Lajme Hyr

LajmeAnaliza

Shkarkimi i Tahirit, një teori e re vjen nga Italia

Një artikull i shkruan nga e përditshmja napolitane Ottopagine.it i është kushtuar trafikut të mbetjeve dhe debatit se ku kanë përfunduar 1300 kontejnerë me plehra të nisur nga Campania e Italisë. Deputeti Italian Riccardo Nuti është shprehur se largimi i…

·

Shkarkimi i Tahirit, një teori e re vjen nga Italia
Një artikull i shkruan nga e përditshmja napolitane Ottopagine.it i është kushtuar trafikut të mbetjeve dhe debatit se ku kanë përfunduar 1300 kontejnerë me plehra të nisur nga Campania e Italisë.

Deputeti Italian Riccardo Nuti është shprehur se largimi i Ministrit te Brendshëm te Shqipërisë nuk ishte diçka rastësore.

Deputeti italian Riccardo Nuti, i Lëvizjes “5 Yjet”, ka kërkuar hetim për zhdukjen e 1300 kontejnerëve të mbetjeve.

Me nje letrër drejtuar ambasadave shqiptare dhe maqedonase ne Itali lidhur me zhdukjen e mbetjeve, u ka kërkuar qe keta tu kerkojne llogari shteteve te tyre lidhur me ketë situate.

“1300 kontenierë plot me mbetje të nisura nga Campania u nisën nga porti i Gioia Tauro dhe duhet të mbërrinin në Shkup, por autoritetet maqedonase thonë se ato mbetje nuk e kanë kaluar kurrë kufirin nga Shqipëria. Qeveria shqiptare duhet të zbardhë këtë rast të errët dhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri nuk ishte rastësore”, – pretendon deputeti italian.

Lexo edhe

877 lexime

Komentet (0)

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?