve në 12 qarqe dhe formularët e tyre të dekriminalizimit.

Nga një verifikim i emrave të kandidatëve të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë rezultojnë 8 kandidatë të saj që kanë pasur probleme me drejtësinë, shkruan “Panorama”.

Por në asnjë rast kandidatët e partisë kryesore të maxhorancës nuk pengohen për të kandiduar në zgjedhjet e 18 qershorit.

Po ashtu, nga verifikimi i të dhënave të deklaruara nga kandidatët e PS-së në gjithë vendin, figurojnë se 7 kandidatë kanë deklaruar se kanë përdorur emra dhe mbiemra të tjerë gjatë viteve.

TË DËNUARIT

Në qarkun e Tiranës, kandidati i Partisë Socialiste i renditur me numrin 19 në listën e kryeqytetit, Spartak Braho, ka deklaruar se në vitin 1995 është dënuar me 10.000 lekë gjobë për shpifje. Vendimi është dhënë sipas Kodit Penal të kohës, ku Braho është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, shkruan “Panorama”. 

Po në qarkun e Tiranës, kandidati me numër 29, Granit Kërxhalliu, rezulton të jetë dënuar në vitin 2011 për veprën penale “pengim i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.

Ai ka pasur masën e detyrim paraqitjeje, por më pas në vitin 2011 çështja ndaj tij është pushuar, po ashtu edhe masa e sigurisë.

Në qarkun e Durrësit, kandidati i PS-së i renditur i 10-ti në listë, Alban Ramohitaj, ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Durrësit me vendim të formës së prerë në vitin 2004 për vjedhje energjie elektrike. Ai është dënuar me 2 muaj me kusht nga 18 muaj dënim. Në listën e kandidatëve që kanë pasur probleme me drejtësinë, është emri i ish-ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosit, i cili kandidon si i parë në listën e qarkut të Beratit.

Ai ka deklaruar një dënim të vitit 1994, për prishje të qetësisë publike. Çështje e pushuar ndaj tij në vitin 1995. Po ashtu, në qarkun e Lezhës kandidon sërish deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu. Ai ka deklaruar se në vitin 2004 është proceduar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

Ndreu ka deklaruar në formularin e tij se ka marrë pafajësinë dhe se është arrestuar në mënyrë të paligjshme. Në qarkun e Fierit, kandidati i 4-t në listë, Ismet Beqiraj, ka deklaruar se është shoqëruar dy herë në komisariatet e policisë në vitet 1996-1997. Madje, ai ka treguar dhe me detaje si është shoqëruar për verifikim në tri komisariate të ndryshme.

“Policia e Ballshit, ndalim për verifikim një ditë para zgjedhjeve të 26 majit 1996. Periudha: 26 maj 1996, verifikim 24 orësh në 3 komisariate, Ballësh, Fier, Tiranë, Komisariati nr.3. Nuk filloi procedim dhe u krye verifikim i thjeshtë”, thuhet në formularin e Ismet Beqirajt.

Në qarkun e Korçës, kandidati nr.7, Ardit Konomi, ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Korçë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në vitin 1997. Por, më pas çështja është pushuar. Edhe kandidati i Shkodrës, i renditur i 10-ti në listë, Muzefer Bushaj, ka deklaruar të jetë arrestuar pas një aksidenti rrugor në vitin 2003.

NDRYSHIM GJENERALITETESH

Në qarkun e Tiranës, dy kandidatë kanë deklaruar se vite më parë kanë përdorur të njëjtin emër dhe mbiemër Bëhet fjalë për Arben Seferjan, i cili kandidon i 25-ti në listë në qarkun e Tiranës.

Ai ka deklaruar se ka përdorur identitetin Niko Papa. Edhe kandidati me nr. 31, Azbi Arapi, ka deklaruar se ka përdorur si identitet emrin Niko Papa.

Kandidati i LSI-së, i përfshirë në listën e PS-së, Spartak Braho, ka deklaruar se ka ndryshuar emrin. Braho ka deklaruar se emri i parë i tij ka qenë “Zylyftar”, por që e ka ndërruar në “Spartak”.

Ai ka deklaruar dhe se nuk e mban mend vitin e këtij ndryshimi.

dryshim të emrit disa herë ka bërë edhe kandidati i qarkut të Dibrës, Myfit Duriçi, që ka qenë ish-kryetari i Bashkisë.

Ai ka deklaruar se në fillim ka pasur emrin Myfyt, por që e ka ndryshuar në Mufit. Më pas, nga Mufit e ka vendosur prapë siç e kishte, Myfyt, dhe në fund, nga Myfyt e ka vendosur Myfit.

Nderkohe me interesant eshte rasti i Skender Gjinushit, kryetarit te PSD, ish kryetar i Kuvendit te Shqiperise dhe ish Minister i Arsimit,

Gjinushi shume vite me pare mesohet te kete mbajtur nje emer Sllav-

Kjo mësohet nga formularët e dekriminalizimit që janë dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në formular, në pjesën e sqarimeve për ndryshimin e të dhënave të gjeneraliteteve, apo kanë përdorur tjetër gjeneralite Gjinushi shënon si emër Sasha, e krah emrit, sqarimin “emri i regjistrimit, i papërdorur”. Gjinushi kandidon për deputet në qarkun Tiranë.

Gjithe fisi ne liste

Nje tjeter gje që ka bërë më tepër çudi është një tjetër rast i dy partive që duket se kanë zgjedhur të hyjnë në zgjedhje.

Partia Mega e minoritetit grek dhe partia liberale PAD me seli në Tiranë kanë vendosur në listat e tyre 15 kandidatë nga i njëjti fis, me të njëjtin mbiemër.

Rasti në fjalë është publikuar nga Institutiti i Studimeve politike, për të faktuar kështu një rast unikal në vendin tonë.


Përditësuar me 09 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin