Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Armend Qushku

GEGË, TOSKË DHE KATUNDARË

Recommended Posts

A ishte periudha totalitare në Shqipëri edhe sundim i Veriut nga Jugu ose i gegëve nga toskët? A ka bazë të thuhet, siç po dëgjojmë, se prapambetja ekonomike, sociale dhe kulturore e Veriut të Shqipërisë i detyrohet indiferencës, ose shpërfilljes së atyre zonave prej elitave toske që kishin pushtetin në Tiranë, gjatë gjysmë shekulli komunizëm?

 

Ky mem ka kohë që qarkullon ndër shqiptarë, sidomos në forume të Internetit; por tashmë po nis të nxjerrë kokë edhe në faqet konvencionale të gazetave, në shkrime autorësh konvencionalë; çka përbën, besoj unë, arsye për t’u shqetësuar.

 

E gjej, bie fjala, në një editorial të sotëm të Enver Robellit, në gazetën “Tema”, ku autori, duke iu referuar Kukësit dhe zonave përreth, shkruan

 

Ky rajon ishte lënë pas dore nga regjimi komunist, i cili dominohej prej politikanëve të jugut të Shqipërisë.
Në sytë e tyre veriu ishte i dyshimtë, sepse pothuaj nuk kishte luftuar kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, sepse nuk e kishte përqafuar ideologjinë komuniste, sepse nuk pranonte të shlyhej kultura dhe historia e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë, me Shkodrën si qendër. Kur u rrëzua diktatura, mijëra shqiptarë veriorë u vërsulën drejt Tiranës, ndërtuan kasolle në periferi e në qendër të kryeqytetit, liria absolute u shndërrua në keqpërdorim absolut. Ishte një lloj hakmarrjeje ndaj terrorit komunist dhe përbuzjes. Një hakmarrje në kohë të gabuar dhe me pasoja fatale. Jo vetëm për shkak të këtyre sjelljeve shqiptarët veriorë nga qytetarët e Tiranës, jo pak prej tyre po ashtu ardhacakë nga jugu, filluan të etiketohen si “çeçenë”.

 

A ka ndonjë bazë historike ky pretendim, që vende-vende po merr përmasa histerike?

 

Edhe ka, edhe s’ka.

 

Është pa dyshim e vërtetë se regjimi komunist praktikisht ia zhduku Shqipërisë veriore elitat, krerët, bajraktarët dhe priftërinjtë; me pretekstin se këta kishin bashkëpunuar me pushtuesin (italian dhe gjerman), ose kishin refuzuar të pranonin udhëheqësinë e Frontit Nacional-Çlirimtar. Kjo luftë klasash, shpesh e përgjakshme, u ndez ndonjëherë fshat më fshat, nuk la fis e familje pa prekur dhe e gjakosi keq Veriun.

 

Njëlloj është e vërtetë se regjimi komunist bëri çmos për t’i shkatërruar strukturat sociale në Veri të Shqipërisë, në emër të luftës kundër patriarkalizmit dhe konservatorizmit; por pa arritur dot t’i zëvendësonte me diçka të barasvlershme.

 

Por unë nuk besoj se faji për prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë mund t’i lihet i tëri komunizmit; sikurse nuk besoj se regjimi i Tiranës, në vetvete, synonte ta linte Veriun të pazhvilluar e të pagojë.

 

Argumenti që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske, prandaj edhe nuk e dëshironin zhvillimin e Veriut, është argument i tipit pasiv-agresiv, pjellë mendjesh thellësisht provinciale.

 

Nuk ka dyshim që elitat politike dhe kulturore në Tiranë ishin kryesisht me prejardhje toske; por këto elita e konsideronin krejt Shqipërinë si pronën e tyre, si çifligun e tyre, me të cilin mund të bënin ç’të donin.

 

Prandaj, ka më shumë gjasa që prapambetja e sotme e Veriut të Shqipërisë të jetë trashëguar nga një kohë shumë e hershme se komunizmi; meqë zonat veriore dhe veçanërisht malësia, kanë qenë tradicionalisht të prapambetura, të izoluara dhe të kapura peng të strukturave që u siguronin mbijetesën.

 

Kur them kohë shumë e hershme, kam parasysh periudhën osmane; kur malësia veriore ia kish siguruar vetes njëfarë autonomie, por me çmimin e lartë të izolimit nga fusha. Gegët e veriut të Shqipërisë nuk e njohën atë hapje ndaj botës dhe atë zhvillim ekonomik dhe kulturor që njohu Toskëria, gjatë shekullit XIX, si pasojë edhe e emigracionit.

 

Në shekullin XX, faktori kryesor që e pengoi zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Veriut ishte gjymtimi i trojeve shqiptare pas vitit 1912; dhe mbetja e Kosovës jashtë territorit të shtetit të ri shqiptar, që u shoqërua me ndërprerje të komunikimit njerëzor dhe të mallrave, të shkëmbimeve kulturore dhe të vetëdijes kombëtare si vetëdije praktike (përtej identifikimit me flamurin).

 

Një tjetër faktor që kontribuoi në këtë pellgëzim ishte mungesa e qyteteve; me përjashtim të Shkodrës, Veriu i Shqipërisë mbeti pa qytete, që t’i shërbenin si pika referimi kulturore, përveçse si qendra të zhvillimit tregtar, industrial dhe arsimor. Kjo gjendje, në një formë ose në një tjetër, vazhdon sot e kësaj dite.

 

Megjithatë, Shkodra katolike e viteve 1920-1944 njohu një zhvillim kulturor të pashembullt, i cili mbetet i admirueshëm për nga thellësia dhe larmia e kontributeve. Regjimi komunist arriti ta shkatërrojë këtë kulturë dhe këtë traditë, duke ia shpërndarë institucionet, burgosur e pushkatuar e internuar eksponentët dhe damkosur si armiqësore fenë katolike që i shërbente si nënshtrat. Arsyeja kryesore e këtij egërsimi ishte, besoj unë, armiqësia e betuar e komunizmit me fenë katolike, jo e toskëve komunistë me gegët katolikë.

 

Mirëpo shkëlqimi i Shkodrës katolike dhe i produkteve të saj kulturore nuk duhen ngatërruar me prapambetjen e Veriut geg; dhe veçanërisht të zonave verilindore të Shqipërisë, të cilët nga Shkodra merrnin shumë pak – tek-tuk ndonjë prift ose mësues. Para 1944-ës, gjendja ekonomike dhe sociale e atyre zonave ishte e mjeruar në shumë pikëpamje; dhe rrezatimi i Shkodrës, sado i vyer, zor se arrinte dot, bie fjala, deri në Kukës.

 

Pavarësisht nga ç’mund të shkruajë sot Enver Robelli, gjendja e djeshme dhe e sotme e zonave të Kukësit, Pukës, Mirditës, Matit, Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Tropojës nuk vihet dot në lidhje me “kulturën dhe historinë e krijuar nga intelektualët në veri të Shqipërisë” – sepse këta intelektualë i përkisnin një sistemi jashtëzakonisht të brishtë, emergjent dhe të kufizuar kryesisht në Shkodër dhe në Tiranë.

 

Regjimi totalitar, që në fillim, u përpoq “ta shtrojë” Veriun; çka nënkupton jo vetëm dhunë, luftë klasash dhe përndjekje të elitave anti-komuniste ose jokomuniste, por edhe investime në infrastrukturë: shkolla, rrugë, hapje tokash të reja, plehra kimike, elektrifikim, sharra, dele, vatra kulture, librari, agroteknikë, shëndetësi publike, vaksinime të fëmijëve, konsultore për gratë shtatzëna, ulje të vdekshmërisë foshnjore, bonifikime dhe vepra industriale madhore – hidrocentrale, miniera – të cilat ua shtuan të ardhurat familjeve që jetonin në ato zona.

 

Nuk duhet harruar që, për një kohë të gjatë, banorët e Veriut favorizoheshin në të drejta studimi; dhe se në degët më të preferuara (p.sh. mjekësi), shpesh mbeteshin vende të hapura pasi këto zona nuk arrinin të dërgonin studentë për t’i mbushur. E gjithë kjo ngjante, në shumë pika, me famëkeqin affirmative action që ndeshet sot në SHBA, në politikat parapëlqyese ndaj minoriteteve të ndryshme.

 

Çfarë e pengoi Veriun e Shqipërisë që të zhvillohej më shpejt e të dilte nga prapambetja ishte, më tepër sesa dhuna ideologjike dhe policore, mungesa e qyteteve me tradita. Kukësi dhe Puka nuk mund të krahasohen, për nga rrezatimi dhe prestigji, me Korçën, Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Qytetet e reja si Laçi, Rrësheni, Rubiku, Fushë-Arrësi, Bulqiza nuk arritën dot të krijonin identitet të vetin të mjaftueshëm, as t’i imponoheshin rrethinave përreth me kulturën e tyre. Në fakt, arsimi dhe kultura Veriut të Shqipërisë i shkonte nga Jugu; dhe jo vetëm tërthorazi, nëpërmjet produkteve, por edhe drejtpërdrejt, nëpërmjet kuadrove, duke filluar që nga mësuesit dhe mësueset, të cilat çoheshin për të punuar në Veri forcërisht.

 

Në rrethana të tjera, sikur Shkodra të mos ishte plagosur për vdekje nga dhuna e regjimit dhe, sidomos, sikur Kosova të kishte mbetur brenda trojeve shqiptare, Veriu do t’i kishte pasur pikat e veta të referimit po aq vitale dhe produktive sa edhe Jugu – Korçës, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës do t’i “kundërviheshin” Shkodra, Prizreni, Prishtina, Gjakova… ndoshta Dibra dhe Manastiri.

 

Dëgjon ndonjëherë edhe argumentin e çuditshëm se Shqipëria komuniste e veçanërisht elitat toske, u majmën me pasuritë e Veriut: kromin, bakrin, energjinë elektrike të hidrocentraleve të Drinit… i cili argument mbështetet në premisën njëlloj të çuditshme, se banorëve e zonave veriore me pasuri hidrike ose minerare u është bërë padrejtësi, sa kohë që këto pasuri janë shfrytëzuar prej “të tjerëve”. Përsëri kemi të bëjmë me këndvështrim provincial, tipik katundar; meqë një banor i Mirditës nuk mund të ketë pasur kurrfarë pretendimi të shtuar ndaj të ardhurave të siguruara prej minierave të bakrit, në krahasim me, bie fjala, një banor të Përmetit; sa kohë që të dy kanë qenë qytetarë të të njëjtit shtet sovran – Shqipërisë. Thashë më lart katundar, sepse mendësia katundare nuk e rrok dot konceptin e sovranitetit, përtej katundit të vet, oborrit të vet, fisit të vet, bajrakut të vet.

 

Ka diçka të ndyrë dhe tejet përçarëse, në argumentin se sundimi komunist në Shqipëri ishte sundim i toskëve mbi gegët, ose i Jugut mbi Veriun e vendit; diçka që duhet denoncuar dhe luftuar, për të mos lejuar që të kthehet në premisë të pranuar arsyetimesh, si ai i Enver Robellit që citova në krye të këtij shkrimi. Malësitë e Veriut vërtet kanë qenë të prapambetura gjatë viteve të sundimit komunist; por a nuk kanë qenë njëlloj të prapambetura edhe malësitë e Jugut? Kush e ka shëtitur Shqipërinë në vitet 1970-1980, vallë nuk ka ndeshur në të njëjtin mjerim e dëshpërim, si në Rubik ashtu edhe në Çervenakë, si në Pukë ashtu edhe në Librazhd, si në Kukës ashtu edhe në Delvinë, si në Fushë-Arrës ashtu edhe në Mokër? Ky ishte mjerim ekonomik dhe shpirtëror, pjesërisht i trashëguar dhe pjesërisht i shkaktuar nga politikat ekonomike dhe sociale fund e krye të gabuara të Tiranës; të cilat nuk dallonin mes Veriut dhe Jugut, as midis gegëve dhe toskëve.

 

Pavarësisht nga format që merr dhe pozimet që bën para kamerave, katundaria nuk është funksion i gjeografisë, por më tepër një gjendje e mendjes, ose produkt i paaftësisë për të menduar në mënyrë qytetare, ose për të kapërcyer barrierat artificiale që ekzistojnë për shkak të varfërisë, padijes dhe frikës ndaj modernitetit. Teza e hedhur poshtë e lart, që e shpjegon prapambetjen e sotme të Veriut të Shqipërisë me prejardhjen toske të elitave komuniste gjatë viteve 1945-1990 është tezë tipike e këtij të menduari katundar, që ka nisur të dalë tashmë në sipërfaqe të komunikimit publik si ujë i vjetër gjirizesh të bllokuara nga gjithfarë kompleksesh inferioriteti dhe planesh revanshiste të keq-orientuara.

 

 

Artikull i Marre nga : Peisazhe të fjalës,Xhaxhai

Share this post


Link to post
Share on other sites

Po keshtu eshte kur lexon gazeten e Mero Bazes qe verioret dhe kuksianet e bene rob.Duke qendruar pas tyre arriti te filtronte ne kulisat me te larte te pushtetit e sot hedh balte ndaj tyre.

Eshte e vertet se kuksianet,tropojanet e ne pergjithesi dominojne neper zyra te pushtetit.POR s'duhet te harrojme se per 50 vjet verioret edhe per te hyre ne zyre me qa hadhet nuk i ka zene dera e jo me te drejtojne ne to....kjo gje ndoll prap sa here vjen PS ne pushtet.

Nje faktor tjeter pse verioret kane role kyce ne jeten e kryeqytetit eshte s ete gjith qe kane zbrit aty ose kane qene me shkoll e jane futur neper zyra ose skane pas gje mbas shpirtit e jane detyruar te merren me biznese te ndryshme.

Ama me nje gje s'jam dakort me verioret sjedhja e tyre shpesh here le per te deshiruar

Share this post


Link to post
Share on other sites
Po keshtu eshte kur lexon gazeten e Mero Bazes qe verioret dhe kuksiane t e ban rob.Duke qendruar pas tyre arriti te filtronte ne kulisat me te larte te pushtetit e sot hedh balte ndaj tyre.

Eshte e vertet se kuksianet,tropojanet e ne pergjithesi dominojne neper zyra te pushtetit.POR s'duhet te harrojme se per 50 vjet verioret edhe per te hyre ne zyre me qa hadhet nuk i ka zene dera e jo me te drejtojne ne to....kjo gje ndoll prap sa here vjen PS ne pushtet.

Nje faktor tjeter pse verioret kane role kyce ne jeten e kryeqytetit eshte s ete gjith qe kane zbrit aty ose kane qene me shkoll e jane futur neper zyra ose skane pas gje mbas shpirtit e jane detyruar te merren me biznese te ndryshme.

Ama me nje gje s'jam dakort me verioret sjedhja e tyre shpesh here le per te detyruar

 

 

Hehe ishte nji tip nga Jugu aty te blogu ku mora kete artikull dhe po fliste mbi bandat e te djathtes neper fakultete qe ishin te gjithe nga Veriu. Dhe sipas tij ata te veriut kishin nje defekt gjenetik qe i bente te silleshin ne ate menyre . Por sidoqofte eshte i vertete fakti qe si nga Fronti nacional çlirimtar ashtu dhe nga Ballistet te jugut do te kishin marre pushtetin. Pasi per aresye te ndryshme ekonomike,sociale,politike te veriut ne asokohe ishin te lidhur nje pjese e mire me blegtorine dhe bujqesine. Perveç Qemal Stafes (Elbasan) dhe Ramiz Alise(Shkoder) nuk ka patur asnje nga veriu ne ka marre pjese ne kryesine e Frontit Na. çlirimtar. Po ashtu dhe ne Kryesine e Ballit Kombetar nuk kishte asnjeri nga Veriu. Ja tek eshte lista e pjesemarresve ne konferencen e Mukjes e cila u prish per hir te Jugosllaveve:

 

Lista e Ballit Kombetar:

 

1. Hasan Dosti

2. Mit’hat Frashëri

3. Thoma Orollogaj

4. Skender Muço

5. Hysni Lepenica

6. Jusuf Luzaj

7. Kadri Cakrani

8. Major Raif Fratari

9. Nexhat Peshkëpija

10. Halil Mëniku

11. Ismail Petrela

12. Vasil Andoni

 

Tani tek Fronti NC:

 

1. N.Kolonel Jahja Çaçi

2. Myslim Peza

3. Abaz Kupi

4. Ymer Dishnica

5. Mustafa Gjinishi

6. Omer Nishani

7. Sulo Bogdo

8. Shefqet Beja

9. Medar Shtylla

10. Stefan ?

11. Haki Stërmilli

12. Gogo Nushi

 

Por sidoqofte lufta civile qe u be ne Jug ka patur nje karakter tjeter ne krahasim me ate qe u be ne Veri.

Balli me Komunistet ka luftuar kryesisht ne Jug , ndersa ne Veri jane bere ekzekutime ordinere ndaj shume katolikeve , prifterinjve dhe bajraktareve (te cilet mund te vinin ne medyshje pushtetin e ardhshem komunist ne Shqiperi ).

Share this post


Link to post
Share on other sites

CITIM:

 

Nga dokumente të pabotuara asnjëherë, të dala nga arkivi i Shërbimit Sekret Britanik, kuptohet qartë, se në fakt Konferenca e Mukjes nuk është një përpjekje e sinqertë e palëve kundërshtare për fatet e Shqipërisë së pas luftës. Dokumenti i firmosur nga Misioni Britanik më 1. Nëntor.1944, Tepër Sekret me Titull "MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PER EVAKUMIN E MAJORIT ABAZ KUPI" del qartë, se kjo Konferencë është nisur dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar, që në Beograd në verën e 1940-ës.Këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional Çlirimtare, ashtu edhe të rreshtuar në rradhët e Ballit Kombetar dhe Levizjes se Legalitetit.

 

Nga dokumentacioni i Shërbimit Sekret Britanik del qartë se në fakt, lëvizja antiitaliane, e cila i parapriu Konferencës së Mukjes e filluar papritur në Shqipëri, në vitin 1941 ishte pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londer dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e S.I.S në Beograd. Deri me sot, historiografia shqiptare e pas 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941 papritmas në Shqipëri filloi levizja antiitaliane. Historiografia komuniste e ideologjizuar në maksimum pretendonte se levizja antifashiste në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulmoi me krijimin e Partisë komuniste Shqiptare.

 

A është i drejtë ky konkluzion?

 

Lëvizja antifashiste në Shqipëri e ka zanafillën e saj në planet e Shërbimit Sekret Britanik, i cili kërkonte me çdo kusht krijimin e një prapavije sa më problematike për ushtrinë italiane, e cila përgatitej të pushtonte Ballkanin. Deri më sot askush nga historianët shqiptarë nuk ka lexuar arkivat e Shërbimit Sekret Anglez, për të mësuar se për gati dy vjet ky Sherbim ideoi, përgatiti dhe financoi lëvizjen anti italiane në Shqipëri me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë levizje. Nga këto arkiva del qartë se lideret e parë të lëvizjes antiitaliane janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend.

 

Gjithashtu interesant është fakti që emrat e 4 prej nënshkruesve të Deklaratës së Konferencës së Mukjes, janë bashkëpunëtorë të Shërbimeve Britanike, të rekrutuar në Beograd, me ndihmën e Shërbimit Jugosllav.

 

Po kështu, interesant është fakti që kjo Konferencë u administrua dhe u mbajt në ambientet e Ifsan Toptanit, një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet, që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve. Megjithëse duhet thënë se Ifsan Toptani mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, si dhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar.

A është Konferenca e Mukjes, Parlamenti i parë pluralist?

 

Prapa organizimit të kësaj Konference janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijonte një Komitet drejtues të përbashket, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë. Anglezët, përpjekje të tilla i bënë edhe në Greqi ndërmjet forcave ideologjikisht të kundërta, por edhe në Jugosllavi ndërmjet Titos dhe Mihailoviç. Pra, Konferenca e Mukjes duhet parë në kontekstin e saj historik dhe jo si një ngjarje e shkëputur shqiptare. Sigurisht, që në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat fatkeqësisht nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Si kërkesa për Kosovën, si ajo për Çamërinë, ishin teza të cilat në kanceleritë europiane nuk do t’i mernin seriozisht, e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga “Të Mëdhenjtë” e dalë nga kjo Luftë. Duhet të jemi të qartë, se Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri.

 

Pra nëse do të kemi parasysh prapaskenat e zhvillimit të kësaj Konference, personalisht mendoj se Enver Hoxha i hodhi poshtë vendimet e dala prej saj, për faktin e thjeshtë se ai kuptoi që një Komitet Drejtues i Luftës me elementë jashtë lëvizjes Nacional Çlirimtare nën ndikimin anglez do ta nxirrte atë nga kontrolli i tij dhe kësisoj do t’i mbyllte dyert e pushtetit, të cilin ai tashmë kishte filluar ta shikonte në horizont. Gjithashtu, mendoj se Enver Hoxha kishte dyshime për disa prej pjesëmarrësve në këtë Konferencë si bashkëpunëtorë të Shërbimeve angleze dhe kësisoj, reagimi i tij ishte shumë i fortë për të shfuqizuar të gjitha ato vendime që u morën pa miratimin e tij. Reagimi i ashpër ndaj shokëve të armëve ishte si për t’iu hequr atyre çdo iluzion mbi rolin e tij drejtues në lëvizjen Nacional Çlirimtare, ashtu edhe për të rivendosur kontrollin e humbur nga kjo Mbledhje, e cila më së shumti kërcënonte personalisht atë, por edhe lëvizjen komuniste për të ardhur në pushtet. Gjithashtu, duke përfituar nga rasti do të doja të theksoja edhe një fakt shumë interesant, i cili mendoj se është manipuluar nga historiografia komuniste. Krijimi i Çetës së Pezës nga komunistët dhe në veçanti nga Enver Hoxha.

 

Nëse do të shikojmë dokumentacionin e Shërbimit Inteligjent Anglez, kuptohet qartë se Lëvizja e parë antifashiste në Pezë është përgatitur dhe financuar nga Shërbimi Sekret Britanik, në bashkëpunim me atë Jugosllav. Miti i krijuar nga historiografia komuniste, se ishin ata që ndezën pishtarin e rezistencës antifashiste në Pezë, nuk është aspak i vërtetë, nëse shikon se agjenti anglez A/H 76, i rekrutuar në Jugosllavi nga S.I.S ishte dërguar me misionin e krijimit të kësaj levizjeje muaj më parë se të krijohej Partia Komuniste Shqiptare. Po kështu, nga dokumentacioni britanik shikohet qartë se financuesit e A/H 76 dërgonin çdo muaj korrierë në Pezë për të paguar liderët e Çetës së Pezës, e cila deri më sot konsiderohet si një prej formacioneve më të hershme të Luftës Antifashiste në Europe.

 

 

Marre nga : Shekulli

Share this post


Link to post
Share on other sites

Armenito do nje kuriozitet?

Nje shok i imi nga durresi me tregoi nje here se cfare i kishte treguar gjyshi i tij qe kishte qene partizan.

 

Tha mos u frymezoni nga filmat "partizan-gjerman" sepse realiteti ka qene ndryshe. Tha - kur kalonte nje autokolone gjermane ne dilnim dhe i gjuanim me pushke (5-she) pau pau nja dy her dhe u fshihnim sepse nqs gjermanet do ndalonin te luftonin me ne nuk do te rrezistonim as 5 min kunder armatimeve te tyre.

Ndaj LANC ka qene nje organizate kriminale te tipit mafioz qe kishte per qellim marrjen e pushtetit pas largimit te gjermanise.

 

Per sa i perket figurave te LANC domosdo qe ska nga veriu. Nga veriu ka pasur vetem martir qe i kane bere rezistence komunisteve (kujtoj ketu Kryengritjen e Malesise madhe nga arkivi i Veriu.com).

Share this post


Link to post
Share on other sites
Armenito do nje kuriozitet?

Nje shok i imi nga durresi me tregoi nje here se cfare i kishte treguar gjyshi i tij qe kishte qene partizan.

 

Tha mos u frymezoni nga filmat "partizan-gjerman" sepse realiteti ka qene ndryshe. Tha - kur kalonte nje autokolone gjermane ne dilnim dhe i gjuanim me pushke (5-she) pau pau nja dy her dhe u fshihnim sepse nqs gjermanet do ndalonin te luftonin me ne nuk do te rrezistonim as 5 min kunder armatimeve te tyre.

Ndaj LANC ka qene nje organizate kriminale te tipit mafioz qe kishte per qellim marrjen e pushtetit pas largimit te gjermanise.

 

Per sa i perket figurave te LANC domosdo qe ska nga veriu. Nga veriu ka pasur vetem martir qe i kane bere rezistence komunisteve (kujtoj ketu Kryengritjen e Malesise madhe nga arkivi i Veriu.com).

 

 

Kam lexua shenimet e gjyshit ku kishte kujtimet e fliste per LANC edhe per ngjarjet e ndryshme qe ndodhen ne ate periudhe.

E shkuajta siper qe lufta kunder gjermaneve ne Veri nuk ka qene aktive sikurse ne Jug. Sigurisht qe shqiptaret nuk kane pas ushtri dhe lufta behej ne prita , sikurse ne Periudhen e Skenderbeut, ose me mire me thane si Kaçak . Pastaj edhe vete fakti qe ne Shqiperi nuk u aktivizuan ne lufte kunder Italianeve deri ne vitin 1941 (periudhe kur u sulmua USSR nga Gjermania) dhe nisen te formoheshin rezistencat e para ne jug te vendit te influencuara dhe drejtuare nga Jugosllavet dhe Sherbimet sekrete Britanike. Donin te formonin nje front Jugor qe do te ndihmonte te çlironte vendin dhe te printe ne drejtim te Bosnjes. Sidoqofte Italianet kapitulluan (nuk u munden ne Shqiperi), po ashtu Gjermanet po terhiqeshin nga te gjitha frontet per te mbrojtur Gjermanine gje qe beri qe te terhiqeshin edhe nga Shqiperia. Sidoqofte fakti i ekzistences qofte dhe per propagande e rezistences anti Fashiste nuk beri qe kufinjte te ndryshonin ne dem te Shqiperise sikurse ndodhi me Italine , Gjermanine, Hungarine etj qe humben pjese nga territori i tyre duke ua dhene Jugosllavise,Austrise, Polonise,Frances etj....

 

Lufta e bere mes LANC e Ballit Kombetar eshte zhvilluar kryesisht ne Jug. Per kete flasin edhe dokumentet , pasi ne veri te Shqiperise kishte shume pak persona te lidhur me LANC apo Ballin Kombetar, dhe ne brigadat e fundit te tyre vihej re reklutimi i disa personave nga zona veriperendimore dhe verilindore e shqiperise. Ne malsi te madhe nuk ka pase influence as te LANC dhe as te BK, por kane ndje rrezikun e humbjes se pozites se tyre bajraktaret dhe prifterinjte qe kane ngrite ne lufte ndaj LANC-it trimat e malsise.

Theksoj se kjo pjese e historise eshte e paqarte per shume persona, edhe per vete ata qe u ndodhen perballe me kryengritasit qe nuk donin me derdhe gjak shqiptari. Kam lexua se ka pase disa nga zona e Ishujve e bregut t'mates qe kane shkua per me shtyp kryengritjen

edhe nuk u eshte thane se do shkojshin me luftua Shqiptar po se do çlironin vendin. Gjyshi ka qen fut ne LANC ne perfundim te luftes dhe e kam pyt 100 her se sa gjerman kishin vra prej brigades se tij , dhe gjithmone mka thane se kane luftua me "persheshte ne kos" :D .

Besoj se e dini mjaft mire se reklutimi atehere ne ushtri nuk ka qene me deshire , po shkonin ne shpite e fshatareve dhe u merrnin djemt

per me luftu per kombin dhe se besoj se do kishte kundershtu njeri sepse e dinte se ç'i priste. Nga ishulli ( si kudo tjeter) kan pushkatu mjaft persona si gjermanet e ballistet po ashtu dhe ata te lanç-it . Ka pase prej se njejtes familje nje djale me LANC-in e nje tjeter me BK .

Po te fitonte BK do te kthehej ZOGU dhe rrjedha e ngjarjeve do te ishte ndryshe, por nuk duhet te mendojme per kete, gjate nje periudhe historike ne nje komb/shtet behen disa vendime qe ne te ardhmen do te shihen me nje sy apo me nje tjeter. Une personalisht nuk jam per hyrjen ne BE dhe besoj se nuk jam vetem une qe mendoj keshtu. Thjesht duke u bazu te historia, qe ne vetvete eshte nje cikel qe perseritet, Shqiperia dhe kombi yne eshte ndjekur gjithmone nga disa zgjedhje qe ne te ardhmen kane qene fatale. Vetem ç'ti besh popullit qe kujton se hyrja ne BE do t'ù heqe vizat. he he he.... sigurisht qe nje vend te hyje ne BE do te jete pjese e Shengenit por mund te behesh pjese e shengnit vetem duke plotesu standartet , se ne fund te fundit nuk po kerkohet kush e di se ça nga Shqiperia (vendi i parafundit me i varfer ne Europe) thjesht qendrueshmeri politike, sistem gjygjesor te forte, zgjidhje e problemeve me pronat private, lufta ndaj korrupsionit, krimit , etj... po nejse kjo eshte teme tjeter..... vaj halli per politikanet tane ! Ishallah populli ka xane mend !

 

:yahoo: :yahoo: :yahoo: :yahoo: :yahoo: :yahoo: :yahoo: :yahoo: :preved:

 

Duke u kthy ne teme , te mos harrojme se partizanet shqiptar i kane lshua vendin sllaveve ne plave e Guci ja do sjell nje artikull.

Share this post


Link to post
Share on other sites

VRASJET DHE BURGOSJET e SHQIPTARËVE NË KRAHINËN E PLAVËS DHE GUCISË - Nëntor 1944 dhjetor 1945

 

Hasan GJONBALAJ

Sunday, 27 April 2008

 

Krahina e Plavës dhe e Gucisë shtrihet në pjesën e skajshme të Malësisë së Madhe, që gjeografikisht dhe historikisht është pjesë e tërësisë shqiptare, por nën administrimin e Malit Zi, të cilës i ra fati që ndër të parat të copëtohet nga trungu i vet, më pastaj të përjetoj pushtim pas pushtimi pa iu nda. E tërë kjo trevë ka një lidhshmëri natyrore e rrethuar me vargmalet e Alpeve Shqiptare me kryeqendrën komunale Plavën. Bukuritë më magjepse dhe më joshëse që din vetëm Zoti t'i fali, shtyri shumë udhëpërshkrues të hedhin në letër përshtypjet nga këto anë , si p.sh. Zuko Xhumbur, shkruan: “Xheneti i kësaj bote fillon në Guci”. Ndërsa Cvijiqi shprehet në këtë mënyrë: “Kjo krahinë bie ndër viset më të bukura në Gadishullin Ballkanik”. Në vazhdimësi edhe më tutje lakmitë ndaj kësaj bukurie sjellin pushtues të ndryshëm, kurse kufiri i dhunshëm nëpërmes trupit shqiptar qëndroj gati një shekull, por prapëseprapë zemra e kësaj popullate mbeti e plotë dhe e pathyeshme.

 

Është e kuptueshme se okupator të mirë nuk ka, këtë e kishin të qartë malësorët e këtyre viseve, për tu bindur në këtë i kujtonin “përkëdheljet” austro-hungareze, andaj nuk u besonin as fjalëve të ëmbla të italianëve, e më pas as të gjermanëve të cilët erdhën në Guci që nga prilli i vitit 1941. Fillimisht italianët duke ditur ëndrrën shekullore të tyre jepnin shenja pozitive me propagandë “Tash e tutje kjo krahinë e ka kryeqendër Tiranën e jo Cetinën dhe Beogradin”. Kjo popullatë kohë të gjatë priste ndonjë lajm të tillë. Nëpër heshtje të këtij lajmi malësorët u bashkuan rreth parisë dhe për ta vërtetuar thënien e tillë dërguan një delegacion për në Shkodër dhe Tiranë. Me t'u kthyer delegacioni, solli sihariqin që pati jehonë të madhe , se “Trojet e copëtuara shqiptare do të bashkohen me nënën Shqipëri”. Ky lajm u mirëprit dhe kushtrimi u shndërrua në hiq-kushtrim, që përfshinte moshën prej 7 deri në 100 vjeç.

 

Në mbledhjen e parisë, nën udhëheqjen e 85 vjetarëve, Çun Mulës - vuthjanë dhe Shaban Begut plavjanë, mbajtur në prill 1941, te Krojet e Vuthajve, mori pjesë edhe përfaqësuesi i malazezëve kapedan Nika, i cili në parim u pajtua me vendimet që u morën aty për aty. Vëllezërve nga Vermoshi u printe patrioti i dëshmuar Prekë Cali. Udhëheqësit e mbledhjes me mençuri dhe përvojë afruan shumë mendime duke respektuar vullnetin e pjesëmarrësve të tri besimeve fetare. Këtu fuqishëm u shpreh vetëm një dëshirë, bashkimi i trojeve etnike shqiptare.

 

Një ndër vendimet e para ishte që Plava të jetë prefekturë, ose së paku nënprefekturë me kryetar vendas. Gjithashtu edhe kryetarët e komunave, në Guci, Plavë dhe Zhanicë, pretendohej të ishin vendas. Më pas u hartua plani për një ushtri civile-vullnetare, duke bërë mobilizimin në bazë të vetëdijes dhe ndërgjegjes kombëtare, kurse në Plavë caktohet selia e Shtabit të mbrojtjes popullore. Meqenëse kushtrimi ishte gjithë kombëtar në mënyrë të vazhdueshme arrinin edhe forcat vullnetare nga viset e tjera shqiptare të udhëhequra nga prijësit e vet, që më pas binin nën udhëheqjen e qëndresë në Guci. Për ta bindur masën për një rrugë dhe fitore kombëtare u ngritë flamuri shqiptar në ndërtesën e komunës së mëparshme te Gucisë, me këtë rast roje nderi i bënin djemtë e kësaj treve...

 

Filli i okupimit italian ishte i qetë dhe i matur, krijohej përshtypje se lënin hapësirë për organizim të brendshëm. Propaganda e tyre jepte të kuptonin se, nuk duhet kthyer pushkën atij që ndihmon të bashkojë trojet etnike. Bindje e tillë u krijua edhe nëpër viset e tjera, që ishin më larg kufijve të Shqipërisë së atëhershme. p.sh. Rozhaja, Rafshlarta e Peshteri, Pazari i Ri etj. Kështu patriotëve të krahinës së Plavës dhe Gucisë s´u mbet gjë tjetër vetëm se të luftojnë kundër atyre që pengonin dhe kundërshtonin një bashkim të tillë. Andaj që në fillim për ballë kishin vetëm sllavo-çetnikët e pamëshirë ndaj popullit jo sllav të këtyre viseve.

 

Atdhetarët e kishin të qartë programin e çetnikëve, por befasoheshin me paraqitjen e idesë së dytë, e cila filloj aktivitetin edhe në këtë mes. Për ti përfituar të rinjtë përdoreshin në masë të madhe shprehjet afirmim, vëllazërim - bashkim dhe perspektivë e ndritshme.

 

Paria e vendit e paarsimuar, por të përcaktuar drejtë në frymën kombëtare, iu vu përballë edhe aleancës së tillë. E shpresat gjithsesi ua shtoj kthimi i të mërguarve, që nga vitet 1912-1913, 1919, të cilët ishin shkolluar edhe nëpër qendra të njohura evropiane. Gjatë prillit 1941 dhe nëntor 1944, “Koha e Shqipnisë”, Nënprefektura e Plavës mbikëqyrej nga paria vendase, e cila edhe pse fitoi krah pas mbledhjes së dytë të Lidhjes së Prizrenit, diku në mbarim të vitit 1944 nisi t´i bie forca, nga se marrëdhëniet komuniste shqiptaro-jugosllave e bënë të veten. Shumë tronditës ishte fakti më pas kur nëpër këto vise shiheshin dy simbole luftëtarësh, në kapelë partizane ylli me pesë cepa, kurse në qeleshen e bardhë shndriste Stema e Skënderbeut. Duke përjetuar edhe goditje të tilla forcat patriotike gjenin forcë dhe mençuri për të bërë përpjekje për ruajtjen e qetësisë me qëllim që të mos ndodhë vëlla-vrasje.

 

Aleanca e partizanëve shqiptar me ata sllav u jepte krahë çetnikëve për ta shtuar sulmin e egër dhe dhunën ndaj kësaj popullate. Vjeshta e vitit 1944 ishte thyerja e brishtë dhe humbja e shpresës për tu mbrojtur nga sllavo-komunistët dhe çetnikët. Paria, ndër më të këqijat zgjodhi më të mirën dhe zyrtarisht dërgojë një shkresë në Shkodër që njësitet partizane shqiptare të stacionohen në këtë trevë. Pas thirrjes së tillë arritën njësitet partizane shqiptare, të cilat u mirëpritën nga paria dhe popullata. Mirëpo pas disa ditë qëndrimi vendin ia lëshon “vëllait, çlirimtarit jugosllav”. Pazarllëqet e tilla e bënë që pansllavizmi të krijoj hapësirë dhe të vendos administrimin ushtarak. Fatkeqësisht pas dy dekadash u përsërit rasti kur shqiptarët ua patën dorëzuar serbëve “Zonën e lirë Junikun”, e tani së dyti krahinën e Plavës dhe Gucisë.

Forca dhe tradhtia bënë që krahina të fundosët në terrin e së kaluarës dhe të bie në thumb të pushkës, në dhunë, burgosje, ekzekutime dhe likuidime të tmerrshme dhe të pandërprera. Liridashësit, pavarësisht nga këto rrethana mbetën besnik parimit të bashkimit të trojeve etnike, madje edhe iu veshën malëve në lëvizjen e përgjithshme shqiptare për rezistencë, sikur t´i kishin frymëzuar në këtë rast vargjet e Fishtës:

“Ma mirë i dekun nën dhe m´u kja, Se për t´ gjallë me mbet nën shkja”.

 

Më e vështira ishte për patriotët kur ndjekja me tradhti bëhej edhe nga partizanët shqiptar, andaj ata para veti kishin vetëm vdekjen. Dhuna ndaj familjeve të tyre edhe farefisit ushtrohej në mënyrë të papërshkruar, jo vetëm sa ishin ata nëpër male, por edhe me vënien e administratës partizane, kur i klasifikonin popullatën me shprehje të ndryshme, “miq” dhe “tradhtar, ballist” etj. Në grupin e parë bënin pjesë themeluesit e pushtetit “popullor”. Kurse në grupin e dytë ishin të gjithë kundërshtarët ideorë të tyre dhe familjarët e tyre. Pesha më e rëndë e shtypjes dhe vuajtjes ishte presioni që bënin për tua treguar vendqëndrimet e çetave. Këtu dhe kështu nisë bashkim- vëllazërimi të shkruhej me gjak të patriotëve malësorë dhe farefisit të tyre. Këto vuajtje i shoqëronte lajmi i tradhtisë se “Në Tiranë është marrë vendim për amnisti”. Dorëzoheshin patriotët në qendrat Tropojë dhe Shkodër, duke besuar në lajmin dhe besën shqiptare. Për fat të keq ndodhte e kundërta, në vend që ti gjykonte gjyqi shqiptar ua dorëzonin OZN-ës jugosllave, më pas fati i tyre përfundonte me pushkatim gjatë rrugës, para gjykimit, pas gjykimit, gjatë mbajtjes së dënimit, por edhe pasi që e kryenin dënimin.

 

Dënimet që u përcollën me fatkeqësi të tillë u e nisën me dy anëtarët më të moshuar të parisë, Çun Mula nëntëdhjetëvjeçar të cilin e dënuan me izolim të përjetshëm brenda shtëpisë së vet. Dhe Shaban Rexhepagën tetëdhjetepesëvjeçar e ekzekutojnë pa gjyq, në vjeshtë 1944, në Kaçanik të Gucisë. Vrasjet dhe ekzekutimet ishin më tragjike dhe më të pakuptimta gjatë qëndrimit të njësitit partizan shqiptar, nga të cilët nuk pritej dhunë dhe vrasje.

 

Parisë i ra forca për ta ruajtur gjakderdhjen brenda këtyre viseve, madje në përleshje të ndryshme ranë në shënjestër të armikut që më pas reflektoj me vdekjes edhe disa partizanë: Hajro Shahmani dhe Hysni Zajmi të njësitit “Bajram Curri”, (9 IX 1943, në Plavë). Pastaj Xhafer Nikoçi, nga Gucia, Gani Çavderbasha, nga Prizreni e Nexhmedin Nixha nga Gjakova të cilët u vranë në mënyra të ndryshme. Po ashtu gjatë vitit 1944 vriten në përleshje në Kaçanik - Guci edhe: Beqo Bashiq, Jusuf Rexhepagaiq, Vojo Novoviq dhe Alo Hot.

 

Bashkimi i forcave partizane shqiptaro-jugosllave, marrëveshja e tyre dhe propaganda e amnistisë ishin plagët vdekjeje për liridashës, të cilët pushteti i kishte shpallur “ballistë të dënuar për vdekje”.

 

Vrasja dhe ekzekutimi i shqiptarëve në mënyra të ndryshme

 

Gjatë vjeshtës të vitit 1944 dhe vitit 1945 nga krahina e Plavës dhe Gucisë mbetën të vrarë ballë për ballë me OZN-ën dhe bashkëpunëtor të tyre, ose u ekzekutuan në mënyra të ndryshme.

 

Nga Plava:

 

Shaban beg Rexhepagaj (në Kaçanik-Guci), Halil Rexhepagaj, Mak Rexhepagaj dhe Juso A. Medunaj (në Krusheve-Guci), Lan Pejçinaj dhe Hako Jasoviqi (Kofilaç-Plavë), Adem Bashi (në Treskavicë), Ramiz Lluka (Babinë të Plavës), Sali Musaj ( Mokna), Hamo M. Medunaj ( Zhanicë), Ramë Musa dhe Jupo Basha (në Qafë të Diellit), Rashid Serdani, Bako Gutiq (Brzovicë), dhe Bego Lukaj (Meteh), Beqir Brahimi, Rexho Medunja, Rrustem O.Feri, Iso R. Medunjanin, Ramë Mazi, Sahit Sharkinaj, Ramë Musaj, Ramë Rexha… Emro Lluka u dorëzua, por u pushkatua në Bjellopojë (1946). Shemso Feri në shpellë në Malësi të Koplikut, për të mos u dorëzuar bën vetëvrasje, sikur edhe Riza Feri që piu helmin në një tjetër vendqëndrim.

Nga Gucia:Azem Mulliqi (në Horollac), Zeqir Kolina ( në Guci), Feriz Bajroviqi ( në Murinë), Murat Mashi (Zagraje), Husen Lackaj (në Qafë Nakuti), Hasan Hoti, Rrahim Hoti, Ali Agani, Beqir Brahimi, nëpër strehime tjera.

 

Nga fshati Zhanicë:

 

Ymer Muçaj (në Mokna), Xhemë Arifi, (në Mokna), dhe Azem Gjelaj (në Mokna), Dervish Asllani ( në Çakorr), Sokol Idrizi (Shtupeq- Rugovë). Malush Bajrami, Haxhi Syla, Arnaut Rama u pushkatuan në Bjellopojë (1946).

 

Nga fshati Nokshiq

 

Imer Maliqi ( në Koshutan Rugovë), Islam Balia (në Erenik Gjakovë. Në fshatin Velikë-Murinë u pushkatuan: Azem Ibishi, Sutë Rekja (bijë e Dedushajve), Zade Danja, Elez Kasemi, Ujkan Zeqi, Xhemajl Alia, Reko Beqi, Seko Mani, Mehmet Neku.

 

Nga fshati Pepaj:

 

Hasan Salihi, Ibrahim dhe Niman Duci dhe Ali Ferizi.

 

Nga fshati Hoti i Kujit:

 

Në bjeshkët në mes të Deçanit dhe Plavës në përleshje mbetën të vrarë: Haxhë Curri, Ali Caku, Niman Curri, Shpend Balia, Rexhë Balia, Sylë Rexha, Xhemë Medi, Smajl Medi. Më pas në fshatin Hot u pushkatuan, Imer Curri, Metë Rexha, Zenel Mehmeti, Shaban Asllani, Musë Sadiku, Mehmet Rama, si dhe në Zabel-Hot u pushkatuan Shaban M. Vuçetaj dhe Ahmet R.Vuçetaj.

 

Nga fshati Hakaj dhe Budovicë:

 

Në një përleshje të ashpër mbetën të vrarë: Niman Uka, Shaban Ibishi, Bekë Hyseni, Ujkan Alia, (nga ajo ditë humbi Budak Hyseni), ( në Sjapicë). Shpend Haku dhe Mehmet Rama (në Mashnicë), Haradin Jupi, Smajl Idrizi (në Vonoselë). Në Murinë mbetën të vrarë: Beqo Emri, Brahim Mala, Demë Haku, Salih Reku(në Murinë), Idriz Arifi, Ahmet B, Kuçi (në Prejvi). Hazir Alia u pushkatua në Bjellopojë dhe Halil Markishaj në Beran.

 

Nga fshati Martinaj:

 

Arif Bajrami, Bajram Mani (në Prejvi), Selman Faku (në Bjeshkë të Memës), Elez Gjeri (në Vitomiricë- Pejë), Demë Reku në (Zeletinë), Imer Muji (Kolinë-Guci), Muç Isufi (në Nakut).

 

Nga fshati Kaçanik i Gucisë

 

Ujk Cara dhe Gjon Martini, Mark Vocerr Bala dhe Shpend Vocerri ( në Kaçanik -Guci), Pal Martini (në Krushevë-Guci), Kolec Uci dhe Luk Toma ( në Nikç), Dedë Gjoni (në Rrapsh i Hotit), Gjergj Gjoni ( në Vukël), Lekë Martini dhe Lulash Martini ( në Shalë-Dukagjin), Lazer Deda (në Godi-Guci). Mark Martini (në Godi-Guci), Kolë Prela (në Maje Krafili-Guci), Gjon Buli dhe Gjekot Ujka (në Bjellopojë), Nikë Gjoni dhe Prekë Shala ( në Kaçanik-Guci).

 

Nga fshati Vuthaj:

 

Isuf Kameri ( në Murinë), Rexhep Buti (në Mitrovicë), Mustafë Haxhia (në Neqinat-Rugovë), Belo Hamza ( në Godi Guci), Haxhi Haxhia ( në Krushevë-Guci), Pulec Hima (në Bjeshkë të Memës), Man Zeka (në Zastan-Vuthaj), Hasan Isufi u pushkatua ( në Bjellopojë).

 

Nga radhët e vullnetarëve nga krahinat e tjera:

 

Nga Shala-Dukagjin ( Malësia e Shkodrës).

 

Marash Pali, Pjetër Lulashi, dhe Zef Çobani Shaljanë, Prekë Pali Curraj-Nikaj, Marash Malota -Toptan, Zef Leka - Palaj, Shosh, (në Murinë).

 

Nga Malësia e Madhe, për aktivitetin patriotike në lidhje me bashkimin e këtyre viseve me amën e vet u pushkatua Prek Cali i Vermoshit me 15 veta.

 

Nga Tropoja:

 

Zeqir Haxhia Ahmagjokaj ( në Godi) me katër shokë.

 

Nga Rrafshi i Dukagjinit, Lan Selimi me tetë shokë. Nga Nepol-Pejë Niq Krasniqi ( Mark Ndue Sokoli), dhe Kolë Ukshini dhe tre shokë të tjerë. Nga Podguri Bardh Isufi edhe me dy shokë. Nga Rugova Sak Fazlia, Rizë Zumeri dhe dhjetë shokë të tyre.

 

Të dënuar me burg, deri në njëzetë vite

 

Nga Plava:

 

Hilmo Feri, Huso Shabanbegu, Hakia Rexhepagaj, Juso H.Koiqi, Hamo Omeragiqi, Lulo F. Kuçi, Adem Sh. Leshaj, Selim S. Llukaj, Abedin Haxhimusaj, Braho Sharkini, Braho Markishaj. Rrustem Salihi, Ibish Çela.

 

Nga Gucia:

 

Sali Nikoçi, Sejdo Beqi, Halil A. Mulaj, Hasan D. Hoti.

 

Nga Zhanica:

 

Cenë Gjelaj, Halil Uli, Smajl H. Shabaj, Salih Zh.Tahiraj, Idriz S. Çëlaj, Idriz B.Gjelaj Shaban U. Shabaj.

 

Nga Nokshiqi:

 

Shaqir Zymeri, Ukë Dema, Zymer Imeri.

 

Nga Hoti i Kujit:

 

Naso Etemi, Muj Mustafaliaj dhe Sharo Ibra.

 

Nga Martinajt:

 

Halil Shpeni, Mehmet Brahimi, Shaban Bajraktari, Halil Tola, Ramë Tola, Haxhi Met, dhe Elez Hyseni. Sadik Bajrami u pushkatua në Bjellopojë edhe pse ishte i gjykuar 15 vjet burg. Ramë Tola vdiq në burgun e Cetinës pas gjykimit.

 

Nga Vuthajt:

 

Avdyl Husa, Zenel Mehmeti, Mehmet Mustafa, Zeqir Bajrami, Zymer Haxhia, Mustafë Çuni, Adem Shabani, Shaban Sadria, Adem Hakaj, dhe Halil Kurti.

 

Nga Pepajt:

 

Ali Smajlaj, Ramë Smajlaj, Lekë Lekaj.

 

Nga Kaçaniku i Gucisë:

 

Prel Kola, Gjelosh Prela, Gjokë Deda, Gjon Prela, Zef Lulashi.

 

Politika perfide komuniste, pasi vuri pushtetin, aplikoj edhe mobilizim të dhunshëm për rekrut të rinjtë në aradhet partizane Jugosllave që nga nëntori 1944, me thirrje: “do t´i çlirojmë të gjithë popujt vëllezër Jugosllav”. Marshimi aq me prapavijë arriti edhe në viset kroate. Nga krahina e Gucisë dhe e Plavës në këtë përbërje ishin më se 200 djemë të rinjë nga të cilët shumë pak u kthyen prapa. Thuhet se prej tyre vetëm në Ternovë (Sarajevë) janë vrarë 60 veta. Propaganda e errët edhe në ato çaste përpiqej t´i qetësoj familjet e tyre me arsyetim se “vdiqën për atdhe”, duke i shpallur pastaj edhe dëshmorë.

 

Përmbledhje

 

Krahina e Plavës dhe Gucisë, pjesë e tërësisë shqiptare përveç pushtimit shekuj me radhë, pati fatin më tragjik kur u bë monedhë kusuri pas vendimeve famëkëqija të Kongresit të Berlinit, për të mbetur gjithë nën ethe kujtese dhe vuajtje.

 

Pushtues të mirë nuk ka, por duke ua ditur dhembjet kësaj popullate ata njëri pas tjetrit u afronin shpresa lirie, si p.sh. Austro-Hungaria që ishin jetëshkurtra dhe me gjemba, për të vazhduar italo-gjermanët, gjatë “Kohës së Shqipnisë”, e cila kohë qiti në ballë thëniet më të pritura bashkimin kombëtar, duke sjellë bashkimin e njëmendtë të këtyre malësorëve të etshëm për liri dhe një pikë qendre të gjithë shqiptarëve. Kjo kohë solli pushtetin në duar të patriotëve vendas, me shpresë të bashkimit shqiptar me kryeqendrën Tiranën.

 

Pasi fituan aleatët çetniko-sllavo-komunistët dhe ruso-komunistët shqiptar kësaj popullate iu shtrua dhuna dhe vuajtja deri në eliminimin e patriotit të fundit shqiptar, të cilët ëndërronin në bashkimin e trojeve etnike shqiptare, kurse pasardhësit e tyre, një pjesë e madhe, mori rrugën e mërgimit.

Share this post


Link to post
Share on other sites
VRASJET NGA DIKTATURAT




Ne Shqiperi nga rregjimi komuniste i Enver Hoxhes jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.-Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra.-Kane vdekur ne burg 1 065 persona.-Kane humbur aftesine mendore 408 vete.-Kane vdekur ne internim 7 022 vete.



* 12,000 shqiptare te Kosoves u vrane vetem se ishin shqiptare nga sundimi diktatorial i rregjimit serb te kryekasapit Slobodan Miloseviq (Ne Kosove gjate luftes mars - qershor 1999 Serbia, ka vrare mbi 12.000 njerez te pafajeshem, ka djegur dhe shkaterruar mbi 120.000 shtepi, ka debuar rreth 1 milion njerez, ka dhunuar dhjetera mijera femra dhe ka rrembyer mbi 3.000 persona, prej te cileve shumica ende te pagjetur")



* 250,000 boshnjak te vrare gjate luftes rregjimin diktatorial serb



* 25 deri 62 milion sovietsa u vrane nga rregjimi komuniste i Joseph Stalinit ne BRSS.



* 25 milion Kinese u vrane gjate sundimit komuniste nen parrullen e Mao Tece Tungit "Great Leap Forward"



* 1.5 milion Armenians u vrane ne kohen e imperatorise Ottomane Turke.

* 3 million Ukrainians u vrane nga rregjimi totalitar i sundimit komuniste ne Ukraine

* 6 milion (Hebrenje)Jews, 6 milion(Rome) Gypsies u vranenga sundimi Hitlerian

* 1 million Nigerians u vrane nga rregjimi diktatorial

* 1.5 milion Bengales u vrane nen sundimin e Pakistanit

* 2.5 milion, te quajtur Mayan Indians, u vrane nga rregjimi Guatemaltenko

* 1.7 milion Kamboxhians u vrane nga rregjimi komuniste i Khmer Rouge ne fushaten e vrasjve "Cambodia's "killing fields"

* 800,000 Ruandas u vrane nga rregjimi diktatorial

* 2 million Sudanes u vrane nga fundamentalistet Musliman

* 1.6 million Koreano Veriore u vrane gjate sundimit komuniste ne Korene e Veriut"North Korean"

Share this post


Link to post
Share on other sites

Sipas meje nuk ka pas asnje lufte kunder pushtuesit aq sa interesi me i madh ka qene se kush do te merrte pushtetin pas luftes. BK u quajt armik tradhetare vetem per faktin qe kjo force te etiketohej si jo-shqiptare ne menyre qe populli te ndiqte Komunistet. Ne fakt sic e ke theksuar edhe me siper ideali komunist erdh si nje forme popullore demokratike qe do te sundonte vendin si ne vendet perendimore. Per popullin ne mase kjo fryme ishte e panjohur, ndaj ishte e njohur vetem nga personat e shkolluar qe e dinin mire se kush ishte komunizmi. Gjate lufte dhe pas saj u eleminuan te gjithe ata qe e kundershtuan organizatat komuniste. Biles, shume nga ata qe moren pjese ne themelimin e partise u eleminuan ne vitet mepas sepse kuptuan se cfare monstereje kishin krijuar ndaj dolen kunder duke u egzekutuar ne menyra te ndryshme per tu bere mepas heronj.

 

Arsyeja sepse lufta mes LANC dhe BK u zhvillua me shume ne jug sesa ne veri lidhet me faktin qe rezistencat e para pro-komuniste u krijuan ne jug. Ndonese ne veri kishte nje perkrahje te gjere te monarkise por mungonte ajo komuniste. Me ndihmen e klerikeve katolik te cilet ishin te informuar se cfare ishte regjimi komunist ata preferuan te mos luftonin pushtuesin gjerman. Sic thote edhe Gjeneral Major Llesh Marash Vata ne nje mledhje te krereve te malsise se madhe, ku nje nga kreret pyet ate:"Marash, po a nuk eshte me mire te luftojme kunder gjermanit se sa kunder komunisteve shqiptare?" - ai i pergjigjet:"Mos u marrosni, se pushtuesi gjerman eshte vetem kalimthi, komunizmi asht fara e keqe".

 

Pra, kishte nje sensibilizim me te madh ne veri se kush ishte komunizmi, fale klerikeve dhe intelektualeve te arsimuar ne perendim sesa ne jug. Ne fakt lufta kunder "antikomunisteve" u shtri nga jugu drejt veriut ashtu sic u "luftua" gjoja kunder pushtuesit.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sipas meje nuk ka pas asnje lufte kunder pushtuesit aq sa interesi me i madh ka qene se kush do te merrte pushtetin pas luftes. BK u quajt armik tradhetare vetem per faktin qe kjo force te etiketohej si jo-shqiptare ne menyre qe populli te ndiqte Komunistet. Ne fakt sic e ke theksuar edhe me siper ideali komunist erdhi si nje forme popullore demokratike qe do te sundonte vendin si ne vendet perendimore. Per popullin ne mase kjo fryme ishte e panjohur, ndaj ishte e njohur vetem nga personat e shkolluar qe e dinin mire se kush ishte komunizmi. Gjate lufte dhe pas saj u eleminuan te gjithe ata qe e kundershtuan organizatat komuniste. Biles, shume nga ata qe moren pjese ne themelimin e partise u eleminuan ne vitet mepas sepse kuptuan se cfare monstereje kishin krijuar ndaj dolen kunder duke u egzekutuar ne menyra te ndryshme per tu bere mepas heronj.
- ka pase beteja qe jane te dokumentuara edhe nga vete arkivat e luftes se shtetit Gjerman, por nuk ka qene lufte frontale, thjesht nje rezistence ndaj pushtuesit ne menyre Kaçake. Ia kane mbathe mallit , ato ishin mundesit per te luftu. ^_^

Eshte e vertet qe ishte nje front demokratik ne krye te LANC-it , por si te gjithe diktatoret miqte dhe bashkepunuesit internohen o vriten.

Per sa i takon Enver Hoxhes : Lindi ne Gjirokaster dhe u kthye ne Shqiperi pasi punonte ne SHBA dhe mbarovi shkollen e mesme ne Korçe. Iku ne France dhe nuk u diplomua dot atje pasi neglizhovi studimet dhe u kthye ne Shqiperi. Ne 1936 gjendej ne nje lice ku jepte mesim fregjishteje dhe u mesonte rreth komunizmit nxenesve te tij. Dhe pastaj lufta qe beri LANC ndaj Italianeve ishte e bazuar ne raprezdalje e reklutime te pakenqaqurve nga lufta e gjendja ekonomike.....

 

 

 

Arsyeja sepse lufta mes LANC dhe BK u zhvillua me shume ne jug sesa ne veri lidhet me faktin qe rezistencat e para pro-komuniste u krijuan ne jug. Ndonese ne veri kishte nje perkrahje te gjere te monarkise por mungonte ajo komuniste. Me ndihmen e klerikeve katolik te cilet ishin te informuar se cfare ishte regjimi komunist ata preferuan te mos luftonin pushtuesin gjerman. Sic thote edhe Gjeneral Major Llesh Marash Vata ne nje mledhje te krereve te malsise se madhe, ku nje nga kreret pyet ate:"Marash, po a nuk eshte me mire te luftojme kunder gjermanit se sa kunder komunisteve shqiptare?" - ai i pergjigjet:"Mos u marrosni, se pushtuesi gjerman eshte vetem kalimthi, komunizmi asht fara e keqe".

 

- Kreret katolike 1. ishin ne dijeni te asaj qe po ndodhte ne USSR dhe 2. Do te humbisnin influencen e tyre tek verioret dhe nuk do te kishin rendesi ne nje shtet qe do te qeverisej kryesisht nga te Jugut, per kete perfshine Veriun ne rezistence ndaj komunistave. 3. ne objektivat e LANC nuk perfshihej KOSOVA dhe pjeset e tjera te mbetura jashte vendit pas 1913. Kujtoj qe Shqiptaret e Kosoves humben mbeshtetjen e komunisteve Shqiptar pef faktin qe nje pjese e mire e Shqiptareve ne Kosove bente pjese ne divizionet SS dhe po bashkepunonte me pushtuesit. Nje arsye tjeter ishte dhe fakti qe komunistet Shqiptar ishin te mbeshtetur nga Serbet.

 

Pra, kishte nje sensibilizim me te madh ne veri se kush ishte komunizmi, fale klerikeve dhe intelektualeve te arsimuar ne perendim sesa ne jug. Ne fakt lufta kunder "antikomunisteve" u shtri nga jugu drejt veriut ashtu sic u "luftua" gjoja kunder pushtuesit.

 

Sigurisht, bazat dhe mbeshtetjet e BK dhe LANC ishin ne Jug. BK nuk luftonte pushtuesin pasi dinte se do te perbadhej pastaj me komuniste dhe do ti duheshin forcat per ti mposhtur LANC-in. Por teorite e pasivitetit historikisht ne revolucione e luftera moderne nuk funksionojne. Pastaj ne veri kishte shume pronare pronash dhe borgjeze (te cilet do te goditeshin nga Komunistet si ne gjithe boten) qe

ndikuan ne levizjen anti-komuniste , dhe kjo ishte nje tjeter aresy qe komunistet versulen drejt Veriut. Gje qe ishte normale e pare nga ky kendveshtrim.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...