Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Burri që është burrë nuk thotë "Të dua"

Recommended Posts

a_343.jpgështë shkruar shumë tashmë mbi përtesën e burrave në tregimin e xhentilesës ndaj grave. Burrat duket sikur përtojnë t’u thonë grave fjalë të bukura, të ëmbla e joshëse. Pavarësisht gjithë atyre që janë shkruar, deri më tani nuk kam rastisur ndonjë shkrim që të tregojë mbi shkaqet që çojnë burrat të jenë të tillë. Ndoshta është më e lehtë të kuptojmë siuatën duke e analizuar me shembuj konkretë.

 

Në lidhjet bashkëshortore sa të mira, ka edhe vështirësi. Tani, po ndajmë me ju në mënyrë të përmbledhur, një letër të dërguar nga njw lexues.

 

Nëse dikush në kuletën e tij ka 100 mijë lekë dhe i harxhon menjëherë, atëherë a i mbeten atij lekë në xhep? Në fakt, si burrat, ashtu edhe gratë ushqejnë brenda tyre një dashuri reciproke ndaj njëri tjetrit; por që kjo nuk është e pafund. Nëse harxhohet nga të dy, ajo mbaron. Në këtë çast, si mund të shkoj njeriu e t’i thotë bashkëshortit/ bashkëshortes që “Unë të dua!”?!

Në këtë shkrim do të përpiqemi të analizojmë situatën me syrin e burrave, që edhe gratë disa gjëra t’i kuptojnë ndoshta më mirë.

 

Burrat, kanë për natyrë që të falin gabimet që bëhen ndaj tyre, por kurrë nuk falin padrejtësitë ndaj të afërmve, familjarëve apo miqve. Pra, nëse një grua nuk respekton prindërit e burrit, familjarët e tij, miqtë dhe të ftuarit, atëherë këtu mbaron dashuria dhe respekti në çift. Kur them këtë, nuk e përgjithësoj me të gjitha gratë; ka shumë të tilla që respektojnë familjen e bashkëshortit dhe ushqejnë një dashuri dhe respekt të madh për ta, duke forcuar akoma më shumë lidhjet në familje. Por, ka edhe nga ata gra të cilat mbajnë qëndrime shumë të çuditshme kundrejt familjarëve të bashkëshortit, e kryesisht ndaj vjehrrit dhe vjehrrës. Këtë po e ilustrojmë me disa shembuj që kemi parë në mjediset që jetojmë:

është një ngjarje e jetuar rreth 20-25 vjet më parë. Lezuesi shkruan: Ishim një grup shokësh shumë të ngushtë prej 6-7 vjetësh. Takoheshim çdo javë, me rradhë në shtëpinë e secilit. Mes nesh ishte njëri që në familje jetonte probleme me gruan. Kur vinte rradha për tu mbledhur në shtëpinë e tij, ai gjithmonë i shmangej. Një javë më parë, të mbledhur në shtëpinë time, shokët pyetën se ku do të takoheshin javën e ardhshme. Miku jonë, që pas një jave i takonte të mblidheshim në shtëpinë e tij, u hodh dhe tha: Të takohemi këtu e unë t’ju sjell një dash që ta pjekim në hell.

 

Kjo gjë u përsërit edhe në takimin tjetër kur rradha i erdhi atij përsëri. Kësaj here, ai tha që kishte një shtëpi të vjetër të babait dhe se mund të takoheshin atje. Kur shkuam atje, ishte një shtëpi shumë e vjetër dhe e shkatërruar. Miku jonë u mërzit shumë përballë asaj situate.

 

Një grua që nuk kujdeset për anën e bashkëshortit, sado punë të bëjë e sado e pastër të jetë, duket sikur nuk vlen. Kjo është e vlefshme edhe për anën tjetër. Sado i shkathët e shtëpiak të jetë një burrë, nuk vlen aspak nëse nuk i respekton të afërmit gruas. Sipas traditës shqiptare, është më e lehtë të thotë gruaja “se nuk e le burri të shkojë diku” sesa të thotë burri se “nuk më lë gruaja të vij”. Situata e dytë kthehet në komike.

 

Një tjetër ngjarje:

 

Këtë ma ka treguar një miku im biznesmen. Ai vijon në këtë mënyrë: Një ditë, ime shoqe telefonoi në dyqan. Foli me një zë mjaft të qetë dhe tha: “Si po të shkon puna? Çfarë po bën? Kur dëgjova zërin e saj të qetë, edhe unë ju përgjigja me të njëjtin tonë: “Mirë zemër, ja në punë. Ti si je?”. Më pyeti tërë delikatesë: “Ç’të të gatuaj për darkë?”. Ti e di. Kë nevojë të të sjell ndonjë gjë”- thashë. Që të ishte diçka e mirë, më porositi që të merrja bërxolla. Më pas nisa të mendoja se ime shoqe asnjëherë nuk sillej kaq mirë. Ç’e kishte gjetur vallë? Duhet të ketë diçka, por nejse, e kuptoj kur të shkoj në shtëpi- thashë. Kur shkova në shtëpi, pashë që kishte ardhur vjehrra.

 

Pas kësaj ngjarjeje, kaluan disa ditë dhe krejt ashtu papritur e mora gruan në telefon dhe e pyeta se si ishte. “Nuk jam aspak mirë”, më tha. “Po në darkë, çfarë do të na gatuash”, e pyeta. “Petulla në ujë” tha ajo me një zë të ngritur. Aty kuptova që në shtëpi kishte ardhur nëna ime.

 

Shkojmë nga vëllai sonte?

 

Një miku jonë tregon: Një natë i thashë gruas: Bëhemi gati të shkojmë sonte nga vëllai?. Gruaja, me një zë të lartë u përgjigj: “Nuk mundem. Gjithë ditën kam bërë punë e jam lodhur. Nuk kam fuqi të ngrihem”. Jo e dashur,- i thashë, unë po thoja të shkojmë nga shtëpia e vëllait tënd. Gruaja, u zbut dhe tha: “Mirë atëherë, bëju gati se nuk do të qëndrojmë gjatë”.

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...