Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Simba

Kush mendoni se jane dhjete shqiptaret me shquar ne Histori.

Recommended Posts

Ne hartimin e kesaj teme mundohuni te perfshini dhjete personazhe qe kane pasur me shume ndikim ne historine e vendit ne sport,letersi,politike etj.

Personazheve qe kane qene te famshem dhe kane qene negativ mund tu vini nje minus (-) mbrapa.

Te shohim besoj do jete interesante..... :)

Share this post


Link to post
Share on other sites

Po filloj un i pari si historian qe jam:

 

 

1) Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) (+) Heroi Kombetare.I shquar per qendresen 25 vjecare kunder turqeve.

2) Nene Tereza (+) Humaniste e shquar dhe bamirese.E njohur ne mbare boten per ndimesen kunder te varferve.Fituese e cmimit nobel.

3) Ahmet zogu (+) Praktikisht themelues i shtetit modern shqiptare.Themeloi kushtetuten e pare,vendosi sistem bankar,vendosi konstitucionalizmin ne vend

4) Teuta (+) Mbretereshe ilire.E shquar per qendresen ne luften kunder Romes.U trathtua nga nga gjeneralet e vet.

5) Ali Pashe Tepelena (+ -) I shquar per qendrese kunder porte se larte dhe perpjekjeve per bashkim te vendit.Por ishte dhe nje hajdut i pashoq dhe perndjekes i madh i te krishtereve.

6) Ismail Kadare (+ -) Shkrimtari i permasave Boterore.Fitues i disa cmimeve nderkombetare.Veprat e tij jane perkthyer ne disa gjuhe te huaja.ish-komunist.

7) Ismail Qemali (+) Kryeministeri i pare i shqiperis se pavarur.Beri perpjekje titanike per njohjen e shqiperis.Refuzoi postin e kryeminstrit perandorak per te mos braktisur levizjen kombetare shqiptare.

8) Gjergj Fishta (+) Homeri shqiptare.Themelues i alfabetit tone.diplomat dhe shkrimtare i shquar,mjafton te permendim "Lahuten e Malcise)

9) Enver Hoxha (------) Gjakatare dhe armik i vendit.Enveri e beri vendin tone shtetin e pare ateist ne bore.Shiperia qendroi nen izolim nderkombetare -per 12 vjet nen ulleheqjen e tij.Mbi 6000 kundershtare politik gjeten vdekjen gjate qeverisjen e tij.Te gjitha keto e bejne padyshim te famshem per ZI.

10) Ai Burri ...!! (+) Per kete do flasi historia me vone.Ndoshta kur asnjeri nga ne s'do jete gjadhe.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nuk po perfshij ne renditjen time mbreter apo pape me orgjine illire pasi nuk kane lidhje me temen perderisa flitet per Shqiptaret me te shquar ne Histori. Gjithashtu nuk besoj se ia vlen te rendisesh ato qe jane gjalle pasi do ishte nje vleresim subjektiv sepse nuk mund te jap nje vleresim objektiv mbi tà.

 

 

Gjergj Kastrioti -Levizja e Skenderbeut dhe rezistenca e tij ndaj nje fuqie boterore te asaj kohe jane te admirueshme dhe jane perbere pikembeshtetje dhe frymezim per luften per liri te Shqiptareve. Perveç disa levizjeve ku ai ishte i detyruar te vepronte per shkak te mbrojtjes se pushtetit. (permend ne kete rast vrasjen e muslymaneve te Arberit apo luftrat e tij ndaj disa feudaleve Shqiptare).

 

Nene Tereza - nuk ke ç'te thuash per kete bamirese qe i kushtoi jeten luftes ndaj varferise duke ndihmuar te varfer dhe te semure ne Indi dhe me gjere.

 

Ahmet zogu - Ka vleresime pozitive per sa i takon krijimit dhe perforcimit te infrastruktures shtetrore, nje pjese e mire me ane te ndihmes Italiane. Por pika e zeze mbi kete "mbret te veteshpallur" qendron ne faktin qe u largua nga vendi me thesarin e shtetit duke lene popullin te pushtohet vetem qe te shpetonte dinastine e tij qe rridhte nga malet e Matit .

 

Fan S. Noli - Ai qe luftoi per çeshtej shqiptare prane fuqive te medha dhe ne mbare Europen. Ai qe mbajti fjalimin mbi varrin e Avni Rustemit e qe beri Revolucionin Demokratik ne Shqiperi dhe u denua me vdekje ne mungese nga qeveria e Zogut qe shtypi revolucionin me ndihmen e Jugosllaveve. Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa që ai urreu për vdekje, klasa për të cilën ai s'pati kurrë ndonjë iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrë të përdorej dhuna.

 

Ali Pashe Tepelena - Burre shteti dhe Pasha qe nuk luftoi ne menyre specifike per çeshtjen Shqiptare, me shume lufta e tij shifet si nje lufte per pushtet .

 

Ismail Qemali - Patriot dhe diplomat i shquar qe vuri para se gjithash kombin .

 

Migjeni - Kishte bindje demokratike, revolucionare. Në themel të krijimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen.Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.

 

 

Gjergj Fishta - I dëgjuar e i ngritur lart deri në Luftën e Dytë Botërore si 'poet kombëtar i Shqipërisë' dhe 'Homeri shqiptar', Fishta do të binte menjëherë në harresë kur komunistët morën pushtetin në nëntor 1944. Edhe vetëm përmendja e emrit ishte një tabu për shqiptarët, që zgjati dyzet e gjashtë vjet me radhë. Kush ishte Gjergj Fishta dhe a mund ta mbajë epitetin 'poet kombëtar'edhe gjysmë shekulli më vonë? Nder per te gjithe Lezhjanet qe ka lind ne Lezhe ^_^

 

 

Enver Hoxha - Shpalli Shqiperine republike (prej asaj e deri sot ajo shpallje republike mbetet si date e republikes .) Dha kontribut ne ndertimin e shtetit dhe ngritjen e ekonomise se mjeruar te pasluftes se dyte boterore. Por si gjithe diktatoret kreu nje sere vrasjesh per mbajtjen e pushtetit. Duke filluar me eleminimin e rezistences ne Malesi te Madhe kur derguan brigaden e 23(ne mos gaboj) nacional çlirimtare per te shtypur kryengritesit. Ne ate beteje kane humbur jeten shume partizane pasi u zune prite guerrilasit dhe i vrane pothuajse te gjithe. Nder aspektet e tjera negative mund te permend ndarjen e pupullsise ne tradhetare dhe komuniste , ne te internuar dhe klase punetore.Sidoqofte nuk mund te jap vleresime objektive .

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ku ti marr 10 shqiptare te shquar aman...

 

Skenderbeu

Nene Tereza

Ismail Qemali

Gjergj Fishta

Ibrahim Rugova

Ismail Kadare

Leka Zogu

Gjon Buzuku

Dora D'istria

Kledi Kadiu

 

 

Me falni po shoku E. Hoxha nuk eshte nje me te cilin shqiptaret duhen te jene krenare ndaj nuk hyn ne listen time te te shquarve.

Nje person i shquar sipas meje quhet vetem ai qe ben dicka (ne te mire) per vendin e tij, si: shkrimtare, politikane, krere etj...

Share this post


Link to post
Share on other sites

1-Pirro i Epirit

2-Mbreteresha Teuta

3-Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

4-Karamahmut Pash Bushatlliu

5-Ali Pashe Tepelena

6-Abdyl Bej Frashri

7-Ismail Bej Qemali

8-Isa Boletini

9-Ahmet Zogu

10-Nane Tereza

 

Meqenese kufizimi eshte per 10 dhe per figura te shquara ne histori, mendoj se jane keta. Jane keta qe i kane dhene tonin epokave kur kane jetuar.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...