Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Armend Qushku

"KOSOVA NENTE VJET ME VONE"

Recommended Posts

Ne rradhe te pare flm per perkthimin ne gjuhen shqipe dhe te premtoj se do ta vendos ne faqen e pare te portalit. Por ketu nuk po vihen pikat mbi "i" se kush e ka fajin serbet apo shqiptaret, apo kush eshte me kriminel. Po flasim per KMosoven post luftes aty ku okupimi serb nuk eshte me. Po flasim se Kosova nuk duhet te kthehet ne nje kolumbi te dyte dhe kjo per fajin e serbeve.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Ne rradhe te pare flm per perkthimin ne gjuhen shqipe dhe te premtoj se do ta vendos ne faqen e pare te portalit. Por ketu nuk po vihen pikat mbi "i" se kush e ka fajin serbet apo shqiptaret, apo kush eshte me kriminel. Po flasim per KMosoven post luftes aty ku okupimi serb nuk eshte me. Po flasim se Kosova nuk duhet te kthehet ne nje kolumbi te dyte dhe kjo per fajin e serbeve.

 

 

 

Sipas mendimit tim modest: jam dakort plotesisht me ty, kriminelet gjenden kudo, serbe apo shqiptare apo te tjere ne te gjithe boten; kriminelet nuk kane flamur, nuk kane kombesi, nuk kane ngjyre. Asnje akt dhune eshte i justifikueshem, kurren e kurres, nga ana serbe, shqiptare apo te tjere. Por, per fat te keq lufterat sjellin prapa verferi, varesi ekonomike, krijojne truall te gatshem per te korruptuar lehtesisht grupe apo individe. Sidoqofte, e gjitha kjo situate ne Kosove, nuk eshte paraqitur me obiektivitet profesional ne dokumentarin ne fjale, sepse ka vene ne dukje vetem njeren ane duke eleminuar komplet anen tjeter. Gazetari Iacona, harron qe ne zemer te Italise ndodhen celula terroriste te Al Kaedas, qe grupe fondamentaliste izlamike kerkojne hapesire, qe mafia italiane e organizuar e trafikut te droges dhe e plehrave kimike eshte me e fuqishme se vete shteti italian. E nga ana tjeter mos te harrojme bashkepunimin e trafikanteve serbe me ata shqiptare-kosovare, mafia serbo-shqiptarkosovare nuk ka probleme etnie, sepse kriminelet e gjejne gjuhen e perbashket mes tyre, ndaj eshte gabim i rende politik te menjanohen pergjegjesite serbe mbi situaten ne Kosove, Serbia dhe pse e "menjanuar", ndikimin e saj indirekt mbi Kosove e ka vetem negativ. Sot korrupsioni ka mberthyer pothuajse gjithe Ballkanin, e jo vetem ate por dhe Italine e jashte saj. Ndaj gjithe kjo "zhurme" mbi Kosoven per "rreziqet" qe mund t'i sjelle Europes, kur Europa vete eshte e mbushur me korrupsione e celula te fondamentalizmit, e shoh te nje qellimi preçiz antishqiptar, per te penguar indipendenzen e Kosoves ne bote. Serbia ka bere apel ne AJA per te diskutuar mbi ligjshmerine e Pavaresise se Kosoves, dhe e gjitha kjo per te marre akoma dhe nje vit kohe e per te ngadalesuar proçesin e Kosoves, sepse tani shume shtete do te presin vendimin nga AJA perpara se te japin voten e tyre (lexo: "L'indipendenza da Pristina alla corte dell'Aja" ne L'attualità del Kosovo). Nuk kerkoj aspak te nenvlehtesoj problemet e korrupsionin ne kosove, por nga ana tjeter kjo nuk duhet te mbuloje pergjegjesine serbe (e "putren" e saj mbi kete dokumentar) apo te na beje te mbyllim syte perpara dokumentareve te tille qe nuk i sjellin aspak drejtesi çeshtjes e nuk trajtojne me asnjanesi profesionale realitetin.

Pershendetje

Durimi

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Pershendetje Durim dhe te them se meriton nje falenderim te veqant per kete qe ke shkruar.

Un jetoj ne Kosove dhe per secilin qytetar te Kosoves jan evidente te arriturat qe nga paslufta.

Me shum gjera jemi paralel apo edhe me perpara se shum shtete te rajonit edhe pse ka vite qe jan te pavarura dhe as qe e kan perjetuar shkaterrimet qe sjell lufta.Reformat ne arsim jan te dukshme per secilin qe nuk ka deshir ti mbyll syte para realitetit.Ketu po punohet.Megjithse ne jemi mesuar te punojm edhe ne kushte te veshtira,shkollat nuk jan mbyllur edhe ne kohen kur mesuesit kosovar nuk kan marr paga fare.

I shikonim nga dritarja serbet qe shkonin ne pune,edhe ata pa kualifikime e kosovaret me pregatitje universitare mbylleshin ne shtepi,sepse ne nuk kishim te drejte te punonim ne zyre,pastaj bankat kan qene luks i tepert per ne sipas tyre.Jemi mbajtur nga te ardhurat qe kemi marr prej familjareve qe punonin jasht shtetit.

Organizatat per kthimin e minoriteteve cdo dite i lusin serbet te kthehen por ata e din se nuk mund te kene me luksin qe kan pas para luftes ne Kosove e edhe nese u shtrojm qilimin e kuq ata nuk kan deshir te kthehen me ketu,e dini perse? Nga te mirat qe kan bere.

E sa per kriminalitetin kjo ka ekzistaur edhe ne kete mase tek fqinjet tane,vetem se tani kane nderruar kahjen e transportimit sepse kan gjetur terren te pershtatshem permes veriut te mitrovices vendkalim te cilin shteti i Kosoves nuk e ka fare nen kontrolle.Po per kete gje sipas jush prap kosovaret fajtore? :(

Share this post


Link to post
Share on other sites
Pershendetje Durim dhe te them se meriton nje falenderim te veqant per kete qe ke shkruar.

Un jetoj ne Kosove dhe per secilin qytetar te Kosoves jan evidente te arriturat qe nga paslufta.

Me shum gjera jemi paralel apo edhe me perpara se shum shtete te rajonit edhe pse ka vite qe jan te pavarura dhe as qe e kan perjetuar shkaterrimet qe sjell lufta.Reformat ne arsim jan te dukshme per secilin qe nuk ka deshir ti mbyll syte para realitetit.Ketu po punohet.Megjithse ne jemi mesuar te punojm edhe ne kushte te veshtira,shkollat nuk jan mbyllur edhe ne kohen kur mesuesit kosovar nuk kan marr paga fare.

I shikonim nga dritarja serbet qe shkonin ne pune,edhe ata pa kualifikime e kosovaret me pregatitje universitare mbylleshin ne shtepi,sepse ne nuk kishim te drejte te punonim ne zyre,pastaj bankat kan qene luks i tepert per ne sipas tyre.Jemi mbajtur nga te ardhurat qe kemi marr prej familjareve qe punonin jasht shtetit.

Organizatat per kthimin e minoriteteve cdo dite i lusin serbet te kthehen por ata e din se nuk mund te kene me luksin qe kan pas para luftes ne Kosove e edhe nese u shtrojm qilimin e kuq ata nuk kan deshir te kthehen me ketu,e dini perse? Nga te mirat qe kan bere.

E sa per kriminalitetin kjo ka ekzistaur edhe ne kete mase tek fqinjet tane,vetem se tani kane nderruar kahjen e transportimit sepse kan gjetur terren te pershtatshem permes veriut te mitrovices vendkalim te cilin shteti i Kosoves nuk e ka fare nen kontrolle.Po per kete gje sipas jush prap kosovaret fajtore? :(

 

 

Kristjana, te falenderoj per deshmine tende e faktet qe sjell . Jam plotesisht dakort me ty, sepse situaten e ndjek perdite; kush eshte i interesuar te analizoj ne menyre obiektive pertej nje artikulli apo nje dokumentari televiziv, arrin te kuptoj situaten ne Kosove, qe nuk duhet kurre analizuar ne veçanti, por ne kontekstin e problemeve te te gjithe Ballkanit e te gjithe Europes. Fakti qe ne Kosove serbet nuk kthehen, sipas mendimit tim personal, sepse nderrimi i qytetit, shtepi e pune nuk eshte loj femijesh, tashme jetojne ne Serbi te stabilizuar ne gjithçka prej vitesh, e kjo nuk duhet interpretuar negativisht si kercenim nga ana e shqiptareve, siç kerkojne ta interpretojne serbet. Pas gjithe atyre tmerreve qe shqiptaret kane hequr, serbet dashkan lutje specjale me buqeta lulesh ne duar per ti bere te kthehen?! Mos te harrojme qe nga Kroacia jane debuar me force 200,000 serbe e ky eshte nje fakt i rende kur ne Kroaci nuk kane ndodhur ngjarjet si ne Kosove. Por per fat te keq, politika serbe nuk heq dore nga strumentalizimi dhe indirekt i problemeve ne Kosove, e shfrytezon e ben gjithçka per te perhapur "friken" e "rrezikut" te fenomenit "Kosove" mbi Europe. E nga ana tjeter nuk duhet te nenvlehtesojme aktet e dhunes me karakter hakmarres te shqiptareve, duhet te distancohemi e ti izolojme keta individ, sepse njollen e marrin mbi kurriz te gjithe per fat te keq, e misioni e qellimi i nje populli te tere ne Kosove demtohet rende.

Raffaele Coniglio shkruan ne blogun e tij pikerisht dhe per marredheniet miqesore qe ekzistojne dhe sot mes serbeve e shqiptareve ne shoqata te ndryshme ne Kosove (lexo "SONO ROSE E FIORIRANNO" ne blogun e tij) e ky eshte nje fakt shume pozitiv qe duhet vene ne dukje e duhet vleresuar e jo te mbulohet.

Deshmia jote e çmuar na ben te kuptojme qe Kosova eshte dhe nje ane tjeter, Kosova e njerezve te ndershem, Kosova e vlerave te verteta, Kosova qe dhe pse me njemij veshtiresi e pengesa nuk i humb kurre shpresat per nje dite me te mire ne te ardhmen e saj.

Pershendetje

durimi

Share this post


Link to post
Share on other sites

Raffaele Coniglio.

Eshte nje analist tipik proshqiptar ndoshta nder te vetmit qe na mbeshtesin nder analistet Italiane.

Blogu i tij eshte nje burim i mire informacioni, perseri pohoj sikurse dhe vete Coniglio shprehet ne artikujt e tij, qe problemet e parashtruara nga ana e Iacones jane te qendrueshme, por vete fakti i artikujve te tij proserb e lekund nga pozita e nje analisti te pakushtezuar.

 

Pune e mire durim :D

Share this post


Link to post
Share on other sites

Nuk e di nese Coniglio eshte proshqiptar apo jo, por nje gje eshte e sigurt: do te thoja qe eshte realist e objektiv sepse ne shkrimet e tij flet ne pergjithesi si per serbet dhe per shqiptaret, denon si krimet e njerit dhe te tjetrit, ndersa per Iaconen po, Iakona ka qene teper i qarte ne reportazhin e tij, nuk le dyshime ne trajtimin e tij antishqiptar, e kjo eshte e pafalshme per nje gazetar. Nese dhe gazetare te tjere do te punonin ne Kosove ashtu si Coniglio, do te mbanin dhe ata te njejtin qendrim te Coniglios e kjo eshte teper domethenese. Coniglio (e jam dakort me ty siç e ke vene ne dukje) i pranon problemet e parashtruara te Iacones ne pjesen e dyte te reportazhit (ashtu siç i pranojme dhe ne shqiptaret) me sy kritik e objektiv, e pikerisht per kete duhet te bindemi ne objektivitetin e kritikes se tij mbi Iaconen. Fakti qe pak analiste italiane mbeshtesin Kosoven, kjo eshte e shpjegueshme jo vetem me situaten e rende qe po kalon Kosova sot, por dhe me situaten qe Italia vete po kalon (fryma antiamerikane eshte teper e larte, e ketu do te kisha shume per te shtuar..), e mos te injorojme faktin qe kohet e fundit shtypi e interneti eshte mbushur me artikuj antishqiptare qe burojne nga serbet. E pastaj, fuqia e ndikimit qe mund te sjelle nje dokumentar ne mendjen e te gjitheve qe nuk e njohin mire gjendjen ne Kosove, eshte e jashtezakonshme, e kjo e ka keqesuar jashte mase opinionin kunder shqiptareve, demi tashme eshte bere. Per fat te keq, analiste te tipit akademik qe e shohin Kosoven vetem nepermjet lajmeve te zeza e faqeve te shkruajtura, pa njohur rrenjet e pasojave e pa njohur nga afer situaten, dihet qe nuk mund te shkruajne mire per Kosoven.

pershendetje

durimi

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Sqarim ne lidhje me kete koment(kliko ketu)

Un ne personin e administratorit te pergjithshem siguroj cdo kend se Portali i jone (Veriu Portal) nuk mban asnje qendrim anti-shqiptare apo fryme qe diskriminon, ofendon, perul ose perdhos figuren e identitetit shqiptare. Forumi, sikunder e deklaruar edhe ne "Termat e Sherbimit" (te afishuara gjate regjistrimit) nuk eshte pergjegjese per permbajtjen e mesazheve te postuara nga anetaret sepse ato shprehin pikepamjen e vete autorit.

Temat apo pergjigjet e dhena nga anetaret nuk jane fshire asnjehere por, vetem ne rastet kur ato kane shkelur rregulloren e forumit. Ne mirepresim cdo lloj komenti, aq me teper kur ato jane me fryme nacionaliste shqiptare. Por pervec mburrjes se identitetit kombetare, dime se realiteti shqiptare sot ka shume vend per tu kritikuar dhe per te vene pikat mbi "i" por kjo nuk do te thote se ne jemi antishqiptare. Jemi ketu per tu mburrur me ate qe duhet te mburremi por edhe per te kritikuar ate qe eshte per tu kritikuar.

 

Me respekt Agron Nikaj

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Problemet mbeten të njëjta, aktorët gjithashtu. Protestat janë si gjithmonë plot gjalleri.

 

Fytyrat e disa policëve të vendosur para selisë së zbrazët të EULEX-it u vrenjtën disi në orën 2 pasdreken e së hënës. Pak metra më tutje, hipur mbi një kamion, Albin Kurti foli për ta: "Njëzetepesë nga shokët tanë në këto çaste po merren në pyetje pasi janë rrahur nga policia e Kosovës", tha ai. "Janë po të njëjtët policë që i arrestuan për shkak se përmbysën 25 makina të EULEX-it. Janë po këta policë që sot janë vënë në mbrojtje të selisë së EULEX-it".

 

"Të fillojmë me gurët", thirri një i ri nga turma. Oborri i selisë së EULEX qe tërësisht i zbrazët dje, dukej sikur e gjithë godina ishte evakuuar.

 

Pavarësisht këtij episodi, gjithçka u mbyll në paqe në Prishtinë, ku njëzetedy organizata dolën në një demonstratë. Protestojnë kundër misioneve ndërkombëtare, misionit të BE-së, kundër Kryeministrit Hashim Thaçi, Presidentit Fatmir Sejdiu dhe natyrisht edhe kundër kreut të opozitës, Ramush Haradinaj. Oratorët u ngritën mbi një kamion që ishte parkuar para hyrjes së selisë së EULEX-it pas një udhëtimi dyorësh nëpër rrugët e Prishtinës, shoqëruar nga një turmë prej disa qindra vetash.

 

Një gjysmë ore më herët, duke mbajtur në duar copa letre në format A4, ku qe shkruar "Keni rrejt", protestuesit thirrën me bokse të mëdha "Jeni hajni", para zyrës së Kryeministrit Thaçi.

 

Sipas politikanëve në Prishtinë, të hënën priteshin jo vetëm protesta, por edhe dhunë. Dhuna në fakt nuk ndodhi. Qeveria e interpretoi protestën thjesht si një sfidë politike dhe i mëshoi idesë se në të morën pjesë pak qindra vetë.

 

Protestë shumëngjyrëshe pa flamur Kosove

 

Vetëvendosja është e njohur për protesta "të bukura" nëse mund të quhen kështu. Aktivistët e saj janë angazhuar në qindra beteja të vogla, si rishkrimi i parullave nëpër mure kur ndërkombëtarët i mbulojnë me bojë apo në demonstrime edhe më agresive, si shkatërrimi i makinave të ndërkombëtarëve. Parullat janë me të vërtetë të goditura: "Hashimi, edhe i bukur, edhe tradhtar", shkruhej në një prej tyre. Por në protestën e së hënës, ai që dukshëm mungonte ishte flamuri i ri i Kosovës. Pjesëmarrësit në protestë nuk e pranojnë atë flamur dhe as të ashtuquajturin "identitet kosovar". "Mos më thoni kosovare, unë jam shqiptare", na thotë Krenare Krasniqi, një prej aktivisteve që shpërndan broshura nëpër rrugë. Në protestë u bë thirrje edhe për "Shqipëri etnike". Ideja duket se po kthehet me shpejtësi në Kosovë pas një periudhe të shkurtër përgjatë së cilës pavarësia e 17 shkurtit 2008 u duk se ia zgjidhi problemet.

 

Si rrallëherë, protestuesit bënë thirrje të drejtpërdrejtë për dorëheqjen e Kryeministrit, pasi, sipas tyre, qeveria e Kosovës nuk protestoi dhe e uli kokën kur misioni i Bashkimit Europian në Kosovë, EULEX, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni në fushën e policisë me qeverinë e Serbisë.

 

Një debat i gjatë dhe i koklavitur u zhvillua gjatë javëve të fundit nëse EULEX kishte autoritet të nënshkruante marrëveshje ndërkombëtare në emër të Kosovës, apo nëse nënshkrimi i një protokolli të tillë qe i rëndësishëm, alarmant, i mirë apo jo aq i rëndësishëm. Ndërkombëtarët thonë se është njëkohësisht i mirë dhe i parëndësishëm. Por për disa në Kosovë, një hap i tillë shkon kundër pavarësisë së Kosovës. Dhe jo vetëm kaq.

 

Gjeopolitikë e realpolitikë

 

Pas marrjes së pavarësisë, Kosova duket se gjendet në një çast kritik. Për Serbinë, Kosova është një problem dytësor i politikës së brendshme. Dhe Bashkimi Europian duket se po bën çfarë është e mundur për kapërcimin e këtij problemi. Për më tepër, BE ka interesa konkrete dhe të rëndësishme në Serbi, ndërkohë që ka vetëm një interes në Kosovë, ka interesin që të mos shpërthejë dhuna.

 

Por nga ana tjetër, Serbia për Kosovën mbetet problemi kryesor. Një pjesë e vendeve të BE-së nuk e njohin Kosovën e pavarur e për pasojë Kosova nuk ka shans të dalë nga statusi i protektoratit ndërkombëtar për të hyrë në rrugën e heqjes së vizave e integrimit në BE e në NATO. Serbia nuk është thjesht refuzuese pasive e pavarësisë së Kosovës. Ajo financon struktura paralele, lufton kundër pjesëmarrjes së Kosovës në aktivitete rajonale e ndërkombëtare, shkurt bën ç‘është e mundur për t‘i prishur punë. Për më tepër, me zbatimin e paketës "Ahtisaari", Serbia ka marrë atë që ka kërkuar nga Kosova, por pa pranuar të paguajë diçka në këmbim.

 

Sipas udhëheqësve të Vetëvendosjes, Serbisë iu nevojit tashmë një marrëveshje bashkëpunimi policor me "fqinjët" e vet, sepse në këtë mënyrë plotëson kushtet për liberalizimin e vizave. EULEX e pranoi ta nënshkruante një marrëveshje të tillë. Qeveria e Kosovës e kundërshtoi, por në fund uli kryet. Në total, një marrëveshje e tillë sjell përfitim për Serbinë, por jo përfitim për Kosovën. Shkurt, si në rastin e planit "Ahtisaari", Kosova po plotëson ekzigjencat e Serbisë dhe Serbia vijon të jetë problemi kryesor i shtetit të ri. Ndërkombëtarët me kulturën e kompromisit po bëjnë ç‘është e mundur, por presioni i tyre ka pasur efekt vetëm në Kosovë.

 

Thaçi ndjehet i konkurruar

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, hyri në një debat indirekt me udhëheqësin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, gjatë ditëve të fundit. I sikletosur si kurrë më parë nga protestat plot ngjyra nëpër rrugët e Prishtinës, Thaçi hodhi dorashkën e sfidës. Sipas tij, Vetëvendosja duhet ta lërë politikën e rrugës dhe të hyjë në garë me të në zgjedhje.

 

Udhëheqësit e shoqërisë civile u ndjenë keq nga kjo sfidë.

 

"A e dëgjuat se çfarë tha Kryeministri?", e pyeti turmën Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës. "Ai po na tregon se Kosova nuk ka nevojë për shoqëri civile".

 

"Thaçi mendon për zgjedhje dhe vota, sepse në këtë mënyrë bën pare", tha Albin Kurti.

 

Pavarësisht se sa vetë morën pjesë në protestën e së hënës, Vetëvendosja po bëhet një lëvizje gjithnjë e më e fuqishme. Bashkë me të, tashmë janë bashkuar edhe njëzetedy organizata të tjera. Aktivizmi i tyre ka vënë në siklet edhe vlerat e pathyeshme perëndimore të lirive të njeriut.

 

Fajin e ka media

 

Ndërkombëtarët, si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, duket se po shqetësohen gjithnjë e më shumë për atë që mund të quhet "roli destruktiv i medias".

 

"Jeni ju gazetarët që nuk e shihni progresin. Vjedhje ka, por ka edhe progres", u thoshte gazetarëve të Tiranës një prej vëzhguesve të zgjedhjeve të 28 qershorit.

 

"Mendoj që kjo çështja e protokollit ka mundur të trajtohet që nga fillimi ndryshe, nga të gjithë", komentonte ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, për gazetën "Koha Ditore". "Media po e bën punën e vet, pajtohem. Media e lirë është e lirë dhe liria e medias është mbi të gjitha. Por media ka edhe përgjegjësinë që përveç se të merret me temën e ditës, si institucion ka për obligim orientimin e shoqërisë nga axhenda e vërtetë".

 

Shqiptarët dhe ndërkombëtarët

 

Shumë prej shqiptarëve, si në Shqipëri, si në Kosovë, "vuajnë" nga sindromi i luftës humanitare. Ka që besojnë se qëndrimi agresiv i "Vetëvendosjes" kundër ndërkombëtarëve nuk është kaq pozitiv përballë faktit se qenë pikërisht ndërkombëtarët që i dhanë lirinë Kosovës. Për më tepër, ndërkombëtarët garantojnë rendin dhe sigurinë si në Kosovë, si në Shqipëri. Ndërkombëtarët në një farë mase "garantojnë" lirinë e shprehjes dhe të protestës përballë politikanëve që kanë dëshmuar se janë në gjendje të bëjnë gjithçka, përfshirë edhe të burgosin njerëz.

 

Përgjigjen për këtë e mori përsipër me e dhënë Slavoj Zizek, një filozof dhe psikoanalist nga Sllovenia, i mirënjohur në Europë: "Kjo është sjellja e zakonshme e liberalëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut e të tillë në Perëndim, të cilët i pëlqejnë të tjerët për sa kohë ata janë viktima pasive. Por kur këta të tjerë duan të marrin fatin e tyre në duar, atëherë dyshohen menjëherë për nacionalizëm, fondamentalizëm etj.", tha ai i intervistuar nga televizioni publik i Kosovës.

 

Sipas Zizek, shqiptarët duhet të veprojnë në mënyrë bruske dhe të vendosur në një situatë të tillë: "Thjesht bëni gjëra që mund të gjenerojnë rezistencë. Për shembull, hapni de facto kufijtë me Shqipërinë. E dini se Perëndimi i parapëlqen kufijtë e hapur. Atëherë bëjeni dhe ju. Në një situatë të tillë, mund të vendosni kushtet tuaja".

 

Zizek është bindës. Shumë analistë në Tiranë e në Prishtinë besojnë se "Vetëvendosja", një zë agresiv, është i nevojshëm për të krijuar presion. Por ka gjasa që një lëvizje e tillë nuk mund të krijojë presion të mjaftueshëm sa të zgjidhë problemet e Kosovës.

 

Ballkani po zjen

 

Problemet në Ballkan po kthehen me forcë. Përveç shqetësimeve në Kosovë, ndërkombëtarët, të cilët më së shumti janë europianë, po përballen me trazira në rritje në Maqedoni e Bosnjë. Në Bosnjë, udhëheqësit politikë vendas e kanë zhytur federatën në kriza të vazhdueshme politike e po flasin vazhdimisht për luftë e për ndarje. Pesëmbëdhjetë vjet pas lufte, gjërat në Bosnjë nuk po ecin fare. Papunësia është në nivel të tmerrshëm, institucionet shtetërore nuk funksionojnë. Vendi mbetet shumë i varfër. Myslimanët e Bosnjës mbetën jashtë liberalizimit të vizave dhe po ndjehen shumë të persekutuar.

 

Maqedonia gjendet në një situatë pak më të mirë, por problemi i saj tashmë historik, Greqia, nuk ka zgjidhje. Marrëveshja e paqes në Ohër mes maqedonasve dhe shqiptarëve është kthyer në një diskutim të mërzitshëm për vende pune. Marrëveshja nuk u ka dhënë shqiptarëve dinjitetin dhe përfaqësimin e premtuar në këtë shtet, megjithëse përpjekjet kanë qenë të shumta nga të dyja palët.

 

Ndërkombëtarët kanë dështuar një herë në Ballkan kur reformat e Perandorisë Habsburgase në Bosnjë dështuan në krijimin e një vendi të qetë e me mirëqenie, ndërsa Maqedonia, pika e dytë e nxehtë e "Problemit të Lindjes", u zhyt në kaos. Kjo ndodhi në fillim të shekullit të kaluar. Integrimi europian është parë si ilaçi i vetëm i disponueshëm për këto probleme, por në këtë pikë është vetë një pjesë e Europës që shkakton probleme. Nga vetoja e Greqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, te dështimi i Europës për të bindur Serbinë në pranimin e realitetit të Kosovës, e së fundmi me izolimin prej vizave të shqiptarëve e boshnjakëve, paralajmërimet për katastrofë janë të shumta. Sipas ish-administratorit të Bosnjës, Paddy Ashdown, nëse nuk vijohet me integrimin, Ballkani do të shkojë drejt fragmentarizmit.

 

Në fund, Kosova

 

Shteti më i ri në Europë ka shumë pak gjëra të qarta. Është vendi më i varfër në kontinent dhe përveç kësaj është larg detit, ka nivel shumë të ulët prodhimi të brendshëm e mbijeton falë të ardhurave nga emigracioni. Por "prodhimi" i emigrantëve të rinj bëhet një proces shumë i kushtueshëm dhe i vështirë në kuadër të mungesës së liberalizimit të vizave dhe bllokimit të kufijve. Në Kosovë sot ka 200 mijë të punësuar me një pagë mujore në 2 milionë banorë. Të rinjtë e papunë, apo ata që shkojnë në shkollë, janë mjaftueshmërisht të shumtë e të mërzitur dhe "lënda e parë" për protesta është e bollshme. Që prej të gjitha kohërave, Perëndimi ka besuar se ekonomia e dobët është ajo që e çon Ballkanin në trazira dhe përpjekje të konsiderueshme janë kryer që kjo situatë të ndryshojë. Por Ballkani mbetet në vendnumëro. Kosova mbetet në vendnumëro. Asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Kosova ka fituar nominalisht pavarësinë.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...