Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Armend Qushku

E dini qe: "Kuriozitet nga Ju per Ju"

Recommended Posts

Ju ftoj te postoni kuriozitete te shkurtra ne kete teme qe mund te ngjallin interes tek te tjeret, pa u zgjatur shume me tekstin. ^_^

 

Per te qeshur ................

 

-Eshte e pamundur te lepish berrylin

-Nje krokodil nuk mund ta nxjerre gjuhen jashte

-Zemra e karkalecit te detit eshte ne koke

-Ne nje studim te bere ne 200.000 struca,per me shume se 80 vjet, nuk kane vene re as dhe nje struc te fuse koken nen rere.

-Derrkucat nuk munden fizikisht te shohin qiellin

-Me shume se 50% e personave , ne gjithe boten,nuk ka bere apo marre kurre asnje telefonate.

-Minjte dhe kuajte nuk mund te vjellin

-Nese teshtini fort, mund te thyeni nje nga brinjet

-Nese tentoni te mbani nje teshtime, mund te shkaktoni plasjen e nje vene ne tru ose pas kokes, dhe mund te vdisni

-Nese , mbani syte e hapur kur teshtini , mund t'ju dalin nga orbitat.

-Minjte shtohen aq shpejt saqe , ne vetem 18 muaj,nje çift mund te kete me shume se 1 milione pasardhes

-Cakmaku eshte shpikur perpara shkrepses

-Rreth 35% e personave qe perdorin njoftimet personale ne gazeta, per te gjetur nje shok apo nje shoqe , jane te martuar.

-Ne bote, 23% e problemeve te fotokopiatriceve shkaktohen nga persona qe ulen mbi fotokopiatrice per te fotokopiuar te ndenjurat.

-Gjate nje jete mesatare, nje person qe fle do te gelltise 10 merimanga dhe 70 insekte.

-Sikurse gjurmet e gishterinjve, edhe gjurma e gjuhes eshte e ndryshme per çdo njeri.

-Rreth 75% e personave qe kane lexuar kete postim kane provuar te lepijne berrylin e vet !

 

Dhe ti me siguri do te kesh kontribuar ne mbajtjen lart te kesaj perqindjeje...

Share this post


Link to post
Share on other sites

.... qe Ahmet Zogu - Mbret i Shqiperise renditej ne librin Guinness Records si piresi me i madh i duhanit ne Bote ?

 

.... qe mund ta presesh nje byrek ne tete pjese vetem me tre levizje ?

 

.... qe ne 4000 vitet e fundit nuk kane zbutur asnje lloj kafshe te re per ta bere shtepijake!

 

.... qe ne bote fliten 2700 gjuhe te ndryshme ?

 

.... qe Kanada vjen nga nje fjale Indiane qe dmth "Fshat i Madh" ?

 

.... qe kapitulli me i madh ne Bibel eshte Psalmi 119 ?

 

.... qe Shen Valentini celebrohet me 15 shkurt dhe jo me 14 shkurt ?

 

.... qe koka e njeriut ka 22 kocka ?

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

... qe Birra i ben mire Zemres ?

 

(Birra sikurse vera e kuqe mbron zemren. Kjo pije ,ne fakt, permban ato substancat e famshme antioksidante, qe nevojiten per te ulur rrezikun e semundjeve kardiovaskolare . Duke pire ne menyre te moderuar birre, qe permban dhe vitamina te grupit B, nderhyn ne kontrollin e homocisteines, rritja e nivelit te se ciles favorizon patologjite kardiovaskolare.).

 

 

... qe perdorimi i biçikletes eshte ideal per luftimin e ipertensionit arterioz?

 

(te kardiopatite, dhe per riabilitimet postraumave.

Ciklizmi rrit numrin e kapilareve ne muskuj dhe zvogelon mundesine e shfaqjes se semundjeve te mushkerive.)

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nese dikush bertet per tete vite, shtate muaj dhe gjashte dite, prodhon nje sasi energjie sonore qe eshte e mjaftueshme per te ngrohur nje tas kafeje.

 

 

Te perplasesh koken kunder murit te ben te konsumosh 150 kalori ne ore.

 

NJerezit dhe delfinet jane te vetmet specje qe praktikojne seksin per kenaqesi.

 

Nje peshk mace ka me shume se 27.000 papilla shijuese.

 

Nje plesht mund te kerceje ne nje distance afersisht 350 here me e madhe se gjatesia e trupit te tij. Sikur njeriu te ishte ne gjendje te kercente nga cepi ne cep te nje fushe futbolli.

 

Nje buburreci te cilit i eshte prere koka mund te mbijetoje 9 dite perpara se te ngordhe.

 

Mashkulli i mantides besimtare nuk mund te çiftezohet nese koka e tij eshte e ngjitur me trupin.Femra fillon çiftezimin duke i prere koken mashkullit.

 

Disa luane çiftezohen me shume se 50 here ne dite.

 

Fluturat shijojne me ane te kembeve.

 

Muskoli me i forte i organizmit eshte gjuha.

 

Millingona mund te ngreje peshta 50 here me te medha se ato te trupit te saj, e te shtyje objekte 30 here me te rende se ajo dhe rrezohet gjithnje ne anen e djathte kur e ngacmojme .

Syri i strucit eshte me i madh se truri i tij.

 

Ylli i detit nuk ka tru.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Kuriozitete per macet:

 

1. Zemra e nje maceje rreh 110/140 here ne minute

 

2. Macet jane aq fleksibel sepse brinjet me kurrizin jane te lidhur me ane te muskujve dhe jovetem me legamente.

 

3. Nje mace merr fryme rreth 26 here ne minute.

 

4. Shtylla kurrizore e maces eshte nje mekanizem qe mund te sillet nga te gjitha anet si tek gjarpri.

 

5. Gjitaret kane vetem dy lloj grupe gjaku A dhe B.

 

6. Ato mund te shikojne shume mire me 1 te 6-ten e drites krahasuar me ate qe i nevojitet njeriut.

 

7. Nje sy i tyre mund te shikoje deri ne 250° ndersa te dy shikojne me 180°.

 

8. Ngjashmeria mes maces dhe njeriut ne shikim eshte se te dy shikojne ne menyre binoculare (me te dy).

 

9. Macet nuk shikojne vetem bardhe e zi sic mendohej, ato mund te shikojne jeshilen dhe blu-ne, mendohet se shikojne edhe te kuqen.

 

10. Ato mund te dallojne format e objekteve si rethore, kateror, drejtkendesh biles edhe nje forme piate nga ajo tridimensionale.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

 

Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

 

Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

 

Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

 

DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

 

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

 

Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

 

Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.

 

Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

 

1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

 

Për të prodhuar 1 kg. mjaltë bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve duke bërë rreth 300 000 kilometër fluturim.

 

Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985.

 

Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

 

 

Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...