Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Kapeni bandit Bollano-n

Recommended Posts

a_299.jpgDeputeti Spartak Ngjela i kerkon Presidentit te Republikes te kerkoje procedim penal per kryetarin e Bashkise se Himares, Vasil Bollano, per thirrje antikombetare e provokime antikushtetuese. Nga foltorja e Kuvendit, Ngjela tha se Bollano duhet te shkoje ne gjykate si bandit e injorant, qe ka fyer popullin shqiptar, duke stimuluar demonstrata si ato te fundit ne Himare, ku banoret kerkuan helenizim dhe autonomi. "Zoti President, kerkoj qe te vini ne vend nderin e shqiptareve. Bollano ka thene se Himara nuk eshte rajon shqiptar. Kerkojini Prokurores se Pergjithshme te nise procesin penal ndaj tij se ka dhunuar hapur Kushtetuten", tha Ngjela. Duke deklaruar se eshte interesuar mbi te dhe ka investiguar per Bollanon, demokrati i "ngrire" i PD, e quajti kreun e Bashkise se Himares banal, injorant dhe person qe ka fyer rende shqiptaret. "Ne menyre te perseritur, Bollano ka provokuar tentativa antikushtetuese dhe ka njollosur historine e Shqiperise. Ndaj tij s'mund te kete pergjigje tjeter vec akuzes dhe burgut", vijoi Ngjela. Deputeti, tashme i pavarur, tha se Bollano po neperkemb historine e popullit shqiptar. Ngjela tha se ne web-site zyrtar te Himares, gjenden dhe deklarata si ajo qe Gjergj Kastriot Skenderbeu na u quaka Jorgo. "Thua se eshte refugjat, e po na merr pension ne Greqi", ironizoi ai. Nga ana tjeter, Ngjela akuzoi ashper se Bollano, pervec thirrjeve antishqiptare ka ndaluar dhe te gjitha investimet ne Himare e po shperdoron ne menyre abuzive te gjitha fondet e mbledhura, qe te mos lejoje investime. "Tani na del me demonstrata, jashte shqiptaret nga Himara. Une nuk e di ku e gjen forcen ky njeri qe fyen kaq shume vendin e tij. Te pushohet menjehere dhe te cohet ne gjykate", theksoi Ngjela. Ai kritikoi dhe deputetet e mazhorancen ne pushtet, qe lejon te ndodhin ngjarje te tilla antishqiptare. Ndaj dhe kerkesa e Ngjeles, edhe pse e bere nga foltorja e Kuvendit, iu drejtua Presidentit te Republikes, Bamir Topi. "E keni bere dhe kryetar te Omonias, ate bandit. Cfare po ndodh ne Korce, asnje vote s'po merrni aty", kritikoi Ngjela. Deputeti i pavarur ishte i vetmi qe foli ne seancen e djeshme plenare per ngjarjet e diteve te fundit ne Himare. Madje, mori dhe duartrokitje nga salla e deputetet per fjalimin e bere. Vetem pak dite me pare banoret e Himares kerkuan helenizim dhe autonomi. Gjate vizites se zv/ministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis, banoret kerkuan te jene pjese e shtetit grek me te drejte vote dhe te shpallen si qyteze autonome. Kerkese e cila nuk mori pergjigje nga zv/ministri grek. Zyrtari grek u prit me tingujt e himnit grek, flamuj te shtetit fqinj dhe gjate gjithe kohes komunikuan ne gjuhen helene ne viziten e kryer ne Himare. Ai tha para banoreve se "Greqia mund te ndihet ketu me pranine time. Himara te funksionoje si Greqia. Prandaj ju duhet te rrini ketu ne vendin tuaj, restoja jane vogelsira, te cilat nuk na i nxjerr dot kush nga shpirti. Kete duhet te mendojme dhe kuptojme se bashku. Ne jemi ketu midis jush, jetojme me ju si dhe ju perfaqesojme ketu. Vizita eshte me qellim t'u shohim si jeni dhe cfare problemesh keni". I pranishem ishte dhe kryetari i Bashkise, Vasil Bollano.

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites

heh.........bollano..imagjinoni ju cfare do te ndollte po ta benim ne nje gje te tille ne greqi......do na kishin varur per kembesh.....bollanos i kushton gjygji 80 lek te vjetra,,

Share this post


Link to post
Share on other sites

Si shume ngjarje qe kane ndodhur kjo thjesht pasuron repertorin e levizjeve anti-shqiptare nga greket ne jug te vendit!

Them se ai bollano duhet te pergjigjet para ligjeve shqiptare,si cdo qytetar shqiptar para atyre greke.

Duke patur parasysh qe skemi pozite te favorshme ne politiken e jashtme kundrejt grekeve jemi te denuar te perballemi me pasojat e shkombetarizimit .........

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...