Lajme
17°Tiranë
Hyr

Lajme › Kronike

Shkodër, plagoset me armë zjarri boksieri i Vllaznisë

Shkodër, plagoset me armë zjarri boksieri i Vllaznisë

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodres tek vendi i quajtur ’’Ura e Dervishbegut’’ rreth orës 15:00.Atentatorët mësohet të kenë qenë dy persona të hipur në një motorr, të cilët kanë qëlluar dy herë drejt objektivit…

·

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodres tek vendi i quajtur ''Ura e Dervishbegut'' rreth orës 15:00.

Atentatorët mësohet të kenë qenë dy persona të hipur në një motorr, të cilët kanë qëlluar dy herë drejt objektivit ndërsa ai po dilte nga berberi.

Si pasojë e këtyre të shtënave ka mbetur i plagosur Nelson Hysa, ish kampion i boksit me Vllazninë.

Hysaj mësohet të ketë marrë një plumb në trup afër zonës së legenit dhe është dërguar me urgjencë nga dëshmitarët në vendngjarje në spitalin rajonal të Shkodres, ku mësohet se ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Kanë qënë dy persona me skafandër kanë qëlluar në drejtim të tij, ndërsa po lëviznin me një motor dhe menjëherë pas ngjarjes janë larguar në drejtim të paditur.

Policia menjeherë bëri rrethimin e zonës dhe nisi hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, që mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Si provë materiale u gjet një prej gëzhojave, por paralelisht në pyetje po merren berberi dhe disa banorë që kanë parë nga afër të gjithë ngjarjen.

Dëshmia e tyre por edhe kamerat e bizneseve përreth që kanë fiksuar pamjet, pritet të ndihmojnë policinë në identifikimin e 2 atentatoreve.

Nuk dihet nëse Hysa është qëlluar sa për tu trembur apo kanë patur për qëllim eleminimin e tij.

Policia pritet të marrë në pyetje kampionin e boksit si dhe familjarët për ndonjë konflikt të mundshëm, ç’ka do të ndihmonte policinë për të zbardhur këtë ngjarje.

Hysa vetëm pak minuta përpara plagosjes kishte qënë në një lokal ne qender të Shkodres sëbashku me bashkëshorten dhe dyshohet se ai është ruajtur në levizjet e tij dhe pikërisht në momentin që ka qënë i vetëm është qëlluar.

1.094 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?