Lajme
8°Tiranë
Hyr

Lajme › Arsimi dhe Kultura

Ngelën jashtë listave të Universiteteve, Rama u përgjigjet maturantëve

Ngelën jashtë listave të Universiteteve, Rama u përgjigjet maturantëve

Ndërkohë që maturantët të rebeluar protestuan sot tek kryeministria pasi edhe pse me mesatare të lartë nuk rezultonin fitues në asnjë degë, kryeministri Rama u është përgjigjur atyre vetëm me një sqarim në Facebook. Ai u kujton maturantëve se sistemi…

·

Ndërkohë që maturantët të rebeluar protestuan sot tek kryeministria pasi edhe pse me mesatare të lartë nuk rezultonin fitues në asnjë degë, kryeministri Rama u është përgjigjur atyre vetëm me një sqarim në Facebook.

Ai u kujton maturantëve se sistemi i aplikuar seleksionon sipas meritës dhe fton të interesuarit të bëjnë durim deri në fund të procesit.

“Mmos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!”- shkruan Rama.

Postimi i plotë 

NJË SQARIM ME ZËRIN E MATURANTËVE

Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët!

Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues! Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë

1.050 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?