Lajme Hyr

LajmeKosova dhe Rajoni

Kosovë, krijohet "Koalicioni UÇK"

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në orët e mbrëmjes së sotme koalicionin më të madh parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për zgjedhjet e 11 qershorit.Përfaqësues të tre partive të dala nga UÇK konfirmuan…

·

Kosovë, krijohet "Koalicioni UÇK"

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në orët e mbrëmjes së sotme koalicionin më të madh parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Përfaqësues të tre partive të dala nga UÇK konfirmuan koalicionin pak para se të skadonte afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë.

Ato kanë arritur një marrëveshje për koalicionin parazgjedhor, pak para mbylljes së afatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për deklarimin e koalicioneve.

Ndërkohë, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmon se lideri i saj, Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër.

Koalicioni parazgjedhor mund të quhet edhe "Koalicioni UÇK", pasi të tre liderat, Kadri Veseli i PDK, Ramush Haradinaj i AAK dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë qenë komandantë lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo edhe

2.998 lexime

Komentet (0)

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?