Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Përbindëshi i Austrisë

Recommended Posts

a_459.jpgAUSTRI- Burgim të përjetshëm do të vuajë austriaku Josef Fritzl, i cili sot u shpall fajtor nga Gjykata e Sankt-Polten për vrasje dhe për incest me vajzën e tij Elisabeth, të sekuestruar dhe të përdhunuar për 24 vite.

Prokurorja, Christiane Burkheiser, kishte kërkuar kundër të akuzuarit dënimin maksimal dhe internim pskiatrik për një kohë të pacaktuar. Dënimi me burgim të përjetshëm iu dha Fritzlit për shkak të vdekjes së një prej fëmijëve të lindur në bodrumin e shtëpisë, ku mbante të izoluar vajzën e tij. Bebja që vuante nga sistemi i frymëmarrjes humbi jetën dy ditë pas lindjes, sepse babai i saj kishte refuzuar ta dërgonte në spital.

Pak përpara se trupi gjykues të tërhiqej për vendimin, 73-vjeçar u shfaq i penduar. Fritzl kërkoi falje përulësisht. "Kërkoj falje nga thellësia e zemrës, por fatkeqësisht tani nuk mund të ndryshoj asgjë", ka thënë babai përdhunues.

 

 

18 mars

Babai monstër pranon të gjitha akuzat. "Më vjen keq"

 

ST. POELTEN (Austri)-Josef Fritzl, ka pranuar të gjitha akuzat, përfshirë edhe atë të vrasjes. Në ditën e tretë të gjyqit, babai monstër që përdhunoi për 24 vjet rresht në bijën në bodrumin e shtëpisë është shprehur para gjykatësve: "Po unë ka përdhunuar time bijë, i kam shkatuar asaj vuajtje. Më vjen keq!".

 

 

Kjo shprehje ka befasuar jo vetëm opinionin publik që ka ndjekur me mjaft interes këtë gjyq, por edhe vetë gjyqtarët. Këta të fundit e kanë pyetur Fritzl se ç'fare të shtyu të ndryshosh qëndrim. Ai është përgjigjur: Më bëri dëshmia e vajzës sime në videokasetë". Videoja u transmetua dje në sallën e gjyqit.

 

 

Austriaku 73-vjeçar rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm pasi ka konsumuar një sërë veprash penale, si përdhunim, skllavëri, incest dhe vrasje. E gjithë çështja ishte që të vërtetohej akuza e vrasjes, që e lë atë në burg përjetë pasi për përdhunim dhe skllavëri ai nuk mund të dënohej më shumë se 20 vjet.

 

Gjatë dy seancave të para gjyqësore ai kishte deklaruar se ka kryer inçest por jo vrasje, ndërsa sot ai pranoi edhe akuzën e vrasjes. Kjo akuzë rëndon mbi 73-vjeçarin, pasi sipas dëshmisë së vajzës, ai nuk ka pranuar të dërgojë në spital foshnjën e lindur nga marrëdhënia e tyre dhe për pasojë fëmija ka vdekur. "Më pas Fritzl e ka djegur fëmijën në sobë". Kështu ka dëshmuar dje vajza e Fritzl, Elisabeth, tashmë 43-vjeçare.

 

Rrëfimi shokues i Elisabeth përmes videokasetës në sallën e gjyqit

 

 

Vajza e Josef Fritzl, i tregoi jurisë dje, se si babai i saj e përdori atë si një "lodër seksi", për të riinterpretuar skena nga filmat porno.

Elisabeth, tregoi me detaje se çfarë bëri djalli i bodrumit në birucën e nëndheshme që ai krijoi, i cili përsëri e mbuloi fytyrën e tij me një dosje blu, ndërsa po hynte në gjykatë. Dëshmia e Elisabetës, e regjistruar për ditë të tëra, është treguar në ekrane televizive në gjykatë, kjo për faktin që ajo të mos përballet më kurrë sy më sy me babanë monstër. Ajo nxjerr në pah horrorin e plotë që kishte kaluar nga rrëmbyesi i sëmurë dhe tregoi se si Fritzl shkonte në bodrum i armatosur, me një tufë me video porno, për të bërë Elisabetën ti riaktronte ato skena.

Thuhet se "djalli i bodrumit" i kishte ndjekur intervistat e të bijës "me kujdes".

Për një kohë të gjatë, seancat gjyqësore ishin të mbyllura për publikun për të mbrojtur Elisabetën, por pritet që sot dyert të jenë të hapura. Gjykata do të tërhiqet për shqyrtim ditën e enjte dhe verdikti pritet të jepet pasditen e së enjtes.

Pardje, makutëria e përdorimit monstruoz të së bijës, të cilën e ka përdorur si një skllave seksi, është bërë publike për gjithë botën.

Para sulmeve të tij të fshehura dhe të heshtura, Fritzl mbyllte dritat në bodrumin me lagështirë, në të cilin ai mbylli vajzën e tij për 24 vjet me radhë. Pasi ai mbaronte punë, i ndizte përsëri dritat.

Gjykatësit e tronditur, gjithashtu, dëgjuan se si Fritzl e ka hedhur Elisabetën e droguar në burgun e nëndheshëm, poshtë shtëpisë së familjes në Amstetten, të Austrisë, kur ajo ishte 18 vjeç dhe ai e ka përdhunuar para fëmijëve që i ka lindur me të.

Lejoi një nga fëmijët të vdiste, dy ditë pasi kishte lindur, për shkak se nuk donte të rrezikonte për këtë sekret, nëse kërkonte ndihmë mjekësore.

E kishte lidhur Elisabetën me një zinxhir hekuri rreth belit, duke vështirësuar lëvizjet e saj, edhe pse jetonte në një dhomë vetëm 18 metër katrorë.

Ka abuzuar seksualisht me të, kishte raste edhe disa herë në ditë, dhe e ka detyruar atë të luajë skena pornografike me të.

Ka ushtruar kontroll të plotë mbi të, duke e trajtuar si pronë, me të cilën mund të bënte si të donte ai.

E ka mbajtur atë nën kontroll me kafshime, goditje dhe fraktura.

I ka bindur robërit e tij të terrorizuar, duke u thënë se nëse ata mundoheshin të shpëtonin, një shpërthim gazi, apo korrenti, do t'i kishte lënë të vdekur, gjithsesi.

I ka dënuar ata, duke u mbyllur energjinë elektrike, duke i lënë në errësirë, në myk dhe lagështi, vend në të cilin kishte dhe shumë minj.

Nisi të shqetësonte Elisabetën kur ajo ishte 11 vjeç më pas priti 7 vjet para se ta rrëmbente për herë të parë, dy ditë para se ta burgoste.

Fritzl, 73-vjeçar, u ul me një fytyrë të ngrirë në Gjykatën e St. Poelten, ndërsa gjykatësja Burkheiser, përmendi dëmtimet e plota, që ai i kishte shkaktuar Elisabetës, tashmë 43-vjeçare.

 

Ai, gjithashtu, burgosi dhe 3 fëmijët që pati nëpërmjet të bijës, Kerstin, tashmë 20 vjeç Stefan 18 vjeç dhe Felix, 6 vjeç Ata nuk kishin parë kurrë dritë dielli, derisa u çliruan prillin e kaluar

Fëmijët e tjerë të vajzës, Lisa 16, Monika 14 dhe Aleksandri 12 vjeç ishin marrë nga nëntoka, nga Fritzl, për t'u rritur nga ai dhe nga gruaja e tij, Rosemarie.

Binjaku i Aleksanderit, Michel, vdiq dy ditë pasi ai kishte lindur dhe u dogj nga Fritzl në furrën e bodrumit.

Ms Burkheiser tha: "Elisabeta e pa që në fillim që Michael nuk mund të merrte frymë. Ai ishte i mavijosur dhe luftoi, pavarësisht jetës së tij të shkurtër".

Gjykimi filloi pasi Fritzl u përpoq të jepte 300 jard në fshehtësi, që nga qelia, për trupin gjykues.

Menjëherë sapo ai ishte në sallë, avokati i tij e kishte pyetur atë, nëse ai ishte në rregull dhe ai i ishte përgjigjur se kishte frikë.

Fritlz, i cili kishte shtuar në bodrum 2 dhoma dhe një dush, në vitin 1993, shoqërohej për në sallë nga policë të armatosur. Ai mbante një dosje blu para fytyrës për të fshehur fytyrën e tij nga fotografët. "Bisha" ka pranuar incestin dhe burgosjen, por ai mohon të ketë të bëjë me vrasjen e Michael.

Zonja Burkheiser tregon se si Elisabeta ishte shkatërruar nga natyra rastësore e "vizitave" të Fritzl.

Ajo tregoi: "Gjëja më e keqe nga të gjitha, ishte pasiguria. Kur do të vinte ai? Kur do të largohej? Sa gjatë do të qëndronte? Do të kthehej përsëri, edhe pasi ishte kthyer nga pushimet? Pasiguria e vret një njeri!"

Ms Burkheiser, tregoi se si Elizabeta lindi për herë të parë "në një bodrum të lagësht, në një batanije të pisët".

Ndihma e vetme e Fritzl ishte t'i jepte asaj dy muaj para se të lindte, një libër që fliste rreth lindjes.

Sa e madhe ishte dhoma? Ishte 18 metër katrorë, dhoma ku vajza kaloi 9 vjet. Në dhomë kishte një lavaman, por nuk kishte banjë, apo dush. Nuk kishte sistem ngrohjeje. Nuk kishte ajër të pastër, kishte vetëm mure dhe një derë. "Kam qenë dy herë atje, - tregon avokatja e vajzës,- ishte errësirë dhe gjithë myk, era të çantë hundët".

Josef Fritzl kishte kontroll të plotë të bodrumit të tij. Ai vendoste se çfarë ushqimi do të çonte poshtë dhe kur do të hahej ai. Ai vendoste se çfarë ilaçesh do lejoheshin.

Madje, dhe energjia elektrike mund të mungonte për orë të tëra, dhe në disa raste dhe mbi 10 ditë.

Nuk kishte as llamba me bateri, as qirinj. Pa drita, ata nuk kishin as ujë të ngrohtë, as ushqim të ngrohtë. Edhe në rastet kur fëmijët ishin shumë të vegjël, ishin bebe, nuk kishte energji elektrike. Ai i kishte thënë Elisabetës, që ishte një derë elektrike, e cila mund të vriste çdonjërin që kalonte barrierën dhe lëvizte çelësin për të hapur dritën. Por, ai nuk kishte fare pse i thoshte këto, në fund të fundit ajo, ishte një grua e rrënuar, që s'do të bënte asgjë.

Ndërsa fjalët që ka thënë avokati mbrojtës i Fritzl, Rudolf Mayer janë: "Ai është një burrë që donte një familje të dytë dhe donte të kujdesej për këtë familje të dytë. Nëse do të ishte vetëm rrëmbim dhe kënaqësi seksuale, ai nuk kishte pse të bënte fëmijë. Ai mund të kishte përdorur kontraceptivë. Dhe nëse ai do të ishte një burrë që nuk i bëhej vonë për fëmijët, mund t'i kishte "rregulluar" ata, por ky është një burrë që ka fjetur në bodrum me fëmijët dhe ka kaluar kohë me ta, edhe pushimet e Krishtlindjeve. Ai mund ta kishte vrarë vajzën e tij dhe fëmijët dhe të shijonte pjesën tjetër të jetës, si një burrë i respektuar.

Përveç fjalëve që ai ka thënë për fëmijërinë e tij, Fritzl ka folur dhe për martesën. Ai u martua me Rosemarie, e cila ishte 17 vjeç në vitin 1956, sepse ajo ishte dakord që të kishte një familje të madhe".

 

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites

KAM PARE DHE KAM LEXUAR SHUME HISTORI HORRORI E MONSTRASH POR SI KY....

 

S'ME KISHTE VAJTUR KURR MENDJA SE KAFSHERIA NJERZORE ARRIN DERI NE KETE PIKE........

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...