Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Chelsea kampion i Anglisë, Conte: Tani dua dhe FA Cup

Edhe pse janë edhe dy javë për t’u luajtur në Premier League-n angleze, Chelsea i drejtuar nga italiani Conte ka siguruar titullin kampion edhe zyrtarisht.

“Bluve të Londrës” i mjaftoi një gol në minutën e 82 nga Batshuayi ndaj West Bromwich për të marrë tre pikët nga kjo ndeshje dhe për të siguruar titullin kampion në Angli.

Një sukses mëse i merituar për skuadrën londineze, e cila ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon në futbollin anglez.

Një meritë e madhe për këtë triumf shkon edhe për trajnerin Conte, i cili bëri shumë pak ndryshime në ekip nga ai i sezonin të kaluar, që mbeti edhe jashtë Champions, por këtë sezon, ata u shpallën kampion dy javë para fundit të kampionatit.

Conte: Merita e lojtarëve, tani të fitojmë FA Cup

Conte është mjaft i lumtur për suksesin dhe ia faturon këtë arritje, punës së palodhur të futbollistëve që ai drejton.

"Merita është vetëm e futbollistëve, që kanë punuar fort dhe kanë shprehur dëshirën për të bërë diçka të madhe. I falenderoj të gjithë futbollistët për impenjimin, durimin dhe cilësinë e punës, si në fushë ashtu edhe në stërvitje. Janë sjellë si një familje e vërtetë", tha trajneri i Chelsea pas suksesit.

Por, përveç punës dhe disponueshmërisë së lojtarëve, për Antonio Conten ka pasur edhe një moment kyç, që ndryshoi për mirë sezonin e londinezëve. "Vendimi për të luajtur me skemën 3-4-3 ka qenë ai që ka ndryshuar sezonin tonë. Fillimi nuk ishte i mirë dhe duhej të modifikonim një modul lojë për ekipin. Vendosa në favor të 3-4-3 sepse besoja si kisha lojtarët e duhur për ta aplikuar atë', tha trajneri italian.

Krahas lumturisë për fitoren e titullit, Conte nuk ka ndërmend të ulë ritmin dhe bën thirrje për të fituar edhe trofeun tjetër ku "Blutë e Londrës', janë pretendentë.

"Kemi zhvilluar një sezon të madh, por për të qenë fantastik duhet të fitojmë patjetër edhe FA Cup. Vetëm më pas, mund të festojmë plotësisht, për një sezon fantastik", u shpreh ai.

Në fund Conte ka edhe një dedikim për titullin e parë në Premiere League: "Këtë sukses ia dedikoj familjes time, sepse nuk ka qenë një vit i lehtë për to, që gjithsesi më kanë qëndruar pranë në momentet më delikate".

Përditësuar me 13 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin