Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Gezuar vitin e ri! Horoskopi 2008

Recommended Posts

a_262.jpgDashi

 

Motivimi dhe puna serioze do t’ju ndihmojë të rikrijoni jetën tuaj, duke ju dhënë mjaft mundësi në karrierë këtë vit. Ndryshimi është në ajër. Lëvizni me besim dhe çajeni rrugën që jeta ju ka vënë përpara. Energjia pozitive që keni kultivuar do të paguhet në mënyra të mira. Puna gjithmonë ka qenë mjaft e rëndësishme, por këtë vit do të filloni të ndjeni kufizime në lirinë që doni të keni. Jeni në procesin e formimit të karrierës, prandaj formohuni dhe rilidhuni me rrënjët tuaja dhe atë që doni të arrini. Një cikël bekimesh është në rrugë e sipër dhe jeta juaj do të transformohet krejtësisht. Do ta kuptoni instinktivisht se çfarë do t’jua gjejë ekuilibrin dhe qartësinë për të bërë zgjedhjet e duhura. Një marrëdhënie e re po afrohet në rrugën tuaj dhe kjo është pikërisht ajo që ju intereson në këto momente. Përgatituni shpirtërisht për të kaluar disa momente ekzotike në diell me personin e ri që po tërhiqni në jetën tuaj. Do të dilni nga shtëpia me qëllime të mira dhe në jetën tuaj prisni një ndryshim pozitiv. Atmosfera qetësuese do t’ju ndihmojë të ndiheni të sigurt. Do të keni një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar zona të paprekura këtë vit. Do të udhëtoni në vende që do t’ju stimulojnë emocionet dhe do t’ju sjellin në një nivel të ri lumturie. Do të mbështeteni financiarisht ndaj këtyre mundësive që do të transformojnë jetën tuaj në mënyra që kurrë s’i keni imagjinuar. Mendja e hapur do t’ju inkurajojë të përfundoni një metamorfozë në jetën tuaj.

 

 

Demi

 

Optimizmi do t’ju ndihmojë të ndryshoni rutinën nga e cila doni të çliroheni këtë vit. Përqendrimi në idealet e jetës do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni çdo mundësi të re që ju ofrohet në arsim dhe udhëtim. Do të eksploroni anën filozofike të gjërave. Bërja e mjedisit të punës dhe shtëpisë sa më të rehatshëm do të jetë prioritet i lartë Ushqimi i dëshirave do të rezultojë shpërblyes për sa i përket marrëdhënieve harmonike në familjen tuaj. Edhe pse duhet të punoni shumë për të ndërtuar aleanca strategjike, do të kuptoni se grupe të caktuar njerëzish do t’ju mbështesin në problemet dhe marrëveshjet financiare. Aftësitë tuaja të komunikimit do t’ju ndihmojnë shumë në jetën shoqërore dhe do të tërhiqni mjaft mundësi të reja me miqtë tuaj. Idetë tuaja vizionare dhe origjinale do të krijojnë mendjemprehtësi që të tjerët do t’i ndjekin dhe do të gjejnë rrugën e vërtetë në jetë Ridrejtimi i energjisë në mënyra të reja do t’ju bëjë më të lumtur dhe pozitivë Njerëzit do t’ju shohin si një autoritet në karrierë Do t’i sillni ndryshimet pozitive dhe idealiste në vendin e punës, ndërsa silleni në një mënyrë të përgjegjshme. Rreziqet që do të merrni do të vlerësohen në fillim para se t’i vini në veprim. Do të jeni në gjendje të merreni me kërkesat shoqërore me sukses këtë vit, ndërsa gjërat do të zgjidhen në mënyrë konstruktive. Biznesi do të jetë i favorshëm dhe ju vërtet do të mësoni si t’i integroni fitimet tuaja në jetën e përditshme. Patjetër që do të lini një trashëgimi prapa me gjithë punën e mirë që keni bërë Do të përqendroheni intensivisht në shndërrimin personal dhe do të merakoseni për të tjerët. Zemra juaj e madhe do të sjellë dashuri dhe harmoni në marrëdhëniet personale. Do të ndiheni të përmbushur dhe të dashur këtë vit. Shijojeni!

 

Binjakët

 

Shenja e Binjakëve kërkon ndryshim, varietet dhe stimulim mendor. Do t’i tërhiqni këto në shumë zona të jetës suaj, duke e bërë vitin edhe më ngacmues. Përdoreni talentin tuaj për t’i parë emocionet me objektivitet, edhe pse nuk i kuptoni të gjitha ngjarjet e jetës suaj. Emocionet janë pak a shumë si ngjarje për ju dhe do të keni aftësinë t’i kategorizoni mirë Aftësia juaj për t’u ndjerë të lidhur ngushtë me njerëzit do t’ju ndihmojnë me marrëdhëniet e forta këtë vit. Konsiderojini sfidat e jetës si projekte të cilat duan një zgjidhje. Do të ecni me hapa të mëdhenj një karrierën tuaj këtë vit, për sa kohë që do të ngrini sytë nga qielli. Energjia që do të vini në punë do t’ju lejojë të përjetoni shumë bekime materiale në mjedisin shtëpiak. Kushtojini vëmendje ideve tuaja krijuese. Shumë ide të reja frymëzuese po vijnë në udhën tuaj dhe do të përfitoni duke vendosur idetë tuaja në veprim në fushën e karrierës. është e rëndësishme që ju të ndiheni të pranuar dhe të vlerësuar në përpjekjet tuaja. Do të tërhiqni një varietet njerëzish me sharmin tuaj. Do të keni një aftësi të natyrshme për të fituar admirim. Do të ndiheni plot energji përballë seksit të kundërt. Për pjesën më të madhe të vitit komunikimi do të jetë prioriteti kryesor, pasi do t’ju kërkohet të artikuloni idetë frymëzuese në projekte të shkruara. Miqtë dhe familja do t’ju ndihmojnë të manifestoni dëshirat tuaja, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit. Do të keni mundësi të thelloni marrëdhëniet tuaja me ata që ju bëjnë të lumtur.

 

Shenja e Binjakëve kërkon ndryshim, varietet dhe stimulim mendor. Do t’i tërhiqni këto në shumë zona të jetës suaj, duke e bërë vitin edhe më ngacmues. Përdoreni talentin tuaj për t’i parë emocionet me objektivitet, edhe pse nuk i kuptoni të gjitha ngjarjet e jetës suaj. Emocionet janë pak a shumë si ngjarje për ju dhe do të keni aftësinë t’i kategorizoni mirë Aftësia juaj për t’u ndjerë të lidhur ngushtë me njerëzit do t’ju ndihmojnë me marrëdhëniet e forta këtë vit. Konsiderojini sfidat e jetës si projekte të cilat duan një zgjidhje. Do të ecni me hapa të mëdhenj një karrierën tuaj këtë vit, për sa kohë që do të ngrini sytë nga qielli. Energjia që do të vini në punë do t’ju lejojë të përjetoni shumë bekime materiale në mjedisin shtëpiak. Kushtojini vëmendje ideve tuaja krijuese. Shumë ide të reja frymëzuese po vijnë në udhën tuaj dhe do të përfitoni duke vendosur idetë tuaja në veprim në fushën e karrierës. është e rëndësishme që ju të ndiheni të pranuar dhe të vlerësuar në përpjekjet tuaja. Do të tërhiqni një varietet njerëzish me sharmin tuaj. Do të keni një aftësi të natyrshme për të fituar admirim. Do të ndiheni plot energji përballë seksit të kundërt. Për pjesën më të madhe të vitit komunikimi do të jetë prioriteti kryesor, pasi do t’ju kërkohet të artikuloni idetë frymëzuese në projekte të shkruara. Miqtë dhe familja do t’ju ndihmojnë të manifestoni dëshirat tuaja, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit. Do të keni mundësi të thelloni marrëdhëniet tuaja me ata që ju bëjnë të lumtur.

Gaforrja

 

Do të tregoheni të kujdesshëm me ata që dashuroni dhe do të lulëzoni në marrëdhëniet tuaja këtë vit. Dhembshuria dhe mirëkuptimi juaj do të jetë frymëzim për të tjerët, po ashtu edhe optimizmi do të jetë ngjitës. Ky vit do t’ju sjellë mjaft mundësi për të eksploruar horizonte të reja përmes udhëtimeve dhe studimeve shpirtërore. Do të jetë një periudhë e mrekullueshme për të ndërruar më shumë burime në jetë Do të ndiheni plot besim dhe të kënaqur me mënyrën si i shpenzoni paratë dhe kohën. Do t’ju pëlqejë rehatia që paratë sjellin dhe do ta dekoroni shtëpinë me objekte të bukura. Zhvillimi i talenteve muzikore dhe artistike do t’ju sjellë kënaqësi. Duhet të kuptoni se keni nevojë për një grup prej të cilit të karikoni energjitë emocionale këtë vit. Ndërsa eksploroni aktivitete të reja, do t’i trajtoni nevojat praktike të ekzistencës së përditshme me përulësi. Kushtojini edhe vetes pak kujdes kur të bëhet fjalë për çështjet e shëndetit dhe do të zbuloni regjimin e përkryer fizik. Jeta juaj e jashtme do të shkojë edhe më mirë këtë vit, pasi do të përfshiheni në aktivitete krijuese. Ky vit do t’ju sjellë plot gëzime dhe harmoni, po kështu edhe karriera do të lulëzojë në mënyra të paimagjinueshme.

 

 

Luani

 

Natyra juaj e shndritshme do të sjellë harmoni në jetën tuaj këtë vit. Dashuria juaj për kënaqësi dhe bukuri natyrore do t’ju ndihmojë të rikrijoni veten. Do të jeni aktiv me shumë miq dhe lidhje të tjera dhe do të pëlqeni diversitetin dhe stimulimin. Do të punoni mirë në aktivitete grupesh dhe do të jeni pjesë e rëndësishme e ngjarjeve shoqërore. Bërja e karrierës në këtë botë do të shkojë ashtu siç duhet, duke qenë se jeni një person i orientuar shoqërisht, pa përmendur faktin se jeni një organizues i përkryer dhe dhunti për detajet. Kujdes se mos mbani shumë përgjegjësi këtë vit, përndryshe do të ndiheni të mbimbushur. Kujdesuni për nevojat personale dhe ruani sensin e mirëqenies. Do të kërkoni rehati dhe siguri, dhe do të përfitoni nga pushimet periodike duke kaluar më shumë kohë në natyrë Do të jetë kohë e mirë për të eksploruar karakterin e brendshëm dhe standardet e larta. Mos harroni të rivlerësoni ato që besoni se janë të rëndësishme. Pasioni që ndjeni drejt familjes tuaj do t’ju fuqizojë marrëdhëniet më shumë se më parë Hetoni lidhjet tuaja me të kaluarën dhe kuptoni se si ndikon realitetin e përditshëm. Do të përjetoni shumë emocione përmes përpjekjeve krijuese.

 

 

Virgjëresha

 

Ruajtja e miqësive pozitive dhe marrëdhënieve të ngushta personale do të jetë prioritet i lartë për Virgjëreshën këtë vit. Jeta shtëpiake dhe familjare do të jetë burim lumturie dhe kënaqësie ndërsa kaloni kohë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Do t’i ndani opinionet me sinqeritet dhe çiltërsi. Do të jeni të rrethuar nga njerëz artistë dhe frymëzues, me të cilët do të ndiheni të lirshëm të shprehni krijimtarinë tuaj. Varieteti dhe shkathtësia e mendjes do t’ju japin nxitjen të përdorni tërë aftësitë tuaja. Ndërsa filloni këtë vit të ri do të vëzhgoni më me qartësi botën rreth jush dhe do ta shprehni veten në mënyra të veçanta. Jeni një artist i shkëlqyer dhe do të mund të krijoni art me lehtësi në karrierën tuaj gjatë muajve që do të vinë Gjithçka që vetëdija juaj do të prekë do të bëhet një fushë për arritjet tuaja intelektuale. Dëshira juaj për ta shprehur veten artistikisht do të zgjerohet në punë dhe ngjarje artistike. Kultura dhe teatri do t’ju japin mundësi të çlodheni. Mundësitë krijuese do t’ju sjellin transformime të mëdha. Edhe nëse jeni në një pozicion lidershipi mes miqve influencialë ndërgjegjësimi juaj për lidhje të ngushta do të ndikojë ato në rrethin tuaj dhe do të hapë qëllime dhe objektiva të përbashkëta.

 

 

Peshorja

 

Ekuilibrimi i veprimeve është diçka që ju e bëni shumë mirë Keni një aftësi të natyrshme për t’iu dhënë njerëzve kohën tuaj të vlefshme dhe të peshoni idetë pa arritur në konkluzione të nxituara. Do t’ju vijnë mjaft shpërblime personale dhe profesionale. Do të punoni shumë për realizimin e projekteve të suksesshme në karrierën tuaj. Vlerësimi që prisni prej kohësh për gjithë dashurinë respektin dhe nxitjen që keni dhënë gjatë këtij viti do të shpërblehet në vitin e ri. është koha të përfshiheni në disa takime shoqërore. Do të kaloni mjaft kohë në përvetësimin e aftësive në komunikim dhe do të përjetoni një transformimi personal në një mënyrë të thellë dhe të mrekullueshme. Njerëzit do t’ju dëgjojnë për shkak se keni diçka të rëndësishme për të thënë dhe mënyrë si i artikuloni fjalët. Do ta shihni veten në qendër të vëmendjes. Zjarri i shtëpisë do të digjet fuqishëm këtë vit në interes të familjes suaj. Do të ndiheni krenar për rrënjët dhe lidhje familjare do të forcohen. Natyra juaj e butë dhe shembullore do t’i japë familjes gjithçka pa qenë nevoja që t’jua kërkojnë Udhëtimet e shkurtra do t’ju stimulojnë intelektualisht gjatë këtij viti dhe ato do të jenë një ndryshim rifreskues për ju.

 

 

Akrepi

 

Pasioni do t’ju dërgojë diku larg në mbretërinë e krijimtarisë dhe ekspresionit. Rizbulimi dhe vlerësimi i natyrës suaj pasionante do t’ju transformojë duke ju bërë një person më pozitiv. Mund të punoni si këshillues për kompani të mëdha apo në marrëdhëniet publike. Do të kuptoni atë që motivon njerëzit të bëjnë një punë të suksesshme dhe do ta gjeni veten në situata ku do t’ju kërkojnë këshilla. Pikëpamjet tuaja krijuese do ta shprehin veten në mënyra dinamike dhe do të fitoni shumë respekt. Keni një sistem të mirë mbështetës në jetën shtëpiake dhe në karrierë dhe do të mësoni se rregulli po zë vend në jetën tuaj. Meqë karriera juaj ka pasur një fillim të mbarë këtë vit, fillimi i verës do t’ju gjejë të përfshirë në një marrëdhënie të re, të cilën keni kohë që e mendoni. Do të keni surpriza të mëdha dhe do të frymëzoheni edhe nga gjërat e zakonshme në karrierë dhe në jetën personale. Do të shijoni udhëtimet në vende të huaja dhe do të tërhiqeni duke vëzhguar idetë dhe kulturat e tjera. Këtë vit të ri do t’ju pëlqejë edhe më shumë studimi. Do të kuptoni se marrëdhëniet tuaja do t’ju japim mjaft mundësi për të marrë frymë dhe për t’u kujdesur për nevojat tuaja.

 

 

Shigjetari

Ndjenja juaj e fortë për veten tuaj do t’ju ndihmojë të realizoni shumë këtë vit dhe besimi do t’ju aftësojë të shfrytëzoni mundësitë e reja që do të vinë në rrugën tuaj. Do të përqendroheni në më shumë komunikim dhe do të kuptoni se shkrimi do të bëhet dominues në karrierën tuaj. Do të shijoni punën dhe gjithçka tjetër. Natyra juaj energjike dhe e lumtur do t’i bëjë të tjerët të ndihen të sigurt në praninë tuaj. Njerëzit e dinë se jeni seriozisht të interesuar në atë që kanë për të thënë për shkak se jeni dëgjues kaq të mirë Këtë vit mund të bëni udhëtime të gjata për t’i dhënë vetes stimulin shpirtëror dhe ta ndihmoni të ndiheni më të lidhur me anën filozofike të vetes. Gjatë verës do ta gjeni veten duke bërë planet që do t’ju dërgojnë në ndonjë llixhë apo shtëpi pushimi. Do t’ju duket sikur ndodheni në një transformim të rëndësishëm për mënyrën si i shihni gjërat dhe qëndrimet tuaja. Ndoshta është koha të rivlerësoni se kush jeni dhe se ku po shkoni. Do të ndjeheni mirë me gjithë bekimet e jetës suaj. Do të ndiheni plot mirënjohje në jetën tuaj. Do të zhvilloni mënyra të reja për të komunikuar.

 

 

Bricjapi

Shenja juaj konsiderohet si e zellshme në punë; me këtë cilësi do ta shprehni veten gjatë këtij viti. Qëndrimi juaj praktik në jetë do t’jua bëjë të lehtë të përqendroheni në përmbushjen e gjërave në kohën e duhur. Do të mbani qëndrim realist këtë vit dhe do të ndiheni shumë seriozë Do të kaloni kohë duke diskutuar tema që nuk ju interesojnë por do të kuptoni se përfshirja në aktivitete që s’janë të rëndësishme për ju ka përfitimet e veta. Në jetën personale do ta shprehni veten në mënyrë më pasionante dhe do të vini re se po zhvilloni ndjeshmërinë në mënyrat si i trajtoni të tjerët. Jeta juaj do të marrë një kuptim tjetër kur të kuptoni se një pjesë e juaja nuk ka qenë seriozisht e interesuar në gjithçka. Do të gëzoheni kur të mësoni se të tjerët duan t’ju dëgjojnë Në këtë vit do të shprehni integritetin personal, shpirtëror dhe emocional. Do të inkurajoheni të eksploroni sistemet tuaja të besimeve këtë vit. Mundësitë që provokojnë mendimet do të jetë të shumta, kjo është arsyeja e zbulimit se jeta juaj ka nevojë për reformë

 

 

Ujori

 

Në këtë vit shenja e Ujorit do të shkëlqejë me forcë Ju vërtet jeni një vizionar me një ndjesi të lartë qëllimi dhe një mënyrë të avancuar të të menduari. Do të jetë shumë e lehtë të shprehni individualitetin dhe idealet altruiste. Do të lindin mjaft mundësi të reja për të shprehur ndjenjat e vërteta dhe perceptimet në mënyra që do të rrisin besimin. Do të zbuloni se keni mënyra unike për të krijuar para këtë vit. Do të jeni të aftë t’i sillni idealet tuaja vizionare në një nivel personal dhe të tërhiqni shpërblime të prekshme prej të cilave do të përfitojë sistemi juaj i vlerave. Shpreheni veten në një mënyrë më imagjinatave. Do të zgjidhni të eksperimentoni me stite të ndryshme jete këtë vit. Do të keni dëshirë të fortë për pavarësi dhe nuk do t’ju pëlqejë të punoni për të tjerët kaq shumë por doni të keni biznesin tuaj; për këtë arsye do të motivoheni të mendoni për mënyrën si të nisni një biznes të ri. Karriera juaj mund të marrë një tjetër drejtim. Përdorini aftësitë intiutive për të realizuar gjërat. Përpjekjet tuaja do bëjnë që burimet e reja të zhvillohen në jetën tuaj për më mirë Do të shqetësoheni për ndryshimin e mjedisit fizik. Në marrëdhëniet dashurore këtë vit do të jeni mjaft energjikë dhe do të tërhiqi një person të rëndësishëm.

 

 

Peshqit

Peshqit do të kenë mundësi të rralla për ndryshie të mëdha këtë vit. Do t’ia kaloni shumë mirë duke shprehur dashurinë dhe dhembshurinë për botën dhe do të përmbushni ëndrrat tuaja më të guximshme. Do të dini me saktësi se cila është rruga që duhet të ndiqni dhe do të ndjeni se çfarë është e drejtë në zemërën tuaj. Do të sfidoheni të kapni çdo mundësi të re në ajër, gjë që do të transformohet edhe në karrierën tuaj. Do të fitoni pushtet me lehtësi, veçanërisht gjatë prillit, atëherë kur do të shprehni dhe mentalitetin vizionar. Mund të rizbuloni aftësitë tuaja muzikore dhe ta shprehni veten në mënyra krijuese. Do të keni forcën dhe frymëzimin të sillni ndjeshmëri mistike rreth e rrotull jush. është koha ta lini të shkëlqejë ana juaj mistike dhe e dhembshur. Mund të doni të përfshiheni në shkrime, qoftë lirike qoftë poezi, apo ndoshta vetëm refleksione. Natyra juaj idealiste do të frymëzohet nga një lidhje e fortë me mjedisin dhe do të shprehni me lehtësi veten. Aftësia juaj e natyrshme për të komunikuar idetë tek të tjerët do të jetë receptive këtë vite. Përqendrohuni tek intuita dhe do t’ia dilni mirë në çdo rrethanë

 

 

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...