Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
g°n

Pse LSI i bashkohet qeverise Berisha?

Recommended Posts

Sic e keni degjuar LSI i i bashkohet qeverisjes Berisha. Por cili eshte qellimi? Cfare do te thote kjo levizje?

 

Sigurisht qe interesat ekonomike ne rradhe te pare. Pastaj mund te bejne pression ndaj PD per te punesuar

shume anetare te kesaj partie si funksionare shteterore. Nuk mund te qendronte me shume ne opozite.

 

Me ket rast po i bej pergezimet e mia Antonit . URIME PER FITOREN!

 

 

Ps.Me shkruj ne PM se ca te ka premtu Sala ? :P

Share this post


Link to post
Share on other sites

Po interesat vetjaka ska dyshim qe ka ktu po un po i referohesha me shume se cfare strategjie politike eshte kjo.

Po ti rikthehemi intervistave parazgjedhore Ilir Meta thoshte "Ne do te fitojme" kjo e perseritur neshume emisione televizive. Ne fakt cuditesha se si esht e mundur qe ben nje deklarate te tille nje parti kaq e vogel.

Dhe ja surpriza! Lsi i bashkohet qeverisjes, keshtu mund te themi se me te vertete Ilir Meta i fitoi zgjedhjet.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Fakti qe arriti te marre 5% te votave ne shkalle vendi sikur te ishte nje proporcional kombetar asaj i takonin rreth 7 deputet. Prandaj kete force politike nuk eshte se e kane demtuar me kodin zgjedhor. Nje levizje e tille politike sigurisht qe do vendose ne dyshim votat e elektoratit te majte qe shkonin per LSI gje qe ne zgjedhjet e ardhshme do te perkthehej ne nje humbje te kesaj pozite te leverdishme qe ka per momentin. Sikur LSI te kishte qene ne kualicion me PS, numri i deputeteve qe do te merrte do te ishte 8 ne rang vendi. E pabesueshme apo jo? Ndoshta vete kjo levizja mund te beje qe LSI t'ì afrohet me shume elektoratit te qendres se majte duke marre vota edhe nga e djathta ndoshta... por nje gje eshte e sigurte: Qe do kemi nje opozite te konsoliduar vetem me dy parti : PS dhe PBDNJ te cilat kane nje numer te konsiderueshem votash. Le te ndjekim zhvillimet e diteve ne vazhdim. Sidoqofte nje aleance Rama-Meta ishte e pamundur per faktin se ishin nen nje konflikt te vazhdueshem gjate gjithe periudhes parazgjedhore. Per kete Rama ishte nen sulme si nga e djathta po ashtu edhe nga te majtet. Shpresoj qe Sala te mos lejoje qe Meta te behet President pas 3 vitesh pasi nuk eshte per at vend ai. Per sa i takon deklarates se Metes se do fitonte zgjedhjet besoj se ishte per te stimuluar elektoratin e saj dhe ne nje menyre apo ne nje tjeter e dinin se do ishin faktor vendimtar per ndertimin e qeverise.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Kjo bashkqeverisje nuk duhet te cudise asken,pavarsisht se eshte e para ne dhojin e saj ne shqiperi ne afro 20 vjet demokraci.Tani ne nuk mund te behemi as konspirative as te flasim me fjalet e Edvinit per ta quajtur kete kualicion si kualicioni i interesave ekonomike etj..packa se edhe ajo mund te jete e vertete.Sidoqofte ne duhet te flasim per ate cka shohim dhe prekim ne realitet.

Un mendoj se ky kualicion u be i detyrueshem nga keto arsye:

1)Aleanca e ndryshimit nuk i ka te sigurte numerat por edhe me 71 nr te mundeshem ajo nuk eshte i sigurte ne qeverisje pasi mjafton vetem ikja e nje deputeti dhe .....

2)Aleanca PD & LSI u be e domosdoshme pasi aleanca e ndryshimit nuk perfaqesonte shumicen e shqiptareve packa se ishte forca e pare politike ne vend me 46% te votave dhe 71 mandateve ajo prape se prape me 46% nuk perfaqesonte shumicen e shqiptareve.Per kete te fundit terhoqen vemendjen edhe nderkombetret dhe keshtu aleanca me LSI u be e domosdoshme.

Nuk duhet te habitemi per kete pasi ne gjermani qeveris pozita me opoziten.Besoj se shmangeja e nje krize politike ishte e domosdoshme ne kulmin e epokes se integrimit per ne por edhe ne kohe krize qe perjeton rajoni.

Share this post


Link to post
Share on other sites

... ja pra kjo eshte klasa politike qe na ka udheheq per 18 vjet... per 1 karrike jane gati me shite edhe nerin e motres.Edhe te mos na e shesin si levizje per te mos cu vendin ne krize se nuk e beson asnji,as ata vete ma merr mendja.

Perpara kishim Xhuvelin qe ishte ne qeveri me Nanon per 8 vjet,fitoi Sala e u ba me te dhe para ketyre zgjedhjeve deklaroi: Ne jemi te hapur per bashkepunim me cdo force politike,dmth me ate qe fiton.

Sot na doli Ilir Meta i cili deri para 48 oresh nuk i linte gja pa shajte sales e sapo degjoi profumin e karrikes ne kryesine e parlamentit apo ne qeveri,tak, e ktheu pllaken e hapi sumen per Shokun Sali.

Une personalisht po te kisha votu per LSI sot do ndihesha i fyer per kete levizje.

Jam cdo dite e me i bindur se politika eshte KURVE,POR SHUME MA KRUVA JANE ATA QE HIQEN SI POLITIKANE.

Dikur kane pase thane: kalova lumin,te dhjefsha kalin.... tash thone : Te mora voten,hik pirdhu.

 

Koalicioni qe do bente qeverine te ishte i forte duhet te kishte 10 deputete diference te pakten dhe mundesisht te ishin nga i njejti krah e jo te blere si ne pazar te Milotit.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites
... ja pra kjo eshte klasa politike qe na ka udheheq per 18 vjet... per 1 karrike jane gati me shite edhe nerin e motres.Edhe te mos na e shesin si levizje per te mos cu vendin ne krize se nuk e beson asnji,as ata vete ma merr mendja.

Perpara kishim Xhuvelin qe ishte ne qeveri me Nanon per 8 vjet,fitoi Sala e u ba me te dhe para ketyre zgjedhjeve deklaroi: Ne jemi te hapur per bashkepunim me cdo force politike,dmth me ate qe fiton.

Sot na doli Ilir Meta i cili deri para 48 oresh nuk i linte gja pa shajte sales e sapo degjoi profumin e karrikes ne kryesine e parlamentit apo ne qeveri,tak, e ktheu pllaken e hapi sumen per Shokun Sali.

Une personalisht po te kisha votu per LSI sot do ndihesha i fyer per kete levizje.

Jam cdo dite e me i bindur se politika eshte KURVE,POR SHUME MA KRUVA JANE ATA QE HIQEN SI POLITIKANE.

Dikur kane pase thane: kalova lumin,te dhjefsha kalin.... tash thone : Te mora voten,hik pirdhu.

 

Koalicioni qe do bente qeverine te ishte i forte duhet te kishte 10 deputete diference te pakten dhe mundesisht te ishin nga i njejti krah e jo te blere si ne pazar te Milotit.

Gento po kishe lexu pergjigjen time do kishe dhogjiku ndryshe...se ca hyn aty nderi motrave e pazari i milotit ti e di.

Por un po te them se ky fenomen eshte i perhapur gjithandej ne europe,mjafton te permend gjermanine....

Pastaj te shashe e te ofendosh eshte kollaj z.G3NTO po jep ndonje shembull si mund te ishte bere ndryshe....!!!!?

Share this post


Link to post
Share on other sites

Anton do isha kurioz me dite sa nga votuesit e LSI-se jane dakort me zgjidhjen e Metes ??? Sa vota do kishte marre LSI-ja sikur te kishte deklaruar para zgjedhjeve qe ndoshta do kishte ba koalicion me Sali Berishen ???

Ilir Meta akuzon Ramen se do blinte deputete po ai nuk e shef veten se si u shit ose ma mire si ju fal Sali Berishes si legen pa pike dinjiteti e pa ba pak sikur s don,po direkt.

Ka plot raste sic thua ti qe behen koalicione dyanesore po mes partive te medha e me nji fare baze e jo thjeshte per pune numrash.Puna e LSI-se asht si ajo nusja e re qe Per inat te vjehrres shkonte me mullixhiun.

Meqenese teorikisht dolen barazim dhe s donin me cu vendin ne zgjedhje tjera,te uleshin ne tavoline dhe te shikonin opsionet e mundshme po jo keshtu.Pa dale hala rezultati zyrtar ky legeni e vuni bythen ne karrike pa i plase fare per ata qe i dhane voten.

Sipas teje Anton a nuk ishte matrapazllek ky ? ...edhe matrapazlliqe te tilla shef vetem ne pazar te Milotit... apo je i bindur se me te vertete e kane ba per hir te kombit.Ku ju plase politikanve per kombin or ti ....

Ta kishte ba Vangjel Dule 1 gje te tille,hajt, e kuptoj.. ishte ne qeveri me Salen,ka 1 vend ne parlament e mundohet ta shfrytezoje sa me mire po jo ky shkerdhata qe deri dje nuk la gja pa thane per Salen e sot rrezik flen ne 1 krevat me te.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

mire e ke gento. pse meta i bashkohet berishes? sepse aty ka ardh era pushtet.

un mendoj se kte e ka ba edhe si hakmarrje ndaj edi rames,po asht dasht ta mendoj njeher se si do i hakmerret kjo ne zgjedhjet e ardhshme se per ket popull qe e genjejn sa her duan do behen prap,vetem ishalla populli do ve mend e jo te genjehen nga injorant si meta e shum te tjere.kta per te mire te vendit do benin fushat me te ndershme sepse i kan percjell gjith bota e jo me gjith ato sharje.te mendosh qe koalicioni esht ber per te mir te vendit esht qesharake.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Gjatë gjithë këtyre viteve që kam ndjekur zhvillimet e skenës politike në Shqipëri, nuk jam habitur nga interesimi që tregojnë mediat lidhur me paralojën zgjedhore. Ligjërimi përherë e më i acaruar, lufta mes zëdhënësve të dy partive më të mëdha (se ato të voglave nuk ua var njeri) flirtimi me antarët në mëdyshje dhe «balerinët politikë» që dijnë ta bëjnë bukur sparkatën; madje edhe fjalori i pistë — të gjitha këto hyjnë në kategorinë e paralojës. Po ç’është në të vërtetë paraloja zgjedhore? Është shumë interesante që kësaj pyetjeje nuk i është përgjigjur në mënyrë të kënaqshme asnjë analist i angazhuar apo përfaqësues me peshë i partive politike. Dhe përse fjala «paralojë» nuk është pjesë e fjalorit tonë ligjërimor politik?

Shumë analistë dyshojnë se politikanët politikisht janë pa gjini, d.m.th. nuk janë as të majtë dhe as të djathtë dhe me të dyja palët kanë marrëdhënie substanciale. Ndërsa politikanët, thonë analistët, kanë një përgjigje tjetër për pyetjen:

 

Çfarë është paraloja zgjedhore?

Për njerëzit e angazhuar në politikë, zgjedhjet nuk fillojnë e as nuk mbarojnë me afatet e përcaktuara me ligj apo shpalljen e rezultateve zgjedhore. Zgjedhjet fillojnë me ndërveprime të vogla si darkat, telefonatat dhe bisedat kokë më kokë.

Keqinterpretimet e paralojës zgjedhore, kanë pasoja të rrezikshme. Dhe ne i bëjmë vetes një shërbim të keq, kur i mendojmë zgjedhjet vetëm si përplasje fushatash, ose sillemi sikur ato të mbarojnë me shpalljen e rezultateve. Duke hulumtuar mbi idenë e paralojës zgjedhore, mediat dhe panelet e organizuara nëpër televizionet më të mëdha në vend janë një minierë e artë për kërkimet tona. Bashkëbisedimet mes analistëve, politikanëve dhe përfaqësuesve të «shoqërisë civile» më kanë bërë të mendoj se lojtarët më të rrezikshëm, janë ata që dinë të dëgjojnë. Ndërsa ata që e kufizojnë veten në rolin e «zhurmuesit», që nuk e lenë tjetrin ta fillojë apo ta mbarojë fjalën e vet, duke protestuar me të madhe: «po më ler të flas... unë të dëgjova, tani më ler të flas!» kur as nuk kanë dëgjuar gjë, dhe as nuk kanë ndonjë gjë për të thënë, perceptohen nga publiku i gjerë si llapaqenë apo llafazanë. Lojtarët e klasit shohin një sfond më të gjerë, një pikturë më të madhe. Ata bëjnë pyetje dhe përdorin gjithçka të mundshme për ta bërë kundërshtarin që nga përballja të dalë sa më inferior.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se paraloja është pjesa më me rëndësi e gjithë asaj zallamahie që e ka emrin proces elektoral. Shoqëria jonë është plot mite dhe tabu mbi politikën, që do të na mbajë të gjithëve në errësirë. Nuk është çudi që publiku i percepton në po të njëjtën mënyrë edhe zgjedhjet në «shtëpinë më të famshme në Shqipëri», ashtu edhe për «shtëpinë tjetër» më pak të famshme... parlamentin shqiptar. Është shumë e lehtë t’u thuash vartësve të tu politikë se çfarë duhet ose nuk duhet të bëjnë. Kjo është e përshtatshme në disa situata, por jo një mënyrë e dobishme për të siguruar atë që doni. Më e vështira, është t’i lesh të mendojnë me kokën e tyre, duke u siguruar në të njëjtën kohë që të mos bëjnë maskarallëqe të mëdha me fondet (mos beso dhe kontrollo!) apo që të vihen poshtë nga kundërshtarët.

Në qoftë se mesazhi që i përcillet kundërshtarëve politikë është agresiv, atëherë është e kotë që të pritet prej tyre një tjetër përqasje; ndaj pra, është shumë e rëndësishme që të përballeni në një mënyrë sa më pozitive. Dhe nëse kampi i kundërt reagon në po këtë mënyrë, atëherë aq më mirë. Duhet ta dini se mënyra sesi bëhet qeverisja apo të qenit në opozitë, paralajmëron edhe mënyrën sesi do bëhet fushata.

 

Ku fillon paraloja?

Tani ju e dini se ku ta filloni. Duhet ta filloni fushatën menjëherë mbas shpalljes së rezultateve nga KQZ, duke u përgatitur për betejën e ardhshme pas katër vitesh, pa shpresuar për ndonjë revolucion popullor që të përmbysë ndërkaq panoramën zgjedhore të skalitur me aq merak.

 

Ku mbaron paraloja dhe ku fillojnë zgjedhjet?

Kjo është si ajo gjëegjëza mbi «pulën dhe vezën». Mund ta tregoni e stërholloni sa bukur të doni, por në fund të fundit duhet të përballeni me rezultatet (me vezën që është në frigorifer, d.m.th.). Se ku i hiqni ju këto viza, kjo është në dorën tuaj. Dhe mbani mend, shpeshherë mjetet që përdorni janë më të rëndësishme sesa rezultati që doni të arrini.

Paraloja zgjedhore është si ajo puna e nxemjes së sportistëve.... pa të rrezikon të humbasësh «neshjen». Një politikan i mirë e drejton popullin me mirësjellje dhe e udhëheq me shembullin e tij. Natyrisht për ta bërë këtë, i duhet të marrë pushtetin. Eh... marrja e pushtetit!

E keni parasysh gjithë sa u thashë më lart, mbi përballjen pozitive dhe gjërat e tjera? Më mirë harrojini!

 

 

Marre nga: Shkretetira te Fjales

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...