Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Prefiksi 067 "EAGLE MOBILE" MË 13 MARS NË TREG

Recommended Posts

a_276.jpgOperatori i ri i telefonisë së lëvizshme (celulare) në Shqipëri, “Eagle Mobile”, në muajin mars do të mund të përdoret nga konsumatorët shqiptarë. Kompania ka përshpejtuar përgatitjet për nisjen e shërbimeve. Ekipi i “Eagle Mobile” planifi kon të nisë aktivitetin duke mbuluar fi llimisht Tiranën, aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Durrësin në datën 13 mars 2008.

 

Futja e operatorit të tretë celular përbën një lajm të mirë për të gjithë konsumatorët, pasi tarifat e bisedave telefonike do të jenë më të reduktuara. Sipas drejtorit të përgjithshëm të operatorit të tretë celular, Ali Tashka, tashmë ka fi lluar të instalohet e gjithë infrastruktura teknike në këtë zonë. Drejtori i përgjithshëm i “Eagle Mobile” ka pohuar për mediat, se qëllimi i kompanisë është mbulimi i gjithë Shqipërisë me infrastrukturë operative dhe teknike dhe se po ecet me shpejtësi në këtë drejtim.

 

“Ne e shikojmë veten si një kompani vendase dhe jemi shumë të kujdesshëm që të veprojmë sipas kësaj përgjegjësie”, vijon Tashka. Sipas tij, në dy muajt e parë synohet të shtohet aktiviteti në Tiranë dhe Durrës, ndërsa do të punohet për të rritur në shkallën më të lartë cilësinë e operatorit.

 

Drejtori i kompanisë tha se “Eagle Mobile”, që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë në verën e vitit 2008, do të sjellë për të gjithë shoqërinë jo vetëm tarifa të arsyeshme, por dhe teknologji të reja. Sipas tij, që nga vera e vitit 2008, shoqëria krahas komunikimit që vjen nga tarifat e përshtatshme që po përgatit, telefonat celularë do të lidhen me internetin e shpejtësisë së lartë dhe do të gjejnë aty videoklipet e preferuara, do të mund të zbresin fi lma, të bëjnë “chat” apo të mund të gjejnë lehtësisht të dhënat që u nevojiten.

 

Po ashtu, para pak kohësh nga kompania turke Albtelekom është zhvilluar tenderi për blerjen e aparaturave. Firma fi tuese është shpallur një kompani kineze me zë në botën e telefonisë celulare. Tashmë, operatori i tretë është në administrim të turqve të Albtelekomit, pas shitjes së kompanisë.

 

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...