Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Bëhet i gjallë historiani turk: Është keqkuptim, nuk e kam fyer Skënderbeun

Në përpjekje për të shuar jehonën e deklaratave të tij kundër Skënderbeut, historiani turk, Talha Ugurluel, ka mohuar të ketë lëshuar deklarata të tilla ndaj heroit tonë kombëtar.

Në një sqarim të publikuar në faqen e tij në “Facebook” thotë se Skënderbeu është përdorur nga europianet kundër miqësisë së shqiptarëve me osmanllinjtë.

“Skënderbeu ishte një shqiptar si shumë të tjerë, të cilët në kohën e Muratit II i ishin bashkuar Perandorisë. Skënderbeu i doli kundra Perandorisë dhe ka luftuar 25 vjet kundër osmanllinjve. Europianët mbështetën fuqishëm Skënderbeun për t’i dalë kundër miqësisë turko-shqiptare”, shkruan turku.

Më tej historiani turk shpjegon se në fjalimin e tij në varrin e Skënderbeut në Lezhë dhe në Shkodër, ka shpjeguar historinë e vërtetë dhe miqësinë mes dy popujve që në kohën e Perandorisë.

“Skënderbeu mund të ketë qënë kundër osmanllinjve, por kjo gjë nuk dëmton miqësinë turko-shqiptare. Sepse për qindra vjet, heronjtë shqiptarë, si Sami Frashëri, Mehmet Akifi apo shumë të tjerë kanë qenë edhe lidera të turqve. Ne, nuk shqetësohemi nga liderët tanë, poetet tanë, artistet tanë shqiptarë, por krenohemi me ta”, raporton TCH.

Megjithëse ka mohuar të ketë deklaruar se Skënderbu ishte vrasës fëmijësh dhe grash si terroristët, dhe u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për këtë keqkuptim siç e quan, ai ka pastruar nga faqja e tij postimet që i kanë bërë shqiptarët të videos me deklarimet e tij reale, ku gjenden fyerjet për Skënderbeun.

Përditësuar me 08 Kor 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin