Lajme Hyr

LajmeKosova dhe Rajoni

Dhuna në Kuvend, nisin arrestimet në Shkup

Me kërkesë të Prokurorisë, Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme nxorri fletë-arreste për 15 persona të përfshirë në incidentin e skajshëm të Parlamentit të enjten.Individët e shënjestruar janë pjesë e protestuesve që ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve në sallë.…

·

Dhuna në Kuvend, nisin arrestimet në Shkup
Me kërkesë të Prokurorisë, Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme nxorri fletë-arreste për 15 persona të përfshirë në incidentin e skajshëm të Parlamentit të enjten.

Individët e shënjestruar janë pjesë e protestuesve që ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve në sallë. Policia është vënë në lëvizje për ndalimin e personave në fjalë dhe marrjen e tyre në pyetje, që do të pasohet nga masa e sigurisë.

Këto janë urdhrat e parë të ministrisë që prej lirimit të 8 shtetasve të ndaluar në ditët pas mbrëmjes së protestave.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, njëkohësisht ish-kryeministër i vendit, Nikolla Gruevski vazhdon të pretendojë se dhunën e provokuan kundërshtarët politikë.

Mjaft analistë mendojnë se Gruevski nuk ka për tu larguar qetësisht nga pushteti dhe se do të vazhdojë të përdorë grupet e dhunshme për të ndjellë frikën e një përshkallëzimi të krizës në vend.

Në Shkup po luhet me zjarrin

“Nacionalistët maqedonas po luajnë me zjarrin”, paralajmëron njeriu që dikur ndihmoi të shmangej zhytja e vendit fqinj në luftë civile.

Pieter Feith ishte përfaqësuesi i NATO-s në negociimin e marrëveshjes së paqes, që i dha fund muajve të tërë përplasjesh të armatosura mes forcave maqedonase të sigurisë dhe guerrilasve shqiptarë në vitin 2001.

Ndërhyrja e tij u konsiderua e vyer asokohe, por pas zhvillimeve të fundit, Feith sheh sërish rrezik. “Mos e dhëntë Zoti, por hapi i ardhshëm që mund të imagjinoj është të rroken armët si në 2001-shin, e nëse kjo ndodh do të gjendemi shumë shpejt në prag të një lufte civile”, ishte komenti i tij për “Reuters”.

Lexo edhe

1.102 lexime

Komentet (0)

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?