Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
g°n

Kriza e sistemit financiar dhe pasiguria

Recommended Posts

Sic e dini bota po vuan pasojat e nje krize financiare. Falimentimi dhe rreziku i falimentimit per bankat po shtohet cdo dite po ashtu edhe pasiguria per nje stabilitet ekonomik global.

 

Si mendoni, se sistemi financiar dhe ai ekonomik global do te konsolidohet, pra do te behet me i forte apo rritja globale do ta beje me te brishte kete sistem qe mund ta coje boten drejt nje kolapsi??

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sic e dini bota po vuan pasojat e nje krize financiare. Falimentimi dhe rreziku i falimentimit per bankat po shtohet cdo dite po ashtu edhe pasiguria per nje stabilitet ekonomik global.

 

Si mendoni, se sistemi financiar dhe ai ekonomik global do te konsolidohet, pra do te behet me i forte apo rritja globale do ta beje me te brishte kete sistem qe mund ta coje boten drejt nje kolapsi??

 

 

Kjo krize ekonomike eshte nje rezultat i pasojes se luajtjes se çmimeve te pasurive te paluajtshme dhe sigurisht pasoje e rritjes se cmimit te naftes. Per momentin kriza ka prekur pothuajse te gjitha shtetet dhe per pasoje shume prej tyre po investojne ne ruajtjen e kapitaleve bankare dhe kujdesjen ndaj shume ndermarrjeve qe mund te jene ne prag falimentimi.

Kjo eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi pak para krizes boterore te 1929 kur bursa e wallstreet ishte ne krize nga blerjet e aksioneve nga nje pjse e mire e amerikaneve, te cilet humben shume nga ajo krize qe coi ne falimentimin e shume ndermarrjeve.

Por nje gje qe dallon ate kohe me kete tani eshte thjesht se tani kemi rregulla ne burse dhe shteti influencon shume ne te, por pa perjashtuar faktin se kriza e 1929 perfshinte vetem ameriken dhe disa shtete te lidhura ngushte me te por tani gjendemi ne nje krize globale me shume bursa si psh wallstreet, tokyo, milano,londra etj te cilat kane rregulla te ndryshme , per kete ka nevoje qe te krijohen rregulla globle , nje burse unifikuese e te gjitha shteteve. Nje faktor shume i rendesishem eshte ajo e rritjes se cmimit te naftes, kjo per faktin se kina dhe india qe perbejne rreth 1/2 e popullsise globale po rrisin kerkesen per nafte per shkak te industrializmit . Edhe pse ne europe kerkesa per nafte vazhdon te jete ne zbritje india dhe kina kane çekuilibruar cmimin e saj ne treg.

Parashikimi i kesaj krize ishte bere qe prej 8 vitesh por nuk ishte marre asnje mase qe te perballohej me mire, ose me sakte vetem USA kane nje plan per shmangien(daljen) e kesaj krize por me e keqja pritet akoma te vije.

Kolapsi besoj se do jete vitin e ardhshem kur nevoja per rregulla te pergjithshme do te shpiere te gjitha shtetet te punojne ne kete drejtim.

 

Po ti GONNY cfare mendon rreth kesaj krize?

Beson se do ndikoje ne Shqiperi, dhe qe shteti shqiptar nuk eshte i pergatitur?

Sipas teje do jete marrja borxh e kapitaleve nga shteti yne qe mund te nxjerre vendin nga nje krize e vitit qe po presim?

 

E dini qe çdo shqiptar sapo lind ka 100.000 euro borzh shteteve te tjera, kur do pagujme keto borxhe mo?

Ku u investuan gjithe keto para ?

Share this post


Link to post
Share on other sites

Un mendoj se kolapset e medha kane ardhur nga mos-monitorimi i kompanive per mbarevajtjen e aktivitetit te tyre. Por nje faktor tjeter eshte ai i keqmenaxhimit sic ishte rasti i PARMALAT ne itali ku aksionet perfundonin ne nje vrime te zeze te krijuar ne administrate.

Rasti i Lehman Brothers ne amerike ishte ai i dhenies se kredive duke mos u kthyer me ne banke.

Pra, nje person blen shtepine dhe nuk arrin ta paguaje,, mepas banka konfiskon shtepine por nuk mund ta shese ate me cmimin e blere nga personi keshtuqe detyrohet ta shese me nje cmim me te lire dhe keshtu jane krijuar miliona deficite nder vite duke e cuar drejt falimentimit.

Banka ne fjale ka marre kredi nga bankat e tjera duke menduar se do te dale nga kriza keshtuqe kur Lehman Brothers falimentoi iken edhe kredite e dhena nga bankat e tjera si borxh (me interes dihet) kesaj banke.

Sic e the edhe ti nafta ka qene nje nga faktoret qe e coi ekonomine globale ne keto kushte sepse varferimi i personave do te thote mepak blerje, mepak harxhime familjare, veshtiresi ne pagimin e kredive etj.

 

Bursat nderkombetare reagojne negativisht sepse ulet besimi qe nje titull aksioner i blere mund te shitet me shtrenjt. Zgjidhja qe jap un eshte, jo shteti si rregullator sic po ndodh tani, por nje institucion financiar monitorues per te parandaluar raste te tilla.

Un them se bursat po luajne nje pozicion negativ ne rritjen globale te ekonomise duke e bere te brishte sigurine financiare. Sic ishte rasti i naftes qe arriti cmime stratosferike pas e kuptuar askush arsyen e sakte. Nje hipoteze e kesaj skene them se eshte politika per forcimin e dollarit ne arenen nderkombetare.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Kriza te ndryshme me permasa globale ka njohur bota edhe ne te shkuaren......

Vetem ne shek 20 kemi dy te tilla......1929-1934 dhe ajo e vitit 1973.

Kjo e sotmja ka me shume lidhje me krizen e viteve 1929-1934 ku si pasosje e mbi prodhimit falementuan shume fabrika,kompani dhe si pasoje edhe shume banka.

Ndersa sot kemi kemi pothuajse te njejten gje fuqi blerese te paket dhe mbiprodhim gje qe ben qe ekonomia te arrije ne stanjacion.

Ne vitet 1929-1934 qeveria amerikane mori nje ser masash te te tila te cilat po i merr edhe sot si:shtetezimi i kompaive ne falimentim,dhenia e kredive per bankat etj.jo me kot u dhane 700 miliard dollare.

Un besoj se kjo gjendje do kaloje shpejt por jo pa pasoja.........

Share this post


Link to post
Share on other sites

Kriza e Subprimes dhe e ardhmja

 

Kane kaluar disa muaj qe nga shperthimi I skandalit te krises se kredi-huave Subprimes, dhe te shumta kane qene parashikimet per rrezimin e afert te sistemit financiar, I cili ka per te terhequr zvarre ne humneren e braktisjes jo vetem USA por edhe Europen.

Cdo dite bursat vazhdojne te djegin biliona e biliona dollare te kapitalizuar, monedhat vazhdojne te zhveftesohen, shoqerite te falimentojne, por sistemi ne teresine e tij vazhdon te qendroje duke u shnderruar cdo dite ne menyre te padukshme.

Kriza e kredi-huave Subprime me impaktin e menjehereshem qe pati, ka nxjerre ne drite kalbesirat e botes finanziare, aq sa ne cdo gazete te botes flitet prej muajsh ne lidhje me falimentimin e sistemit bankar dhe te kontrolluesve te ketij sistemi.

Por kur nje bank si ajo e Nortern Rock falimenton duke bere qe te gjithe te vrapojne ne sportelet bankare nga paniku I paaftesise paguese, nderkohe qe Banka e Londres futet si garante per banken duke u shfajqesuar per faktin se nuk mundi te ndihmoje kursimtaret angleze, atehere do te thote se ka dicka qe nuk shkon!

Per te qetesuar investuesit dhe kursimtaret dhe per te mbyllur vrimen e zeze te miliarda e miliarda dollareve te zhdukur pa lene gjurme, Bankat Qendrore kane vendosur ne nje akord te perbashket krijimin e Fondeve te Garancise per rrezikshmerine e Subprime dhe per rrezikshmerine e Paaftesise Paguese, me qellim te ndalojne riperhapjen e semundjes patologjike qe ndodhi me 1929 e cila u perhap ne ekonomine e te gjitha shteteve perendimore.

Pra shtetet me ane te Bankave te tyre Qendrore e kane paguar shume hidhur krizen e rezervave, te hapur nga mashtrimet dhe manipulimet e fondeve te investimeve dhe te Bankave te Biznesit , duke vene ne diskutim autoritetin dhe besueshmerine e tyre.

Faktikisht ajo qe eshte kontrolluar nuk ka qene sistemi I kredive bankare (i cili ne te kundert eshte forcuar fale rritjes se shpenzimeve te administrimit) por ajo e kontrolleve dhe vezhgimeve qe vjen direkt nga ligjet kombetare dhe qe I eshte caktuar Bankave Qendrore ne cilesine e institucioneve te larta. Bankat Qendrore u terhoqen zvarre ne krisen finaciare dhe falimentuan ne te gjitha drejtimet, madje Federal Reserve dhe Banka e Anglise u treguan te pa afta dhe ne menyre sistematike te vonuara ne lidhje me ngjarjet , duke mos parandaluar ne asnje menyre kolapsin e sitemit interbankar dhe gjithashtu edhe mbylljen e hemorragjise finaciare.

Pra kriza Subprimes ishte thjesht “Kali I Trojes†per te nxjerre ne drite egzistencen e Collaterals CDD.CDOs, collateralized debt obligations, ose sic njihen ndryshe Titujt e Debise Pruresit , te leshuara pa asnje garanci reale dhe pa asnje vlere kapitali fitimdhenes, me te cilat jane fryre “assets†e te gjitha instituteve finaciare amerikane dhe europiane.

Te shkembyeshem ne tregun finaciar te rregullt dhe ne ate paralel, Collaterals kane qene motori I hedge-funds qe me operacionet e leves finanziare sic eshte Leverage Buy-Out, shperbleses fale leves finaciare, Merger and Acquisition, IPO dhe ngjitjet ne burse, kane blere gjithshka qe ishte strategjike dhe e rendesishme per tu blere, per te patur nen vete operatoret kryesore. CDO-s kane qene ne keto vitet e fundit arma me e ndyre dhe efikase e Bankave te Investimeve dhe te Hedge Funds, pasi kane lejuar blerjet, fuzionet, perqendrimin bankar dhe konsolidimet, pra nje seri operaciopnesh riorganizimi te shoqerive te sistemit bankar dhe finaciar, per ta permbledhur kete sistem ne duart e disa pak operatoreve ne brendesine e nje priamidaleje te kontrolluar shume mire.

E gjith kjo situate na ka bere te kuptojme se Bankat Qendrore dhe Institucionet Qeveritare jane subjekte jo korrekte, te cileve nuk mund tu besosh me kontrollin e mekanizmave finaciar. Besueshmeria e tyre eshte e skredituar ashtu sic eshte I skredituar I gjith sistemi qe bazohet ne nje hierarki te vendosur nga ligjet e shteteve duke e perqendruar ne 1 organizem qendror sic mund te jete Bursa (stock exchange market) e kontrolluar nga entet e kontrollit dhe te vezhgimit.

 

Ne keto vitet e fundit operacionet bankare transkombetare jane rritur 20%-25% duke perqendruar ne nje kohe te shkurter 30 fuzione, shkrirje bankare me mbi 100 miliarde te ardhurash ne euro . Pas ketij perqendrimi shkrirjesh te bankave, nderhyri rinovimi finaciar duke shtyre Bankat qe te rrisin gjithmon e me shume investimin ne infrastrukturat telematike per ndertimin e piataformave mbi-shteterore. Keto investime kerkojne dhe kane nevoje per nje rrjet te ri , pasi sitemi I vjeter I negociatave qe perdor “shperndares†duhet ndryshuar edhe sepse nevojiten institucione qe te zevendesojne organet e kontrollit dhe te vezhgimit, Bankat Qendrore dhe ndermjetesit.

 

 

Keto projekte nderkombetare dhe mbi-shteterore dalin ne pah fare mire edhe nga fjalet e Mario Draghi - Governor of the Banca d’Italia

Frankfurt, 22 November 2007 “ CENTER FOR FINANCIAL STUDIES Presidential Lecture Series Transformations in the European Financial Industry:

Opportunities and Risks†qe paralajmeron epoken e re te Burses Boterore. Bursa duhet kuptuar si nje sistem unik brenda te te cilit do degezohen bursat e tjera dhe qe do te jene te administruara nga Bankat, Fondet e Investimit qe do sherbejne si authority e si ndermjetes te marrveshjeve. Krijimi i Euronext si koncern ndermjet Bursave me te medha europiane ishte senjali i pare i ketij projekti nderkombetar te globalizimit te merkatove fianciare, dhe zhvillimi i metejshem I ngjarjeve ka per te cuar drejt shumimit te operatoreve alternative. Per ndryshimin e sistemit eshte vendosur me ane te Direktives MIFID (Market in Finacial Instruments Directive) qe shfuqizon detyrimin e perqendrimit ne merkatot e rregullores duke i dhene privative pushtetin e krijimit te “nje burse te tyren ne pronesi†ne te cilen do te tregetohet cdo lloj titulli, nderkohe qe autoritetet kombetare do te zevendesohen nga organizma private te mbeshtetura nga shoqatat e konsumatoreve.

 

Pervec globalizimit te Bursave, do te jete edhe pershtatja e sistemeve te pagimit qe perdorin eskluzivisht kanalin interbankar telematik, me instrumenta te reja financiare: Urdherxhirime SEPA, debitim te preautorizuara SEPA, pagesa SEPA me karte etj, te cilat do te perdoren vetem ne forme elektronike, me faturim elektronik dhe me pagim elektronik. Keto do te shtrihen net e gjithe zonen Euro me ane te nje llogarie te vetme bankare, nga i cili do te kryhen te gjitha operacionet ne cdo vend dhe zone te botes.

I gjith sistemi do te perqendrohet totalisht mbi monedhen elektonike deri ne ate pik sa synon te eliminoj komplet shkembimet ne forme Cash-I. Piataformat si Euronext, Nasdaq, NYSE do te jene Bankat tona Qendrore te cilat do kontrollojne shkembimet e titujve, te valutes, te derivateve dhe kontratimet e financimeve dhe investimeve aq sa tregu bankar do behet nje me ate financiar.

MIFID dhe SEPA do te kthehen ne 2 direktiva dhe 2 ligje qe te gjithe ne ne te ardhmen duhet te njohim, duke qene se do te jene guidat praktike te ketij sistemi te ri qe po ndryshon te ardhmen tone, nderkohe qe askush sdo jete ne gjendje te kuptoje se si rame ne kete gracke kriminele te padukshme.

 

MIFD: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/site/e...0en00010044.pdf

http://en.wikipedia.org/wiki/MiFID

 

 

 

SEPA ( Single European Payment Area) : http://en.wikipedia.org/wiki/Single_Euro_Payments_Area

http://www.europarl.europa.eu/oeil/file.jsp?id=5294872

Share this post


Link to post
Share on other sites

Senati USA aprovoi manovren per të shpetuar boten financiare prej 700 miliarde dollaresh, por duhet thene se se bankat diçka kane per te rekuperuar nga pasurite e paluajteshme, prandaj mund të themi se humbjet reale mund të jene vetem 100 miliarde. Ku vene e perfundojne 600 miliardat e tjera qe Paulson ka per të administruar?? Cila eshte gjendja e vertete finanziare e bankave amerikane??

Duke u nisur nga keto dyshime të vogla të lartepermendura, qe asnje nga ata qe jane të impikuar nuk na i ka zene ne goje deri tani, populli i thjesht ka per të paguar nje çmim shume të larte 2 here: 1- per futjen ne borxhe 2- per shpetimin e sistemit finanziar.

 

Faktikisht edhe keto “qindarka” nuk do të sherbejne per asgje , pasi do të jete sikur ti japesh nje aspirin nje të semuri të pasherueshem, pasi ky sistem eshte tashme i vdekur qe perpara fryrjes speculative të vitit 2000.

 

Per fat të keq Europa po ndjek të njejtin shembull si USA: Irlanda ka mbuluar humbjet duke garantuar depozitat, Franca po studjon nje plan europjan per të cilin çdo qytetar european se shpejti do kontribuoje per të mbajtur të gjalle nje sistem zombie qe eshte ne prag të varrit.

 

 

Kjo shiringe e madhe likuiditeti parash nuk ka per të zgjidhur problemin, por do të shtyje per më vone momentin e dhenjes se llogarive. Ka muaj qe sistemi i Bankave Qendrore (bandave qendrore do thosha une) po fut likuiditet parash ne sistemin finaciar. Se shpejti do të ulen taksat dhe mendohet se tregjet financiare do të reagojne si rrjedhoje duke injektuar serishmi liquiditet parash , qe do të sjelle nje perceptim të gabuar të rimekembjes se ekonomise boterore por qe ne në Shqiperi fale politikaneve homoseksual nuk kemi per ta ndier fare!!

 

Pse them qe ky sistem eshte duke vdekur??

Pergjigja eshte tek grafiku i cili paraqet taksat ne nje periudhe te gjate kohore ne USA (1950-2007).

FED FUNDS jane titujt e debise te shtetit USA dhe çmimi i tyre eshte gjhithmon ne realacion me mirqenien e ekonomise shteterore, pra sa me shume gjerat ne ekonomi vene me mire aq më shume kushtojne FED FUNDS.

 

 

Duket qarte cikli i taksave qe nisi pas luftes se Dyte Boterore, dhe qe pati nje pike maksimale ne vitet ’80 dhe më pas nje faze të gjate zbritese deri ne ditet tona ku ka prekur minimumin. Fazat ndermjetese ku shihen taksat ne zbritje jane fazat e recensimit të cikleve ndermjetese të ekonomise 3-5 vjeçare qe nderfuten ne kete cikel të madh 53 vjeçar!!

 

Nese i konceptoni parat sikur të jene nje mall per shit-blerje, çmimi rritet kur ka shume kerkes (taksat ne rritje) dhe çmimi ulet kur ka pak kerkese (taksat ne ulje) per ta bere më të deshirueshem.

Sistemi bankar eshte mbeshtetur dhe ka marre nga sistemi ekonomik (real) qe eshte ne zgjerim, taksa qe kane arritur deri ne 20% duke deshmuar keshtu se ekonomia (reale) deri ne ate moment paguante taksa shume here më të larta.

Duke nisur qe nga vitet ’80 taksat kane zbritur vazhdimisht. PSE? Sepse ne vitet ’80 debia/ borxhi i grumbulluar shperthen duke u nisur nga nje zhvillim eksponencial.

 

Ky shperthim i debise nese nuk do shoqerohej nga ulja e kostos se parave, do sillte shume shpejt paralizen e sistemit ekonomik dhe financiar dhe të burimit kryesor të pasurimit pasi feta të medha pasurish do ti zaptoheshin sistemit të kostove eksponenciale të debise.

 

 

Sistemi bankar dhe monedha e vendosur ne qarkullim, ne drejtim të borxhit siç po ndodh sot, ose shteteve qe vene ne qarkullim Obligacione Shteterore, privateve me hua-marrje, linjave kreditore të nderrmarrjeve, etj sillet si nje VAMPIR qe i thith energji sistemit ekonomik (real) derisa ta veje ne gjunje. Ne momentin qe e ka vnene ne gjunje S. Bankar i jep S. Ekonomik droge dhe anastetik /bar qetesues (para me debi) per të vazhduar qe të ece akoma edhe pak.

 

Ne ditet tona vija e lakuar e debise se S. Bankar thith kuota jashtezakonisht të medha të të ardhurave qe prodhon ekonomia reale e cila eshte ne gjendje agonie dhe rrezikon të vdes. Prandaj dhe sistemi ekonomik real per të perballuar keto faza ka nevoje të rritet vazhdimisht pa pushim dhe të jete ne konkurrence duke aplikuar nje forme zhvillimi ekonomik shkaterrues per ekonomite lokale dhe vet planetin.

 

Per ta thjeshtuar akoma më teper shpjegimin , situata nuk ndryshon shume nga ajo qe eshte pershkruar ne filmin Matrix ku makinat kultivojne qeniet njerzore nga të cilet nxjerrin energjine qe vet makinat perdorin per vet-veten.

Ekonomia Reale nuk mund ti perballoje më keto luhatje të jashtezakonshme qe rrezikojne kolapsin/shkaterrimin e saj ku zgjidhja eshte: 1- ose shkaterrimi i Ekonomise (i cili ne të kaluaren (por edhe sot) eshte kryer me ante të luftrave boterore) 2- ose nje krize e jashtezakonshme ekonomiko-financiare qe ka per te riperseritur e riperseritur pafundesisht lojen e Padronit (bankat) me Skllavin (neve).

 

Zgjidhjet jane të shumta por po permend vetem disa: Sovraniteti monetar ku monedha eshte thjesht nje mjet shkembimi, Sovranitet territorial ekonomiko-politik të çdo shteti duke u nisur nga shtylla kurrizore qe eshte bujqesia, industria dhe shoqeria, etj

 

Sovraniteti nuk arrihet me fjale boshe, dhe çdo njeri duhet të kryeje punen dhe rolin e vet pa ja deleguar askujt sovranitetin e tij , pasi jashte kesaj logjike perverse të rritjes se ekonomise me ane të debise egzostojne mundesi dhe siteme te reja qe hapin rrugen per nje zgjidhje me te pershtatshme kunder korrupsionit, varferise, urise, shfrytezimit, etj

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...