Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Ina_84

Xgatitja'' Tave peshku''&Tave kosi

Recommended Posts

Besoj se ne shume familje shqiptare tava e peshkut dhe ajo e kosit jane pjata te preferuara.

Pergatitja e ketyre pjatave nuk ka aspak veshtiresi por shume kujdes...

Per taven e peshkut mund te perdoret,;;;qejfulli,krap,,,ose peshk i madh.

TAVE PESHKU

Perberesit x 4 persona:

peshk i madh,6 kokrra qepe,,,salse domate,,1 luge miell,,,,4 thelba hudhra,,,kripe,, 1 luge kafe sheqer+2 luge kafe uthull

PERGATITJA::

Skuqim qepen,leshojme salsen e domates per 5 min.Marrim pak miell(1 luge) e shkrijme me uje nje nje gote dhe e hedhim ne tepsi,leshojme edhe kripen.

Marrim 4 thelba hudhre i ngrijme ne copa shume te vogla dhe i perziejme te gjitha bashke,leshojme dhe 2 gota uje dhe i perziejme per pak.

Pastaj i hedhim ne tepsi siper vendosim peshkun te lare me kujdes dhe te prere copa-copa,i hedhim pak kripe siper.

Dhe i fusim ne furre ne temp 250' per rreth 35 min duke e pare here pas here dhe duke e kthyer peshkun dhe nga ana tjeter qe te piqet mire.

5 min para se ta nxjerrim nga furra marrim nje luge kafe me sheqer e shkrijme me uje e perziejme me 2 luge uthull dhe i hedhim ne tepsi dhe i leme jo me shume se 5 min.

 

 

TAVE KOSI

per tave kosi perdoret vetem mishi i qingjit ose i pules...

 

Perberesit per 4 persona::

600 g mish qingji,,5 kokrra veze...3 luge miell, ,,,1 tas me kos

PERGATITJA::

Ziejme mishin e qingjit per rreth 15 min,e veme ne tepsi.Marrim 5 kokrra veze dhe i tundim me 3 luge miell hedhim dhe 2 garuzhde(d,m,th luge e madhe) me lengun e mishit dhe 1 tas me kos.

Te gjitha keto i perziejme dhe i veme ne tepsi me mishin.Hedhi dhe pak kripe e piper.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Please sign in to comment

You will be able to leave a comment after signing in



Sign In Now
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...