Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Pavaresia e Kosoves me 4 shkurt

Recommended Posts

a_272.gifShefi i diplomacisë britanike, David Miliband, ka propozuar 4 shkurtin si datë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Të gjitha mediet sllovene kanë transmetuar të dielën shkrimin e gazetës italiane,"La Republika", për të cilën një diplomat italian ka bërë të ditur se – shefi i diplomacisë britanike, David Miliband, gjatë takimit në Kranj të Sllovenisë, ka propozuar që Kosova të shpall pavarësinë më 4 shkurt, një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

 

Ky diplomat italian, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka bërë të ditur se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do ta njohin pavarësinë e Kosovës – nëse Kosova e përshtatë datën e shpalljes së pavarësisë me BE-në. Sipas gazetës "La Republika", Gjermania dhe Franca përkrahin më shumë qëndrimin italian që, shpallja e pavarësisë së Kosovës të mos bëhet para zgjedhjeve parlamentare në Spanjë – pasi që kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, do të mund të kishte probleme me njohjen e pavarësisë së Kosovës, për shkak të problemeve që ka në vendin e tij me separatët baskë. Kjo gazetë italiane po ashtu citon këtë diplomat të ketë thënë se – para se gjithash bëhet fjalë për shpallje të koordinuar të pavarësisë dhe jo të njëanshme – gjë që ka dallim të madh, para se gjithash dallim politik. Spanja, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja janë shtetet që më se paku anojnë kah njohja e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, është e qartë se, Evropa do ta përkrahë këtë pavarësi, që do të bazohet në Planin Ahtisaari, shkruan në gazetën "La Republika".

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...