Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
GenTo

Shakaja e dites dhe thenie te politikaneve tane...

Recommended Posts

- Presidenti Topi kritikoi drejtësinë se po qëndron indiferente ndaj korrupsionit në vend. Çfarë? Drejtësia të hetojë korrupsionin? Po është krim... Vetëvrasje!

 

- Dritan Prifti tha se e kishin shkarkuar si ministër kur po varroste gjyshen. OK, kjo tani po ngjan me filmin "Kumbari", me të vetmin dallim, që bashkë me gjyshen ka varrosur dhe paratë.

 

- Besoj të gjithë jemi në një mendje se Ilir Meta ishte Ministri më i keq i Jashtëm shqiptar. Aq i keq ishte, sa e shkarkuan gjatë varrimit të gjyshes së Dritan Priftit.

 

- E morrët vesh kush u bë Ministër i Jashtëm? Haxhinasto. Ku e kanë gjetë këtë emër? Si Haxhiqamili. Tani vetëm Bin Laden mungon.... Prit pak. Jo, s'mungon. Është në "shpellë" (Parlament)

 

- Berisha tha se s'do ketë më ndryshime në Qeveri. Ndryshime??? Pse pati ndryshime? Berisha aty është...

Share this post


Link to post
Share on other sites

- E keni parasyshë Shqipërinë? Ate vendin e vogel buzë Adriatikut ku thonë se votat numërohet 3 herë. S'është e vërtetë. E patë Dekretin e Presidentit për pronat në Parlament? E votuan 2 herë, jo 3.

 

- Berisha i kërkoi dje K.Q.Z. të mos djegë fletët e votimit të zgjedhjeve të manipuluara të 28 qershorit. E kuptoni çdo të thotë kjo? Do bëheshkan zgjedhje të reja (i duhen gati).

 

- Dje (16 shtator) Berisha uroi Nanon për ditëlindje... Po sikur Nano e ka me 19 shtator. Çne 3 ditë para urimin? Nejse, Berisha këtë bën me ditëlindjet. I feston përpara. Si të veten, me 15 tetor.

 

- Meqë ra fjala tek ditëlindjet, e dini se Berisha e ka ditëlindjen më 15 tetor, dhe Ramizi me 18 tetor. Të dy kanë në mes 16 tetorin, ditëlindjen e Enverit..., si penisi me topet.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Telefonohen ministrat e Jashtëm të Shqipnisë dhe Lazaratit :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: :dance13fm0uv:

 

Pak ditë më parë, nga disa media që nuk po zënë mend dhe vazhdojnë të shpifin ndaj punës histerike të qeverisë dhe kryeministrit Berisha, u publikue një lajm ku thuhej se banorët e Lazaratit kanë shtënë ndaj një helikopteri të Policisë së Shtetit. Sipas mediave, helikopteri i policisë së shtetit po fluturonte ulët në hapësirën ajrore të Republikës së Lazaratit, duke dhunuar integritetin dhe pavarësinë, pa njoftuar autoritetet lazaratase. Edhe pse helikopteri kishte ngjyrën e kombit, d.m.th., blu, kjo nuk i pengoi banorët të shënjonin me plumba "fluturakun e shtetit".

 

 

Por një deklaratë e Ministrisë së Rendit të Lazaratit pohon se vërtet ka pasur të shtëna, por ato nuk kishin qëllim të godisnin helikopterin e policisë. Kjo do të përbënte një incident pa precedent, pasi lazaratasit nuk e kanë për zakon të godasin mjete fluturuese që nuk u sjellin asnjë dëm, si p.sh., një helikopter policie shtetërore. Të shtënat ishin pjesë e një ceremonie dasme që po zhvillohej në atë moment kur ka fluturuar helikopteri. Shqiptarët e Shqipërisë e kanë traditë të qëllojnë në ajër kur martohet një çift. Të njëjtën traditë kanë edhe shqiptarët e Lazaratit.

 

 

Ministri i Jashtëm i Lazaratit, z. Narko Tiku, i ka telefonuar menjëherë homologut të tij të sapoemëruar shqiptar, z. Edmond Haxhinasto, ku i është kërkuar falje për këtë ngjarje të pa qëllimtë.

Këshilli i Ministrave.org hedh poshtë këto thashetheme, duke shprehur se këto lajme të pa bazuara kanë si qëllim cenimin e marrëdhënieve historike mes dy kombeve tona, Lazaratit dhe Shqipërisë. Ndërkohë, qeveria shqiptare dhe ajo lazaratase kanë depozituar padi të përbashkët ndaj mediave dashakeqe, me qëllim që të ndalohet përhapja e pakontrolluar e thashethemeve.

KARIKATURA.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

- E dëgjuat çfarë tha Prifti dje për Metën? Meta ka pasuri të padeklaruar. Ka gurore, pallate, vila, toka në bregdet... Uoou. Për një vit në pushtet Meta kështu. Dhe ne vrisnim mendjen sa pasuri ka Berisha.

 

- Po e ndiqni debatin Meta-Prifti? Keni vënë qe të dy akuzojnë njëri-tjetrin për puç kundër Berishës. A s'ngjan kjo me gjyqet e "armiqve" të Enverit. Me të vetmin dallim, që Berisha nuk i pushkaton, por i prostituon.

 

- Berisha e Topi janë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-s, dhe vendi ka mbetur në dorë të Topallit e Metës. Të topallit e t'metës... Sa drejtë e me sa mend po ecën vendi këto ditë.

 

- Opozita tha se do i filloj protestat në tetor. Ju besoj e dini kush ka lindur me 15 e 16 tetor. Berisha e Enveri... Prit pak.. Jo, gabim. Enveri e Berisha.

 

- E morët vesh pse e shkarkuan Dritan Priftin? Ishte bërë spiun i palës tjetër. U kishte dhënë socialistëve dokumentat e hidrocentraleve për Bregun e Vokshin... "tradhëtojnë gratë, vëlla, tradhëtojnë..."

 

- Një lajm i keq nga Shqipëria. Numri i të papunëve arriti 1 milion. Një gjë s'kuptoj. Kush punon atje? 1 milion të papunë, 1 milion emigrantë, 1 milion pensionistë. Të tjerët janë politikanë.

 

- Zonja Topalli tha se Parlamenti i ri do ndërtohet te Piramida. Ju kujtohet kush ndërtoi për herë të fundit aty (Piramidën)? Enveri. Ju kujtohet kur? Para vdekjes. E kuptoni çdo të thotë kjo? 1+1 = ??????

Share this post


Link to post
Share on other sites

Qeveria: Lekët dyfish, pas përmbytjeve të 2011-ës

 

Sipas një gazete të përditshme gojëligë, disa banorë mistrecë të Velipojës kanë filluar të llapin poshtë e lart se gjoja qeveria nuk u ka dhënë dëmshpërblimet e përmbytjeve që ndodhën në zonat e veriut të Shqipërisë. Edhe pse ky qamet që përmbyti fshatra e qytete ishte i tëri faji i Edvin Ramës dhe opozitës, Këshilli i Ministrave.org u zotua se do t'u jepte një më një të gjitha lekët e dëmeve të përmbytjeve që nga koha e Arkës së Votave të Noes. Të japësh para për dëme që nuk janë shkaktuar nga ty, këtë e bën vetëm qeveria e kryeministrit Berisha, por kush ta di për nder...

 

 

Ministri i METE-s, z. Meta ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka bërë të ditura detajet e vonesës së parave të dëmshpërblimeve. Banorët e Velipojës nuk i kanë marrë lekët, kjo ka një shkak madhor. Paratë janë dhënë me vendim të posaçëm nga Këshilli i Ministrave.org, por armiku i Partisë, bashkëpunëtori i tradhtarëve, Dritan Prifti, i mori këto para dhe i futi në xhep. "Kjo ishte edhe arsyeja që unë propozova shkarkimin e tij nga posti i ministrit", - deklaroi zv.kryeministri.

 

 

Më pas, ai sqaroi se fakti që banorët nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet ka edhe një anë shumë të mirë dhe që është tërësisht në interesin e tyre. Sepse, sipas parashikimeve të një doktori të famshëm, në zonat e veriut do të ketë serish përmbytje. Ndaj, Këshilli i Ministrave.org ka menduar t'iu japë lekët edhe për përmbytjen e kaluar edhe për këtë që pritet të ndodhë pas pak muajve. Kështu që "një rrugë e dy punë" dhe banorët marrin një dorë të mirë lekësh të thata.

 

 

Kjo është dhurata më e bukur që iu jep qeveria dhe kryeministri me rastin e liberalizimit të vizave dhe festave të fund vitit.

Këshilli i Ministrave.org u sugjeron lekëmarrësve se me rastin e liberalizimit të vizave në muajin dhjetor, me të marrë paratë, të ikin me pushime në Karaibe ose Peskara.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

# Nje lajm i keq. BE do i ofroj statusin e vendit kandidat vetëm Malit të Zi, jo Shqipërisë. Nejse, Berisha prap i fituar doli... nga ana e gruas.

 

# Ka plasur sherri në Tiranë për shembjen e Piramidës së Enverit. E keni vënë re sa herë bie Enveri, njëmijë ngrihen! Ju kujtohet kur ra busti? U ngrit Berisha, Meta... Prit pak. Jo, gabim... Meta nuk u ngrit, ja ngriiiiti Berishës...

# E morrët vesh se do martohet Edi Rama. Besoj e keni të qartë se s'po martohet për tu bërë kryeministër. E kuptoni pse? Nuk e ka gruan dibrane..., as hungareze e as malazeze.

 

# Berisha i quajti mafiozë ambientalistët që janë kundër importit të plehrave nga Italia. E keni vënë re sa shumë i mbron plehrat Berisha. Nuk e kam fjalën vetëm për zgjedhjet e 28 qershorit...

 

# E dëgjuat se Kuvendi vendosi për shembjen e Piramidës së Enverit. Një gjë skuptova, ç'ne Kuvendi të vendosë për prishje godinash? Pastaj tjetra. Piramida e Enverit duhet dhe për ca kohë. Është akoma gjallë doktori.

 

# E morët vesh më të fundit? KE do vendos për vizat me 8 Nëntor, ditën e themelimit të PP-s. Me një fjalë, 8 Nëntori prapë festë. Një gjë s'kuptoj, KE po i bën qejfin shqiptarëve, a Berishës?

 

# Ju kujtohet Fatos Nano? Ai që la gruan për dashnoren. E dëgjuat si tha? Do bëhet shoferi i Ilir Metës? Besoj ju kujtohet, as punën e shoferit s'di ta bëj.

 

# Sipas Bankës së Shqipërisë prurjet monetare të emigrantëve kanë rënë shumë. Oh, me vërte! Po sikur sivjet ishte viti i turizmit... Apo leje se harrova, e pat thënë Berisha.

 

# Berisha ka vendosur të kryesoj një tryezë për reformën zgjedhore. E besoni ju këtë? Pas asaj që bëri më 28 qershor! Kjo tani po ngjan me kompleksin sportiv që kërkon të ndërtoj në Gërdec.

 

# Borxhi i Shqipërisë ka arritur në 3.3 miliardë dollarë. Më keq s'ka si bëhet! Edhe me borxh edhe me Berishën...

 

# E dëgjuat Kancelaren gjermane Markel si tha dje? Gjermania multietnike ka dështuar. WOW, e fortë ë? Vizat tona thuaj... Kjo punë tani po bëhet më e vështirë se anëtarësimi i Berishës në PD..., dmth në PP.

 

# Berisha tha se do e bëj Gërdecin kompleks sportiv. E kuptoni me çfarë ngjan kjo? Me xhaminë që duan të ndertojnë myslimanët në vendin ku rrëzuan kullat në New York.

 

# Sot është 15 tetori, ditëlindja e Berishës. Nesër është 16 tetori, ditëlindja e Enverit. Kësaj i thonë, po ku i patëm sytë bre...?

 

# Një lajm i jashtëzakonshëm. 33 minatorët në Kili u nxorën në sipërfaqe pas 69 ditësh të bllokuar nën tokë. Prit pak. Edhe ne 69 ditë na mbetën për të dalë në sipërfaqe (pa viza), pas 69 vjetësh nën.

 

# Ministri i bujqësisë së Kosovës u ankua se Shqipëria po importon patate serbe nëpërmjet Greqisë. Çfarë? Edhe patatet të njejtën rrugë si qeveria!

 

# Dritan Prifti tha se është larguar zyrtarisht nga LSI, sepse i kanë kërcënuar jetën. Me ç'duket do vrisnin Priftin për ta zëvëndësuar me një deputet tjetër nga LSI. Njëlloj si skenari i Brishës me Ilir Metën. Vrau i-lirin, mbajti t-metin.

 

# Zonja Clinton arrin sot në Kosovë. Berisha i dergoi një mesazh indirekt nga Tirana (për tu "pajtuar") se gjoja Shqipëria do shtoj praninë ushtarake në NATO. Besoj e kuptoni me çfarë? Me refugjatë pa viza.

 

# E morët vesh më të fundit? Banorët e fshatit Hamallaj (Durrës) i kanë dërguar Ambasadave të huaja në Tiranë një letër kundër qeverisë. Edhe ata e kuptojnë se nuk duheshin hequr vizat të parat...

 

# Sipas një raporti të KE-s, investimet e huaja në vend kanë rënë me 21% gjatë gjashtëmujorit të fundit, ose aq kohë sa s'ka qenë në Shqipëri Fazlliçi.

 

# E morët vesh se është krijuar komiteti për largimin nga vendi. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin: 0800-0909... Prit pak. Jo, gabim. Ky është numri i Kryeministrisë.

 

# Sipas një sondazhi të zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë, 60% thane se duhet të hapen kutitë e votimit, ndërsa 40% thanë se kishin votuar 3 herë.

 

# E morët vesh pse Hillary Clinton shmangu vizitën në Shqipëri gjatë turit të saj në Ballkan? Sepse TV Klan kishte përgatitur lajmin, se në Bashkinë e Tiranës i vjedhin orën.

 

# Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Fajon, i kërkoi shtetit shqiptarë të mos abuzoj me vizat. O me vërte! Tani i thua Berishës... E njeh Berishën ti, dmth, e njeh "kalova lumin të dhjefsha kalin".

 

# E patë Berishën me sa triumf e trajtoi liberalizimin e vizave. Komplet në ekstazë. Sikur ai e bëri. Kësaj i thonë: Oj Europ, ti kurva e motit, ç'na e le n'kurriz, kët kriç Skrapari.

 

# Besoj e morrët vesh se me 7 tetor Parlamenti Europian vendosi për liberalizimin e vizave... Prit pak. Prapë me tetorin ne? Më 7 tetor vizat, më 8 tetor lindi Zogu, më 15 Berisha, 16 Enveri, 18 Ramizi... më 25 - Revolucioni i Tetorit? Çfarë???

 

# Berisha e quajti fitore të tij liberalizimin e vizave. Çfarë??? Pas 20 vitesh "luftë", me 1 milion "të arratisur", 10 mijë "dëshmorë"...?! Ç'fitore është kjo? Ahhhhhh po, "fitorja e Pirros".

 

# Me çduket Berisha i ka varur të gjitha shpresat te liberalizimi i vizave për të qëndruar në pushtet. Si Ramizi në '90 që i kishte varur te hyrja në KSBE. Me të vetmin dallim, në vend të partive të Ramizit, Berisha ka lëshuar pasaporta biometrike.

 

# Ju kujtohet Nikoll Lesi? Ai i... Exactly! E dëgjuat si tha dje? Të perfolurit për korrupsion nga opozita duhet të largohen nga qeveria. Çfarë? Po kush do jetë kryeminsitër pastaj.

 

# E morët vesh më të fundit? Qeveria do u kthej qytetarëve paratë e pasaportave biometrike nëse nuk liberalizohen vizat. Është lajm i vërtetë. E dha TV Klani.

Share this post


Link to post
Share on other sites

# Qeveria e shtyu për 4 ditë "festën" e liberalizimit të vizave pas aksidentit vdekjeprurës ku humbën jetën 9 persona. Një gjë s'kuptova. Pse e shtynë? Ishte në përputhje me protokollin qeveritat të "liberalizim-kurbanit".

 

# Një lajm jo i mirë! BE nuk i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Një ditë më parë na miratoi liberalizimin e vizave, kuse sot... Edhe BE filloi tani me: "do ju ngrij buzëqeshjen në buzë!"

 

# Dëgjuat për Gjel Tavën? Berisha e bëri Ministër Shëndetësie. S'thonë kot, ''paç fatin e kurvës''. Ju kujtohet si thoshte? Votat nuk u vodhën, por u shitën? Fiks fare! Vangjeli bërtet kapeni Vangjelin.

 

# Gjel Tava u largua nga PS se nuk ja kishin plotësuar kërkesat. Dhe ç'kërkesa paska patur? Të bëhej Ministër Shëndetësie... S'ka "faj"! Te PS është punë muti, punë të mirë ka hajduti.

 

# Po e ndiqni debatin për shembjen e Piramidës? A s'duket si lojë? Si grupet armiqësore që sajonte Enveri për të spostuar vëmendjen. Dhe ne pyesim ç'bënte Berisha ne Bllokun e Udhëheqjes? Analizat e urinës! Hellooo...

 

# E dëgjuat fjalën e Metës në takimin e Lëvizjes Rinore për Integrim. I patë si brohorisnin të rinjë e LSI-s? "Viiivaaa Duçe, Viivaaaa Duçe, Viiiivaaaa Duçe"...

 

# Ish deputeti i PS-s, Vangjel Tavo, bëri prezantimin tek LSI. Ç'ishte ai lloj prezantimi? I paparë!! E kontrolluan a ishte synet!!

 

# Presidenti Topi, gjatë vizitës në Londër, falenderoi Kryeministrin Britanik Cameron për liberalizimin e vizave... Helloooooo - Britania si ka hequr vizat.

 

# E dëgjuat pr/buxhetin e qeverisë për 2011? Prioritet do jenë kompleksi i ri parlamentar dhe stadiumi i ri kombëtar. Çfarë? Parlament e stadium pa demokraci e pa kombëtare! Si "tigani në zjarr, peshku në det''.

 

# Tre nga katër kandidaturat e Presidentit Topi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u rrëzuan nga Parlamenti. Nejse, rëndësi ka qe s'rrëzojnë Topin. Besoj e kuptoni pse? Është i Institutit Bujqësorë.

 

# Sipas komisionit të ligjeve, kandidaturat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u rrëzuan se s'kishin paguar taksat. Çfarë? Taksat? Po ju po i vidhni.

 

# Parlamenti i rrëzoi kandidaturat e Gjyqtarëve të Kushtetueses megjithëse s'kishin lidhje me komunizmin. Është e qartë se duan gjyqtarë për të miratuar marrëveshjen kufitare me Greqine për Shën Naunin... Jo, gabim. Shën Berishën.

 

# Dje opozita priste përgjigjen e Berishës për komisionin hetimor si kusht për reformën zgjedhore. Dhe Berisha tha për të 100 herë jo. Dhe opozita tha për të 100 herë do bëjë protesta. Kjo tani po ngjan me historinë e "maces me Saliun".

 

# E morët vesh se do mbyllet Avokati i Popullit. E dini pse? Pas liberalizimit të vizave s'do ketë më popull.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...