Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Shqiptarët çmenden për "Big Brother"

Recommended Posts

Që ne shqiptarët jemi tejet të apasionuar pas shfaqjeve reality-show (një zhanër i ri për ekranin tonë) tashmë e

kishim e kuptuar, megjithatë duket se ardhja e “Big brother” në vendin tonë, po e vërteton edhe më shumë këtë fakt. Një prej serialeve më të ndjekur në të gjithë botën, së shpejti pritet të jetë në një prej televizioneve shqiptare. Edhe pse prej dy vjetësh kishim dëgjuar të flitej në lidhje me tratativat e “Top-channel” për të të fituar të drejtën ekskluzive të “Big brother” në Shqipëri, vetëm pas publikimit zyrtar të audicionit për pjesëmarrësit, kuptuam se, së shpejti ky program do të transmetohet në këtë televizion, ndërsa fituesin e pret një çmim prej 5 milion lekësh të reja. Dhe duket se më shumë se emri i njohur i këtij programi dhe stafi i huaj, që pritet të jetë në Tiranë në fillim të vitit të ardhshëm, shqiptarët i shtyn të bëhen protagonistë, pikërisht shuma, që do t’i akordohet fituesit pasi ai të dalë nga shtëpia.

Kemi mësuar se për protagonistët e këtij reality-show është duke u ndërtuar një shtëpi në periferi të Tiranës diku në fshatin Kashar, ndërsa pranë zyrave të Top-channel kemi mësuar se, vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë aplikime, të cilat tashmë kanë shkuar më tepër se 500 të tilla. E megjithëse janë të shumtë, personat e interesuar për t’u bërë pjesë e lojës, ata duket se do të presin të paktën edhe një muaj për të kaluar në fazën tjetër të garës. Mësojmë se të gjithë aplikantët do të kalojnë në intervistimin, që do të realizohet nga stafi i huaj, mbajtës i patentës së “Big brother” dhe janë pikërisht ata që do të vendosin, se cilët do të jenë të përzgjedhurit për të hyrë në lojë.

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...