Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Të pavarur pa "Akt"

Recommended Posts

Qasje me dokumente, te cilat shpesh lexohen ne menyra te ndryshme. Secili historian pergjate shkruarjes se historise, a copezave te saj, gjen menyren e vet per t'i lexuar dhe per t'ju qasur dokumenteve. Paraditja e djeshme ka shenuar mbajtjen e Konferences shkencore per 95-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Teza te reja nga historiane te rinj, e megjithate, ajo cka ne jemi ende ne kerkim, eshte te "zbardhet" apo te percillet ajo cfare ka ndodhur vertet ne historine e vendit tone. Te jene te pranishme dritehijet e asaj qe ka kaluar Shqiperia.

 

Nevila Nika, aktualisht drejtuese e Arkivit Qendror te Shtetit, ka nisur te shfaqe edhe per publikun nje sere dokumentesh te rendesishme ne historine tone, duke i ekspozuar, duke percjelle nje koncept te ri per arkivin. Paraditen e djeshme ishte radha e Aktit apo Deklarates se Shpalljes se Pavaresise, e cila per studiuesit nuk krijon ndonje efekt te madh, pasi e kane prekur me pare, ndersa per te tjere shqiptare eshte e bukur te shohin nje kopje te saj. Ajo ishte aty, e varur ne mur, e perkrah saj delegatet nga e gjithe Shqiperia etnike, fale te cileve u arrit tek kjo deklarate apo ky akt, i cili sot shenon 95-vjetorin e firmosjes.

 

Po cfare tregon Nevila Nika, lidhur me fatin e saj?! Duke treguar se nje problem i madh ka qene menyra se si iu jane qasur dokumenteve deri me tani historianet dhe jo mosdijenia per ekzistencen e tyre, ajo shprehet: "Sic mund te thuhet edhe per Aktin e Pavaresise, nuk eshte se nuk eshte ditur, qe ky akt qe njohim ne, qe e kemi ne arkiv, nuk eshte origjinali. Ne gjykojme qe deri ne vitin 1937 duhet te kete qene. Ky eshte nje riprodhim i Aktit te Pavaresise, botim i Lef Nosit, i cili e ka botuar me parate e tij dhe s'ka tjeter. Nosi pesoi fatkeqesi, qe ne vitin 1945 u arrestua dhe u denua me vdekje. Ai ishte nje nga themeluesit e arkivit kombetar shqiptar, pasi ka pasur dokumente pafund", perfundon ajo.

 

Po cfare, cili ka qene motivi per zhdukjen e ketij akti origjinal. Nika shprehet: "Legjenda qe emri i Xhelal Zogut eshte ne aktin e pavaresise...na le te kuptojme, qe ndoshta nuk eshte vetem Enver Hoxha, ai qe ka preferuar te fshehe dhe heqe shumecka. Pra, ka pasur manipulime edhe para tij, pasi duket, qe ata qe marrin karrigen e madhe, duan qe historia te behet sipas modelit qe ata duan. Ndaj edhe Xhelal Zogu, qe thuhet se ishte pjesetar i Aktit te Pavaresise, jo nuk eshte, mund te kete shkuar me vone, ai eshte Xhelal Koprenca...dhe ka qene shkruar Xhelal Ko...dhe e kane manovruar. Me vone, pas '44 u be masakra e madhe, qe nga 40 emra perfunduan vetem 10, a dic me pak".

 

Ndersa konferenca, sigurisht, qe trajtoi nje game shume me te madhe problemesh, duke sjelle deri diku edhe teza te reja, bazuar ne arkiva e deshmi te tjera, nga ato te njohura deri me sot. Duke vene ne njefare menyre edhe pika mbi "i" per personazhe dhe ngjarje, te cilat jane trajtuar ndryshe deri me sot, duke na i shfaqur ato me tokesore dhe bemat e tyre me dritehijet qe ekzistojne ne boten reale, pavaresisht kushteve te kohes.

 

Shtypi bullgar per Pavaresine e Shqiperise

 

Ne kumtesen qe duhej te mbahej dje prej Sergey Roussev, historianit bullgar, i cili nuk mundi te ishte ne Tirane, theksohet se, "interesimi per shpalljen e Pavaresise se Shqiperise eshte pasqyruar jo vetem ne dokumentet diplomatike, por edhe ne shtypin bullgar te asaj kohe, i cili mendoj se shpreh ne nje mase te konsiderueshme edhe qendrimin zyrtar te Bullgarise kundrejt Levizjes Kombetare Shqiptare". Ai vijon, duke na bere me dije se ne shtypin shqiptar te kohes jane jo te pakta informacionet teper interesante per shqiptaret dhe shpalljen e pavaresise se popullit tone. Te dhena keto, te cilat jane te paeksploruara nga historianet tane deri me tani, fakte qe vijne nepermjet referatit te historianit bullgar. Ai ka mundur te hedhe drite per kete periudhe te historise, pikerisht nepermjet atyre c'ka servirur shtypi, duke plotesuar ne njefare menyre edhe mungesen e burimeve arkivore per kete ceshtje.

 

Te perditshmet amerikane

 

Pos arkivave teper te vlefshme, jane edhe ato cka jane shkruar ne shtypin e kohes. Ndaj edhe Valentina Duka ka preferuar te percjelle nje tjeter aspekt, ate te jehones qe ka pasur Pavaresia e Shqiperise pertej Atlantikut. Ajo ka rene ne gjurmet e komenteve te shtypit amerikan, 1912-1914. Duka thekson ne kumtesen e saj se, "duke filluar qe nga nentori i vitit 1912, shtypi amerikan njoftonte lexuesin e tij, se ne Evrope ishte krijuar shteti me i ri i kontinentit plak, me emrin Albania. Pas ketij informacioni, nuk kishte dite te kohes ne vazhdim qe Shqiperia te mos ishte e pranishme ne faqet e gazetave me te medha te kohes ne Amerike: "New York Times", "Los Angelos Times", "Chichago Daily Tribune" etj". Po kaq interesante jane edhe tezat apo kumtesat e te tjere personaliteteve, historianeve shqiptare apo jo. Disa prej atyre, qe kumtuan dje ne konferencen per 95-vjetorin e Pavaresise qene; prof. dr. Marenglen Verli, prof. dr. Jusuf Bajraktari, prof. as. dr. Ilira Caushi, akademik Kristo Frasheri, akademik Kristaq Prifti, prof. dr. Nevila Nika, prof. dr. Beqir Meta, prof. dr. Sergey Roussev (Bullgari), prof. dr. Gazmend Shpuza, prof. dr. Fehmi Rexhepi, prof. dr. Urosh Lipushcek (Slloveni), prof. dr. Fatmira Rama, prof. dr. Fatmira Musaj. dr. Xhelal Gjecovi, prof. assoc. dr. Hamit Kaba, prof. dr. Sabile Basha, prof. dr. Ana Lalaj etj.

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...