Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Saviano, Kamorra dhe e drejta e autorit

Recommended Posts

a_1454.jpgJu kujtohet pak kohe mepare kur nje fare, Roberto Saviano erdhi nga italia ne Top Channel, per te hedhur drite ose balte mbi implikimet e shqiperise me mafian italiane?

 

 

Kush eshte Roberto Saviano?

Roberto Saviano u be i njohur per shkak se ai botoi nje liber te quajtur "Gomorra" i cili pershkron mafian qe vepron ne jug te italise kryesisht dhe organizaten kryesore qe quhet "Kamorra". Pas publikimit te ketij libri ai mori kercenime nga mafia se do ta vrisnin dhe ju desh te largohej nga napoli ku mepare jetonte. Libri beri buje te madhe sepse aty shpjegoheshin menyrat se si mafia vepronte dhe si implikonte dhe funksionare te larte.

 

 

Ne emisionin e Rudina Xhunges tek "Shqip" ai pervec veprimtarise se Kamorras ne itali tha se mafia italiane eshte e lidhur ngushte me ate shqiptare. Biles, fillimet e saj i ka qysh ne kohen e diktatures dhe se sherbimet sekrete shqiptare ne ate kohe kane bere shpesh pazare me mafian italiane. Cfare zbulimi ee?

 

 

Gazeta shqiptare Investigim

Pas kesaj Gazeta Investigim me drejtor Alket Aliu e akuzuan Savianon per plagjature sepse sipas te dhenave na del se Gazeta Investigim i kishte publikuar disa dokumente ku thuhej se "...shertbimi sekret shqiptare ka bere tregti me mafian italiane, per arme etj...". Me te drejte gazeta ka kerkuar gjene me minimale pra, te citohet burimi ku eshte marre ky informacion.

Eshte e vertet qe Saviano eshte bazuar te gazeta investigim per keto?

Zinxhiri na çon tek "Osservatorio Italiano" ne rubriken "La rinascita Balcanica" e cila kishte publikuar disa artikuj te marre nga gazeta Investigim dhe perkthyer ne gjuhen italiane nga redaktori shqiptare ne zyrat e "La rinascita Balcanica" ne Banja-Luka ne Bosnje-Hercegovine.

Saviano kishte lexuar disa nga keta artikuj ne internet dhe i kishte derguar email redaksise se gazetes "Osservatori Italiano" ku thuhej se "...jam i interesuar per keto artikuj rreth sigurimit te shtetit shqiptare dhe mafias italiane...". Gazeta Italiane ja kishte mundesuar kete dhe pas kesaj - thote drejtori i "Osservatorio Italiano" Mikele Altamura - Saviano nuk u be me i gjalle as per te na falenderuar.

 

 

E drejta e Autorit

Me sa duket Saviano nuk eshte hera e pare qe ben karriere mbi shpatullat e te tjereve. Kohe mepare ai eshte akuzuar po per te drejtat e autorit mbi citime te thene nga te tjere dhe te shfaqura si thenie te tijat te cilat i ka shkruajtur ne libra. Gazeta Investigim ka te drejte dhe ta hedhe ne gjyq dhe kjo te behet shembull edhe per shume media elektronike apo te shkruara shqiptare qe akoma sot vazhdojne te japin informacion pa te drejte autori dhe pa cituar burimin. Shpesh here degjojme ne televizionet shqiptare qe kur citojne nje gazete apo TV thone "...sic shkruan nje e perditshme", po cila nuk dihet.

Te citosh burimin nuk eshte nje reklame per autorin por nje e drejte.

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...