Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
AAAA

Homeri I Madhe Shqipetare At Gjergj Fishta!!!

Recommended Posts

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

 

GJUHA SHQYPE

 

1. Porsi kanga e zogut t'veres,

q* vallzon n'blerim të Prillit;

Porsi i ambli flladi i erës,

q* lmon gjit e drandofillit:

Porsi vala e bregut t'detit,

Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,

Porsi ushtima e nji termetit,

Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.

2. Ah! po; â, ambël fiala e sajë,

Porsi gjumi m'nji kerthí,

Porsi drita plot uzdajë,

Porsi gazi i pa mashtrí;

Edhè ndihet tu kumbue,

Porsi fleta e Kerubimit,

Ka'i bjen qiellvet tue fluturue

N't'zjartat valle t'ameshimit.

3. Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,

q* ketë gjuhë të Perendís,

Trashigim, q* na la i Pari,

Trashigim s'i a lên ai fmís;

Edhè atij i u thaftë, po, goja,

q* e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;

q* n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,

Flet e t'veten lên mbas dore.

4. Në gjuhë shqype nanat t'ona

Shì prej djepit na kanë thânun,

Se âsht nji Zot, q* do t'a dona:

Njatë, q* jetën na ka dhânun;

Edhè shqyp na thanë se Zoti

Per Shqyptarë Shqypnín e fali,

se sá t'enden stina e moti,

Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.

5. Shqyp na vetë, po pik' mâ para,

N'agim t'jetës kúr kemi shkue

Tue ndjekë flutra neper ara,

Shqyp mâ s'pari kemi kndue:

Kemi kndue, po armët besnike,

q* flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,

Kah kanë dekë per besë jetike,

Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet.

6. Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,

q* 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,

q* kah bijte ai, shkelte deka.

Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;

Në këtë gjuhë edhè Kastriota

U pat folë njatyne ushtrive,

q* sa t'ndrisë e diellit rrota,

Kanë me kênë ndera e trimnive.

7. Prá, Shqyptarë, çdo fés q* t'jini,

Gegë e Toskë, malcí e qyteta,

Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,

Mos t'a lini sá t'jetë jeta,

Por per tê gjithmonë punoni;

Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,

Fisi i juej, vendi e zakoni

Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej.

8. Nper gjuhë shqype bota mbarë

Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,

Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:

Trima n'zà sikurse jini.

Prandej, prá, n'e doni fisin,

Mali, bregu edhè Malcija

Prej njaj goje sod t'brohrisin:

Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!

 

 

 

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

 

SHQYPNIJA

 

1. Edhè hâna do t' a dije,

Edhè dielli do t' két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija 'i vend nuk ká !

2. Fusha t' gjâna e kodra t' blera,

Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,

Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,

Si t' Parrizit t' larmet shtroja.

3. Nen nji qiellë perherë t' kullueme,

N' rreze e n' dritë pershkue unjí,

Bjeshkë e male të blerueme

Si vigâj shtiellen n' ajrí.

4. Ke ato bjeshkë e ke ato male

Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,

Tue rrëmbye nper mriza hale,

Gurgullojn nper rrâjë e curra.

5. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike

Léjn mande' ata djelm si Zâna,

Armët e t' cillvet, p'rherë besnike,

Janë permendë nder fise t' tana.

6. Atje léjn, po Toskë e Gegë,

Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:

Si dý rrfé, q* shkojn tue djegë,

Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.

7. Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,

Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,

Rijtun gjakut kah çeliku

N' dorë t' ktij shndritë per vend t' të Parit.

8. Ato male të madhnueshme,

Ato, po, kanë mûjtë me pá

Se sa forca e pafrigueshme

N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.

9. Dridhet toka e gjimon deti,

Ndezen malet flakë e shkndija,

Ka' i frigueshëm, si termeti,

Atje rrmben kû e thrret Lirija.

10. Lume e shé para atij ngelin,

I a lshojn udhen dete e male;

Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,

Turrin ferri s' mund t' i a ndale.

11. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,

Ngrehe ballin si mbretneshë,

Pse me djelm, q* ngrofë ti n' gjí,

Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.

12. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,

q* zanát ka besë e fé,

Per Lirí, per fron të Mbretit

Me dhânë jeten ka bâ bé.

13. Sy per sy, po, kqyr anmikun;

Perse djemt, q* ti ke ushqyue,

S' i ka pá, jo, kush tue hikun:

Friga e dekës kurr s' i ka thye,

14. Kaq të bukur, kaq të hieshme

Perendija t' fali i Amshueshem,

Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme:

N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshem.

15. Po, edhè hâna do t' a dije,

Edhè dielli do t' két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija 'i vend nuk ká !

16. Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,

Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,

E me dije e me Lirí

Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.

 

 

 

 

 

Lambertz?i për Fishtën

 

Dijetari i "Austrisë së Vjetër" Maximilian Lambertz (Vjenë 1882 ? Lajpcig 1963) erdhi në albanologji me përgatitje nga gjuhësia e krahasuar indoeuropiane. Në fillimet e punës së tij qe marrë me çështje të filologjisë klasike greke. Kishte bashkëpunuar disa vjet në hartimin e veprës Thesaurus Linguae Latinae, mandej qe marrë me hulumtime të letërsisë gojore, të onomastikës, të mitologjisë etj. Fusha e albanologjisë ajo është, pa dyshim, ajo ku ai dha pjesën e vet më të vyer të ndihmës duke studiuar probleme gjuhësore, posaçërisht të dialektologjisë, të sintaksës, të leksikografisë, por edhe probleme të mitologjisë, të onomastikës, të letërsisë gojore, si dhe asaj të shkruar shqiptare. Simbas një dëshmie të Dr. E. Çabejt, lidhjet e Lambertz?it me kulturën shqiptare u patën vendosur prej një njohjeje të tij të rastësishme të disa barinj të anës së Tebes (Thivës), të cilët i ndjeu të flisnin shqip duke kullotur bagëtinë1. Mendimi im është se lidhjet Dr. Lambertz?it me kulturën shqiptare, në përgjithësi, kanë ardhur prej kontingjencash mjaft më komplekse nga ato që E. Çabej përshkruan.

 

Një nga aspektet më pak të njohura të kontributit lambertzian në albanologji, më sak një aspekt i shpërfillur ose, gjithsesi, i mbajtur në hije, është ai i gjykimeve, vlerësimeve e studimeve mbi Gjergj Fishtën dhe veprën e tij. Me këtë pjesë të kontributit të tij albanologjik mendoj se lidhet edhe një ndër detyrimet që kultura shqiptare i ka këtij dijetari.

 

Për veprën e Fishtës Larmbertz?i duket të jetë shprehur për herë të parë më 1913, në librin e dorës që botonte atë vit në Vjenë dhe Lajpcig së toku me Dr. Gj. Pekmezin: Libër mësimi dhe leximi i shqipes2. Në të, ndër pjesët ilustruese botohet kënga "Marash Uci" nga Lahuta e Malcís3. Ndërsa vlerësimet e tij të para për veprën e Fishtës shfaqen në punimin e vitit 1916 Raport mbi hulumtimin tim gjuhësor në Shqipëri nga mesi i majit deri në fundin e gushtit 1916. Raporti u botua së pari në Anzeiger 53, organ i Akademisë Perandorake të Shkencave të Vienës4, mandej si broshurë më vete në Vjenë5. Sikurse kuptohet edhe nga titulli, teksti është fryt i një pune të autorit në terrenin shqiptar, gjatë së cilës ai duket se ka bërë të njohur edhe personalisht me Fishtën; më pak se një vit më vonë ai do të flasë për Fishtën me "miksí" dhe "mall". Në Raportin e tij Lambertz?i e paraqet Fishtën si "poet gjeni" ("Dichtergenius")6, e vlerëson për trajtat origjinale dhe pastërtinë me të cilat përdor gjuhën duke u mbështetur në "dialektet e folura dhe të shkruara të Veriut"7. Veç vlerësimit nga pikëpamja gjuhësore, në këtë Raport bën edhe ndonjë përcaktim lidhur me artin e Fishtës, duke vlerësuar satirën e përmbledhjes Anzat e Parnasit, lirikën e vëllimeve Pika voeset dhe Mrizi i Zanave, ndërsa Lahutën e Malcís e vlerëson si "kryeveprën e tij"8. Kujtoj se më 1916, kur e bën Lambertz?i këtë vlerësim, Lahuta mund të quhej ende "në mesin e vet"; botimi i saj përfundimtar do të realizohej më 1937.

 

 

 

Një viti më mbas i përket punimi monografik Poezia popullore e shqiptarëve. Një hyrje në gjuhën shqipe. Ai u botua së pari te Posta e Shqypniës9, e cila delte në Shkodër dhe kishte një ndër themeluesit vetë Fishtën. Po atë vit punimi u botua edhe në Sarajevë10, me nënshënimin e Lambertz?it: "Shkodër, gusht 1917"11. Këtë botim Lambertz?i ia kushtonte Fishtës, në gjermanisht dhe në shqip: "At Gjergj Fishtës, O.F.M., Vjershtarit e Kangtorit të vepravet trimnijet të Kombit të Shqyptarvet me miksi e me mall ket libër kushton shkruesi"12. Në këtë punim autori sillte, mes të tjerësh, shembullin e vajit nga Lahuta. Është fjala për vajin e motrës së Avdi Hisës, të cilit Vulo malaziasi i merr petka e armë bashkë me tufën e gjasë. E motra, kur e sheh të vëllanë në vig, nis vajtimin që fillon me vargun "Kur ka dalë qaj hylli i dritës, / O vllau i ?m, o vllá!" (kënga III: Preja). Lambertz?i dallonte tonin e lartë poetik të tekstit fishtean, mbështetur në traditën popullore, si dhe jepte një përkthim të vargjeve 60?112 në gjermanisht13. Më e rëndësishmja, në këtë rast, është se ai fillonte të hiqte paralele mes epikës së Fishtës dhe asaj të Homerit, duke e krahasuar vajin shqiptar me vajet e Akilit për Patroklin, të Andromakës për Hektorin etj.14

 

 

 

Vitet 1916?1917 qenë edhe vite të pjesëmarrjes aktive të Lambertz?it në "Komisín letrare shqipe", të krijuar në Shkodër me gjuhëtarë shqiptarë dhe austriakë për të zgjidhur problemet e normëzimit të gjuhës shqipe. Në këtë "komisí" njohja me Fishtën duhet të jetë thelluar ende në një fushë tjetër: atë të gjuhësisë. Bën përshtypje, për shembull, një tezë e formuluar prej Lambertz?it si në atë kohë, ashtu më vonë. Ai shprehej kundër një gjuhe të përzier gege?toske, një gjuhe që nuk flitej askund, si dhe parashikonte rrezikun e hapjes së një hendeku të thellë midis njerëzve të zyrës, të shkollës e të kulturës dhe njerëzve të popullit, pra të një diglosie artificiale sikundër ekzistonte (dhe ende ekziston) në Greqi. E gjitha kjo të kujton tezën e Fishtës: "Ajo s'asht gjuhë; ajo asht si mushku, q* s'asht kal as gomar", tezë e formuluar prej shkrimtarit qysh në një recension të vitit 191415 dhe e përsëritur shpesh më vonë.

 

 

 

Më 1943 Lambertz?i botoi disa tekste dhe libra dore ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e tij: Dialektet e gjuhës shqipe16, Libër leximi i shqipes me një Hyrje në gjuhën shqipe17, vëllimin II të tij, dhe Gjeneza dhe zhvillimi i letërsisë në gjuhën shqipe18; dy të fundit të ribotuara edhe më 1948. Te Dialektet, duke hequr vijat diverguese dhe ato konverguese që karakterizojnë dialektet e shqipes, ai përshkruante rolin e Fishtës në gegnishten, e përcaktonte atë si themelues të "koinesë veriore gege" ("nordgegische Koine")19 etj. Në antologjinë Libër leximi e paraqiste Fishtën me disa pjesë: Shen Nkolli e Djalli n'Sh'Njin, Tartufi, Dijsja dhe Marash Uci e Kulshedra nga Lahuta20. Te Bibliografi e shkurtër e autorëve shqiptarë, që shoqëronte antologjinë, e cilësonte Fishtën si "poeti më gjenial që deri më sot Shqipëria ka dhënë" ("der genialste Dichter, den Albanien bis heute hervorgebracht hat")21. Në vëllimin II të antologjisë ai sillte edhe përkthimin gjermanisht të pjesëve në fjalë22.

 

 

 

Te Gjeneza dhe zhvillimi i letërsisë në gjuhën shqipe Lambertz?i merrej së rishti me Fishtën, duke e cilësuar "poeti më i madh shqiptar"23, ndërsa Lahutën e quante "epi më i madh artistik i shqiptarëve, krijuar mbi bazën e poezisë gojore shqiptare, sidomos mbi teknikën epike të rapsodive të trimërisë"24. Duke folur për famën e Fishtës si poet, Lambertz?i shënonte: "Populli i vet e nderoi atë me titullin Poeti kombëtar (nationaler Dichter), por atë, me miratim e nderim, e çmonin edhe jashtë qysh në gjallje të tij"25. Pak a shumë të njëjtat vlerësime për Fishtën dhe veprën e tij Lambertz?i do t'i përsëriste edhe në punimin Shqiptarët, gjuha e tyre dhe kultura e tyre, të vitit 194926, si dhe në punime të tjera të mëvonshme.

 

 

 

Viti 1949 në veprimtarinë shkencore të Lambertz?it do ta meritonte të quhej "Viti i Fishtës". Këtë vit ai botoi në Lajpcig, si libër më vete, studimin monografik Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar Lahuta e Malcís27. Ky punim është, pa dyshim, summumi i kontributit lambertzian për Fishtën. Ai paraqitet si rezultat i qasjes graduale të albanologut ndaj veprës së poetit shqiptar, por edhe i njohjes së tij progresive (thuajse 35?vjeçare) me këtë vepër. Në bazë të tij qëndron tanimë credo?ja e studiuesit, e parashtruar qysh në hyrje të monografisë: "Lahuta e Malcís është vepra më e rëndësishme e letërsisë shqiptare. Epi është ngritur nga poezia popullore. Përmjet teknikës epike të baladave dhe rapsodive popullore, të cilat ende sot jetojnë në malet shqiptare, poeti paraqet gjenezën dhe zhvillimin e popullit shqiptar në tridhjetë këngë. Epi është një minierë për folkloristët dhe historianët, krejtësisht pranë popullit, ai qëndron sot në qendër të mendësisë shqiptare dhe është i mbushur plot bukuri të larta poetike. Ai e meriton që, nëpërmjet përkthimit në gjuhë të tjera, të gjejë hyrjen në letërsinë botërore"28.

 

 

 

Punimi është konceptuar simbas një skeme që mund të quhet klasike për shkollën austriake të filologjisë. Shpjegohet pikësëpari ç'është lahuta dhe ç'janë kangët e lahutës për shqiptarët e Maleve. Jepen shkurt specifika të epikës popullore shqiptare, duke u ballafaquar ajo edhe me epika të popujve fqinjë. Bëhet një hyrje e përmbledhur në epin e Mujit dhe të Halilit, në mitologjinë e Maleve shqiptare etj. Mandej kalohet në të dhëna jetëshkrimore mbi Gjergj Fishtën, përshkruhet veprimtaria e tij si dijetar ("Fishta als Schulmann") dhe si reformues i gjuhës ("Sprachreformer"). Flitet për krijimtarinë letrare të tij, duke kaluar nëpër publicistikën e tij, lirikën dhe satirën. Mbas kësaj, bëhet përshkrimi i përgjithshëm i Lahutës së Malcís dhe këtu fillon së rishti ballafaqimi i saj me epikën e lashtë helene, më së shumti me epet homerike, duke u trajtuar Fishta tanimë si homerid ("Fishta als Homeride"). Shtrohen kalimthi edhe dy tezat e prejardhjes së epikës homerike: ajo unitariste dhe ajo analitike. Vjen mbaskësaj përshkrimi i 30 këngëve të Lahutës, një për një. Një pjesë e madhe e punimit u kushtohet analizës konkrete të epit fishtean, lëndës së tij ("Stoff des Epos"), karakteristikave të tij epike, por edhe lirike, teknikës tregimtare të nxënë prej rapsodive të trimërisë, treguesve metrikë etj. Më së fundi, ballafaqohet struktura e epit fishtean me konceptin virgjilian të Enejdës, vihen në dukje implikimet në ep të mitologjisë popullore, të së drejtës dokesore shqiptare ("Kanuni"), të sistemit frazeologjik e proverbial shqiptar, përshkruhet "bota popullore" në të, veçanërisht bëhen konstatime mbi "nomenklaturën e trimave" ("Heldenomenklatur") dhe teknikën psikologjike të përdorur nga autori për kalimin nga personat historikë në personazhet fikcionalë.

 

 

 

Prurjet më origjinale të Lambertz?it në këtë monografi, posaçërisht të rëndësishme edhe sot për t'u thelluar në studimet fishteane, më duken këto:

 

 

 

1) Vendosja e pikave të përkimit mes epikës së Fishtës dhe asaj homerike dhe, sidomos, caktimi i pikave të largimit mes dy modeleve epike29.

 

 

 

2) Vënia në dukje e elementit lirik brenda lëndës së përgjithshme epike, si një eksperiment tipik modern nga ana e Fishtës; për shembull në këngën XXVI të Lahutës, me titull Koha e re, të cilën Lambertz?i e mbiemëron "Një idil në Lezhë" ("Ein Idyll aus Lesh")30.

 

 

 

3) Dëshmitë e rralla, madje unikale, që ai sjell nga "procesi krijues" i Fishtës. Një shembull: "Planin e Lahutës së Malcís ai e mbajti gjatë në vete, pa vendosur dot të hiqte vijën e parë me penë. Kjo e mundonte dhe ai pati një kohë të vështirë. Ankohej shpesh se nuk bënte dot përpara në epin e tij. Por një natë, ? më tregonte ai më vonë, ? ndërsa vente e vinte i menduar nëpër korridorin e heshtur të kuvendit, poshtë e lart para qelës së vet, dhe mendonte për lëndën e vet epike, papritmas e kaplon një ndjesi si t'iu kërleshkëshin flokët, si të qenkësh ngritur nga vetja dhe ja se ku sheh qartë me sy trimat e Malësisë: Oso Kukën dhe Marash Ucin, Ali pashë Gucinë dhe Tringën, Dedë Gjo' Lulin dhe gjithë të tjerët; i sheh si kalojnë para tij, si jetojnë, luftojnë dhe vdesin. U sheh petkat dhe kuajt, armët dhe fytyrat, i dëgjon të flasin dhe shikon në varg bëmat e tyre. Atë çast zgjohet. Ishte pikërisht mbas mesit të natës. Vetëm një copë herë të shkurtër qe rrëmbyer nga ekstaza dhe pati besuar se kishin kaluar vite të tëra. Ai e pati përjetuar epin e vet"31.

 

 

 

4) Teza e një organizimi ciklik të epit, simbas modelit virgjilian, ndoshta më origjinalja e Lambertz?it mbi këtë subjekt. Simbas kësaj teze, Lahuta është konceptuar me një strukturë që ka si bërthamë ciklin e Oso Kukës; rreth këtij vjen e mbështillet cikli i Kongresit të Berlinit e i Lidhjes shqiptare të Prizrenit; këtij i mbivendoset cikli i luftës për Hotin dhe Grudën dhe, së fundi, shpaloset cikli i quajtur i "kohës së re", d.m.th. i betejave të Dedë Gjo' Lulit etj.32

 

 

 

Monografia Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar Lahuta e Malcís nuk është vetëm një ndër majat e krijimtarisë shkencore të Lambertz?it dijetar; për kulturën shqiptare, posaçërisht për studimet mbi Fishtën, ajo ka mbetur ende e pakapërcyer, madje e paarritur. Do ta quaj fat të keq që kjo monografi vijon të mbetet e papërkthyer në shqip, pra e panjohur për lexuesin shqiptar.

 

 

 

Teza të kësaj monografie Lambertz?i do t'i rimerrte, më pak ose më shumë, edhe në ndonjë punim të tij të mëmbasëm. Tezën homerike, për shembull, do ta shtjellonte më gjerë në një studim të posaçëm, të botuar më 1961 te Shejzat, me titull Çështja homerike dhe epi shqiptar Lahuta e Malcís33. Këtu tani objekti nuk është më thjesht vepra e Fishtës. Ajo shtihet në punë për të mbështetur, në debatimin e çështjes homerike, tezën unitariste në kundërvënie të asaj analitike, të shfaqur në filologjinë klasike prej teorisë së August Wolf?it (1795) e këndej. Për Lambertz?in Gjergj Fishta me Lahutën e Malcís është një shembull i kohës së re për të hedhur dritë mbi çështjen homerike. Simbas tij, si lahutarët shqiptarë që deri në shek. XX këndojnë "kangë trimash" ose "kreshnikësh" mbasditeve nën blire, ndër dasma ose rreth vatrave, po ashtu 3000 vjet më parë rapsodët helenë janë endur brigjeve perëndimore të Azisë së Vogël, ishujve të Egjeut, nëpër Kretë e nëpër krejt sterenë greke, duke kënduar për Paridin dhe grabitjen e Helenës së bukur, për Agamemnonin dhe Menelaun, për Ifigjeninë dhe flijimin e saj në Aullí, për hakmarrjen e Klitemnestrës, flligshtinë në gjak të Orestit, martesën e Peleut me Tetisin, Odiseun dinak dhe Ajaksin ambicioz, miqësinë e Akilit me Patroklin, qëndresën dhe rënien e Trojës dhe me radhë. Kështu deri kur u shfaq një person për të cilin dimë se në të ri kishte fituar njohuri të thella mbi ciklin e këngëve epike helene, që përafërsisht mund të krahasohen me ciklin e këngëve popullore shqiptare të Mujit e Halilit. Ai rridhte prej krahinës së Smirnës, Rodosit, Kiosit etj. Ky person, që mund ta ketë pasur me të vërtetë emrin Homer, patjetër ka qenë një gjeni. Besimin e Lambertz?it në ekzistimin e personit të Homerit e përforconte pikërisht përvoja e krijimit të Lahutës së Malcís. Në Malet shqiptare, simbas tij, kemi të bëjmë me "rrethana përafërsisht të njëjta"; edhe aty na paraqiten këngë popullore dhe cikle këngësh trimërie, që janë kënduar me shekuj në të kaluarën, derisa është shfaqur një gjeni që, duke u mbështetur në to, ka prodhuar epin e vet34. Ashtu si Homeri që pati njohur në pëllëmbë të dorës brigjet perëndimore të Azisë së Vogël, ishujt e Egjeut, Kretën dhe krejt sterenë greke, për Lambertz?in edhe Fishta pati qenë njohës i thellë i Maleve shqiptare ku zhvillohen ngjarjet e Lahutës35. Madje Lambertz?i qe i mendimit se "Gjergj Fishta intuitivisht e kishte kuptuar të vërtetën rreth origjinës së epopeve homerike, mbasi edhe ai vetë ishte si Homeri"36.

 

 

 

I gjithë ky kontribut në studimin e veprës së Fishtës, të specifikave të saj kombëtare, por edhe universale, gjeti kurorëzimin e vet afër fundit të jetës së Lambertz?it me botimin gjermanisht të Lahutës, përkthyer prej tij37. Për një njohës të mirë të filologjisë gjermanike, por edhe të epikës fishteane, si E. Çabej: "Ky përkthim është i vetmi i plotë gjer më sot dhe është më i miri nga përkthimet e këtij epi"38. Po t'i shtohen vlerës së përkthimit edhe vlerat e hyrjes Poeti dhe vepra e tij, si dhe të Shënimeve me të cilat botimi është pajisur, është e drejtë ta quash këtë vepër të Lambertz?it "kurorëzim me lavdi" i kontributit të tij në fushën e studimeve fishteane.

 

Sikurse besoj që shihet edhe nga sa parashtrova, ky aspekt i shpërfillur ose, gjithsesi, i mbajtur në hije i kontributit lambertzian në albanologji, që ka të bëjë me gjykimet, vlerësimet dhe studimet mbi Fishtën dhe veprën e tij, përbën një rast unikal të përfshirjes në përmasa të tilla nga ana e një albanologu të huaj në studimin e veprës së një figure madhore të kulturës shqiptare. Pa mohuar kontributin e vyer të dhënë në studimet mbi Fishtën prej albanologësh austro?gjermanë (Weigand39, Patsch, Jokl, Stadtmüller40 etj.), është pa dyshim Maximilian Lambertz?i ai të cilit i takon të quhet "themelues i fishtologjisë", meritë të cilën do të duhej t'ia njihnim të gjithë që, mbas tij, merremi me studimin e veprës së Fishtës.

 

1998

 

1 E. ÇABEJ: Maximilian Lambertz, në "Studime gjuhësore", v. V, Prishtinë 1975, 176.

 

2Lehr? und Lesenbuch des Albanischen von Dr. Max Lambertz und Dr. Georg Pekmezi, Wien?Leipzig 1913 (pa d.).

 

3Po aty, 109?113.

 

4Bericht über meine linguistischen Studien in Albanien von Mitte Mai bis Ende August 1916 von Dr. phil. Maximilian Lambertz, në "Anzeiger 53. Keiserische Akademie der Wissenschaft in Wien", nr. XX, 122?146.

 

5Wien 1916, 27 f.

 

6Po aty, 13.

 

7Po aty, 13.

 

8Po aty, 15?16.

 

9Vjeti 1917, nr. 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 25.

 

10Die Volkpoesie der Albaner. Eine Einführende studie von Dr. phil. Maximilian Lambertz, Sarajevo 1917.

 

11Po aty, VII (pa nr.)

 

12"Pater Geog Fishta, O.F.M., dem in seinem Volkstum wurzelden Nationalen Dichter der Albaner in treuer Freundschaft gewidmet", po aty, V (pa nr.).

 

13Po aty, 64.

 

14Po aty, 65.

 

15Bibliofrafië. Asdren: Ëndra e lotë, vjerrsha etj., në "Hylli i Dritës", 1914, nr. 8, 264.

 

16M. LAMBERTZ: Die Mundarten der albanischen Sprache und ihre Erforschung, në "Leipziger Vierteljahrsschkrift für Südosteuropa", 1943, Heft 2?4, 123?160.

 

17 Albanisches Lesebuch mit Einfuhrung in die albanische Sprache von Maximilian Lambertz. I. Teil, Leipzig 1943 (1948).

 

18M. LAMBERTZ: Das Werden der albanischen Literatur, në "Leipziger Vierteljahrsschkrift für Südosteuropa", 1943, Heft 2?4, 160?174; ribot. edhe në "Albanisches Lesebuch...", 373?387.

 

19M. LAMBERTZ: Die Mundarten..., 138.

 

20Albanische Lesebuch..., 144?174

 

21Albanische Lesebuch..., 368.

 

22II. Teil, Leipzig 1943 (1948), 53?77.

 

23M. LAMBERTZ: Das Werden..., 170.

 

24 Po aty, 170.

 

25 Po aty, 170.

 

26M. LAMBERTZ: Die Albaner, ihre Sprache und ihre Kultur, në "Blick nach Osten", Januar?Juni 1949, 3?21.

 

27Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos "Lahuta e Malcis" (Laute des Hochlandes). Eine Einfuhrung in die albanische Sagenwelt von Maximilian Lambertz, Leipzig 1949.

 

28Po aty, III (pa nr.).

 

29E ka trajtuar në gjerësi dhe thellësi A. Berisha: Maximilian Lambertz?i për Gjergj Fishtën si Homeri shqiptar, në "Hylli i Dritës", 1993, nr. 1, 54?61.

 

30Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos..., 39.

 

31Po aty, 12.

 

32Po aty, 45.

 

33Die homerische Frage und das albanische Grossepos von Max Lambertz, në "Shejzat", 1961, nr. 11?12, 385?391; një përkthim shqip nga Dr. R. Krasniqi: Homeri dhe epopeja shqiptare, në "Shejzat", 1973, nr. 9?12, 332?336.

 

34Po aty, 386?387.

 

35Po aty, 387.

 

36Po aty, 386.

 

37GJ. FISHTA: Die Laute des Hochlandes, Übersetzt, eingeleitet mit Änmerkungen versehen von Max Lambertz, München 1958, 312 f.

 

38E. ÇABEJ: Maximilian Lambertz (1882?1963), në "Sudime gjuhësore", v. V, Prishtinë 1975, 180.

 

39G. WEIGAND: Lahuta e Malcís von Gjergj Fishta , në "Balkanarchiv I", 1925, 165?275.

 

40G. STADTMÜLLER: Gjergj Fishta, Albanischer Nationaldichter, në "Stimmen aus des Südosten", 1942, Heft 9?10, 133?135; po ai: Das albanische Nationalepos, në "Stimmen aus des Südosten", 1942, Heft 11?12, 171?180.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Gjergj Fishta si dijetar dhe eruditDr. Lekë SOKOLI

 

Kam disa arsye që më nxisin të shkruaj për Fishtën. Ato lidhen, ndoshta, më shumë me fëmijërinë time se me interesat e mia shkencore. I lindur në zemër të Leknies (Fishta përdorte edhe këtë emër për trevat ku zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit), i rritur pak atje e më shumë në një mjedis shkodran, nuk mund të mos dëgjoja, që fëmijë, për Gjergj Fishtën. Nga “grimcat” e jetës sime kujtoj, për shembull, se kam pyetur njëherë babanë tim: “Kush është Gjergj Fishta?”. Ai m’u përgjigj, si me shaka: “Gjergj Fishta është një i ditur që heq e vë bishta. Por kush e ka, ia heq; kush s’e ka, ia ngjet”.

Fishta ishte një emër legjendë e atyre anëve. Krijimtaria e tij qarkullonte gojë më gojë, si vetë folklori. Shkolla ime tetëvjeçare, në qytetin e Shkodrës, në atë kohë shkolla “11 Janari”, më parë kishte qenë pikërisht ish-shkolla e jezuitëve. Në rrugicën që lidhte këto mjedise me Kafen e Madhe, ndodhej Azili i Pleqve të qytetit. Atje ishin vendosur disa ish-priftërinj, të cilët i takonim rregullisht në shëtitjet apo pushimet që bënin lulishteve. Mbanin në duar libra të trashë, në latinisht apo në gjuhë të tjera. Na dukej sikur këta nxënës apo edhe kolegë të Fishtës, thuajse të gjithë rreth të shtatëdhjetave, ishin më të diturit e botës, sikur flisnin në të gjitha gjuhët e saj. Ata ishin shumë të dashur, sidomos me ne, nxënësit çapkënë të Shtëpisë së Fëmijës (nëna dhe babai im vdiqën njëri pas tjetrit, kur nuk isha as nëntë vjeç). Për t’u afruar me ta ndikonte, ndoshta, edhe fakti që të dy palët ishim pa familje. Na flisnin për librat, për kulturën botërore e personalitetet e saj, për gjuhët e huaja e për të tjera gjëra që, për kohën, ishin “të huaja”; na flisnin sidomos për Atë Gjergj Fishtën, më shumë se për një klerik, për një Atë të madh të kulturës shqiptare.

Në çdo përvjetor të Fishtës nuk mund të mos shprehim indinjatën më të thellë ndaj atyre që urdhëruan e realizuan (sado përkohësisht) censurimin dhe denigrimin zyrtar të Fishtës, sikurse të Konicës etj. Por u desh kohë, vërtet shumë kohë, që Fishta të ngrihej në piedestalin që i takonte. Tre vjet më parë, Presidenti i Republikës i akordoi atij titullin “Nderi i Kombit”. Ky rivlerësim, ndonëse duhej bërë më parë (Alfred Moisiu është Presidenti i katërt i periudhës paskomuniste dhe jo i pari), ai përfaqëson një akt që nderon, më shumë se Fishtën, shtetin e shoqërinë shqiptare.

Por sërish në vlerësimin e Fishtës ka njëfarë njëanshmërie. Kam ndjekur, për shembull, çfarë është shkruar, thënë apo bërë për Fishtën në këto vite. Dhe, me keqardhje, konstatoj të paktën një gjysmëharresë institucionale, një anashkalim të tij. Sërish më duhet të pohoj se vazhdon të ketë njëfarë kompleksi nga i cili, siç duket, studiuesit nuk janë çliruar ende plotësisht, në mos (larg qoftë!), të kenë njëfarë mendësie, sipas së cilës me Fishtën le të merren veriorët, të djathtët apo katolikët.

 

Kush është Gjergj Fishta?

Fishta lindi 135 vjet më parë, në fshatin Fishtë të Zadrimës. Mbasi kreu shkollën e mesme, më 1886, ai shkoi në Bosnje, ku kreu studimet e larta, për filozofi e, më pas, edhe për teologji. Më 1894 ai u shugurua meshtar e dha mësimin e gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit. Më 1899 ai u dërgua, si meshtar, në Gomsiqe (fshati më i largët i Mirditës), një zonë shumë karakteristike, madje përfaqësuese, nga pikëpamja historike dhe etnokulturore. Fishta depërtoi në “shpirtin e racës”, njohu me rrënjë ata njerëz që i bindeshin në mënyrë të habitshme “kushtetutës së tyre të pashkruar” - kanunit, për të nxjerrë prej saj ato visare të çmueshme frazologjike, gojëdhënash, dokesh, zakonesh, normash juridike, mendësish e natyrash arbërore e për t’i gërshetuar mjeshtërisht në kryeveprat e tij.

Në Gomsiqe, Fishta kreu një punë hulumtuese shkencore. Ai dhe At Shtjefën Gjeçovi, autori i “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (i cili u vendos në atje më 1907), bënë që Kisha e Gomsiqes, nga një kishë e zakonshme fshati të shndërrohej në një institut të vërtetë hulumtimi shkencor e krijimi të vlerave kombëtare.

Fishtës i njihet merita kryesore e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, qoftë edhe për faktin se ai kryesoi Komisionin për Hartimin e Alfabetit, të cilin Kongresi i Manastirit, më 1908, e miratoi si alfabet të vetëm të shqipes. Fishta dha një kontribut të çmuar për krijimin e gjuhës shqipe të njësuar dhe, sikurse Xhuvani, Çabej, Cipo etj., ishte i vendosur që si gjuhë bazë të zgjidhej dialekti i Elbasanit. Lidhur me këtë zgjedhje dhe debatet që ende vazhdojnë për gjuhën e njësuar shqipe, gati një shekull pas Kongresit të Manastirit, Kadareja thotë: “Gjuha shqipe nuk mund të zhvillohej në kundërshtim me një parim të përbotshëm sipas të cilit gjuhët nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e dialekteve, por krijohen nga zgjedhja e një dialekti… Shikoni Kongresin e Manastirit më 1908. Po të studiohet nga analistët në mënyrë gjakftohtë, del se alfabeti shqiptar i asaj kohe është gati i përkryer… Dhe po ju kujtoj, me këtë rast, se kryetari i komisionit të Manastirit të alfabetit shqip ka qenë Gjergj Fishta. Pra nuk ka qenë një njeri nga Jugu, po ka qenë një nga shkrimtarët më të shquar nga Veriu”.

Fishta, gjithashtu, futi për të parën herë në Shqipëri mësimin e gjuhës shqipe në Shkollën Fratnore të Shkodrës, duke qenë drejtor i saj, dhe e shndërroi atë në shkollë të mesme, udhëhoqi botimet në një shtypshkronjë që e kishte sjellë vetë në Shqipëri, ngriti një bibliotekë dhe një muzeum (të parin në Shqipëri), organizoi përgatitjen shkencore të nxënësve, sikurse organizoi shfaqje teatrore, ekspozita të arteve figurative etj. Fishta themeloi revistën prestigjoze “Hylli i Dritës” dhe gazetën “Posta e Shqypnis”.

Ai u vu me të gjithë qenien e tij në shërbim të çështjes sonë kombëtare, qëndroi gjithmonë në radhët e para të ngjarjeve të rëndësishme të kombit tonë (siç vlerëson Ernest Koliqi), përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris, në disa konferenca ballkanike si dhe në shumë veprimtari të tjera ndërkombëtare të zhvilluara në Londër, Nju-Jork, Pragë, Vatikan etj. Ai e mbrojti çështjen shqiptare me dinjitet, bazuar në argumente shkencore, duke “u ndeshur” edhe me figura të shquara të shkencës e të diplomacisë botërore. Si deputet i Shkodrës, Fishta mori pjesë në Parlamentin e parë Shqiptar dhe, duke qenë përfaqësues i opozitës, u zgjodh nënkryetar i tij.

Fishta vdiq më 28 dhjetor 1940, u varros me nderim. Por, për turpin tonë, ai u zhvarros dhe eshtrat e tij u hodhën në lumin Drin. Ky akt, sikurse përpjekja për të varrosur veprën e tij, përfaqëson një atentat ndaj shkencës e kulturës kombëtare, sikurse ndaj dinjitetit e personalitetit njerëzor, preludin e genocidit kulturoro-religjoz që do të ushtrohej në Shqipëri deri në vitin 1990.

 

Fishta, dijetar dhe erudit i gjithanshëm

Fishta botoi mbi njëzet vepra origjinale, në prozë e poezi (epike, lirike, dramatike, satirike etj.). Por shumë të tjera i mbetën në dorëshkrim. Ai është vlerësuar si Homeri i shqiptarëve (për “Lahuta e Malcis”) apo Gëtja i Shqipërisë (për “Mrizi i zanave” e “Vallja e Parrisit”) etj. Një kontribut të çmuar ai ka dhënë edhe në publicistikë, të pasqyruar në mbi pesëmbëdhjetë organe shtypi.

Fishta ishte një intelektual universal, një personalitet profetik i kulturës shqiptare, jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe si estet. Madje, mbahet edhe si themelues i një shkolle filozofike shqiptare, siç duket, ende e panjohur nga vetë shqiptarët. Sepse krijimtaria e tij, pavarësisht formës së saj, ngarkohet me peshë filozofike. Për Fishtën edhe krijimi, edhe kritika është filozofi. Fishta krijues e kritik bëhet edhe filozof i veprës, sikurse edhe filolog, edhe historian, edhe psikolog i saj.

Fishta ishte, njëkohësisht, njeri me vullnet politik, madje edhe politikan. Ai sidomos vrojtoi sjelljen e klasës politike të fillimit të shekullit XX dhe fshikulloi, siç dinte ai, mediokritetin e qeverive të kohës apo politikat e mbrapshta. Në këtë kuptim ai mund të vlerësohet edhe si politolog.

Unë mendoj se ka arsye që Fishta të cilësohet edhe si një ndër pararendësit e sociologjisë shqiptare. Sepse ai ka trajtuar një problematikë e cila është, gjithsesi, në fokus të sociologjisë bashkëkohore, duke vendosur një gur themeli në godinën sociologjike shqiptare. Dhe, për të gjithë ata që nuk besojnë se Fishta është edhe një studiues social, le të shohin koleksionin e “Hylli i Dritës”. Ndoshta studimi i tyre mund të ekuivalentohet me një fakultet sociologjie.

Me “Lahuta e Malcis”, Fishta është quajtur “Homeri i shqiptarëve”. Por, siç dihet, Homeri nuk ishte vetëm një shkrimtar i madh, por edhe një eksplorator i madh e një ndër etnologët e parë. Me të njëjtën logjikë kemi të drejtë të pohojmë se Fishta ishte një ndër etnologët e parë shqiptarë. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog, në kuptimin që kanë marrë në kohën tonë këto fjalë.

Pohimet e mësipërme, që e cilësojnë Fishtën filozof, antropolog, deri sociolog, etnolog, etnopsikolog, psikolog, politilog, historian, estet etj., edhe mund të kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra të mirëfillta mbi filozofinë, sociologjinë, antropologjinë, politologjinë apo degë e nëndegë të tjera të shkencave sociale, siç shkruajnë studiuesit e këtyre fushave në kohën tonë. Megjithatë ato janë shkrirë “andej-këndej” në veprën e tij. Jo më kot Fishta u bë anëtar i Akademisë Italiane. Ai është, gjithashtu, shqiptari i parë i propozuar për çmimin Nobel.

Referuar kontestimeve të mëparshme lidhur me ndonjë deklarim të Fishtës (të shkëputur nga konteksti), unë mund të them se zemërime ndaj bashkatdhetarëve ka shprehur edhe Noli, Pashko Vasa etj. Dhe, kur ishte fjala për Shqipërinë, Fishta nuk kurseu jo më shqiptarët, por as Evropën (Kujtoni, për shembull, “Moj Evropë, moj kurv’ e motit…”). Por, edhe pse në fund të fundit, ishte prift, ai nuk ka kursyer as vetë Perëndinë. “O Perëndi a ndjeve / tradhtarët na lanë pa atdhe/e ti rrin e gjun me rrfe/ lisat nëpër male kot…”.

Ky ishte “reaksionari dhe antishqiptari” Gjergj Fishta.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Bukurija prej së cilës ngjallitë arti[/color]

 

HOMERI SHQIPETARE AT.Gjergj FISHTA,

 

Po i ra nierit me kulturë të mjaftueshme, me edukatë fisnike e ndiesi njerzore me pi për të parën herë - fjala vjen - nji Apollo del Belvedere, ndonji Madonna të Rafaelit, a se nji ç'do tjetër kryeveper artistike, aj me nji herë ka për t'u shtangue, të thuesh, m'kambë prej habije e me gojë hapte me soditë ato bukuri qiellore; i kndellen shpirti e jeta, e 'i herë për nji herë e ndien vedin për njimend të lum, ke mendja i rrmehet e i shuken cektimet e vullndesës, e aty për aty as mendon gja, as lakmon gja, as nuk i epet me thanë fjalë tjetër, veç se: ah! sa bukur!

"Ah! sa bukur!" Tri fjalë të vetme janë kto, por ndër kto tri fjalë asht përmbledhë e gjith natyra e artit: bukurija. Bukurija, po, asht njajo q* përban artin, sa q* pa të art nuk ka- as në Shqypni, ku nëpër dekrete ministrore po mund u krijojshin artistat, po, por arti jo. Ma e para punë pra, q* na do të sprovohemi me shqertue ktil asht me ia caktue kuptimin e vërtetë fjalës: "të bukurt" (pulchrum, il bello).

Para vshtirsis së saj theme u asht dridhë pupla në dorë der nji Platonit, nji Aristotelit, nji Akvinatit, jo ma po mrrijm na me e zhvillue si duhet e sa duhet. Me gjith kta po ia himë ksajë barre, e në mos na zafet frymën nën peshë të vet, zhyte-mbyt do t'i dalim përtej. E me kallxue të drejtën, do të më vite fort mirë, po mund shkruem gja mbi kët themë, q* mos të jetë krejt të dejë për "kosh", pse kshtu kishim me u diftue a slav a grek - me gjithë shqype na sod mund të zhvillojm ma të vshtirat çashtje të filozofis.

* * *

Gjithshka zehet e përftohet në kët jetë, zehet e përftohet - si thonë të diejshemt e eksperjenca vetë na mson-për nji qëllim. Edhe kshtu sendet të gjitha, tue u individualizue në natyrë, do të bijn me vedi të gjith elementat e përmvehtsit (proprietates) e lypuna, për t'u kapë te qëllimi i vet secilla. Prandej sendet të gjitha, në sy të qëllimit të vet e të Shkasit të Parë q* i trajtoi, janë të mira e të pëlqyeshme, e njiheri, edhe të bukura; pse, shka pëlqen, asht gjithmonë edhe të bukur.

Por kjo bukuri e sendevet, të trajtueme mbas ligjeve të paluejshme të natyrës, nuk asht bukurija prej së cillës ngallite arti. Tue kenë se vepra artistike do të jetë nji krijesë (creatio) - si hi me u pa ma vonë - ajo asht nji dishka ktejt m'vedi (quid unicum), nji individuum përmbrenda rruzullimit, por q* nuk asht pjesë e rruzullimit: asht si mrekullija, e kuptueme mbas filozofijet. Të gjitha sendet e mrekullueshme në vedvedi. Harmonija e qiellvet, - fjala vjen, - ligjet e randamenis (gravitatio), të përftuemt e nji fijes së barit etj. janë përnjimend sende të mrekullueshme, por nuk janë mrekulli; pse janë pjesë e rruzullimit e shkaktohen nëpër do ligje të caktueme të natyrës. Ndërsa mrekullija zehet se asht nji fakt sporadik, i çuditshëm e q* shkaktohet në natyrë, po, por jashta ligjeve të natyrës; prandej nji fakt krejt m'vedi e q* s'hin në rend të sendevet të rruzullimit. Edhe kshtu bukurija e sendevet të rruzullimit nuk mund të përbajë nji vepër artistike, të marrnë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Fotografija, për shembull, na paraqet bukurin e sendevet të natyrës fort ma besnikisht se ç'do artist; me gjith kta fotografija nuk asht art, asht nji zanat (mestiere); tue kenë se paraqet sendet si janë pjesë e rruzullimit, e jo si gja krejt me vedi e të shkëputna prej stillit të rruzullimit, sado q* të shkaktueme mbrenda rrethit të tij, ashtu si do t'i paraqesë arti. Prandej edhe ka i herë kryeveprat artistike quhen mrekulli (miracula muridi). T'a imtojm pra, tash, punën e të shofim se ne shka përmbahet bukurija e artit.

Të kenunit artist

U tha sypri, se bukurija asht nji rreze, nji dritë, e cilla - ku ma pak mbas brumit të landës në të cillën konkretohet sendi, si dhe mbas mëndyret nëpër të cillën nieri ia paraqet vedit bukurin - buron prej harmonijet q* kanë ndërmjet vedit tri përmvetsit kensore të sypripërmendura të sendit. Po pse, m'atëherë, mbasi bukurija e sendevet mund të dallojet prej ç'do nierit, njerzt të gjith nuk jane artista, si na e dishmon vetë eksperjenca? Arsyeja asht, pse ma parë ma dalë bukurija, si kjo shkëlxen prej sendevet t'individualizuem n'ekzistencë, nuk përban natyrën e artit; së dyti, pse, tue hi ndër faktorë të veprës artistike edhe artisti, më do cillsi të veçanta, për me kenë artist nieri duhet q* të ketë le artist.

Për me zhvillue kët të vërtetë edhe ma mirë, e mbasi u tha se bukurija asht dritë, ktu po biejm nji shembull të buruem shi prej dritet. Thonë naturalistat e vetë eksperjenca na mëson - prej të thyemit ç'do rreze dielli gjinden të shtatë njyrët e ylberit. Pse, pra, nuk shifen ylbere ditë për ditë e vend për vend sa herë q* bjen dielli? Arsyeja asht pse, për me u nde ajrit lëmaja e ylberit, lypet nji gjeje e posaçme e atmospherës. Kshtu, për me dallue me sende at bukurin q* përban natyrën e artit, lypet në nieri nji fuqi cilsijet të veçantë: lypet fantazija. Edhe, me pasë për t'u thanë se shpirtent e njerzvet janë të gjith të nji zotsije, pse substanca të fjeshta, fantazija, tue kenë se ka si nji dishka natyret të shpirtit e të trupit, intenziteti, gjallnija e tjerat cillsi të saja ndrrojn mbas shumimit të trupit të njerzvet, e kta në mëndyrë q*, sado me pasë për t'u rovatë nieri, kurr nuk mundet me ia ndrrue a me ia mëndyrsue (modificare) cillsit fantazis së vet. E prandej ka mbetë fjalë ndër intelektual: orator fit, poeta nascitur. Qe pra arsyeja për të cillën të gjith njerzit, sado q* të gjith përfshijn me mend (percipere) bukurin, nuk janë të gjith artista.

Madhnija

Për me kenë artist, ma parë ma dalë lypet "geni" - nji shpirt bujar, mendjet të kthjelltë, depertuese (intuitive), me nji fantazi gjallnijet të posaçme. Kur sendi i paraqitet nji fantazije kso dore të gjallë, me nji herë rrezet e bukuris s'atij sendi kanë për t' a përshkue anë e kand e me e shndritë si rrezja e diellit nji kristal të kulluet a nji pike vese m'gjeth të lilit, edhe fantazija trandet n'ata të dukun. E pse edhe drita e bukuris, si ajo e diellit, vjen tue shkue e tue u shtue, kshtu fantazija ma tepër kndellet, xehet, entuzjasmohet, rrmehet. Tash sa ma në dritë të madhe të jenë të përfshijmë sendet, aq ma të mdhaja duken - si mundet me u konstatue prej syzave të mikroskopit - kshtu mendja e artistit e shef sendin të smadhuem në fantazi fort ma tepër se nuk gjindet në natyrë. E pse mendja e artistit iden e sendit të bukur e sendergjon jo mbas arsyetimit, por mbas intuicjonit, kshtu proporcjonet e ides së sendit në mendje t'artistit janë gjithmonë ma të mdha se në natyrë. Madhnija pra asht elementi ma i parë i bukuris a se i natyrës s'artit. Kshtu duket se e kishte pase mendue punën edhe Aristoteli, i cili thotë: Pulchrum in magnitudine et ordine consisti. .. Qui major est, quatenus patet, pulchrior est secundum magnitudinem... Pulcritudo semper in magno corpore existi: unde parvuli "formosi" dici possunt, non "pulchri': Por edhe Averroes dan se ka kenë ktij mendimi, pse diku shkruen: Pulchritudo est proportio inter membra media et extrema.

Roli i intuicjonit

Dikush pat pvete nji herë Rafaelin, tue i thanë se kah aj e nxierte at bukuri aq te bindshme të "Madonne-vet" të veta: "Da una certa idea': i përgjigjet Rafaeli. Pra jo prej ndonji ideje të zakonshme të sendevet si gjinden në natyrë, por prej nji ideje të përftueme nëpër intuicjon në mendje t'artistit mbi sendin, si ky gjindet i smadhuem në fantazi. Prandej gabojn ata q* thonë se arti asht nji ndërndjeksim a imitacjon i natyrës; si mundet me u vërtetue puna edhe prej fotografijet, e cilla sigurisht paraqet natyrën ma besnikisht se ç'do artist në nam e në za, megjith kta ajo nuk asht art. Ma tepër shifet se madhnin e ides s'objektit të veprës artistike e sendergjon geni, a se shpirti, substancë individuale, e fjeshtë e arsyetuese - të thonë shka të thonë idealistat e materjalistat e ksokohshëm, pak a shum nipa e stërnipa majmunash, jo aq pse shum ndër t'a e mbajn vehten se jane rodit të majmunit, sa për punë q* të gjith - po thue, se si majmuni - imitojnë teorit e straplakne të kohvet të kalueme...

 

Botuar më 1933

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

A jemi kund gjallë?

 

Gjergj FISHTA,

 

 

I përmenduni filozof i Greqis s'vjetër Aristoteli e la të shkruese, se jeta asht në punë, si me thanë, se për me njoftë a ka a s'ka jetë ndoj send, duhet me vrojto pale a punon a s'punon aj gjësend; pse jetë pa punë s'ka. Për në kjoftë, pra, se kjo fjalë nuk asht rrenë, sikurse edhe rrenë nuk asht, duhet me thanë se komi shqyptar nuk ka ma jetë; ase, mos tjetër, se Shqypnija gjindet me një kamë në vorr, kah shifet se shqyptarët s'lozin kund për s'gjallit, e për kom të vet s'e qesin një gur n'uj, por rrijn duj u përhapë e tuj njehë mizat nëpër tryeza të mejhaneve e të hijeve të hoteleve, a thue se po janë tuj pritë barkët me grun e tallamoq. Por barkët nuk janë e kallamboqi, pa punue, nuk del, kshtu q* do të jesin me gojë that.

Në kto katër vjet shëmtimit na kemi pasë rasë me pa e me ndi shumë të kqija e të liga, pse ra lufta e ja qiti njerzimit të zezat për fushë. Kemi pa e ndi si egoizmi i ndyet mundet me lanë burrnin mas doret; kemi pa e ndisi njerz t'kalemit e dijet munden me shkelë besën e fen e dhanme me dorë m'be, e ndi e pa kemi si interesat e veçanta mundem me i dhanë krah gjas s'shtetit, q* asht lodhja e gjaku i popullit. Po prap kemi pa e ndi edhe punë të mira fort. Kshtu, fjala vjen, në kët luftë kemi mujtë me vu n'oroe nji atdhedashni të paskajshme ndër kome të gjytetnueme, e nji abnegacion ase nji mohim çdo intereset t'veçantë, të cillit s'i gjindet shoqi në histori. Njikta burra, q* sod rreziku i ka kapërthye në luftë me shoqishojnë nuk kjenë rritë malit e krepit, pa kmishë m'shtat e të dishruem per hae e per pije, por paten le ndër saraje, kjen rritë m'pupla e mbajtun me miradija ku kjenë ma të mira. E pra kta njerz, që tash katër vjet, m'pishë të diellit tuj djegë si sarova, m'rribë të murranit, nër rreshme boret e akullit, të zhytun der m'brez ndër ballanxha të llogoreve, pa buk në bark, me nji breshen të trishtueshëm gjylesh e plumbesh mi krye e tuj e dijtë se grat e tyne, se fmija e tyne u rreshken prej ujet e prej mallit te shpija, kurr pa pasë pushim as natë as ditë, rrijn tuj luftue si luaj për liri e përparim të komeve të veta, e as s'e bajn kund mall se tokët u kanë metë pa punue, se shpijat u janë rrenue, dhent e dhit pre, e hupë me miljuj e miljuj gjaja e vet a e trashigueme prej të parve zotni ase e ftueme me djers të ballit të vet; me u zhdukë, të thuesh, para atdhedashnis s'tyne vetë atdhedashnija e Leonidhes. Punojnë si diva, si vigaj per kom e atdhe të vet, e komi e atdheu i tyne, sido qit ë marrin fund lufta, ka me jetue i lumnueshëm, pse në punë asht jeta e lumnija. E po na shqyptarët shka kemi punue e vjeftë per koma e atdhe tonin, në kta katër vjet t'orvatunit të njerzimit? Kurrgja! Senegalezt, zezakët e ndoshta edhe Otentott në ket kohë shëmtimi po, por historjak, kan lujtë për s'gjallit e s'kan ndejë me duer m'n'ije e pa punë, veç shqyptari s'asht kenë i zoti me xjerrë nji marimangë prej birucet per kom e atdhe të vet, e asht diftue se s'ka kund vorr në shpatull. Me e pasë për të pvetë ndonji shqyptar, se ç'punë ka punue, se ç'të mirë i ka reshë kujë, ka me të thanë, po, se ja ka shitë serbit kokrrën e petllës dhetë grosh e se për nji rrotull buket të mykët ja ka hjekë der kmishen prej shtatit: se maxharit i ka dhanë esence ufllet, të shartuese me uj e me shpirto e me sheqer të djegun per ruhum Jamajka e se tedeskut i ka shitë kastraveca per bastan; por s'ke me gjetë, drue, nji q*, me dorë m'zemër, mund të thotë, se kshtu punova, se shtu psova per atdhe tem m'ekonomi, a në literatyrë, a në nji çdo send sado të vogël q* të kishte të perpjekun me jetë komtare tonën.

M'kurrnji gjësend nuk e kemi diftue veten, se jemi të gjallë si shqyptarë e si nji kom, q* ka ndërgjegjen e individualitetit të vet mi shekull. Me hi me e analizue punën edhe me nji optimizëm të shtyem ase tuj ja ba qefin vedit, drue se kishim me u vertetue q*, pose me ksula te thimta m'krye, m'kurrnji gjësend tjetër s'e kemi dishmue vedin para shekullit për shtyptarë. Kshtu q*, pose se prej veshet e gjuhët m'veti, sa per vepër tonë, të huejve as ndërmend s'kishte me u ra, se ka mi botë nji kom shqyptar m'vedi e q* ky ka kund ndoj qellim a ndoj aspiracjon si kom. E jo veçse të huajt s'e dijn se shka mundena me dashtë na si shqyptarë q* jena, por asht halli q* as vetë inteligjencja shqiptare, s'ka, drue, parasysh nji ide të kjarrtë mi kto aspiracjone e asnjë program permi mnyrë, me të cillen me i mbledhë tok e me i shti në punë fuqit e komit. E pra, pa pasë nji qëllim komtar të përgjithtë parasysh e pa i mledhë m'nja fuqit e komit, komi s'mund të jetojë. Njana nder arsye ma të parat, per të cillen nieri jeton në shoqni, asht kjo, q* nieri s'kishte për të mujtë me jetu mi shekull si nieri, po s'pat nimin e t'tjervet. Kur, pra, per me u mbajtë në jetë vetja e nji nierit të veçantë, lypet q* nieri t'i bashkojë fuqit e veta shpirtnore e fizike me fuqi të t'tjerve, sa ma fortnuk ka me u dashtë bashkimi i ktyne fuqive, per me u mbajtë vetja e nji komit mkamë? E po ku janë fuqit tona? Kush asht q* rregullon me to? Shpesh na vjen me ndi ke ndoj atdhetar shqyptar thotë, se skhtu u mblodhem, se kshtu shkuem, se ashtu punuem e se neper veper tonën ju suell komit kjo e mirë ase ajo tjetra. Na kandet me ndi kso fjalësh, pse kshtu disi na njallet shpresa në zemër, se ka nisë me hi në popull njifarë ndisijet për detyrë komtare; por e vërteta asht q*, me hi na e me i përshkrue nëpër mend kto kohët e mramae, ndër të cillat në Shqypni u vërtetuen shndërrime të mdha, gjejmë se kurrnji ase gati kurrnji kso punish e shndërrimesh, q* mujten në ndojfarë mnyret me kenë dobija e komit, nuk ndodhi pse na dojshim qit ë ndodhte kshtu në vend tonë. E pra nji komi të meçëm, t'organizuem e q* asht i zoti i punës rrallë se i ndodhë gja pahiri. Aty njifet, se nji popull asht i dejë me jetue si kom, kur aj vetë me mendë e me fuqi t'vet i krijonmndorjet e jetës e nuk pret q* t'i reshen prej t'tjerve, pse asht e vërtetë fjala q* thotë, se kali i huej të len m'baltë.

Per n'e daçim pra nji Shqypni tamam Shqypni - nji Shqypni, pa bishta e pa gjalma nëpër kamë - duhet ma s'parit q* inteligjencja e Shqypnis t'organizohet, të studjojë aspiracjonet e komit, të mundohet nëpër mjete të ligjshme me bashkue fuqit komtare e atherë të ndërtojë nji program se si me i qitë në punë kto fuqi komtare, q* janë gjithmonë e gjithkund të rrebta, e tuj perke vepren me gjeje të kohve, të punojë me shpresë të gjallë për nji kohë q* do të vijë. Nji pjesë e inteligjencës komtare, per me sugurue ekzistencën e vet të veçantë në kto kohë të vshtira, asht organizue e mbledhë tok në nji "Konsumverein", kshtu t'organ-izohet e të mlidhet tok per mjete të gjallrimit të komit të Shqypnis.

 

Botuar më 1918

Share this post


Link to post
Share on other sites

Vepra e "Poetit Kombëtar"

 

At Gjergj Fishta (1871‑1940) një ungjill i ngrohtë atdhedashurie

 

"Shqipnia pat nji fat t' madh e t'jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veçse mbas qindra vjetsh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t'gjith, atë, q* u pshtet në popull t'vetin e n' gjuhen e tij e q* me vjersha t'veta ndezi flak zemrat n'popull, pat zhenin poetike t'At Gjergj Fishtes"

 

Maksimiliam Lamberc

 

nga Klajd Kapinova

 

New York, USA

 

Një "curriculum vitae" e shkurtër e Fishtës

 

Mësohet nga burimet familjare, se kishte lindur pas tre vëllezërve dhe një motër të cilën e donte shumë. Në moshën 7 vjeçare, nis mësimet e para të edukatës në qytetin e lashtë të traditës kulturore Shkodër në vitin 1878. Dy vjet më pas, vijon mësimet e rregullta në Seminarin e Troshanit (shkollë e klerikëve katolikë). 6 vjet më vonë shkon për të ndjekur studimet në Bosnje (në Kuvendin e Sutiekës), ku, merr dijet e qendrushme në degën filozofike, ndërsa në Kuvendin e Livnos, mëson me adhurim në linjën teologjike.

 

Në një ndër ditët e ftohta të 25 shkurtit të vitit 1894, në kishën e Troshanit çon meshën e parë, duke qenë i veshun me zhgunin e sandalet e zbathura të shën Françeskut të Asizit. Në vitet në vijim, ishte kapelan në famullinë e Lezhës, mësimdhënës e meshtar në Kolegjin e Troshanit dhe për 12 muaj gjendet në Gomsiqe të Pukës. Në bashkëpunim me abatin e Mirditës, imzot Prenk Doçi, i jep jetë tek themelon Shoqninë Letrare dhe Kulturore "Bashkimi", boton artikuj të rëndësishëm e të mprehtë, duke përhapur të vërtetën në një numër sa më të madh njerëzish. Ishte i pari që hapi klasat qytetëse, duke futur gjuhën shqipe në mësim, në kohën që ishte emëruar drejtor i shkollës fillore françeskane. Më pas ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir (1908), si dhe themelon dhe drejton deri sa mbylli sytë revistën e njohur kulturore‑shkencore "Ylli i Dritës" (Shkodër, 1913). Ai, hapi Shtypshkronjën Françeskane, nga ku nisën të dalin rregullisht periodikë të shtypit katolik dhe kulturorë në qytetin e Shkodrës. Krijoi lidhje dhe ura bashkëpunimi me të gjithë albanologët e njohur evropian asokohe, duke i pasur si bashkëpunëtorë dhe bashkëtrajtues të shumë temave interesante mbi Shqipërinë, gjuhën, visaret e kombit, traditën, letërsinë dhe krishtërimin e hershëm ndër shqiptarë. Në bashkëpunim me të madhin liberator Luigj Gurakuqin (të cilit i kishte venë në ambientet e Kuvendin Françeskan në Shkodër një dhomë përsonale në dispozicion, ku shpesh Gurakuqi strehohej, sa herë që nga kundërshtarët politikë vihej në rrezik jeta e tij, shënimi im K.K.), themelon "Komisien letrare" (1916) të Shkodrës dhe paralelisht me këtë drejton gazetën e rëndësishme "Posta e Shqypnisë".

 

Përvoja e tij e gjërë në zotimin për çështje nacionale shqiptare bëri të mundur që ai me veshjen e fratit, të përfaqësojë Atdheun e vet, në Konferencën e Paqes në Paris, ku, kryeson delegacionin diplomatik.

 

Duke përfaqësuar denjësisht alternativën e opozitës, Fishta ishte deputet i Shkodrës dhe zgjidhet nënkryetar i Parlamentit. Me dorën e vet, përuron hapjen e gjimnazit të njohur "Illyricum" në Shkodër, që pas vdekjes do të marrë emrin e tij, por komunistët e suprimojnë menjëherë me rë ardhur dhunshëm në pushtet. Në vitin 1924, merr pjesë në lëvizjet politike të kohës, duke qenë përkrah opozitës noliste dhe më pas emigron në Itali.

 

Për kulturën e gjerë që kishte, emërohet Lektor Jubilar në Teologji e Filozofi. Më pas, dy herë është përfaqësues i delegacionit shqiptar në Athinë e Stamboll. Për 3 vjet me radhë zgjidhet si Provinçial i Urdhërit Françeskan në Shqipëri (ky urdhër është ndër më të vjetrat në vendin tonë, së bashku me benediktinët, të cilët janë vendosur për herë të parë në shëk.XII‑XIII, shënim im K.K.) dhe një vit para se të mbyllte sytë ishte akademik i Italisë, një ndër titujt më të mëdhenj, që ende se ka fituar asnjë njeri i nacionit të vet deri më sot. Pikërisht për këtë fat dhe nder historiografia komuniste, e anatemoi Fishtën deri në përbaltje për gjysëm shekulli, duke mos thënë asnjëherë arsyen, se ishte një atdhetar dhe kundër shovinizmit pushtues barbar sllav.

 

5 ditë pas Krishtlindjeve, më 30 dhjetor 1940 mbylli sytë, ai, që i hapi sytë gjithë popullit shqiptar. Fishta varroset në Shkodër, mes lotëve dhe pikëllimit të madh të bashkëqytetarëve, bashkëluftëtarëve të idealeve të senjta të lirisë dhe demokracisë perëndimore, vëllezërve të dashur në Krishtin e Atdheun. Kur eshtrat e tij, ishin pajtuar me lumninë e pasosur, ndodhi ai akti më antinjerëzor, kur zvarroset nga regjimi ateist i Enver Hoxhës, ashtu sikurse kishin vepruar turqit me eshtrat e Pjetër Bogdanit autorit të "Çetës së Profetëve", serbët me babain e grumbulluesit të zellshëm e kodifikimit të "Kanunit të Lekë Dukagjinit" at Shtjefen Gjeçovit dhe së fundi përsëri komunistët eshtrat e Dedë Gjo Lulit fatosit trim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe (më 6 prill 1911) të cilat me përbuzje i hodhën në ujërat e ftohta të lumit Drin... Pushtuesit e huaj dhe komunistët trathtarë me gjak e gjuhë shqiptari, kishin një emërues të përbashkët: të shkatërronin sa më themel, çdo vlerë dhe figurë të ndritur të trojeve amtare shqiptare.

 

6 vjet pas vendosjes së demokracisë, për vlerat e së cilës ai punoi e jetoi gjithnjë, më 28 dhjetor 1996, pas 56 vjetësh rivarroset me një cerëmoni, ku, merr pjesë gjithë hierarkia e klerit katolik, duke i bërë edhe një herë nderim relikeve të rigjetura të eshtarave të tij. Para atyre pak eshtrave që Zoti deshti t'i ruante, u bënë nderime e humazhe në qendër të kishës françeskane dhe filloi puna për të ribotuar serinë e veprave të tij...

 

 

Pa Fishtën historia e letrave shqipe do të ishte e mangët

 

 

Esencialisht, për të gjithë françeskanët e përvujtur, Fishta, ishte një intelektual dhe klerik i madh. Një njeri me vizione të kjarta. Vepra e tij u bë burim frymëzimi dhe dashurie për Fe e Atdhe dhe përparim, çka në mendjen e Fishtës, ato jetonin në një unitet, duke e ngritur gjeniun në nivele të reja cilësore, që i kanë qendruar kohës edhe sot.

 

Vlerësime pozitive kishte vazhdimisht sipas këndvështrimeve të ndryshme, për Fishtën e letrat shqipe, si njohës i kthjellët i tërësisë së kulturës së tabanit të lashtë autentik dhe përtej tij. Opinione pozitive kanë shprehur përmes pendës dhe mendjes në kohë dhe në rrethana të ndryshme shumë intelektualë të shquar, albanologë evropianë ashtu dhe bashkëatdhetarët e tij në Veri dhe Jug të Shqipërisë, shkrimtarë dhe studiues të kulturës shqiptare asokohe dhe sot.

 

Kështu Karl Shtainmes e krahason Fishtën me Gëten e Shilerin, ndërsa francezët e thërrasin "Tirteu i Shqipërisë". Albanologu i njohur italian at Fulvio Kordinjano, që punoi dhe jetoi për një kohë të gjatë në Shqipëri, radhiti këto fjalë të ngrohta zemre: "Pak kush kujtoj, në letërsi të mbarë botës, ia del at Fishtës si poet satirik, si i tillë me nji fui të çuditshme ther e pren aty ku djeg". Ndërsa 5 vjet më vonë, albanologu i shquar italian, prof. Gaetano Petrotta, me pendën dhe mendjen e tij ka lënë të gdhendur këtë vlerësim shumë domethënës: "Ndër veprat e këtij është shprehur e pasqyruar në mënyrë më të kthjellët shpirti i popullit shqiptar. Këto vepra kanë për të mbetur të pavdeshme e kanë për t'u bërë poezia e kombit të Skënderbeut...". I madhi për të madhin Faik Konica për at Gjergj Fishtën, në shenjë nderimi dhe respkti të thellë ka lënë si dëshmi të tij vlerësimin konçiz: "Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se "Lahuta" e Gjergj Fishtës". Prof. Ernest Koliqi, thotë: "Fishta, ishte vravashka e shqiptarizmës, e bashkimit në gjakun dhe gjuhën e përbashkët". Për poetin e pendës, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në Rilindjen Nacionale, prof. Abaz Ermenji shkruan: "At Gjergj Fishta, është ndoshta m'i madhi poet shqiptar gjer më sot. Edhe ky pjesën më të rëndëishme të veprave të tij, ia pat kushtuar çështjes nacionale". Në vitin 1989, At Daniel Gjeçaj (që këto ditë ndërroi jetë), studiues i afërt, (botues i "Lahutës së Malcis" në Itali), jep esencialisht këtë formulim: "...Fishta, këndohej pa dijtë se i thojshin emnin; këndohej përse në këngët e tija ishte shqiptar; shqiptari në doke, në kanu, në mitologji, në folklor, në aspirata, në jetë, në luftë e në ngallnime". Poeti i madh i valëve të liqenit të Pogradecit dhe miku i tij Lasgush Poradeci, e pati cilësiar bukur meshtarin françeskan, si: "Shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar". Gjykim të mirë ka hartuar edhe albanologu dr. Antonio Baldacci, ku midis të tjerave sintetizon: "At Fishta mund të thirret apostull i Atdheut të vet...".

 

Shkurt e saktë, duke bërë paralelizëm në historinë shumëshekullore shqiptare ka lënë të shkruar edhe at Augusto Gemelli, kur vlerëson: "Në historin e Shqypnis, emni i at Fishtes do të rrijë krahas me atë të Gjergj Kastriotit. Dy emna këta, të cilat janë e do të mbesin nji flamur i vetëm, nji nxitje e vetme e nji lumni e vetme". Prof. Martin Camaj, shkruan: "...Mua më ka bërë përshtypje një gjë në seleksionimin e shkrimtarëve të vendit, janë ndalur shkrimtarë që ishin krejtësisht të talentuar është edhe Fishta, që ishte shumë i kulturuar në pikëpamjet e letërsisë". Kritiku i sotshëm bashkëkohorë dr. Aurel Plasari midis shumë konsideratave për jetën dhe veprën e Fishtës ka dhënë edhe vlerësimin e veçantë: "Gjysmëshekulli që ka kaluar prej vdekjes së tij fizike, e ka vërtetuar jetëgjatësinë e veprës së tij letrare, me gjithë kushtet specifike të vështira në të cilat i është dashur asaj të gjallojë". Dr. Sabri Hamiti, një ndër njohësit më të mirë të letërsisë së traditës dhe bashkëkohores, mbi lirikën dhe poetikën nacionale, renditë edhe këto fjalë në parathënien e lirika fishtiane: "...zotërojnë figurat ambientale dikund edhe figurat historike, por gjithnjë më të freskëta janë krahasimet që dalin nga një botë elementare shqiptare e shkëmbit, malit, fushës, lules, erës; pra një botë e tërë konkrete që don të pavdeksohet e të përgjithësohet në art". Mbi korpusin e botuar të veprave të Fishtës në Kosovë, të ndara në katër vëllime, shquhet edhe shkrimi hyrës që shoqëron kryeveprën "Lahuta e Malcis", shkruar me art nga studiuesi i shquar i ditëve tona dr. Anton Nikë Berisha, ku mund të kundrohet me endeje parathënia me titull kuptimplotë: "Vepër e qenësisë së botës dhe shpirtit shqiptar", ku ndër të tjera autori dr. Berisha sintetizon: "Rëndësia dhe vlera e "Lahuta e Malcis" dëshmohet pos tjerash edhe me aktualitetin që ka kjo sot, qoftë si tematikë, qoftë si pasuri gjuhësore shprehëse dhe si kuptimësi: ‑ ruatja e qenësisë shqiptare, forcimi dhe pasurimi i vetëdijes dhe vetëdijësimit kombëtar, për atë qëllimin e fundit thelbësor që del nga gjithë vepra letrare e këtij krijuesi madhor ‑ për mirëqënien tonë të sotme dhe të nersërme".

 

 

Vepra e Fishtës një ungjill i ngrohtë atdhedashurie

 

Mund të thuhet hapur, se kontributi i Fishtës, është simbol i shqiptarizmit të kulluar dhe gjithë vepra e tij madhore përbën një ungjill të ngrohtë atdhedashurie. Si meshtar i përvujtë i popullit të vet që e donte dhe e respektonte aq shumë, u nderua, u respektu si bari shpirtëror shembullor nga delet e veta dhe bashkëkohësit, mbasi si një shqiptar i vërtetë ruante besë e burrëri, kishte guxim e trimëri, për të cilat gdhendi me pendën e fuqishme magjinë e madhe të veprave që krijoi mendja e begatë, duke ia bërë dhuratë krenarie gjithë Shqipërisë.

 

Pikërisht për këto virtyte të çmueshme, vepra e "poetit nacional" shpaloset me vizione mjaft të gjëra, me vlera të shumta e të një rëndësie të madhe për letërsinë shqipe. Ajo që e dallon më së shumti poetin si gjeni origjinal, midis shumë të tjerave është arsyetimi bindës se: Homeri shqiptar nuk është aspak transplantim i teologjisë a i parimeve të Urdhërit Françeskan, të cilit me devocion ai i përkiste, por ndryshe, ishte më shumë se kaq, sepse ishte gjithnjë një vlerë e re që ripërtërihej e ridimensionohej në një sistem origjinal vlerash, që asnjëherë nuk i kundërvihej kuptimit esencial kristian, në veprat e të cilit identifikohet si një lloj bagazhi i pasur me vlera ripërtëritëse bashkëkohore. Për me tepër, kjo dëshmohet në tërësinë e kulturës solide që kishte pasur fatin e mirë të merrte Fishta, duke përthithur ajkën kulturore botërore e në veçanti atë evropiane dhe e transmetoi nektarin si një trashëgim të denjë brez pas brezi përmes puplës së shkrimtarit.

 

Pohimi i thjeshtë i autorit, shpiegon dushëm mesazhin filozofik të tij të shprehur në veprat "Odisea", "Shën Françesku i Azisit", "Kryepremja e Shën Gjonit", të cilat janë respektivisht: ngallnjimi i lirisë, vëllazërimi dhe inifikimi sipas vështrimit të kthjellët të doktrinës kristiane. Gjithsesi mund të pohohet me të drejtën e qytetarisë shqiptare, se kryevepra aq shumë e adhuruar nga shumë breza si një margaritar brilant shkëlqen brenda universit që shpalosë mendja dhe dora e palodhur e shkrimtarit të përkushtuar tërësisht interesave të nacionit shqiptar. Ky prodhimtar i begatë i fushës së letrave shqipe, asokohe me të drejtë ishte përfshirë me të drejtë vlerësimi, në listën e Çmimit Nobël, si i nagjishëm në pendën artistike, çka në këtë mënyrë kishte kaluar kufijtë etnikë dhe i përkiste tashmë edhe fondit të artë të letërsisë botëore.

 

Si një intektual universal, eruditi i gjërë e i thellë Fishta, ka lënë gjurmë në fusha po aq të vështira sa ajo e letërsisë, ku në mënyrë të dukshme, është shquar si arkitekt shqiptar me shije të hollë.

 

Disa nga projektet e realizuar nga mendja krijuese e Fishtës janë: balli i kishës së Rubikut, qela e Lezhës. Ndërsa në Dukagjin (Malësi e Madhe) ka mbetur si gjurmë e freskët dora mjeshtërore e tij, që e skicoi në kartë kishën e Prekalit, kishën e "Zojës Rruzare" në qytetin e Shkodrës, ashtu sikurse projektoi kishës së Troshanit. Po ashtu Fishta organizon me vetëinsiativë ekspozitën simbolike me titull kuptimplotë "Rozafat", ku për vizitorët e shumtë ardashës, ofroi 25 punime të nënshkruara nga dora e frymëzimit të padër Gjergjit.

 

 

Kraharori i poetit ruajti tituj nderi e fisnikërie

 

Fishta i madh nuk mbeti pa u vlerësuar nga qarqet e interesuara të kancelarisë së kulturës dhe të civilizimit evropian dhe nga bashkëkohësit e vet. Ai është nderuar me kurora dafinash argjendi nga Klubi "Gjuha Shqype" i Shkodrës në vitin 1011, "Penda e Artë" dhënë për merita të spikatura në cilësi shkrimore dhënë nga qyteti po aq i Beratit në vitin 1917. Medalja "Mearif" e Klasit II, dhënë nga shteti i Turqisë më 1912, "Rihter‑Kreuz" të dorëzuar nga Austro‑Hungaria në vitin 1912, "Benemerenza" dhuruar nga Selia e Shenjtë në Vatikan më 1925, medalja me emrin e një zogu mitologjik "Phoenix" dorëzuar nga shteti i Greqisë në vitin 1931, etj.

 

At Gjergj Fishta, duke u vlerësuar, ka sot një trashëgimi, një mal të tërë me emrin dhe rrymën e pastër gjithsesi të vlerësuara sa dhe si duhet. Ekzistenca e plotë e botimit të tij, do të nxisë kërshërinë e studiuesve letrarë që t'i qasen kësaj vepre dhe t'a vështrojnë atë mbi bazën e studimit të kohës në mënyrë sa më komplekse e më të gjithanshme.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

FISHTA MEDITANS

 

Në kulturën shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XX mendimi teorik‑estetik njeh hopin e parë cilësor, që do të bëhet i ndjeshëm sidomos në periudhën mes dy Luftërash botërore. Si në shumë kultura me fat të ngjashëm, edhe në atë shqiptare zhvillimi i këtij mendimi shfaqet me karakteristikë të parë ndërthurjen, që duket si e përhershme, mes kritikës letrare dhe asaj të artit, mes historisë (përkatësisht teorisë) së dukurisë artistike dhe analizave që i brendashkruhen estetikës si disiplinë e specializuar.

 

Faktorët që e kushtëzojnë përhapjen e ideve estetike, si dhe imponimin e tyre, në kulturën shqiptare të këtyre dhjetëvjeçarëve, janë të shumtë dhe të ndërlikuar, në mos edhe të implikuar me elemente kontradiktore që mund të ndikojnë si në përhapjen, ashtu në zgjerimin e këtyre ideve. Duke pasur për sfond zhvillimin e vetëdijës për misionin e artit në jetën shoqërore dhe kulturore, në letërsinë (më shumë se në artet) shqiptare të asaj periudhe nisin të lulëzojnë dhe të bëhen të njohura krijime madhore, të kultivuara, si dhe gojore. Duke iu përgjigjur nevojave shpirtërore të shoqërisë shqiptare, por, siç është e natyrshme, edhe duke i nxitur e madje provokuar ato, krijimtaria letrare‑artistike e periudhës mesdyluftore në Shqipëri vjen duke i shtuar kërkesat estetike, si dhe duke u sinkronizuar gjithnjë më mirë me stadin e ngritur të konceptit artistik modern europian. Nga ana tjetër, është i ndjeshëm në të njëjtën periudhë edhe një mjedis artistik periferik, pa kritere e kërkesa estetike, që fut në perimetrin e krijimtarisë letrare tonalitete të rrëgjuara, sentimentalizma të vjetëruara, tanimë edhe një barrë keqkuptimesh lidhur me "vlerat" e asaj letërsie që quhet "e rilindjes kombëtare". Formësohet atëherë një éventail perspektivash që ndihmojnë në mënyrë të ndjeshme në mëvetësimin e fushës së estetikes, duke çelur para mendimtarëve shqiptarë një vis të dendur problemesh, gjithë pretendime, vështirësi, të papritura.

 

Historikisht i bie të jetë Faik Konica (1876‑1942) i pari teoricien shqiptar që do t'i japë shtytje vështrimit kritik të punëve në letërsinë shqipe, duke u përpjekur t'i kthjellojë ato, t'i nxjerrë në rafshin e vetëdijës kritike dhe, sidomos, t'u japë një status sa më aktiv, më konstruktiv, në përputhje me nevojat konkrete, me dinamikën e kulturës shqiptare të kohës. Konica do të jetë (historikisht) edhe i pari mendimtar shqiptar që përhap ide estetike bashkëkohore në kulturë përgjithësisht. E kam fjalën jo aq për shkrime deri diku të njohura, si Kohëtore e letrave shqipe (1906), i cili mbahet për dokument i themelimit të kritikës letrare shqiptare, Letërsia shqiptare, Shënim për metafizikën e bektashinjve apo për kritikë të llojit utilitar, si ato recensionale për libra të ndryshëm të botuara gjithnjë në Albanian e tij, por për shkrime si Skicë e një metode për t'u duartrokitur prej borgjezëve (1903), Sprovë mbi gjuhët natyrore dhe gjuhët artificiale (1904), Mistifikimi më i madh në historinë e gjinisë njerëzore (1904) etj. Një një pjesë e përfillshme e mendimit estetik të Konicës ose nuk pati ndonjë rezonim të veçantë në kulturën shqiptare, ose në të nuk u receptua aspak. Atëherë, fill mbas tij, duke filluar prej viteve '10 të këtij shekulli, do të jetë një tjetër personalitet proteik i kulturës shqiptare, Gjergj Fishta (1871‑1940), ai që do të imponohet në këtë kulturë jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë e, posaçërisht, estet.

 

Fillimet e mendimit estetik të Fishtës mund të llogariten me Parathânen e shkruar prej tij për përmbledhjen Visari komtaar. Kângë popullore gegnishte (Sarajevë 1911) të V. Prennushit. Mund të thuhet se me këtë shkrim nis një periudhë e parë në mendimin teorik‑estetik të tij, e cila do të lidhet më drejtpërsëdrejti me themelimin prej tij të njërit nga organet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, së parës revistë kulturore në Shqipëri, Hylli i Dritës, në vitin 1913. Duke filluar prej nr. 2 të vitit të parë të kësaj reviste, me shkrimin polemik (me vijime) A janë të zott shqyptarët me u majtë shtet n'vedi, përvijohet në mënyrë të qëndrueshmë, si tipar kryesor i shkrimeve të tij teoriko‑estetike të kësaj periudhe, shtysa polemike.

 

I shqetësuar jo thjesht nga libri‑paskuil i një ish‑kryeministri serb (V. Gjeorgjeviç), por nga një propagandë e tërë gazetash të huaja të kohës për "mbrapambetjen"e popullit shqiptar, "nivelin e ulët" të zhvillimit të tij, "barbarinë" e tij dhe, sidomos, "paaftësinë" e tij për të ndërtuar një shtet të vetin e për jetuar në të, Fishta i kundërvë kësaj propagande tezat e veta. Kryeteza ndër to është se niveli i zhvillimit të një populli matet me nivelin e poezisë së tij, të ligjeve dhe të kodit dokesor të tij, shkurt: me parametra të sferës psikike të atij populli. Për të vërtetuar këtë, ai shtie në punë edhe argumente mirëfilli të rendit estetik: shqyrton (dhe përpiqet ta përkufizojë) të bukurën (pulchrum), duke e ballafaquar atë me të mirën (bonum); introdukton në mendimin teorik‑estetik shqiptar parimet e harmonisë, të përkryerjes, të rrëgullit t'shestimit (ordo); shpjegon çështjen e "këndelljes" (diçka mes delectatio dhe voluptas), duke vënë në pah kështu komponenten hedonike që e shoqëron detyrimisht artin; rifunksionalizon kategorinë e moçme të "dritës", ndoshta të përpunuar prej claritas‑it të Shën Tomës s'Akuinit apo prej splendorit të skolastikëve; duke folur për një aftësi të posaçme në të përkapurit estetik, sado kalimthi, fshik një nga trajtat e teorisë relativiste të shijes të përpunuar prej traditës empiriste (angleze) dhe këtu koncepti i tij i "synit të mendjes" nuk mund mos të përkujtojë "shqisën morale", "syrin e brendshëm" të kontit Shaftesbury apo "shqisën e së bukurës" të F. Hutcheson‑it etj. Argumente të të njëjtit rend janë shtënë në punë, për të mbrojtur identitetin kulturor dhe nivelin e zhvillimit qytetërimor të popullit shqiptar, në Parâthanen e Visarit (1911), si dhe do të përdoren në tekstin Shqyptarët e të drejtat e tyne, shkruar nga Fishta në Paris (1919) për t'u ligjëruar prej Imz. L. Bumçit në Universitetin e atij qyteti.

 

Po në këtë periudhë zë fill edhe kontributi i tij në fushën e kritikës letrare, me shkrime recensionale te Hylli i Dritës (një ndërkohë dyvjeçare edhe te Posta e Shqypnís) për vepra të ndryshme, kryesisht të letërsisë shqipe. I përftuar me një strukturë klasike, në fushën e kritikës letrare ai fillon të sqarojë, drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, një sërë konceptesh themelore, duke theksuar dukshëm përpjekjen për integrimin e letërsisë, të kritikës dhe të historisë së letërsisë shqipe në sitemin e vlerave universale.

 

Periudha e dytë, që përvijohet përfarësisht në vitet '20, e ka edhe ajo të ndjeshme "shtysën polemike", por tanimë për këtë shtysë mund të thuhet se funksionon së brendshmi. Kjo periudhë fillon me shkrime, si Perlindja e Shpirtenve (1921), Kisha katolike ka trajtue kulturën okcidentale (1923) etj. Mund të karakterizohet si periudhë e zgjerimit të bazës së interesave estetikë të Fishtës, që na e dëshmon, për shembull, si shkrimi Federata "Vatra" dhe muzika (1923), ashtu edhe skica e pambaruar Përmi pesë rende t'arkitekturës mbarë (vitet '20). Duke tejkaluar çështjet e estetikës së përgjithshme, në të dyja Fishta studion përftimin e dukurisë konkrete të arteve, duke e shndërruar shqyrtimin e saj në një studimi mbi format, mbi teknikën dhe mbi përmbajtjen shpirtërore të krijimit e të kundrimit, në kuadrin specifik qoftë të muzikës, qoftë të arkitekturës.

 

Në këtë periudhë të dytë interesat artistikë të Fishtës hapen edhe në veprimtarinë praktike. Duke qenë i vetëdijshëm se ekzistimi kombëtar i një vendi lidhet drejtpërsëdrejti me ekzistimin artistik të tij, ai u vihet personalisht organizmit teatror (si regjisor), projekteve dhe realizimeve arkitekturore, deri edhe pjesëmarrjes në ekzpozita pikture.

 

Një periudhë e tretë, që do të emërtohej "e viteve '30", nis po ashtu me shkrime të konceptuara polemikisht. Por tani ky konceptim ngjan hapur me një "shkas". I kthjellët për faktin që në Shqipëri krijimi artistik (posaçërisht ai letrar) ka mbërritur në një stad që kërkon një sqarim parimor dhe një nxitje të domethënies së koordinatave specifikisht estetike të veprës së artit, Fishta i vihet punës për të ofruar modelin e një optike më të nuancuar, më të eptueshme në gjykimin e vlerës estetike. Këtë synon ai të realizojë përmjet polemikash, si Nji atentat shurdhë (1930), Hijeve të Parnasit (1932), Vjerrsha heroike shqyptare (1935) etj., me anë parathëniesh, si ato për Poetët e mëdhej t'Italís (1932) apo Kanuni i Lekë Dukagjinit (1933), por edhe shkrimesh të ndryshme, ndër të cilat shënon kulmin Në rasë të Qindvjetit të dekës së Wolfangut Goethe (1932). Të kërkosh parimin estetik do të thotë tani për të: të ballafaqosh kryeveprat duke nxjerrë prej tyre ligjësitë për krijimet e ardhshme.

 

Duke punuar për t'i dhënë aktit të vlerësimit të veprës letrare (dhe asaj artistike) eptueshmëri, stërhollësi dhe rreptësi, me shkrimet e tij teorike të kësaj periudhe ai bëhet shembulldhënës. Simbas normave të retorikës klasike, me tekstet e tij estetike (dhe kritike) njofton të vërteta thelbësore tanimë në formula të papritura. Ka mundësi që një aftësi oratorike e lindur, ose e stërvitur prej profesionit të predikatorit, ta ketë prirë atë drejt konstruksionesh me një rregullsi të përkryer, të përkapshme në nivelin më të thellë, të komunikimit të ideve. Kësi konstruksionesh funksionojnë si kanune stilistike (që të bëjnë për vete me trillin dhe gjallërinë) për të mbërthyer vëmendjen e auditorit/lexuesit përmjet digresimesh, figurash plastike, metaforash, asociacionesh etj., të cilat dëshmojnë një lëvizshmëri (të frikshme) mendore dhe një ngarkesë (të madhe) kulturore, me referime të hapura nga fusha e arteve. Ka pohime të tijat, të kësaj periudhe, të cilave mund t'u bëhen verejtje; por kemi të drejtë të mendojmë edhe që Fishta t'i ketë konceptuar "predikimet" e veta estetike (dhe kritike) në mënyrë sentencioze, pa ngulmuar gjithmonë në shpjegimin e të gjitha mendimeve pikërisht me qëllimin për të nxitur diskutimin, madje ridiskutimin e vlerave nga një perspektivë vetjake, përmjet një akti kritik vetjak. Duke qenë prirja e "klasikut" të formulojë fjali, shprehja e tij ndodh të bëhet apoftegmatike; atëherë jo e vërteta ka rëndësi, por fjalia. (Kjo mund të jetë e vështirë për t'u përkapur nga lexues të sotëm, për të cilët një propositio nuk është më, si në kohën e traditës retorike latine, "fjali" në gramatikë dhe, njëherësh, "premisë silogjizmi" në filozofi.) Në shkrime të kësaj periudhe, si dhe te ndonjë i mëparshëm apo i mëmbasshëm, ai që shkruan duket i kapluar nga një frymë ludike, nga një endirë spekulative që të rrëmben. Por është një lojë që do kuptuar në nivelin më të lartë, atë klasicist, e cila ka të bëjë me shprehjen e paformuluar ndonjëherë më parë, provokuese, me asociacione që shtyhen deri në pikën e nxitjes së reagimeve.

 

Në këtë periudhë edhe krijimtaria e tij kritike, pavarësisht formës së saj, vjen e ngarkohet me peshë filozofike. Eseja magjistrale Në rasë të Qindjvjetit të dekës të Wolfangut Goethe (1935) mund të shërbejë si ilustrim i goditur për një kësi ngarkese. Duke i veçuar tanimë me saktësi fushat, pa i vënë vetes detyrë ta shndërrojë kritikën në estetikë, Fishta nuk ngurron të përdorë koncepte të afërta me filozofinë kur bën fjalë për krijim, liri, inventim, imitim, ndjenjë, shije etj. Në këtë pikë, marrëdhëniet kritikë/estetikë shtrojnë, në rastin e Fishtës, një problem që ndoshta kurrë më nuk do të vijë hera të shtrohet në historinë e kulturës shqiptare: "filozofia dhe kritika" apo "filozofia e kritikut"? Fishta paraqitet në këtë kulturë si arketip i artistit për të cilin kritika është filozofi. Ngjan sikur pikërisht për të ta ketë formuluar Croce‑ja parimin se kritiku, në mbarim të hulumtimit të tij, duhet të orvatet ta përmbledhë gjykimin e vet në "një formulë", e cila të mbetet gjithnjë e hapur, për sa kohë nuk përjashtohet kurrë një proces i mëtutjeshëm analize që ndikon mbi vetë formulën dhe e modifikon atë. Thuajse në asnjë rast Fishta nuk synon t'u imponojë lexuesve një "kanun", një model të ngulët për t'u ndjekur me bindje e rreptësi.

 

Në këtë mënyrë, Fishta zë në historinë e letërsisë shqiptare vendin e njërit nga më të parët kritikë që e kupton se, për shembull, edhe figura është një ndjenjë. Atëherë, duke u ngritur përmbi vlerësimin empirik, ligjërimi i tij kritik merr edhe vlerë shkencore në vetvete. "Formulat" e tij, ndonëse përfaqësojnë një opinion individual dhe jo një dije universale, bëhen sinteza e një shijeje ngaqë kritiku punon për t'i vënë themel shkencor opinioit të tij. Interesi i hulumtimit të tij qëndron tani jo tek opinioni, por te themeli. Që Fishta e gjen Faustin jo protagonist të veprës dhe kryeveprën e Goethe‑s pa unitet organik etj., kjo pak rëndësi ka; rëndësi ka themeli që ai këtyre gjykimeve u vë.

 

Kështu Fishta kritik bëhet edhe filozof i veprës së artit; por jo vetëm filozof, bëhet edhe filolog i saj, edhe historian, edhe psikolog i saj. Të kujtohet se, veçanërisht në vitet '10 dhe '20, kritiku shqiptar kufizohej duke bërë historinë e poetit dhe të veprës së tij, duke vendosur lidhjet mes artistit dhe veprës së tij, ose duke u endur nëpër krahasime leksikore, çfarë nuk e dallonte shumë nga hulumtuesi historik e filologjik në përgjithësi. Pak ndryshim kishte, në një rast të tillë, nëse zgjidhej për për subjekt një poezi apo një regjistër famullie. Me përçapjen e vet, Fishta ofron jo vetëm një shembull të aktit krijues të quajtur kritikë ‑ histori letërsie ‑ komparatistikë, si anë të të njëtit proces rekuperimi të vlerave domethënëse të letërsisë, por edhe një mësim mbi lirinë sovrane të shpirtit të artistit, mbi aftësitë e tij për shkapërciminin e kufijve të të menduarit konvencional.

 

Realizimin më të rëndësishëm në këtë fushë, jo vetëm për këtë periudhë, por për krejt mendimin teorik‑estetik të Fishtës dhe, ndoshta, edhe për traditën e mendimit estetik shqiptar, e përbën Shenime estetike. Mbi natyrë t'artit (1933), botuar me dy vijime në Hyllin e Dritës dhe ndërprerë. Rrafshi i përgjithshëm i një sipërmarrjeje të tillë teorike, me pretendimet e një traktati estetik, synon tani drejt një shkepjeje të plotë të dukurisë estetike prej sferave të tjera të përafërta shpirtërore; është fjala për një rrokje të specifikës së kësaj dukurie dhe, në të njëjtën kohë, normëzimin (nëpërmjet aktit kritik) të krijimit artistik e letrar. Nevojën e shkepjeje të tillë të dukurisë estetike prej një konglomerati dukurish heterogjene duket se, para Fishtës, e kishte kuptuar vetëm Koniza, ndërkohë që për të nuk ka qenë aspak i vetëdijshëm De Rada tek ato që ai i ka quajtur Parime të estetikës (1861).

 

Fati i veprës Shenime estetike në historinë e mendimit estetik shqiptar të përkujton çuditërisht fatin e një traktati të famshëm në historinë e mendimit estetik botëror: të ashtuquajturit "Longin i rremë". Quajmë kështu në historinë e këtij mendim veprën Mbi ngritjen (Peri hypsous), e përkthyer nga romakët si Mbi të madhërishmen (De sublimitate), të cilin ia kanë atribuar gabimisht filozofit helen Longin (rreth 210‑273). Edhe mbasi është vërtetuar që traktati nuk i përket Longinit, autori tij i vërtetë, me gjasë ndonjë hebré i diaporës aleksandrine, ka mbetur pa u zbuluar. Shenimet estetike të Fishtës, të nënshkruara me inicialin A., kanë mbetur për mjaft kohë pa u përmendur si të tijat. Deri edhe në tekstin e tij Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504‑1983 (Prishtinë 1983, Tiranë 1996), duke përshkruar Shenimet estetike të botuara te Hylli i Dritës, I. Rugova nuk e paskësh identifikuar autorin e tyre (f. 365‑366). Madje dy faqe më tej, duke përshkruar një artikull të vitit 1941 të K. Prelës po te Hylli, I. Rugova shkruan: "Na jepet të mendojmë se ky autor, Kolë Prela, mund të jetë autor edhe i artikullit "Shenime estetike", që e vështruam më lart e që e nënshkruante me "A". Këtë e themi duke u mbështetur në gjuhën dhe terminologjinë e njëjtë të këtyre dy punimeve" (f. 370). Një konstatim befasues, përderisa në bibliografinë "zyrtare" Vepra letrare e At Gjergj Fishtës, të hartuar prej sivëllait (françeskan) të shkrimtarit, At B. Demës dhe të botuar në organin kulturor të françeskanëve (Hylli i Dritës) njoftohet shkoqur si vepër e Fishtës Shenime estetike. Mbi natyrë t'artit (1933). Të hamendosh që Rugova të mos e ketë njohur këtë bibliografi? Nuk mundesh, mbasi bibliografinë në fjalë, të botuar në përmbledhjen At Gjergj Fishta 1871‑1940, vetë Rugova e përshkruan në veprën e tij shtjellimisht në f. 350 të të njëjtit punim: "37. At Benedikt Dema: Vepra letrare e At Gjergj Fishtës". A është i njëjti Rugovë ai që ka shkruar faqet 348‑350 me atë që ka shkruar faqet 365‑370? Sa kohë nuk do ta shpjegojë ai vetë, lidhur me veprën e Fishtës do të mbetet edhe ky një mister më shumë. Kalimthi kujtoj se një estet si J. Mato, kur vendos të shprehet për mendimin estetik të Fishtës (më 1996), identifikimin e autorësisë së Shenimeve estetike nuk e ka të vështirë.

 

Traktati i Longinit, i shkruar me gjasë në shek I (të e. r.), parqitet sot si një tekst i ardhur nga një dorëshkrim i shek. X, me mangësi dhe i pambaruar. Teksti i Shenimeve estetike, i filluar prej autorit dy herë (më 1932 dhe më 1933), vjen gjithashtu i pambaruar. Nuk dimë nëse ai nuk është mbaruar së shkruari apo ka mbetur pa u botuar i gjithi dhe pjesa tjetër e dorëshkrimit nuk gjendet. Historikisht dimë vetëm se, prej atij viti (1933), autorit do t'i duhet të largohet nga Shqipëria për shkak të "sherrit" me shtetin shqiptar: nën variantin e mbylljes së "shkollave private" françeskanëve u kishin mbyllur liceun zulmëmadh të drejtuar prej vetë Fishtës!

 

Hebent sua fata libelli, thoshin latinët: Çdo libër ka fatin e vet. Mund vetëm të shprehësh keqardhjen që një "fat" i tillë i paskësh qëlluar edhe një vepre si Shenimet estetike. Botimi i parë që njohim i traktatit të "Longinit" është ai latin i vitit 1554. Prej tij kanë kanë kaluar dy mijë vjet dhe kush e lexon atë sot mahnitesh prej frymës së gjallë që ai sjell. Është, pra, një vepër dymijë vetsh e vjetër, të cilës nuk i ndihet aspak myku i skolastikës apo i bibliotekave. Më shumë se gjashtëdhjetë vjet kanë kaluar nga botimi i traktatit estetik të Fishtës, ndërkohë që me rishfaqjen e tij sot nuk mund të mos befasohesh prej freskisë së mendimit, origjinalitetit. Shafqja e helenit të panjohur në shek. I mund të quhet një mrekulli, aq përmbi kohën e tij ka qëndruar "Longini". Mirëpo, edhe botimi i parë që prej tij njohim (1554) ka kaluar thuajse pa rënë në sy. Mendimi i tij, prandaj, është quajtur një "shkëndijë që nuk ndezi askund". Diç e përafërt mund të thuhet edhe për traktatin e Fishtës dhe rolin e tij në kulturën shqiptare. Që dikur Antikiteti të paskësh bërë komplotin e heshtjes kundër "Longinit", është një nga simptomat më të qarta të bjerjes së fuqisë intelektuale të asaj epoke në sosje e sipër. Po kështu kultura shqiptare, në hipostazat e trazuara që kalonte në vitet '30‑'40 dhe sidomos mbas vitit 1945, duke refuzuar ta dëgjojë Fishtën, i ka shkaktuar mendimit të vet filozofik një nga dëmet më të pandreqshme. Nëse "Longini" pati qenë viktimë e traditës së mediokritetit antik, viktimë e një tradite të pashkatërrueshme mediokriteti, që ende valavit ngjadhënjimtar flamurin e rreckosur në sa e sa beteja, ka rënë në Shqipëri edhe mendimi teorik‑estetik i Fishtës.

 

Duke mos qenë vendi për t'u ndalur në shkaqet se përse është shkruar aq pak mbi kontributin estetik (dhe kritik) të Fishtës, kujtoj vetëm një të vërtetë: që mendimi teorik‑estetik i tij nuk ka gëzuar, dhe vijon të mos gëzojë, simpatinë (apo kuptimin) e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë. Guximi, kthjelltësia, niveli i përparuar, madje edhe origjinaliteti i metodave të tij të punës, si dhe në përgjithësi larmia e problemeve që ai diskuton dhe vë në diskutim, dëshmojnë pa dyshim për një fuqi krijuese që del jashtë së zakonshmes. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse fuqi të tilla gjallin adversion, nganjëherë edhe ndër personalitete në zë të një kulture. Madje, vini re: vetë fakti që adversioni antiFishtë shplallet zhurmshëm, me furi të tepruar, të bën të dyshosh edhe për një kompleks faji te detraktorët... Nuk zmadhoj nëse them se nuk kam takuar veçse një ose dy intelektualë mbi të 40‑at që të shfaqin njëfarë interesi për mendimin filozofik të Fishtës. Pohoj, gjithashtu, se kam takuar shumë të rinj që "të mburren" se nuk e kuptojnë, nuk e marrin vesh ose thjesht nuk e pranojnë mendimin në fjalë. Nga ana tjetër, duhet thënë edhe se mendimi teorik‑estetik i Fishtës numëron admirues mes atyre që ndeshen rrallë në botën kulturore shqiptare; L. Poradeci, që ia dhuronte veprën e vet me përkushtim: "Poetit militans et meditans", është vetëm njëri syresh. Një ngrohtësi e kuptueshme, një aderim thuajse pa rezerva, një gatishmëri e veçantë për të depërtuar thellë në këtë mendim, i bëjnë këta admirues për t'u patur zili.

 

Për kulturën shqiptare, përgjithësisht, nuk mund veçse të quhet fatkeqësi fakti që një pjesë e mirë e mendimit estetik (dhe kritik) të Fishtës, ashtu si pjesa më e mirë e atij të Konicës, nuk patën rezonime të veçanta, u receptuan pak ose aspak dhe, sidomos, u shkëputën përdhunshëm nga rrjedhat normale të mendimit filozofik shqiptar. Ta pranojmë se në filozofi vonesat janë katastrofike, ndërsa shkëputjet ‑ një rrënim i vërtetë.

 

Po ta krahasosh gjendjen e sotme të mendimit filozofik me traditën që ky mendim është detyruar të braktisë, llogaritë e rrënimit nuk dalin të lehta. Për të sjellë ndonjë shembull, kujtoj se shkrime si Skicë e një metode për t'u duartrokitur prej borgjezëve (1903), Sprovë mbi gjuhët natyrore dhe gjuhët artificiale (1904), Mistifikimi më i madh në historinë e gjinisë njerëzor (1904) etj. të Konicës ruajnë ende origjinalitet mendimi dhe madje aktualitet edhe në një kulturë si francezja. Te Mistifikimi, fjala vjen, duke mohuar karakterin "gjuhësor" të gjuhëve orientale si të tilla dhe duke shtjelluar karakterin e tyre kriptografik, duke e trajtuar gramatikën e tyre si një "traktat pornografik", madje duke vënë në dyshim vlerën dekodifikuese të versionit biblik të "Të shtëdhjetëve" (Septuaginta) etj., përtej bizarive të kuptueshme për kohën, Konica introdukton një nga teoritë më interesante në këtë fushë, atë të strukturave gjuhësore‑estetike në orientalistikë. Po kështu, te Skica trajton një subjekt të mirëfilltë estetik. Në vijim të tezave të ngritura me Sprovën, duke iu përgjigjur partizanëve të esperantos, gjuhë ndërkombëtare artificiale, Konica i jep rëndësi lexuesit, nisur nga trinia: vepër letrare‑ autor‑ lexues "Është e pamohueshme ‑ vëren ai ‑ që individi me formim artistik mesatar (médiocre) dhe për më tepër i mbushur paragjykime, pra borgjezi mes të gjithëve, duartroket më shumë domethënien morale sesa bukurinë e një vepre". Me ngulmimin e tij mbi rolin e instancës receptuese në vlerësimin e krijimit artistik, Konica bëhet një nga pararendësit e asaj që sot quhet "estetikë e receptimit" etj.

 

Të kuptosh një mendimtar, si dhe një sistem të menduari, do të thotë zakonisht të vendosësh lidhje të tij me mendimtarë të tjerë, si dhe me sisteme të tjera të menduari, të dyshuara si të përafërta. Një procedim i tillë rrallë del huq. Fjala vjen, J. Mato ka menduar se është "brenda" duke e vendosur lidhjen mes mendimit estetik të Fishtës dhe "filozofisë kristiane": "Ai përqendrohet në disa teza të përgjithshme të filozofisë kristiane..."(Krijime, 118) "Tezat e pikëpamjet janë shtjelluar në mënyrë origjinale, në bazë të filozofisë kristiane..." (po aty, 122). Të mos jetë në dijeni për atë që quhet "estetikë kristiane" gjatë Mesjetës dhe, më tej, "romantizëm kristian" në estetikë?! Madje edhe për rastin kur Fishta analizon trajtat e parme (primordialis) të sendeve, të krijuara nga "Shkasi i Parë", për estetin e sotëm këtë e bën "nisur nga filozofia kristiane" (f. 118). Të mos e dijë, vallë, esteti i sotëm se parimi i "Shkasit të Parë" (prima causa) njihet në filozofi si parim mirëfilli platonik, vetëm sa i rimarrë nga filozofia mesjetare dhe, më mbas, nga idealizmi gjerman?! Në rastin e Fishtës, për shembull, vërehet lehtë se si, qysh në shkrimin e 1913‑s, duke ndarë "nivelet" e zhvillimit qytetërimor të popujve simbas përkatësisë në pesë periudhat e zhvillimit të arteve të tyre (I. poezia e hebrejve; II. poezia e indianëve dhe e egjiptianëve; III. klasicizmi në Greqinë e vjetër etj.), ai i bën një nga zhvillimet origjinale teorisë së Hegel‑it mbi evoluimin dialektik të artit në historinë e kulturës njerëzore. Ndërkohë, në shkrime të tjera mund të dallosh një zotërim të tezave të njërit prej kundërshtarëve "formalistë" të Hegel‑it, si J. F. Herbart. Në polemikat kulturore me "fletoret e Francës", duke vënë në dukje lidhjet mes tragjedisë greke, mitologjisë greke dhe riteve fetare, nga njëra anë, shkrimet e Fishtës të përkujtojnë teori që do të përpunohen pak a shumë në po atë kohë prej filozofësh si Jane Harrison nën ndikimin e teorive të Sir Frazer‑it. Nga ana tjetër, me vënien në diskutim të të dhënave patologjike, fiziologjike e kraniometrike, me refuzimin e tyre dhe, njëherësh, me implikimet e qarta kulturore‑antropologjike përgjatë argumentimit, Fishta shfaqet si pararendës në përpjekjet për përpunimin e një teorie të përgjithme të kulturës njerëzore ("antropologji kulturore"), e cila do të realizohet në vitet '20‑'30 nga E. Cassirer‑ja si teori e neokantine e "formave të mëdha simbolike" më kulturë.

 

Të gjykuarit historik na është bërë aq i natyrshëm dhe duket, në të shumtën e herëve, aq i drejtë, sa nuk ngurojmë ta vëmë në punë rast e pa rast. Mirëpo, në rastin e mendimit teorik‑estetik të Fishtës, si dhe të sistemit të tij, nuk besoj se mund të delet, nëpër këtë rrugë, në ndonjë rezultat me vlerë. I veçanësuar në hulumtime, edhe si objekt edhe si metodë, vendosja e lidhjeve të Fishtës mendimtar bëhet e vështirë. A thua se përafrimet, në vend që ta afrojnë, e largojnë, duke ia huajsuar gjithë sa në mendimin e tij mund të ketë origjinale, pra të papërafrueshme. Sikurse mësohet tërthorazi, prej një letre të vetë Fishtës drejtuar njërit prej detraktorëve të tij politikë, më 1922 ai ia ka dërguar një nga tezat e veta një filozofi anglez, të specializuar për estetikë dhe etikë në Universitetin e Cambridgeit. Në përgjigjen e tij, anglezi shprehet se teoria estetike e Fishtës e ka mbushur me "një entuziazëm shpirtëror të vërtetë", e cilëson këtë "të re dhe krejt origjinale", ndërsa Fishtën e përshëndet si "themeluesin e një shkolle filozofike shqiptare". Për cilën teori (a tezë) të ketë qenë fjala, vallë?

 

"Zonat" origjinale më mendimin teorik‑estetik të Fishtës nuk janë të pakta. Mjafton të lexosh Shenime Estetike. Mbi natyrë t'artit (1933) dhe ja ku të mbetet në mend, në pikëprerje të filozofisë me psikologjinë e krijimit, teoria e "dy rruzullimeve". Në mendjen e njeriut, simbas kësaj teorie, ekzistojnë dy rruzullime: i dukshmi ose reali dhe ideali, i krijuar prej vetë mendjes përmjet fuqisë së imagjinatës. Me anë të të pamit dhe shqisave të tjera, mendja përkap dhe njeh rruzullimin e dukshëm, me çfarë përmbledh ai brenda vetes; me anë të imagjinatës, mendja grumbullon imazhet e rruzullimit të dukshëm, me të gjitha mbresimet që objektet kanë mundur të lënë mbi të. Në këtë mënyrë mendja, shkallë‑shkallë, krijon brenda vetes rruzullimin tjetër, atë ideal. Për Fishtën, ky rruzullim ideal është më i hapur dhe më i madh se rruzullimi real, mbasi me anë të imagjinatës mendja e njeriut mund të ndajë ose të bashkojë pjesët e një objekti me ato të një objekti tjetër dhe të përftojë kështu një individuum të ri në rruzullimin e vet; një përftim i tillë është, për Fishtën, hipogrifi (kali me fletë) që në rruzullimin real nuk ekziston. Duke përshkruar rruzullimin ideal të artistit, ai vë në dukje se mendja e artistit ka aftësi më të mëdha se të tjerët, për nga intuita dhe imagjinata, dhe se rruzullimi ideal i tij është më i madh e më i bukur nga ai i të tjerëve.

 

Ose, ja një tezë tjetër interesante, po nga Shenimet estetike:"Dikush pat pvetë nji herë Rafaelin, tue i thanë se kah aj e nxierte at bukurí aq të bindshme të "Madonne‑vet" të veta: "Da una certa idea", i pergjegjet Rafaeli. Pra jo prej ndonji ideje të zakonshme të sendevet si gjinden në natyrë, por prej nji ideje të perftueme neper intuicjon në mendje t'artistit mbí sendin, si ky gjindet i smadhuem në fantazí. Prandej gabojnë atà q* thonë se arti âsht nji nderndjeksim a imitacjon i natyrës; si mundet me u vertetue puna edhè prej fotografijet, e cilla sugurisht paraqet natyren mâ besnikisht se ç'do artist në nam e në zâ, e me gjith kta ajo nuk âsht art. Mâ teper shifet se madhnín e idés s'objektit të vepres artstike e sendergjon geni, a se shpirti, substancë individuale, e fjeshtë e arsyetuese ‑ të thonë shka të thonë idealistat e materjalistat e ksohohshem, pak a shum nipa e sternipa majmunash, jo aq pse shum nder tà e mbajn vehten se janë rodit të majmunit, sa per punë q* të gjith ‑po thue se si majmuni ‑ imitojnë teorít e straplakne të kohvet të kalueme..."

 

Kur lexon këtë "shenim" plot thellësi kritike, pyet veten nëse shumë kritikë arti shqiptarë, që shqetësohen për "teorinë e pasqyrimit" dhe rreken për "redefinimin e çështjes së pasqyrimit", nga vitet '60 e këndej, madje duke u mburrur për meritën e se e paskëshin "zgjeruar" këtë teori edhe me "elementin e krijimit" dhe paskëshin shpikur "pasyrimin e transformuar" etj. etj., a sjellin vërtet ndonjë gjë të re në krahasim me atë që dinte dhe shkruante Fishta në vitet '30? Apo me mënyrën si e parashtronte Fishta teorinë e vet? Me pohimin e tij "rebel" se teoria e imitimit (mimesis) nuk qenkësh veçse një "teori e straplakne"?

 

Pranimi që në filozofi vonesat janë katastrofike, ndërsa shkëputjet ‑ rrënim i vërtetë, do bërë jo për të ndjellë keq, por për të pranuar burrërisht një gjendje dhe për të gjetur rrugët për ta ndryshuar atë; ose, së paku, për ta përmirësuar.

 

Për një student të sotëm të letrave, Fishta do të përfaqësonte një dukuri sintezë: sintezë e një morali, e një bote klasike ("Asnjë art nuk mund të jetë më i bukur se klasiku", Hegel) dhe njëherësh moderne, e një mitologjie të tërë në kulturën shqiptare. Përmjet Fishtës realizohet te ne sinteza e spekulimeve (spaeculatio) mbi artin, sinteza e rragatjeve të pasionuara mbi gjuhën letrare, sinteza e një mendimi estetik (dhe kritik) të një breznie të tërë e, sidomos, një sintezë befasuese prirjesh metafizike dhe pozitiviste të kohës. Studimi i mendimit të tij, krahas studimit të veprës së tij fikcionale, do të jepte në dorë instrumentet mendore jo thjesht për të plotësuar mësimdhënien, por për t'i dhënë një kah transmetimit të dijeve shkencore letrare. Fakti që Fishta është konstituuar si një "univers" dijesh, për kohën e tij nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. Shkollat klasike, të cilat sot i quajmë "klerikale", lavronin traditën e moçme që fëmijët, qysh në moshën tetëvjeçare, fillonin të nxenin, për shembull, retorikë. Nuk kishte gjë për t'u habitur që një çunak si Zefi i Ndokës (Gjergj Fishta), në moshën trembëdhjetëvjeçare, të dinte përmendsh Enejdën e Virgjilit, njësoj si seminaristi nxënës i Fishtës të dinte përmendsh Lahutën e tij. Për sistemin formues të atyre shkollave, të nxënët, të studiuarit bëhej natyrë e dytë, shndërrohej në mënyrë të ekzistuari.

 

Asgjë për t'u habitur, pra, po qe se në "universin" e një mendimtari si Fishta, të formuar kësi mënyre, rigjallohen mendimtarë të të gjitha kohëve, duke filluar nga ata të Antikitetit, si Demosten, Platon dhe Aristotel, Ciceron, tek ata të Kohës së mesme, si Averroes, Shën Augustin dhe Albert i Madh, Shën Toma i Akvinit dhe Shën Bonaventura, tek ata të Kohës së re, si Skot, Bossuet, enciklopedistë francezë e racionalistë gjermanë, Rousseau, Taine, Benjamin, Rueb, Herder, Cantu, Müller, Fornari, Lowth etj.; pa harruar antropologë, si Wirkov, Pittard etj., albanologë, si G. Mayer, G. Schirò, N. Jokl, A. Schmaus. Një yjësi e tërë veprash dhe autorësh vërtitet marramendthi në një "univers" të tillë, nga poezia e asiro‑babilonasve te Mahabharata dhe Ramayana, nga Shah‑Nameja e Firdusiut te poezia e egjiptianëve dhe ajo e hebrejve, nga Kënga e Nibelungëve te Fingali, nga Bibla te Titanomakia e Hesiodit, Ilijada dhe Odisea e Homerit, lirika e Pindarit, tragjeditë e Eskilit dhe ato të Sofokliut, komeditë e Euripidit dhe ato të Aristofanit, idilet e Teokritit, elegjitë e Ovidit, Epistulat e Horacit, Enejda dhe Bukoliket e Virgjilit, Komedia Hyjnore e Dante‑s, Libri i këngëve i Petrarca‑s, Jerusalemi i liruar i Tasso‑s, Satirat e Ariosto‑s, epika e sllavëve të jugut, Don Kishoti i Cervantes‑it, teatri i Shakespeare‑it dhe ai i Calderon‑it, Osmani i Gundolicit, Parrîzi i bjerun i Milton‑it, komeditë e Moliere‑it dhe ato të Goldoni‑t, esetë e Metastasio‑s, Parcivali i Eschilbach‑ut, Fausti i Goethe‑s, tragjeditë e Monti‑t, Homazh për artet e bukura i Schiller‑it, Atalaja e Chateaubriand‑it, Adelchi dhe Himnet e Shenjta të Manzoni‑t, poemat e Lord Byron‑it, Përrallë dimri e Heine‑s, Kënga e Gjineshtrës e Leopardi‑t, Shën Françesku i Ugheti‑t, këngët e kleftëve grekë etj. Por edhe vepra të artit e artistë të mëdhenj botërore, nga Akropoli dhe Partenoni te Fori romak, nga Koloseu i Flavit te Shën Pjetri në Vatikan, nga Afërdita e Fidias tek Apoloni i Belvederes i Rafaelit, Katedralja e Reimsit dhe ajo e Këlnit, Notre‑Dame‑i Parisit dhe Westminster Abbaye e Londrës, Kisha e Shën Palit dhe Duomo i Milanos, Madonnat e Morillo‑s dhe harkadat e Bruneleschi‑t, skulpturat e Da Vinci‑t dhe veprat e Bramante‑s, Misererja e Palestrina‑s dhe Introitet e Bach‑ut, Requiemet e Mozart‑it, Meshët e Vaidana‑s dhe ato të Heyden‑it, Stabat Materi i Rosssini‑t, Passioni i Beethoven‑it, Parcivali i Wagner‑it, I verbëri i Parzanese‑s etj. etj., a thua për të në ngulitur në mendje përfytyrimin se krijimet e Artit qenkëshin dyzet ditët e jetës së lumnueshme të Natyrës!

 

Deri edhe letërkëmbimi i një mendimitari të tillë, prej të cilit kemi trashëguar (deri sot) vetëm atë tufbëz ruajtur xhelozisht në arkivin e fshehtë të mikut të tij intim At P. Dodaj, paraqitet i endur në tituj veprash e emra autorësh, me komente e gjykime, vërejtje e vlerësime, madje me një shpiritë që të vizllon parasysh befasisht: "Bonifaci VIII âsht kenë papë, por me gjith kta i duhet me ndejë në Férr, s'pakut der ditën e gjygjës, per deri sá aty e ka denue perendija i vogel Dante Allighieri"; "Kam pasë dy rasa me e ndie Gentile‑n n'nji të pershím kohe prej dy vjetsh. Thonte pa prâ njat send se njat send, qaty se qaty. Nuk di se si, por ia mëshonte mendimit tue zdrypë n'spirale, si me turjelë (a travello), a thue se kje tue birue në mende. Pra, e din nji send, e thue pa prâ, deri sá aj persritet vetë"; "Ktû në New‑York kam ndie tuj rá vjolinit Arturin Kreisler, prej Wienet, sod me sod mâ i madhi vjolinist i botës. Kujtoj se i bite tetë herë mâ mirë se aj Frati i Planit në vjetë 1918..." etj.

 

Përqendrimi i një mase të pamatë informacionesh nga fushat e artit dhe të letërsisë, si dhe nga mendimi teorik‑estetik botëror, mund të ngjajë sot vështirësisht i përfytyrueshëm për një shkrimtar ose artist të formuar në shkollat bashkëkohore. Po të përpiqemi t'i krahasojmë njohuritë e Fishtës me njohuritë e secilit prej nesh, ai mund të na duket si përbindsh. Mund të thuhet me siguri se, për kohën e tij, ai dinte gjithçka ose thuajse gjithçka nga fushat e artit dhe të letërsisë. Ai anglezi (i sipërpërmendur) duhej të kishte nuhatur diçka, kur i shkruante: "Ndoshta Shqipëria e vogël, që deri dje ka pasë mbetur jashtë "mullirit" të qytetërimit modern, do të arrijë t'ia mësojë Europës rrugën e dijes së vërtetë..."

 

Është edhe kjo një arsye për të cilën më është dukur e papranueshme, dhe do të vijojë të më duket e tillë, që në strukturat e kurseve të një fakulteti të letrave (a të filozofisë) të mungojnë studimet fishteane. Një kurs i tillë, i studimeve fishteane, do të funksiononte si shtyllë kurrizore në një sistem shkollor me drejtim humanist. Studimet fishteane janë një objekt që nxit, që provokon. Mendimi teorik‑estetik i Fishtës të qet probleme që mund t'i kesh kapur me intuitë, por të cilave nuk u ke dhënë dot emër. Zgjidhjet e tij ecin nëpër atë ravë kulturhistorike (ravë kristiane, po deshi kush), nëpër të cilën vijon të çajë kultura moderne europiane. Mendimi estetik (si dhe ai kritik ) i përmbledhur në këtë antologji paraqitet kështu si një nga dëshmitë magjepsëse të atij mendimtari të madh shqiptar, njërit prej më të mëdhenjve që kultura jonë ndonjëherë ka pasur.

 

Botimi (dhe ribotimi) i këtij mendimi bëhet sot kusht i domosdoshëm për rishtënien në dorë të vlerave të fshehura ose të huajsuara prej kulturës sonë. Në këtë kuptim, në mjedisin tonë kulturor, ku për çdo botim a ribotim libreci flitet si për "ngjarje të rëndësishme", botimi i këtij mendimi do ta përbëjë, më së paku, një ngjarje. Nuk e di cili është intervali i botimit dhe ribotimit të veprave të mira, ngase ato të tjerat ribotohen papra ("q'aty se q'aty"), derisa përsëriten vetiu.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

KONSIDERATA DHE VLERËSIME TË EQREM ÇABEJT

PËR ÁT GJERGJ FISHTËN

 

 

 

 

Prej vitit 1929, kur kishte botuar punimin e parë, me titull "Mbi poezinë e Lasgush Poradecit"1, e deri te përfundimi i Luftës Dytë Botërore, Eqrem Çabej (1908-1980) ka shfaqur konsiderata dhe vlerësime mbi personalitetin dhe poezinë e Gjergj Fishtës (1871-1940), sikur në dy punimet e veçanta: Poeti shqiptar Gjergj Fishta dhe Epika e Gjergj Fishtës2, ashtu edhe në punimet historiko - letraro dhe kritiko - letrare të tij: Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe3 dhe Romantizimi në Europën lindore e juglindore dhe në literaturën shqiptare4, kurse në disa punime të tjera vetëm në mënyrë të tërthortë5. Në fakt, edhe në manualin shkollor Elememte të gjuhësisë e të literaturës shqipe ai shkruan në një kapitull të veçantë (pp. 50-52) për Gj. Fishtën, duke dhënë "pjesë të zgjedhura" të teksteve të tij letrare më tepër (pp. 132-141) se të Naimit, Mjedës dhe Çajupit së bashku (pp. 125-131). Këto pjesë të zgjedhura janë dhënë me shije të letrarit për të ilustruar vlerat më të larta dhe më tipike të poezisë shqipe6.

 

Interesimi për personalitetin e Fishtës dhe sidomos për poezinë e tij është gjithsesi i madh dhe mjaft obligativ te ky filolog shqiptar edhe tek fakti se ai kishte marrë përsipër paraqitjen e tij edhe jashtë vendit, në Gjermani dhe Kroaci (Jugosllavi). Prandaj edhe mund të thuhet se punimi i tij me titull "Der albanischer Dichter Gjergj Fishta" (Poeti shqiptar Gjergj Fishta) është më i plotë, me të dhëna bibliografike të mjafta dhe me vlerësime teoriko - letrare dhe kritike të pranueshme, kurse krahasuar edhe me punimet e tjera të tij për Fishtën, mund të thuhet se figura e këtij poeti dhe personaliteti të shquar shqiptar është dhënë edhe me mendime të sintetizuara në çdo pikpamje, madje edhe nga aspekti i pamjes fizike, duke thënë se "ky burrë me pamje madhështore, që në të folur i dashur dhe i kthjellët, mik i kallzimeve të këndshme aq tërheqëse si njëri, sa ka qënë origjinal e i madh edhe si shkrimtar"7.

 

Që në fillim duhet thënë gjithashtu se E. Çabej, në kohën kur i ka shkruar këto punime, ishte i afirmuar dhe i pranuar mirë nga të gjithë albanologët e vendit dhe të huajt dhe dallohej për aftësinë e tij të sintetizimit të rezultateve të arritura të lëndës së shtruar, kurse ex offisso qysh kur u kthye nga studimet ai "vazhdoi lëndën e letërsisë shqipe pranë Gjimnazit të Shkodrës", madje edhe më vonë, kur nga Ministria e Arsimit u transferua në këtë ministri, ai kërkoi që të riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës8. Kjo dëshirë nuk do t'i plotësohej, por, megjithatë, ai do të japë përsëri letërsi shqipe në Gjirokastër në vitin shk. 1938/39, që do të thotë se fillimisht pikërisht letërsinë shqipe e kishte lëndë të veten.

 

Edhe pse nga ngjarjet e mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore, e sidomos nga ndryshimet e mëdha shoqërore, ai do të pësojë shumë si intelektual dhe si njëri bashkë me intelektualët e tjerë të kohës së regjimit komunist, konsideratat dhe vlerësimet e E. Çabej për Fishtën do të kenë peshën e tyre dhe do të zgjojnë interes të shtuar dhe tani në kohën kur mendimi shkencor i këtij dijetari shqiptar është bërë temë e veçantë dhe e mirëpritur në këtë tubim shkencor, që po mbahet me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij.

 

Ky njeri i shekullit tonë ishte hallkë e studimeve shqiptare nga koha e paraluftës me periudhën e pasluftës, sikur që në një mënyrë tjetër ishte hallkë ndërlidhëse dhe mjaft sintetizuese e zhvillimit të mendimit letrar krijues edhe Gjergj Fishta nga koha e Rilindjes Kombëtare me periudhën e realizimit dhe të pavarësisë, me gjithë historinë e popullit shqiptar dhe me kulturën e tij. Në këtë mënyrë, Gj. Fishta dhe E. Çabej, në mënyrat e tjera të krijimtarisë i plotësonin ato kritere të nevojshme që i kishte preferuar edhe Horaci, duke thënë: "Scribendi recte sapere est et principium et fons"9.

 

Vendosja e Fishtës në historinë e letërsisë

 

Duke qënë hartues i historisë së letërsisë shqiptare, por edhe nga prirja e tij për t'i vështruar gjërat sa më drejtë dhe sa më mirë, E. Çabej e koncepton figurën e shkrimtarit në rrjedhën e zhvillimit të letërsisë shqiptare (dhe evropiane) në vend dhe në kohë. Kështu, vendosja e Fishtës bëhet mjaft realisht në tokën shqiptare, që do të thotë se ai vendoset midis Perëndimit dhe Lindjes10, në një "qëndrim të ndërmjemë midis Perëndimit dhe Lindjes", përkatësisht as në Perëndim, e as në Lindje, ku do ta kenë vendin e tyre dy poetët e tjerë shqiptarë, De Rada dhe Naimi, të cilët, pikërisht për këtë arsye, s'do të jenë në gjendje ta këndojnë ngrohtësinë e realitetit shqiptar, por do t'i paraqesin ndjenjat romantike shpeshherë krejt të mjegulluara dhe të ngjyrosura me aromën e atyre vendeve ku kishin jetuar dhe vepruar.

 

Meqë, sipas E. Çabej, "De Rada ishte romantik shqiptar i zhvilluar në tokën dhe kulturën latine", kurse "Naim Frashëri pasqyron tipikisht zhvillimin shqiptar pas influencës së gjatë osmane", Fishta do të dallohet prej tyre, sepse ishte "rrënjosur thellë në vendin e tij" dhe "fuqitë e tija njerëzore i thithi prej kësaj toke"11. Vendosja e Fishtës në "tokën shqiptare" arbëresh, me Zef Skiroin (1865-1927), i cili në poemën e tij "Te dheu i huaj" kishte kënduar jetën epike shqiptare qysh prej lashtësisë së kohës së ndërtimit të kalasë së Shkodrës e deri te Ali Pashë Tepelena, por nga një shikim gjithashtu mjaft i largët nga toka shqiptare.

 

Te këta dy poetë arbëreshë këndohet realiteti shqiptar sipas vijës së ruajtjes së asaj vetëdije kombëtare, që ishte shumë mallëngjyese dhe e zjarrtë, por tepër e mangët që do të thotë vetëm aq sa ishte ruajtur në diasporën e Italisë dhe për kohën kur i kishin shkruar veprat e tyre, realitetit shqiptar ndryshonte krejtësisht. Ky realitet manifestohej më së miri në kohën e Fishtës tërthorazi asaj vetëdijeje shqiptare të malësorëve rezistues, që kishin ruajtur kanun dhe tërësinë më të plotë të jetës së të parëve.

 

Krahasimi i Fishtës me poetë të tjerë shqiptarë

 

Krahasimi i Fishtës me këta tre poetë shqiptarë12, me De Radën, Zef Skiroin dhe Naimin, E. Çabej e bën jo vetëm për shkak të mënyrës së thurjes së teksteve të tyre letrare, sidomos për shkak të zgjatjes së tepruar, monotone dhe të mërzitshme të Istorisë së Skëndërbeut (dhe Qerbelasë) të Naimit, te i cili "bota historike është një realitet", por edhe për arsye se poezia e tyre nuk kishte lindur në tokën shqiptare dhe nuk dilte nga kjo tokë. Poezia e Naimit kishte "një ngjyrë religjoze" dhe "dashuri mistike për islamizmin", si një "edukim etik" i tij, që do të ndikonte në përcaktimet nacionale të një populli ende të paformuar mirë kombëtarisht. Me një fjalë, "Orienti për Naimin është tokë prej nga thithi fuqitë e tij poetike. Ai nuk është Europiani që shkel këtë botë si një i huaj dhe për të cilin kjo ka magjinë e vendit ekzotik: ai rron në të, është i saj"13.

 

Prandaj, i nxitur edhe nga përcaktimet zhvillimore të mendimit letrar dhe kulturor, me një preferencë shumë të qartë patriotike, me qëllim që të ndriçonte sa më mirë poetin kombëtar, si faktor edukativ, ai e vlerëson veprën e Naimit edhe me shumë mangësi të tjera që kishin ndikuar, siç thotë ai, "që eposi i tij dështoi dhe nga fakti se Naimit i mungoi talenti i poetit epik"14. Megjithatë, kur ai bën një krahasim më të ngushtë në mes të Naimit dhe të tjerëve, thotë se "Naimi ndryshon krejt nga poetët e tjerë italo-shqiptarë, si dhe nga Fishta", si pasojë e mungesës së poezisë popullore te ky poet, sepse tek e fundit, shkruan E. Çabej, "se me përjashtim të disa pak vjershave, vlera letrare e poezisë së tij është e pakët"15.

 

Në këtë krahasim dallohen mjaft mirë dy koncepte fondamentale të shprehura me termat vatra dhe ndikimi, që janë në lidhje me formimin e "njësisë etnike dhe kulturo-historike, rrjedhur nga njësia gjeografike". Vatra është toka shqiptare në kuptim të burimësisë letrare, kurse ndikimet tek shkrimtarët paraqesin forma në plotësimin sa më të madh të komponenteve të njësisë etnokulturore të këtij populli. Në këtë drejtim, sikur në aspektin e vatrës, ashtu edhe në aspektin e ndikimeve, Fishta i përmbushte më së miri të gjitha kriteret e njësisë etnike dhe etnokulturore.

 

Krahasimi i poezisë epike të Fishtës me poezinë e Naimit bëhet jo vetëm në punimet e veçanta mbi Fishtën, por edhe në punimet e tjera të E. Çabej, duke përqëndruar vëmëndjen më tepër te këta dy poetë sesa në krahasimin që ai do t'i bënte në mes të Fishtës dhe poetëve të tjerë shqiptarë. Kështu, bie fjala, në punimin e tij Romantizmi... ndonëse nuk e merr në shqyrtim të veçantë Fishtën, por kryesisht De Radën dhe Naimin, ai ka bërë krahasimin në një mënyrë shumë të qartë në mes të Naimit dhe Fishtës, duke thënë se "ky epos (sc. Istoria e Skëndërbeut) nuk u bë dot epos kombëtar, këtë shqiptarëve ua fali më vonë Gjergj Fishta".

 

Këto paralele dicizive sidomos në mes këtyre dy poetëve që na vijnë nga ky njohës i mirë i letërsisë dhe i kulturës shqiptare, mund të kuptohen edhe si përcaktime të drejta në vlerësimin e përgjithshëm të zhvillimit të historisë së letërsisë shqiptare, të atyre divergjencave të mëdha të formimit të këtyre personaliteteve edhe të jetës kulturore dhe politike shqiptare. Për E. Çabejn ka rëndësi formanti i këtyre dy poetëve si modele të përcaktimeve të tyre në krijimin e veprës letrare dhe kundërthëniet e mëdha në kritikën letrare përkitazi me këta dy poetë16. Ai është plotësisht i vetëdijshëm se Gj. Fishta e ka vazhduar besnikërisht traditën letrare shqiptare edhe në vijën e një tradite të pashkëputur skenderbegiane tërthorazi malësorëve shqiptarë, të këngëve popullore të tyre, të gjuhës dhe të të gjitha vlerave të tjera etnike të tyre për t'i njohur dhe dalluar bota sa më mirë. Këtu qëndron burimësia, por edhe epërsia e vlerës artistiko-letrare saqë Lahuta e Malcis së tij, sipas E. Çabej, "është vepër arti e plotë, e përsosur dhe e përkryer në vetvete".

 

Prandaj edhe mund të thuhet se E. Çabej qysh atëherë e kishte situatën mjaft të qartë të vlerave letrare shqiptare, sikur në përcaktimin e periudhave dhe të "qarqeve letrare"17, ashtu edhe të personaliteteve dhe të krahasimeve të mundshme në mes veti dhe të atyre vetë me letërsinë evropiane. Ky përcaktim i drejtë i vendosjes së Fishtës në letërsinë dhe kulturën shqiptare do të jetë i përshtatshëm që tërthorazi kësaj figure të paraqitet në një formë më të plotë dhe tipike edhe bota shqiptare përgjithësisht në mjedise të tjera sipas kritereve të pranueshme. Artin letrar të Fishtës do ta pranonte bota kurdoherë më mirë për shkak të plotësisë më të madhe të vlerave etnike dhe kulturore të një populli, ngase, sipas E. Çabejt sikur në letërsinë gojore, ashtu edhe në gjinitë dhe zhanret letrare të letërsisë së shkruar, mund të shfaqet njësia kombëtare, e cila duhet ta ketë edhe poetin kombëtar.

 

Në këtë drejtim "Poeti kombëtar" meritonte paraqitjen më dinjitoze edhe në botën e jashtme, sidomos në gjuhën gjermane, ku kishte kryer shkollimin E. Çabej dhe ku ekzistonte interesimi i shtuar për poezinë e Fishtës18. Dhe kjo paraqitje bëhet me kompetencë të filologut dhe të studiuesit të veprave të Fishtës në gjërësinë dhe thellësinë e tyre, që do të thotë duke studiuar korpusin letrar të plotë të tij, sipas të gjitha gjasave, për të vazhduar edhe më tutje punën në këtë drejtim.

 

Motivet e ndërprerjes së punës në kritikën letrare

 

Megjithatë, këtu duhet thënë se ky studiues i madh i historisë së gjuhës shqipe, vetëm në periudhën e parë të veprimtarisë së vet është marrë me tema nga letërsia, kurse prej shkrimtarëve shqiptarë me punime të veçanta, pothuajse, vetëm me poezinë e Fishtës dhe të Lazgushit (1889-1987), të cilët edhe ishin bashkëkohanikë të tij më të moshuar.

 

Mirëpo, as sot as kësaj dite nuk jemi në gjendje të konstatojmë saktësisht, se përveç ndryshimeve të mëdha të jetës shoqërore, cilat do të kenë qënë motivet kryesore për ndërprerjen e punës së tij në kritikën letrare dhe për të kaluar në albanistikë, si në leksikografi (dhe leksikologji), ashtu edhe në historinë e gjuhës shqipe19. Kjo ka rëndësi të konstatohet pse konsideratat dhe vlerësimet e tij për poetin kombëtar nuk ishin të përkohshme ose, si të thuash, të modës, por të mbështetura dhe të arsyetuara mirë, që pas atij konfrontimi të madh e të hidhur që ky poet do ta ketë me elementet antikombëtare të përmbrëndshme shqiptare, do ta kenë vlerën e shtuar, duke qënë ndihmesa e madhe për studiuesit e rinj.

 

Me fjalë të tjera, edhe në periudhën e paraluftës, E. Çabej ishte i nivelit të vet dhe mbetet i pakontestueshëm në shumë pikëpamje sikur edhe në studimet e mëvonshme albanistike, kështu që ndërprerja e punës së tij në veprën madhore të Fishtës, nuk nënkupton edhe refuzimin e tij20.

 

Ç'është e vërteta, E. Çabej edhe pas luftës do të merret me disa shkrimtarë shqiptarë, sidomos me autorë të letërsisë së vjetër shqiptare, e në mënyrë të veçantë me Gjon Buzukun21, por kryesisht me studimet e gjuhës së veprave të tyre. Prandaj, shikuar nga aspekti i korpusit të plotë të veprave të botuara të tij, edhe mund të thuhet se poezia e Fishtës, sidomos Lahuta e Malcis, e ka tërhequr vëmëndjen e këtij filologu më tepër se poezia e De Radës, e Naimit, e Çajupit dhe e Nolit22, jo vetëm për shkak të vlerave më të mëdha artistiko-letrare të saj, por mbase edhe për arsye të krahasimeve të mundshme me poezinë popullore dhe me folklorin shqiptar në përgjithësi, që ishte pothuajse temë e përhershme e studimeve shqiptare të tij23.

 

Lahuta e Malcis dhe folklori shqiptar

 

Këtu qëndron edhe bindja e E. Çabej se "poetët kanë dalë prej tokës së natyrshme të poezisë popullore"24. Ai mendon se në Lahutën e Malcis "ky poet është influencuar prej poezisë popullore të Gegërisë së Veriut", dhe se sado që "talenti satirik i Fishtës i afrohet sigurisht fuqisë së tij si poet epik"25, dhe se ai është gjithsesi poeti më i madh satirik i letërsisë shqiptare, këngët lirike e satirike nuk do ta zgjojnë interesimin te ky studiues sa epika e tij26. Kjo epikë është pasqyrë besnike e folklorit shqiptar, sepse fryma popullore e përshkon eposin që në krye e deri në fund, sikur me zërin tingëllues e shumë të gjallë të jetës së përditshme të popullit, të zakoneve të tij, mitologjisë, të përrallave dhe të legjendave, ashtu edhe përmes përsurisë artistike të masës së vargut dhe të formës së jashtme përgjithësisht.

 

E. Çabej shkruan për rolin e folklorit në ngjizjen e veprës së poetëve dhe për mënyrën se si e kanë frymëzuar ata traditën e poezisë popullore, sidomos në kohën kur kishte filluar të merrej me letërsi krijuese Gj. Fishta, sepse, thotë ai, "në Shqipëri në kohë të Naimit nuk kishte lindur ende interesi për poezinë popullore" dhe "se poezia popullore nuk pati ndonjë pjesë në zgjimin nacional të Shqipërisë në shek. XIX, siç ndodhi p.sh. me kroatë e me serbë"27. Në këtë mënyrë mund të thuhet se edhe konsideratat e E. Çabej për Fishtën, si "poet kombëtar i Shqipërisë", si "përfaqësues më i pari i leteraturës së sotme shqiptare"28 dhe sidomos si poet më i avancuar epik ballkanik i shekullit, i mbështet kryesisht në Lahutën e Malcis.

 

Këto konsiderata dhe vlerësime ai do t'i mbështesë edhe në momentet integruese ballkanike të poezisë epike dhe të burimësisë së kësaj poezie të Fishtës, duke krahasuar në disa momente edhe me Njegoshin (1813-1851) dhe me disa poetë të tjerë më të mëdhenj evropianë. Në këtë mënyrë ai vepron sipas parimeve që i kishte paraparë edhe Faik Konica mbi kritikën letrare se "kryeveprat janë pikat e përkrahjes (les points de comparaison) pas të cilave, shpesh edhe pa ditur vetë, kritikëtari gjykon veprat e reja29. Ky parim në vlerësimin e kryeveprave është në pajtim edhe me artin poetik të Horacit, i cili thotë se poeti sjell kulturën vetëm duke mbrojtur tërësinë, që thënë me fjalët e E. Çabej, "kjo shprehet në krejt mënyrën e jetesës, në historinë dhe në historinë kishtare, në zakonet dhe në poezinë popullore dhe artistike të popullit shqiptar30. Në fakt, në poezinë epike të Fishtës është kënduar thelbi i shpirtit të shqiptarëve, elementi i konservuar i popullit që njëherit më së mirë dëshmon njësinë e kombit.

 

Fishta - poet kombëtar i Shqipërisë

 

Argumentin kryesor të epërsisë artistike, sidomos në krahasim me poetët e mëparshëm De Rada dhe Naimi, E. Çabej e shikon në faktin se në "ngjarjet e një natyre më shumë lokale, që përbën bazën historike për veprën", Fishta, "prej kësaj bëri një epope kombëtare", kështu që "kjo epope nganjëherë i kalon kufijtë e shqiptarisë, duke qënë njëkohësisht në një farë kuptimi edhe një epos ballkanik"31.

 

Ky aspekt i kryeveprës së Fishtës në gjërësinë ballkanike pse aty dalin jo vetëm shqiptarët, por edhe slllavët e turqit e Gadishullit Ballkanik, vetëm sa i fuqizon tiparet shqiptare të saj, të ndriçuara në krahasimet e tyre edhe si më të vjetra e më tipike se të sllavëve jugorë. Kjo gjërësi tregon edhe momentin e rëndësishëm integrues me sllavët e kohërave më të lashta, të shtrirjes dinarike32, sepse "kjo botë nuk mund të ishte krejt sllave, kurse u mungon për një pjesë të madhe sllavëve të tjerë". E. Çabej mendon se këtu "mund të kemi me nënshtresë ilire, që mjerisht nuk njihet e që me rikonstruksione mbërrijmë te copa - copa, nënshtresë që vazhdon të jetojë me një veshje shpeshherë të sllavizuar".

 

Prandaj, edhe krahasimi që ka bërë E. Çabej në mes Fishtës dhe Njegoshit, sidomos kur evokon titujt e kryeveprave të tyre me kuptimin Mal (Gorski vijenac - Lahuta e Malcis), nuk duhet kuptuar vetëm si një krahasim me veprën madhore të poetit malazez, por edhe të lidhjeve të shumta etnike dhe letrare, sikur në substratin, ashtu edhe në adstratin dhe superstratin e folklorit ballkanik, sidomos të atij dinarik.

 

Në poezinë epike të Fishtës konfliktet ndëretnike dhe luftërat janë vetëm mjet i përshtatshëm dhe madje i domosdoshëm për të paraqitur trimërinë, si një lulëzim të natyrshëm të heroizmit dhe të një drejtpeshimi midis urtësisë dhe guximit, që aspak nuk largohet nga parimet e drejtësisë dhe të humanizmit. Në këtë aspekt paraqiten vlerat, si të thuash, homerike të objektivitetit historik, pikërisht, siç i kishte kënduar Homeri vlerat morale dhe heroike të të dy palëve të konfrontuara në Luftën e Trojës, të trojanëve dhe të grekëve.

 

* * *

 

Duke përfunduar këtë paraqitje të shkurtër mbi konsideratat dhe vlerësimet e E. Çabejt për Fishtën, mund të thuhet se ky dijetar i madh në punën shkencore të tij nuk ishte njeri i modës, e as i politikës së ditës, por klasik i vërtetë i studimeve shqiptare. Vlerësimet e tij për poezinë e Fishtës, sidomos për Lahutën e Malcis, janë të qëndrueshme, kurse krahasimet e bëra me poezinë e Naimit dhe të disa poetëve të tjerë shqiptarë, që kishin jetuar dhe vepruar në Lindje ose në Perëndim, e bëjnë poetin kombëtar dhe porosinë e madhe të tij më të bindshme, duke ia dhënë një kahje të drejtë dhe të pranueshme edhe gjithë zhvillimit të mendimit letrar shqiptar. Konceptet e Lindjes dhe të Perendimit, sikundër edhe koncepti i vatrës ose i "tokës shqiptare" në poezinë e De Radës, të Naimit dhe të Fishtës në punimet e E. Çabej, janë paraqitur me argumentin e shkencëtarit dhe të studiuesit të letërsisë shqiptare.

 

 

 

Bibliografi :

--------------------------------------------------------------------------------

 

1. Shaban Demiraj në monografinë e tij, me titull: Eqrem Çabej, një jetë kushtuar shkencës, (Tiranë, 1990, pp. 216-219) ka botuar "Një shkrim i panjohur i De Radës" të Eqrem Çabejt, që është ruajtur nga kjo kohë (më 4.II 1929), kurse punimet e Çabejt për Fishtën i injoron krejtësisht, madje edhe në kuptim të të dhënave të domosdoshme bibliografike të tij.

 

2. Eqrem Çabej, Der albanische Dichter Gjergj Fishta, te: "Südost Forschungen", VI, 3-4 (1941), Munchen, 1941, pp. 635-647; Idem, Epika e Gjergj Fishtës, te: "Gjergj Fishta" numër përkujtimor, "Luarasi", Tiranë, 1941, pp. 31.40.

 

3. Dr Eqrem Çabej, Elemente të gjuhësisë e të letërsisë shqipe me pjesë të zgjedhura për shkollat e mesme, Tiranë, 1936, pp. 201, botuar edhe tash vonë në fototipi nga "Etruria", Prishinë, 1996, kurse në librin Bota shqiptare (Tiranë, 1943) E. Çabej është bashkautor me A. Xhuvanin, K. Gurakuqin dhe K. Kamsin, sado që, siç thotë, J. Kastrati, "idea për hartimin e librit Bota shqiptare, domethënë si një përmbledhje studimesh të së huajve rreth botës shqiptare, ka qënë e Çabejt". (Veprat albanologjike të Eqrem Çabej, te "Jeta e re", Prishtinë, 4/583).

 

4. Botuar te: Eqrem Çabej, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, MÇM, Tiranë, 19994 dhe te: Jeta e re, Prishtinë, 4/1998, pp. 516-439, kurse më parë, që nga viti 1945, kur u shkrua, ruhej në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë në Tiranë. (Këtu sipas botimit te "Jeta e re").

 

5. Këtu mund të veçohet gjithashtu paraqitja e E, Çabej për letërsinë (dhe etnografinë) shqiptare te Hrvatska enciklopedija, I, Zagreb, 1941, pp. 180-182, ku vlerësimet për Fishtën ishin mjaft të theksuara.

 

6. Edhe Ernest Koliqi, në punimin e tij "Vargu kombëtar" (Jeta e re, 6/1996, p. 305), si model të vargut artistik, me përpikërinë e theksimit ritmik, sikur E. Çabej, ka dhënë këto vargje nga Lahuta e Malcis:

 

Te nji mriz, te nji lejthi

Kishin ndodhun tre bari:

Dy me dhen e nji me dhi,

Njani plak e dy të ri.

 

7. Epika e Gjergj Fishtës, te: "Jeta e re", 4/1998, p. 703.

 

8. Sh. Demiraj, vep. cit., f. 19-20.

 

9. Epist. Ad Pisones, v. 309.

 

10. E. Çabej shkruan: "Ky qëndrim i ndërmjemë midis Perëndimit e Lindjes, e bashkuar me ruajtjen e ngulitur të natyrës së vet etnike, i ka gdhendur Shqipërisë përgjithmonë fytyrën e saj të veçantë. Këtë nuk ka mundur ta fshijë as sundimi turk". (Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, MÇM, Tiranë, 1994, p. 29).

 

11. Epika e Gjergj Fishtës, te: "Jeta e re", 4/1998, p. 694.

 

12. Duke bërë krahasimin në mes të Naimit në njërën anë dhe të De Radës e Skiroit, në anën tjetër, E.Çabej, ndërmjet tjerash, shkruan: "Ky poet është bashkëkohës i italo - shqiptarëve që përmendëm më sipër: ai shkruan të njëjtën gjuhë me ata që në letërkëmbim me De Radën. Megjithatë, është krejt një jetë tjetër ajo në të cilën ai jetoi dhe na shpie edhe ne. Poezia italo - shqiptare është lëndë ballkanike e derdhur në formë romane, autorët e saj janë të drejtuar në themel nga Perëndimi. Në kundërshtim me këta Naimi është poet ballkanik i thjeshtë dhe si i këtillë është ngjyrë gjysmë orientale". (Romantizmi, p. 542). Duke krahasuar këtë mendim me qëndrimin e tij se "Shqipëria ka qënë e orientuar më tepër nga Perëndimi sesa fshqinjt e saj" (St. gjuh. V, 109), mund të kuptohet më lehtë pozita destabilizuese e Naimit në formimin kombëtar shqiptar, sidomos në ato periudha kur shqiptarët edhe në mënyrë sistemore i luftuan vlerat traditore të kulturës përëndimore.

 

13. Romantizmi, p. 547.

 

14. Romantizmi, p. 546.

 

15. Romantizmi, p. 544.

 

16. Në vlerësimin e Naimit si poet E. Çabej është mjaft i përmbajtur dhe më i moderuar se Faik Konica i cili thotë se "Naimi jo vetëm nuk ishte vjershëtor dhe shkrimtar i madh, por nuk ishte as i vogël. Nuk dinte të shkruante fare... Naimi është poet e tototove dhe i tatatave". (Cituar sipas: "Jeta e re", 4/1998, p. 717). Mbase kjo do të ketë qënë arsyeja kryesore që F. Konica në kaptinën "Gjuha dhe letërsia" e librit të tij Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore ("Buzuku", Prishtinë, 1991) fare nuk e merr në shqyrtim Naimin dhe këtë punë ai nuk bën "me pahir", siç figuron në një shënim të "rektorit" të këtij libri, por e bën nga bindja, sepse, tek e fundit, shkruan ai në fund të kësaj kaptine, "këtu nuk po i përmend shumë emra, sepse pallavrat dhe frazat boshe nuk kanë të bëjnë fare me artin". (p. 148).

 

17. E. Çabej propozon këtë ndarje të letërsisë në qarqe: Qarku katolik i Shqipërisë Veriore, Qarku italo - shqiptare, Qarku ortodoks i Shqipërisë Jugore dhe së fundi shkrirja e tyre në literaturën kombëtare të shek. XIX (Khr. Për gjenezën e lit. te: gjuh. V, p. 135).

 

18. Atëbotë për Gjergj Fishtën kishin shkruar në botën gjermane edhe Norbert Jokl, Erwin Stranik, Gustav Weigand etj., kurse Maximilian Lambertz, përveç punimeve të veçanta, dhe të botojë edhe Lahutën e Malcis (Die Laute des Hochlandes), Verlag R. Olden bourg, Munchen, 1958), të përkthyer nga ai gjermanisht.

 

19. Të parën vepër që ka botuar E. Çabej pas luftës (me 1947) është Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, kurse në bashkëpunimin me A. Xhuvanin ai vetë shkruan se "në vitet e para të pasçlirimit iu përvishem punës së hartimit të një punimi të hapët që përfshin rregullat e drejtshkrimit të shqipes" dhe "së bashku me të e me disa të tjerë në atë kohë kemi punuar dhe në hartimin e dy fjalorëve dygjuhësh". (Dy fjalë kujtimi për prof. A. Xhuvanin, te: Studime gjuh. V., p. 190).

 

20. Njësoj mund të thuhet se në kohët e pas luftës, E. Çabej nuk do të merret as me Naimin, duke kuptuar faktorin politik të kohës si manipulativ dhe tejet destruktiv, që ndikonte sikur në zhvillimin e mendimit letrar, ashtu edhe në zhvillimin e mendimit shkencor gjuhësor. Nga kompleti i veprave (IX vëllime) të botuara të E. Çabej në Prishtinë kuptohet qartë se ai nuk është marrë me punime të veçanta as me gjuhën e Naimit, e as me veprat (gjuhësore) të vëllait të tij Samiut, të cilët propaganda e kohës së monizmit enverian i favorizonte, duke i bërë ideologë të pazëvendësueshëm dhe modele në zhvillimin e mendimit letrar dhe gjuhësor.

 

21. Gjon Buzuku, Meshari, Tiranë, 1967.

 

22. Artikulli i E. Çabej për Nolin, me titull: Fan Noli ynë (te: Studime gjuhësore, V, 167-168), i botuar me rastin e vdekjes së poetit (1965), ndonëse konciz dhe përmbajtësor, është tepër i shkurtër dhe i mangët që të mund të veçohet si "më i bukuri në fushën e letërsisë", siç e ka vlerësuar Sh. Demiraj (Vep. e cit., p. 153). Edhe në Elemente... (p. 57) E. Çabej mendon se "veprat që e kanë vënë Fan Nolin në rend të parë të literaturës shqipe moderne janë përkthimet e veprave të literaturës së përbotshme".

 

23. Fillimisht E. Çabej ka botuar artikujt: Kënga e Lenorës në poezinë popullore shqiptare (1934); Kostandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut. (1937); Die albanische Volksdichtung (te: Leipziger Vieteljahrschrift fur Sudosteuropa, III (1939); Një vështrim mbi folklorin shqiptar (1943); Zakone dhe doke shqiptare (1935); Poezia popullore të Arbëreshëve të Italisë (1961); Disa figura të besimeve popullore shqiptare (1972) etj. Të gjitha këto punime janë botuar te: Studime gjuhësore, V.

 

24. Për gjenezën te: Studime gjuh., V, p. 134.

 

25. Elemente, p. 51.

 

26. Ky moment i karakterizon edhe vlerësimet e E. Çabej për De Radën, sidomos kur shkruan se ai "imiton poezinë italo -arbëreshe", ose kur thotë se "kur njëherë këngët popullore italo - shqiptare të mlidhen e të njihen më mirë, do të gjinden sigurisht lodhje edhe më të ngushta midis tyre dhe veprave të këtij poeti". (Elemente, p. 38).

 

27. Romantizmi në Europë, p. 544.

 

28. Elemente, p. 52.

 

29. Kohëtore e letrave shqipe, te : I. Rugova - S. Hamiti, Kritika letrare, "Rilindja", Prishtinë, 1979, p. 71.

 

30. St. gjuh. V, 109.

 

31. E. Çabej shkruan "Dukja e jashtme e Shqiptarëvet është caktuar nga rraca dinarike, e cila përfshin edhe pjesët serbo -kroate e greke". (St. gjuh. V, p. 114).

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Presidenti Moisiu, "Nderi i Kombit" për Gjergj Fishtën

 

Pak ditë më parë në kuadrin e 90-Vjetorit të Pavarsisë dhe festës së Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, dekoroi me medaljen e artë "Nderi i Kombit", Padër Gjergj Fishtën, njërin prej figurave e personaliteteve më të shquara të historisë së Shqipërisë, i cili gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishte shpallur armik e reaksionar dhe gjithashtu vepra e tij ishte e ndaluar që në vitet e para të pasluftës. Është për t'u përshëndetur kjo nismë e Presidentit Moisiu, për të rivlersuar dhe për të vënë në vëndin që u takon shumë prej personaliteteve të fushave të ndryshme të historisë së Shqipërisë, të cilët gjatë periudhës së regjimit komunist, jo vetëm që u lanë në harresë, por çështë më e keqja, u denigruan dhe u poshtëruan në mënyrën më të paskrupullt nga politika dhe propaganda e atij regjimi. Ajo dekoratë e Presidentit Moisiu e akorduar për Fishtën, i bashkangjitet atyre që poeti, shkrimtari, politikani dhe publicisti i famshëm pati marrë nga Greqia, Turqia, Austro-Hunagria dhe Italia. Shumë prej këtyre figurave të ndritura të historisë së Shqipërisë, "Gazeta Shqiptare" është munduar prej vitesh që t'i pasqyrojë në faqet e saj, e do të vazhdojë që t'i pasqyrojë ato edhe në të ardhmen.

 

 

Dashnor Kaloçi

 

Si vetimë u përhap an' e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t'onë Kombëtar, At Gjegj Fishtës dhe e mahnitun mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të "Lahutës së Malcisë" që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fist tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës "Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e "Lahutës", odet dhe elegjitë e "Mrizit të Zanave" e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavarimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s'ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësu nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far (Dritë) i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj".

 

Këto fjalë të panjohura deri më sot, janë fjalët e para të Prof. Dr. Aleksandër Xhuvanit, njërit prej lëvruesëve më të shquar të gjuhës shqipe, të mbajtura plot 62-vjet më parë në ceremoninë mortore të varrimit të poetit të madh, Padër Gjergj Fishta, në qytetin e Shkodrës. Ndonëse Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani gjatë viteve të regjimit komunist për shumë kohë ishte i zgjedhur në funksionin e deputetit dhe anëtarit të Kryesisë së Frontit Demokratik të Shqipërisë, edhe pse ai gjatë atyre viteve ishte një njeri shumë nderuar dhe i respektuar për punën e tij të madhe në fushën e gjuhësisë, fjalimi i tij në ceremoninë e varrimit të Poetit Kombëtar, Padër Gjergj Fishtës, nuk e pa kurrë dritën e botimiti, pasi Fishta dhe vepra e tij u ndaluan që në vitet e para të pasluftës. Po çfarë ka thënë tjetër Prof. Aleksandër Xhuvani në atë fjalim që nuk është bërë asnjëherë publik që nga ajo kohë dhe kush ishin personalitetet e tjera të politikës e artit që morrën pjesë apo dërguan telegrame ngushëllimi në varrimin e tij? Lidhur me këtë bën fjalë shkrimi i mëposhtëm, që "Gazeta" e boton në kuadrin e ciklit të publikimit të figurave dhe personaliteteve të spikatura të histrorisë së Shqipërisë, të cilat u lanë në heshtje apo u denigruan nga regjimi komunist i Enver.

 

Pagëzimi i Fishtës nga De Martino

 

Gjergj Fishta u lind më 23 tetor të vitit 1871 në katundin Fishtë të zonës së Zadrimës dhe ishte i biri i Ndokës së Simon Ndocit e i zonjës Prenda të Lazër Kuçit. Pas lindjes së tij, të dy prindërit që ishin besimtarë të më mëdhenj, e dërguan në kishë për ta pagëzuar ashtu si ishin ritet fetare të katolikëve. Ai fëmijë i porsalindur pati fatin që të pagëzohej nga Padër Leonardo De Martino, i cili përveçse detyrës së meshtarit që e kreu deri në fund të jetrës së tij, është tepër i njohur edhe si një nga poetët e shkrimtarët më të famshëm të arbëreshve të Italisë. Padër Leonardo De Martino e pagëzoi atë fëmijë të vogël me emrin Zef, i cili ishte dhe emëri i tij i vërtetë deri në periudhën që ai u dorzua si prift dhe mori emrin "Gjergj". Mësimet e para Fishta i mori në Kolegjin e Troshanit i cili në atë kohë ishte një nga më të njohurit jo vetëm në atë trevë të Shqipërisë Veriore, por edhe në Ballkan, për faktin se ai ishte direkt nën administrimin e kujdesin e Vatikanit dhe aty jepnin mësime disa nga klerikët më të famshëm katolikë të ardhur apsotafat nga Italia. Pasi përfundoi mësimiet në Kolegjin e Troshanit ku Fishta u dallue për inteligjencën e tij natyrore të rrallë, ai u mor nga pedagogët e tij (fretërit franceskan) dhe u dërgua për të ndjekur më tej studimet në fushën e teologjisë në Bosnjë të ish-Jugosllavisë, e cila në atë kohë ishte krahinë e perandorisë Austro-Hungareze. Pas diplomimit në atë Kolegj Franceskan, ai u kthye në Shqipëri dhe u caktua si meshtar në fshatrat e Lezhës ku edhe dha meshën e parë më 25 shkurt të vitit 1894. Në zonën e Lezhës e cila asokohe ishte nën administrimin e Prefekturës së Shkodrës, Fishta shërbeu si meshtar për disa vjet dhe më pas u caktua edhe në disa fshatra të tjerë si Gomsiqe të Pukës dhe në krahinën e Hotit në zonën e Mbi-Shkodrës. Në vitin 1902 Gjergj Fishta u emërua me detyrën e drejtorit të kolegjeve franceskane të qytetit të Shkodrës dhe punën e parë që bëri në ato shkolla, ishte futja e gjuhës shqipe në të gjitha lëndët mësimore. Nisur nga puna e madhe që bëri Fishta në ato vite për përhapjen e gjuhës shqipe, në vitin 1908 kur u mbajt Kongresi i Manastirit, që caktoi dhe alfabetin e Gjuhës Shqipe, ai u zgjodh në mënyrë unanime nga të gjithë delegatët e tij, si Kryetar i Komisjonit të atij Kongresi. Në vitet që vijuan më pas, Padër Gjergj Fishta themeloi revistën "Hylli i Dritës", të cilën e nxorri për herë të parë në vitin 1913-të, e cila vazhdoi më pas deri në vitin 1944, kur u mbyll nga komunistët që erdhën në pushtet. Nga viti 1916-të e deri në vitin 1918-të, Padër Gjergj Fishta drejtoi edhe gazetën "Posta e Shqypnisë" dhe vazhdoi të ishte antar i rregullt i Shoqërisë Letrare "Bashkimi" me qëndër në Shkodër, e cila ishte themeluar që në vitin 1899. Në vitet e pas shpalljes së Pavarësisë, Padër Gjergj Fishta iu kushtua edhe politikës dhe në vitin 1919-të, kur u mbajt Konferenca e Paqes në Paris, ai dërgua si antar i një prej delegacioneve shqiptare që mori pjesë me të drejta të plota në atë mbledhje, ku morën pjesë shumë delegacione nga vënde të ndryshme të Botës. Në vitin 1921 në zgjedhjet e para parlamentare, Padër Gjergj Fishta u zgjodh deputet i Prefekturës së Shkodrës dhe pak kohë më vonë u zgjodh edhe nënkryetar i Parlamentit. Nisur nga ai funksion që mbante, Fishta u dërgua si përfaqësues i Shqipërisë në konferencat ndërballkanike që u zhvilluan në Athinë, Stamboll e Bukuresht. Po kështu në vitin 1932 ai bëri një udhëtim të gjatë prej disa javësh në SHBA-së, ku mori takime me mërgatën shqiptare që ishte vendosur aty dhe shumë prej personaliteteve të saj.

 

Konica sponsorizoi "Lahutën e Malcisë"

 

Vepra madhore e Padër Gjergj Fishtës. "Lahuta e Malcisë" e filloi botimin e saj si fillim që në vitin 1905 me një vëllim të vogël me titull "Te ura e Rrazhnicës", i cili u shtyp nga shtypshkronja "Vitalini" në Zarë të Dalmacisë. Botimi i atij libri të vogël në formë broshure u bë i mundur vetëm në sajë të Faik Konicës, i cili i dërgoi Fishtës, 100 franga ari që ia kishte dhënë Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë për botimin e një libri të poetit shkodran Filip Shiroka. Duke qenë se në atë kohë që u dhanë ato para, Filip Shiroka nuk e kishte përgatitur akoma librin për botim, e nëse nuk kishte ndonjë vepër tjetër për t'u botuar në gjuhën shqipe, ishte vënë kusht që paret duhej të ktheheshin. Në atë kohë Faik Konica në një letër që i dërgoi Padër Pashko Bardhit, të cilin e kishte bashkëpunëtor të revistës "Albania", e pyeste nëse Shoqëria Letrare "Bashkimi" kishte ndonjë vepër për botim dhe Pashko Bardhi menjëherë e rekomandoi botimin e vëllimit të Fishtës të titulluar "Te ura e Rrazhnicës". Pas kësaj Faik Konica i dërgoi paratë me postë dhe libri u botua në mënyrë ilegale, pasi në atë kohë ishte e ndaluar me ligj që në tokat që ishin nën admistrimin e Austro-Hungarisë të të botoheshin libra në gjuhën shqipe. Botimi i librit u bë i mundur në saj të Padër Pashko Bardhit i cili shkoi tek Ministri Fuqiplotë i Austro-Hungarisë në Dalmaci dhe iu lut që të gjendej ndonjë mënyrë për botimin e librit të Fishtës. Pasi e dëgjoi deri në fund, Minsitri austro-hungarez i tha Pashko Bardhit që emrin e autorit të mos e vinin në faqen e parë të librit, por në faqen e fundit dhe përpara se të shpërndahej libri, faqia e fundit të shkëputej që andej dhe vetëm ashtu mund t'i shpëtonte ndëshkimit ligjor. Në këtë mënyrë u bë shtypja e atij libri në vitin 1905 dhe në të gjitha kopjet e atij botimi ku disa ekzemplarë ruhen ende dhe sot, nuk figuron fare emri i autorit, Gjergj Fishtës.

 

Ribotimet e "Lahutës"

 

"Lahuta e Malcisë" që është dhe vepra kryesore e Padër Gjergj Fishtës, është një vëllim me 30 këngë, e cila u botua e plotë vetëm në vitin 1937. Pas atij botimi ajo vepër pati një jehonë të madhe dhe nga kërkesat e shumta që iu bënë, Fishta u detyra dhe e ribotoi atë në vitin 1939. Pas këtyre dy botimeve, "Lahuta e Malcisë" u ribotua përsëri në vitin 1958 në diasporën shqiptare duke u përgatitur nga At Daniel Gjeçaj, në bashkëpunim me Prof. Martin Camajn dhe Dr. Petro Vuçanin. Ai ribotim kishte rreth 700 faqe sepse ishte i paisur edhe me shpjegime dhe komente të ndryshme. Përveç "Lahutës" që konsiderohet si një nga veprat më madhore dhe më të arrira të tij, Padër Gjergj Fishta shkroi edhe rreth 30 vepra të tjera, ku më të spikaturat janë: "Vallja e Parrizit", "Mrizi i Zanave", "Anzat e Parnasit", "Gomari i Babatasit", "Jerina" etj. Përveç këtyre veprave Fishta bashkëpunoi ngushtë duke shkruar në të gjithë shtypin shqiptar të asaj kohe që nga "Albania" e Faik Konicës, te "Kalendari" i Mithat Frashërit, në "Hylli i Dritës" dhe në të gjitha revistat letrare shqiptare. Asokohe Padër Gjergj Fishta konsiderohej si një nga polemistët më të spikatur dhe ndër polemikat e tij mbahet mënd ajo me titull "Gabove Hilë", në të cilën ai polemizonte me Ministrin e Arsimit, Hil Mosi, lidhur me mbylljen e shkollave private në Shqipëri. Ai artikull asokohe bëri një bujë të madhe në të gjithë vëndin dhe i gjithë shtypi shqiptar e komentoi gjatë atë.

 

Ceremonia e varrimit të Fishtës

 

Padër Gjergj Fishta vdiq më 29 dhjetor të vitit 1940-të në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkrive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në kishën Françeskane të Gjuhadolit ku morën pjesë me mijra e mijra vetë nga populli i Shkodrës, midis të cilëve dhe ajka e intelektualve shqiptarë dhe përfaqësues nga të gjitha shkollat e vëndit. Në mes shumë fjalimeve që u mbajtën në ceremoninë mortore të varrimit të tij e cila u bë në shkallët e godinës së Postës që qytetit, erdhën dhe shumë telegrame, ku midis tyre ishin ato të Prof. Eqerem Çabejt, Zenel Prodanit, Spiro Vinjaut, Muharrem Bajraktarit, Rexhep Mitrovicës, Bahri Omarit, Karl Gurakuqit, Frano Alkajt, Mihal Bellkamenit, Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit dhe Hafiz Muratit. Fjala e fundit në atë ceremoni madhështore, u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani, që ishte një nga miqtë më të ngushtë të Fishtës, e cila ka qenë e panjohur dhe nuk është botuar asnjëherë deri më sot.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Atë Gjergj Fishta OFM ( 1871-1940)

 

 

në 66 vjetorin e vdekjes

 

 

 

 

 

 

AT GJERGJ FISHTA, FIGURË E MADHE E KOMBIT

 

 

 

Universi artistik i Fishtës Një ndër majat më të larta të relievit të letërsisë shqiptare është, padyshim, vepra e At Gjergj Fishtës. Ndonse kanë kaluar 65 vjet nga dita kur ai mbylli sytë përgjithmonë, të rrahurat e zemrës së tij për popullin e Atdheun i ndjejmë edhe sot në krijimtarinë e pavdekshme që na ka lenë. Kur përceptojmë epopenë madhështore "Lahuta e Malsisë", këte "Iliadë" të shqiptarëve, siç e kanë quajtur studiuesit e huaj, përjetojmë thellë ndjenjat e shpirtit heroik të Fishtës. Në "Mrizin e Zanave" ndiejmë vibrimet e holla të unit lirik të tij, që ngazëllehet nga soditja e flamurit kombëtar, që valëvitet si krah engjëlli në fluturim në sfondin e kaltër të Atdheut të çliruar, pas natës së gjatë të robërisë osmane. Të ngrohet shpirti nga zjarri i dashurisë së zemrës së tij për gjuhën shqipe, tiparet e së cilës i krahason me gjumin e embël të foshnjes së pafaj, me dritën e shpresës, me të qeshurën e çiltër të njeriut të mirë, por edhe me shkrepjen e rrufesë e me tronditjen e tërmetit. A mund të shprehet emocionalisht më kapshëm butësia e brishtia e gjuhës shqipe se sa kur përfytyrohet si një fllad i lehtë pranveror që lëmon gjinjtë e trëndafilit? A nuk na duket se ndjejmë në lekurën tonë shpimin e gjëmbave të mprehtë të satirës së Fishtës, kur lexojmë "Anzat e Parnasit" e "Gomarin e Babatasit"?

 

 

Nga të gjitha këto që thame arrijmë në përfundimin se, kur futemi në univrsin artistik të Fishtës, bindemi plotësisht se zemra e tij rrahu fort për Shqipërinë gjatë gjithë jetës, deri në frymëmarrjen e fundit, kur përpara saj bëri betimin solemn, si biri para nënës:

 

 

Dersa t’mundem me ligjrue

E sa gjallë me frymë unë jam,

Kurrë, Shqipni, s’kam me t’harrue,

Edhe në vorr me t’përmend kam.

 

Paradokse e (zh)vlerësimit

 

Personalitet jo i zakonshëm, me talent e aftësi të rralla, me energji e prirje të gjithanshme, Fishta tërhoqi që herët vëmendjen e bashkëkohësve, brenda dhe jashtë vendit. Ai qe jo vetëm poet i përmasave të mëdha, por edhe njeri i veprimit shoqëror e politik, atdhetar i flaktë, tribun i popullit, mbrojtës i vendosur e sypatrembur i çështjes kombëtare, për të cilen ngriti zërin në shumë mbledhje ndërkombëtare, si perfaqësues i Shqipërisë, duke stigmatizuar fqinjët grabitqarë dhe fuqitë e mëdha që qëndronin pas tyre.

 

 

Megjithatë, sot është koha që pohime të tilla nuk duhet të mos deklarohen, po të provohen me argumente të pakundërshtueshme, për arsye se, deri tani, jeta dhe vepra e Fishtës kanë kaluar dy periudha vlerësimi:

 

 

Në të parën, sa qe gjallë, Fishta arriti apogjeun e vlerësimit, duke u ngritur në piedestalin e lartë të Poetit Kombëtar.

 

 

Në të dytën, vetëm katër-pesë vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtës u përbaltën në mënyrën më të pashembullt, me synimin që ai të varrosej njëherë e përgjithmonë, ose, e shumta, të mbetej si një njollë e zezë dhe e turpshme në historinë e letërsisë shqiptare.

 

 

Të hiperbolizosh vlerat e tua kombëtare, është një veprim i kuptueshëm, ndonse jo i drejtë; kurse t‚i zvogëlosh ato, t‚i mohosh, apo, çka është edhe më keq, të arrish deri aty sa t‚i përçmosh, t‚i përbaltësh, siç u veprua me Fishtën, është veprimi më i pakuptueshëm, më paradoksal, që mund të mendohet!

 

 

Është thenë se personalitetet e mëdha kalojnë nëpër tri periudha vlerësimi: në të parën, himnizohen, pastaj mohohen, për të arritur, më në fund, në përcaktimin e vlerave objektive të tyre. Në qoftë se kjo është e vërtetë, kohës sonë i bie detyra e vështirë dhe më e rënda me një përgjegjësi të madhe e vendosjes së Fishtës në piedestalin që i takon. Kuptohet se kjo është një punë shumë e mundimshme, gjatë së cilës u duhet rikthyer të gjitha atyre që janë thënë për té, mirë apo keq qoftë, duhet "rilexuar" vepra e Fishtës, për t‚u thelluar në analizën e poetikës dhe të problematikës, për të nxjerrë së andejmi mesazhin që u solli bashkëkohësve, kur u botua si dhe atë që marrim né sot prej saj.

 

 

Natyrisht, nuk kam asnjë iluzion se mund të plotësohet një detyrë kaq e vështirë dhe me një përgjegjësi të madhe në caqet e këtij artikulli modest popullarizues. Kryerja e saj në nivelin e dëshiruar mund të arrihet me përpjekje të përbashkëta të forcave shkencore më të afta, me studim të gjërë të monografive, ku vepra e Fishtës të vështrohet nga të gjitha anët. Duke shfaqur ndonjë mendim për vlerësimet dhe zhvlerësimet që i janë berë Fishtës në dy periudhat që përmendëm, deshëm vetëm të ndihmojmë sadopak për të sensibilizuar studimet tona për t‚u përqendruar mbi këtë figurë të madhe të letërsisë shqiptare, që të përcaktojmë drejt vendin dhe rolin që luajti në pasurimin dhe në zhvillimin e saj. Mendoj se koha kërkon me ngut të hidhet dritë mbi disa vlerësime kontradiktore, diametralisht të kundërta, që janë bërë për Fishtën dhe veprën e tij.

 

 

Nga njëra anë është thënë se është poet i madh, Homeri apo Tirteu i Shqipërisë. Nga ana tjetër është mohuar talenti poetik i tij, është denigruar si vargëzues i rëndomtë, madje është edhe akuzuar si përvetësues ikrijimtarisë popullore, pra si plagjiat i saj.

 

 

Cila është e vërteta shkencore?

 

Kryevepra e Fishtës, "Lahuta e Malsisë", nga njëra anë është vlerësuar si apologjia artistike më e fuqishme që i është bëre Atdheut të rrudhur e të copëtuar nga fqinjët grabitqarë, nga ana tjetër është akuzuar për frymë shoveniste?

 

 

Përsëri: Cila është e vërteta shkencore? Tokat e kujt synon Fishta të rrëmbejë, i shtyrë nga shovenizmi i tij? A nuk kanë parasysh autorët e akuzes se shovenizmit se né jemi i vetmi vend në Evropë i rrethuar nga të gjitha anët me vetveten? A mund të quhet shovenist Fishta pse denoncoi padrejtësitë që i janë bërë Atdheut tonë nga armiqtë dhe nxori në shesh ëndrrat e tyre për të copëtuar e për të rrëmbyer përsëri trojet tona?

 

 

Nga njëra anë është thënë se Fishta gjatë gjithë jetës ka luftuar për të drejtat e Shqipërisë e të shqiptarëve, nga ana tjetër është trumbetuar me forcë e kundërta: se ai ka qenë i shitur jo tek një po tek shumë të huaj, madje, për të mos lënë pikë dyshimi, është thënë se vetë Fishta ka pohuar publikisht se nuk është shqiptar! A mund të besohet një gjë e tillë?! Këto duhen ndriçuar.

 

 

Për Fishtën është thënë, përsëri pa asnjë argument, se ka pasur paragjykime fetare edhe krahinore, që ia kanë mjegulluar vështrimin atdhetar. Mirëpo, edhe me një arsyetim fare të thjeshtë, kam përshtypjen se akuza të tilla bien menjëherë.

 

 

Po të kishte pasur Fishta paragjykime fetare, si do të shpjegohej që personazhe të shumtë të krijimtarisë së tij janë "të fesë tjetër", madje dhe kryeheroi i kryeveprës së tij, Oso Kuka, të cilin e ka përjetësuar në një nga tablotë më madhështore dhe më emocionuese të letërsisë shqiptare, edhe ky është i "fesë tjetër"?

 

 

Po të kishte pasur paragjykime krahinore At Fishta, si shpjegohet që binomi poetik, që përshkon nga fillimi në fund krijimtarine e tij ka gjymtyrë vëllezërit Toskë e Gegë, të cilët me të njejtin krahasim i karakterizon me dy rrufe që çajnë qiellin si shpata dhe zharisin armiqtë?

 

 

Po të kishte pasur Fishta vizion të ngushtë provincial, si do të shpjegohej që ndërmjet pseudonimeve të shumta që përdori, me i parapëlqyeri prej tij qe Gegë Toska me të cilin nënshkroi kryevepra të tilla si "Gomari i Babatasit"?

 

 

Jo, jo! Akuza të tilla janë fare të pathemelta! Siç ka vërejtur me mprehtësi shumë kohë më parë Prof. Eqrem Çabej, vështrimi artistik i Fishtës ishte i tillë që niste tek malësori i moçëm Marash Uci dhe vinte gjithnjë duke u shtrirë, deri sa arrinte tek Abdyl Frashëri, tek Lidhja e Prizrenit, për të rrokur, më në fund, tërë Shqipërinë, të gjitha trojet tona etnike nga Veriu në Jug, nga Perëndimi në Lindje.

 

 

Këto janë vetëm pak gjëra nga shumë e shumë të tjera që janë thënë për Fishtën në të dy periudhat: të vlerësimit dhe të denigrimit të tij. Në këtë mënyre figura e madhe e Fishtës është veshur me një mjegullnajë, që duhet të zhdavaritet nga kritika dhe nga shkenca letrare objektive.

 

 

Nga sa është thënë deri sot për Fishtën del se vlerësimet e larta që i janë bërë përgjithësisht janë konkluzione të nxjerra nga analiza e jetës dhe e veprës së tij, kurse mohimet dhe denigrimet, deklarata aprioristike të paargumentuara. Le të arsyetojmë mbi ndonjërën prej tyre. Në rast se Fishta nuk do të ishte poet i madh, si mund të flasin me superlative për te autoritete të tilla të artit e të shkencës, vendas dhe të huaj, si virtuozi i fjalës poetike Lasgush Poradeci, që e quan me gjuhë metaforike "shkëmb të tokës dhe shkëmb të shpirtit shqiptar", që shpreh me art ndjenja dhe ideale të mëdha atdhetare? Në rast se nuk do të ishte gjeni i letrave shqipe, nuk do të ishin mahnitur aq shumë nga vepra e tij Aleksander Xhuvani e Maksimilian Lamberci, Eqrem Çabej e Norbert Jokli, Faik Konica e Anton Harapi, Jolanda Kodra e Kolë Kamsi, Gabriele d‚Anunzio e Kostaq Cipo. Nuk ka dyshim se mendimet e tyre janë shprehje e çiltër e ndjenjave që u ka përftuar vepra e Fishtës.

 

 

A mund të besohet se Fishta ishte i shitur tek të huajtë, pra antikombëtar, kur në momentet më të vështira, në mbledhjet më të rëndësishme ndërkombëtare në Paris, në Athinë, në Stamboll, kur fatet e Atdheut ishin në rrezik, ai u dërgua si përfaqesues i vendit tonë për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve?

 

 

Prandaj, shkenca dhe kritika letrare kanë mundësi dhe detyrë parësore të rrëzojne me argumente këto fyerje qellimkëqia dhe në të njëjtën kohë, të zbulojnë fondin e pasur të vlerave artistike, shoqërore e politike të këtij personaliteti të gjithanshëm të kombit tonë, për të cilat kemi aq shumë nevojë sot.

 

Nga buronte urrejtja për Fishtën?

 

Duke pasur bindjen e palëkundur se Fishta është një figure ndër më të ndritura të kombit, natyrshëm lind pyetja: ku e kishte burimin gjithë ajo urrejtje patologjike kundër tij, që çoi në trillime e shpifje aq monstruoze e njëherësh, banale sa të mos besoheshin?

 

 

Megjithëse për këtë problem deri tani janë dhënë disa shpjegime, kam bindjen se përbaltja e Fishtës u bë për arsye të koniukturave politike. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Në vitet e para, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Jugosllavia ishte "miku" ynë i ngushtë, nuk mund të qëndronte Fishta dhe vepra e tij, që demaskonte nga fillimi deri në fund padrejtësitë dhe coptimin e trojeve tona nga sllavët. Pastaj, në kohën e miqësisë me Bashkimin Sovjetik nuk mund të qëndronte Fishta dhe vepra e tij, që e shihte Rusinë si tutor të armiqve tanë dhe këta të fundit i cilësonte shprehimisht "klyshë të Rusisë".

 

 

Në kohën kur dy miqësitë e sipërme u kthyen në armiqësi, Fishta as atëherë nuk mund të rehabilitohej më, për arsye se ishte hedhur shumë baltë mbi të.

 

Rruga për tek Fishta

 

Në fund të këtij njëzetëshekulli që po përcjellim, rruga për tek Fishta u hap. Hapat e parë në këtë rrugë u hodhën nga një turmë e madhe njerëzish që e prisnin me padurim këtë ditë, ndërmjet të cilëve spikatën Injac Zamputti, Pal Duka-Gjini (At Danjel Gjeçaj), At Zef Pllumbi, Aurel Plasari, Engjëll Sedaj, Sabri Hamiti, Tonin Çobani, Stefan Çapaliku, etj. Që atëherë kanë filluar të organizojnë veprimtari shkencore dhe të shkruajnë artikuj përkujtimorë me raste përvjetorësh të lindjes dhe të humbjes së tij.Ribotohen vepra pak të njohura për publikun. Megjithëse të gjitha këto janë të dobishme dhe organizatorët e tyre meritojnë përgëzime, mendojmë se puna për të arrijtur tek zbulimi i plotë i vlerave të Fishtës mund dhe duhet organizohet më mirë.

 

 

Së pari, kusht i domosdoshem është botimi shkencor i veprës së plotë të Fishtës. Nuk ka se si të bëhet studimi pa pasur në dorë objektin e plotë të tij.

 

 

Së dyti, Fishta duhet të zërë vend denjësisht në programet shkollore, si një nga autorët më përfaqësues të letërsisë shqiptare.

 

 

Së treti, në këtë periudhë, kur ende nuk kemi punime të plota shteruese, kritikët dhe studiuesit tanë më të përgatitur mund të përmbushnin nevojat e tanishme të ngutshme që ka shkolla dhe publiku lexues për njohjen dhe interpretimin e veprës së Fishtës.

 

 

Natyrisht, puna e deritanishme ka qenë e dobishme dhe do vazhduar me veprimtari dhe shkrime, edhe të thjeshta, si kjo skicë jetëshkrimore që po paraqesim në mbyllje të këtij artikulli.

 

Pak biografi

 

Rrjedha e jetës, krahas rregullsive, sjell me vete edhe mjaft rastësi, roli i të cilave në zhvillimin e mëtejshëm të saj, shpesh herë nuk mund të parashikohet. Kështu, askujt nuk mund t‚i shkonte nëpërmend se fëmija që lindi me 23 tetor 1871 dhe që u pagëzua Zef, do të vinte një ditë që do të bënte të njohur në gjithë vendin dhe me përtej fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës, të padëgjuar fare deri atëherë. Askush nuk mund të parashikonte në atë kohë se nga ky Zef i vogël do të dilte më vonë At Gjergj Fishta i madh.

 

 

Zefi i vogël , i dalluar që herët për shkathtësi dhe zgjuarsi, tërhoqi vëmendjen e famullitarit, prandaj e çuan në kolegjin françeskan të Shkodrës e pastaj në Troshan, për ta përgatitur për frat. Pas mbarimit të shkollës fillore e dërguan për studime të mëtejshme në Bosnje, ku u laurua për filozofi dhe teologji. Atje, ndërroi emnin e pagëzimit (sipas rregullit të urdhërit françeskan), duke u quajtur tani e tutje Gjergj. U bë frat dhe tha meshën e parë me 25 shkurt 1894.

 

 

Pas kthimit nga Bosnja, punoi për disa vjet si profesor në kolegjin françeskan të Troshanit, pastaj, disa vjet tjera shkoi si famullitar në Gomsiqe. Atje ai i kushtoi vëmendje të veçantë njohjes dhe përvetësimit të frazeologjisë popullore, të cilën do ta përdorte më vonë me mjeshtri të rrallë në kryeveprën e vet "Lahuta e Malsisë".

 

 

U shqua si pjestar i shoqërisë letrare "Bashkimi" e cila qe themeluar më 1899 nga Imz. Preng Doçi. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe, që kemi sot. Më 1902 qe zgjedhur drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, në të cilën futi për herë të parë shqipen si gjuhë mësimi. Më 1913 po në Shkodër, themeloi dhe drejtoi sa qe gjallë revistën "Hylli i Dritës". Në vitet 1916-1918 krijoi dhe drejtoi "Postën e Shqipnisë". U emrua kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Parisit, më 1919. U zgjodh deputet i Shkodrës dhe nënkryetar i Parlamentit shqiptar më 1921. U dërgua anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën Ndërballkanike në Athinë më 1930, pastaj më 1931 në Stamboll dhe prap në Bukuresht më 1932. Më 1931 qe ftuar dhe qe caktuar anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Poetëve në New Jork, ku përfaqësoheshin 60 shtete.

 

 

Veprimtaria letrare e Fishtës është e gjerë dhe e gjithanëshme. Lëvroi të gjitha gjinitë e zhanret: lirikën, epikën, dramën, satirën, publicistikën, polemikë e oratori, vepra agiografike, përktheu e përshtati nga letërsia botërore. Ishte shumë aktiv në jetën letrare, shoqërore e politike të kohës. Kjo shprehet në bashkëpunimin me të gjitha revistat e gazetat që dilnin, në të cilat botoi mbi 200 e sa shkrime. Krijimtaria poetike e Fishtës arrin në rreth 50.000 vargje, kurse në prozë mbi 700 mijë faqe. Vetëm "Lahuta e Malsisë" ka 30 kangë me 15.563 vargje. Fishta botoi rreth 40 vepra sa qe gjallë dhe 30 tjera i la të pabotuara. Veprat kryesore të Fishtës janë: "Lahuta e Malsisë", "Anzat e Parnasit", "Mrizi i Zanave", "Vallja e Parrizit", "Gomari i Babatasit", "Juda Makabe", "Mojs Golemi i Dibrës dhe Deli Cena", "Shqyptari i gjytetnuem", "Ifigjenia në Aulli".

 

Për këtë veprimtari letrare, shoqërore e politike, Fishta qe nderuar me dekorata, si:

 

 

Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).

Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).

Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisë (1912).

Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).

Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).

Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).

Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

At Gjergj Fishta vdiq në Shkodër me 30 dhetor 1940.

....si Shqipnia vend nuk ka!

 

 

(fragmente nga krijimtaria)

 

 

 

 

GJUHA SHQIPE

 

Porsi kanga e zogut t’verës,

Që vallzon në blerim t’prillit,

Porsi i ambli fllad i erës,

Që lmon gjijtë e drandofillit,

Porsi vala e bregut detit,

Porsi gjama e rrfesë zhgjetare,

Porsi ushtima e një tërmeti,

Njashtu asht gjuha jonë shqiptare.

 

 

SHQIPNIA E LIRË

 

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,

Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë

Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,

Prej Tivari në Manastir,

Edhe Flamuri Shqipnisë

Si flakë mnijet e Perëndisë

Do t’valvitet në Kaçanik.

 

 

HIMNI I FLAMURIT KOMBËTAR

 

Porsi fleta e Ejllit të Zotit

Po rreh Flamuri i Shqipnisë

E thrret t’bijtë e Kastriotit

Me u mbledhë tòk ndër çetë t’ushtrisë.

Bini Toskë, ju bini Gegë,

Si dy rrfé, që shkojnë tue djegë!

A ngadhnjyes a t’gjithë Dëshmorë,

Trima mbrendë! Me dorë, me dorë!....

 

 

 

NJË GJAMË DESPRIMI

 

Me parzmet tona n’ata t’hershmit mota,

Mburojë iu bamë Evropës, pa dijtë shka asht tuta

Atbotë kur pallën Skanderbeg Kastriota

Sillte si rrfeja, e përmbi shtroje te buta

Dridhej një Sulltan, që aso here

Bante m’u dridhë botën mbarë prej mnere.

Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,

Shtegun me kurma shqiptarësh ia zumë

Tartarit, e prej Evrope larg rrezikun

Për disa kohë e mbajtëm, e poshtnuem,

Por kurrë Evropa në ndihmë një ushtar s’na nisi,

Kurr punët mbas fjalëve që na dha s’ujdisi.

 

 

........

 

 

E mallkue kjoftë Evropa! Atë e vraftë Zoti,

E shoftë me fise, popuj e qytete

Edhe premtoftë që dersa t’endet moti,

Kurrë lufta mos iu daftë për tokë e dete.

Selitë e saj grimë me grimë u thejshin,

Me gjak t’popujve t’vet sunduest iu ushqejshin!

Pse krahët pa dhimbë Shqipnisë me ia thye

E prej Lirie me ia ndalun hovin?

Gopsia e kujt n’Malsi ka mujtë m’ushqye?

Po a Hoti e Gruda mund ta mbajnë Moskovin?

Nuk duhet jo, që të mëkambet Shqiptaria,

Qé pse po i lshohet Malit t’Zi Malsia.

 

 

........

 

ATDHEU

 

Në ty mendoj kur agon drita,

Kur bylbyli mallshëm kndon,

N’ty mendoj kur soset dita

Terri botën kur e mblon.

Veçse ty të shoh në andërr,

Veçse ty, t’kam n’mendim,

Ndër t’vështira ti m’je qandër,

Për ty i lehtë m’vjen çdo ndëshkim.

 

 

 

NGA PUBLICISTIKA E FISHTËS

 

 

 

Dr.Ardian Ndreca

Romë, 2001

 

 

"Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizim të një shteti civil një njeri malok, matrahul, që mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasë fillore dhe që djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradita shpijake dhe edukata familjare, që shumë kend ndër ta, e ban krejt të neveritshëm dhe ekscentrik. Ky, babën gjaksë, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer; rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intrigantë batakçi, me vagabondë, rrugaçë, me njerëz hasëm të kulturës e të qytetnimit, si mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e një kombi ende primitiv ? Për me sundue një shtet nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakçilleku, rrena, tradhtia. Duhet nderë, dije, urti, burrni, qé se çka duhet. Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mësoheshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë e jo ndër kafeshantana të Evropës e në mejhanë e paçaxhihane të Tiranës, tue luejtë tavëll e bixhoz e tue pi mastikë. Po qe e vërtetë që një grup njerëzish këso dore mund të mëkambin shtete konstitucionale e mund të bajnë të lumtun popuj e fise, atëherë kisha me dashtë me thanë se historia nuk asht mâ "magistra vitae" e se virtyti, dija, burrnia, urtia nuk janë themelet mbi të cilat mbahen shtetet e qytetnueme".

 

 

*** Portreti i nëpunësit të shtetit, që synon vetëm të zhvatë sa ma shumë prej tij, për me sigurue për vete një jetë të qetë e të rahatshme: "....Ju kryetar këtu, drejtor atje, mbasandej, kur të huejtë na u hoqën deret, Ju sot senator, nesër deputet, mbasnesër ministër, tjetërmbasnesër prefekt, prap ministër, prap deputet: me kësulë në njanin sy, endu-çendu në shpinë të automobilit: tungatjeta! Në të djathtën, selamalekum! Në të majtën; ky hiq kësulën, ai hiq kapelen: zgërdhiju njanit; gërmushju tjetrit - Ministër, madje!..."

 

 

*** Ja si i përshkruan meskinitetet e klikave të atëhershme:

"U shpërnda, pra, parlamenti dhe ish-parlamentarët e Shqipnisë kthyen ndër kafe e mejhane të qyteteve e të fshatrave të veta, ku menjëherë filluen veprimin e vet: kafe,llafe, mastikë, tavëll, bixhoz. -"Jo, unë jam nacionalist. Ata janë "tradhëtorë", të poshtër, të shitur, maskarenj. Une kam shpëtue Shqipninë në ditën ma të ligë. Unë e mbys opozitën. Ahmet Zog e s‚ka! Kam bërë Hukukun në Stamboll; kam Malsinë në dorë; kam Zadrimën me vete; ia kam bâ e kthye opozitës...".

 

 

*** Kështu u heq maskën prapaskenave parazgjedhore: "Ahmet Zogu lëshoi zagarët e vet elektorale në të katër qoshet e Shqipnisë. T’u lëshuen, bre bir sâme, prefekt e nënprefekt, t’u shpërvolën kryetarë bashkishë, krahinorë, se-kretarë e t’u zgaqën kopista e arkivista...."

 

 

*** Ja si i stigmatizon feudalët e mbrapambetun, që damtonin çështjen kombëtare: "...Ky asht një analfabet, gjysë idiot, dembel, shumë herë sarahosh, gati gjithmonë kumarxhi, njeri pa fytyrë; pse, sadoqë poligam, prej tij s‚ka guxue vajzë me dalë te dera, djalë me u endë sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorështrejtë, qelepirxhi, ky, për një çiflik, për një rybe, ka pështy në Fé e në Atdhe, i ka ra mohit kombësisë së vet, kè, shqiptar tue kenë, e quejti veten "turk"... Ma tepër ka vra njerëz me u pushtue tokën; ka vra bujqit e vet për me u grabitë gjinden e shpisë, për me u marrë bagëtinë, për shêj pushke. Myzeqari prej tij s‚ka guxue me mbajtë armë, me shkue në kal të shalës, me ngreh oxhak mbi pullaz të shpisë...".

 

VLERËSIME PËR FISHTËN DHE VEPRËN E TIJ

 

** "Me të drejtë i kanë thanë Fishtës Tirteu i Shqipnisë, se, sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e spartanëve, njashtu edhe epopeja e "Lahutës", odet dhe elegjitë e "Mrizit të Zanave" e të poezive të tjera, kanë mbjellë në zemër të djelmnisë sonë dashurinë e pamasë për truallin e të parëve dhe për gjuhën amëtare. Njikëto dy ideale: atdhedashtnia dhe ruajtja e gjuhës si dritën e synit, lavrimi dhe përparimi i saj kanë qenë polet, rreth të cilave shtrihej gjithë vepra e çmueshme e Fishtës".

 

Prof. Aleksander Xhuvani

 

** "Fishta është "shkëmb i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar".

 

 

"Gjithë vepra poetike e shoqërore e At Gjergj Fishtës u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombëtar. Me të vërtetë, ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe, më të denjë për të derdhur dhe kënduar në art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!"

 

Lasgush Poradeci

 

** "At Gjergji ka qenë për ne, deri ditën që mbylli sytë, patriarku i letrave shqiptare e poeti ma i madh i vendit tonë."

 

Kostaq Cipo

 

** ”Kot përpiqën grekët e sotëm të gjejnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotësuar se "Lahuta".

 

Faik Konica

 

** Fishta "Poeti i Madh i popullit të shquar shqiptar".

 

Gabriele d‚Anunzio

 

** "Patër Fishta njihët si poeti më popullor i shqiptarëve, si poeti më i përzemërt i këtij populli... Si këte kemi edhe një të madh tjetër: Rabindranath Tagora."

 

Erwin Stranik

** "I rrënjosur krejtësisht në popullin e vet, Fishta ka dashur të përgjonte si flasin burrat e gratë e maleve. Ka marrë prej tyre mënyrat e nëmëve, të mallkimeve e të urimeve dhe çdo gjë e ka shkrirë me mjeshtri në poezitë e veta".

 

 

..."Koha e ardhshme ka me dijtë me çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij të jenë përkthye ndër gjuhe ma të përhapuna."

 

Prof. Dr. Maximilian Lambertz

 

** "Shqipnia qe ideali i tij, për te punoi, për te vuejti e me emnin e saj në gojë dha frymën e fundit."

 

Prof. Karl Gurakuqi

 

** "Patër Fishta...me veprat e tij në poezi e në prozë arriti të kurorëzohej me dafinë si më i madhi poet kombëtar, ai është tharmi i poezisë popullore shqiptare dhe më i kulluari shkrimtar i Arbërisë."

 

Anton Baldacci

 

** "Një ndër gurrat e trajtimit të tij (të Fishtës) letrar kjenë jo vetëm klasikët e letërsisë greke, latine, franceze e sllave, por edhe klasikët gjermanë, spanjolë e anglezë..."

 

At Pal Dodaj

 

"....prodhimi poetik e letrar i Fishtës, prodhimi i pasun, i ndryshëm, origjinal, i frymëzuem prej botës fizike e morale të Atdheut.

 

 

....çmohet edhe si prozatuer elegant: sidomos në prozën politike e polemike asht i gjallë, i kjartë e shumë i rrebët."

 

 

Prof. Kol Kamsi

 

"Poemi epik "Lahuta e Malsisë" asht një vade mecum i çdo atdhetari."

 

Don Kolec Prennushi

 

** "Lahuta e Malsisë" mund të qëndrojë përkrah veprave poetike më të shquara të popujve të tjerë."

 

M. A. Freün von Godin (albanologe gjermane)

 

 

** "Tingulli i lirës së tij (Fishtës) gjithmonë i gjallë, ka për të vazhdue të mbajë në kambë kombësinë e gjuhën tonë."

 

Prof. Filip Fishta

 

** "Pas vdekjes Fishta...nisi të jetojë ma me gjallni në shpirtin e në zemrën e kombit: u përjetsua nga Kombi që ai përjetësoi në vepra të pavdekshme."

 

At Viktor Volaj

 

** "Kam ardhur të gjej letrarin shqiptar dhe gëzohem se gjeta oratorin, filozofin e pedagogun."

 

 

Një shkrimtar francez, pas takimit me Fishtën.

 

 

** "At Gjergj Fishta nëpër ma të mëdhatë qytete të botës, përpara mija e mija poetësh, njerëzish të naltë, shkencëtarësh, diti me qitë në pah e me naltsue vetitë ma të rralla të kombit shqiptar, historinë lumniplote e traditat shekullore të tij."

 

Nush Topalli

 

** "At Fishta asht e duhet të mbetet poeti i forcës, i njaj force primordiale e kaotike. Përshkrimet e tij kanë gjithmonë një ngjyrë apokaliptike, e ndër to, një frymë misterioze përplas njerëz e sende."

 

Prof. Pashko Gjeçi

 

** "Mbreti i poetëve shqiptarë, Patër Gjergji qe i pari që vuri në shkollë gjuhën shqipe dhe mbrojti me trimëri të drejtat e Kombit tonë në çdo konferencë ndërkombëtare dhe është i pari që me vepren e vet poetike i fali shqiptarit epopenë, historinë e përpjekjeve të tij për liri.

 

 

...At Fishta...nuk jetoi në "kështjellen e fildishtë", por u hodh me entuziazëm djaloshar nga një mision në tjetrin për të mirën e kulturës e të racës shqiptare...

 

 

Fishtën, me temperament thjesht klasik nuk do ta frymëzonte asgjë me parë se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i është kushtuar Atdheut."

 

Lefter Dilo

 

** "Fishta, tue kuptue mirë randësinë që ka bashkimi, edhe si plotësim në mungesën e fuqive, deshi t‚u vinte breznive ma të lashta bashkimin si veti të trashegueme, megjithëse jo aq të spikatun, me të cilin të parët tonë përballuen çdo rasë e peripeci."

 

At Konrrad Gjolaj

 

** "Fishta është "një nga ata njerëz të rrallë që duken në qiellin e një kombi e lënë pas vetes një dritë, që ngroh zemrat e brezave të shumë shekujve."

 

Terenc Toçi

 

** "Fishta mori prej popullit gjithçka që gjet të hijshëm, të madhnueshëm e të fuqishëm, e porsi një piktor i zoti, e shndrroi në shpirtin e vet, tue e riprodhue në një mënyre e cila asht vetëm e tija, prandej, origjinale."

 

At Anton Harapi

 

** "Lahuta asht një pinakotekë e artit kombëtar, ku poeti pikturon gjallë tipat, personat, skenarët e kostumet; një depozitë motivesh kombëtare u lihet piktorëve shqiptarë."

 

 

** "...At Fishta, ky gjeni me rrënjë në tokën amëtare të popullit shqiptar, që për shkak të njohjes së thellë që kishte mbi letërsinë klasike dhe mbi jetën e sotme shpirtërore të kombeve të Evropës u ngjit deri në majat më të larta të kulturës."

 

Prof. Dr. Norbert Jokl

 

** "...me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi....

 

 

Stili i At Gjergjit, stil burrash e krejt shqiptar, të ushton hijshëm e fuqishëm në të njëjtën kohë. Sado që studimet e veta i bani të gjitha në gjuhë të huaja, sado që zotnonte ma së miri italishtën, frengjishtën, slavishtën e latinishtën, shkrimeve të tij kaq u vjen era shqip, sa me t‚u dukë se nuk ka ditë veç gjuhën e vet. Poezinë e tij e shijon jo vetëm njeriu me shkollë, por edhe i pashkolli."

 

At Mark Harapi S.J.

 

**********

E keqja mâ e madhe q* i ka ardhë Fishtës prej vjetëve të komunizmit âsht q* sot, mbas gjashtëdhetë e sa vjetësh prej dekës së tij, të gjithë e admirojnë por pak kush e lexon.

 

Dr.Ardian Ndreca

 

Kush âsht P. Gjergj Fishta per brezin mâ te ri?

E keqja mâ e madhe q* i ka ardhë Fishtës prej vjetëve të komunizmit âsht q* sot, mbas gjashtëdhetë e sa vjetësh prej dekës së tij, të gjithë e admirojnë por pak kush e lexon.

 

Fishta âsht nji fenomen i papërsëritshëm për shpirtin shqiptar, pse ai ka mbërrit me kene njiherit poet, njerí i Zotit, humanist, patriot, burrë i virtytit e i vlerave qytetare – e këto cilësina, ndër ne, janë të rralla, te nji njerí i vetëm.

 

Shuma e vargjeve të Fishtës âsht realiteti shqiptar i çdo kohet, prandej asnji njerí i letrave shqiptare nuk mund të hjedhin nji rresht pa e pasë lexue fund e maje veprën e tij. Shumëkush sot, po t’a lexonte Fishten - jo se do të mësonte me shkrue – por të paktën do të bindej q* âsht mâ mirë mos me shkrue mbas Fishtës.

Guralecat e letersise shqipe s’kane mujtë me i bâ gja atij Mojzehi të gjuhës q* âsht Fishta, por shumë keq mundet me i ba injoranca e brezave te sotshme tue mos e lexue atë.

 

Pse duhet lexue Fishta? Ai duhet lexue pse âsht nji klasik i letërsise tonë, e nji klasik s’prane kurre së thanuni atë q* ka për të thanë – në çdo kohë e secilit prej nesh. Klasiku âsht ai – për cilin ti ndien q* e çojne në qiell, por kur e lexon- ti vete njitesh në qiell. sht fat me e lexue Fishten tue kenë në gjendje me e shijue, por me e shijue duhet të paktën me pasë dishirin me u drejtue kah arti i tij. Fishta âsht nji shkrimtar i tille – q* po u lexue njihere – njeriu kupton se çka jane kenë librat tjere q* ka lexue para tij. Në fakt tanë letërsija shqipe – para e mbas Fishtes – nuk âsht tjetër veçse nji pregatitje e nji jehone e këtij fenomeni sublim të shpirtit njerzór.

 

Fishta âsht i papërkthyeshme – pse shpirti i tij nuk ka zâdhanës, ai, si Mojzehi, ka qitë gjuhën e letrat shqipe prej robnisë e me pendën e tij ka bâ me burue mâ të kulluemin ujë – q* ka për të shue përherë etjen e atyne q* dojnë atdhé, kulturë e besim në Zotin. Lahuta e tij âsht skulptura epike e gjuhës shqipe, vepra e tij satirike âsht portreti mâ realist i shqiptarit të gjithmonshëm, lirika e tij âsht i vetmi vend ku qielli i toka shqiptare bashkohen në tinguj të ambel muziket të amshueme. Prandej, mbas Fishtes âsht e veshtire me thanë ndonji gja të ré në letërsinë tonë.

 

Të gjitha përpjekjet me e “përshtat” Fishten mbas gjuhës së sotshme, të bdarun e të bastardhueme, janë të dështueme pa dalë në dritë, nuk bahet fjalë me e ul Fishtën te masa injorante e dembele, duhet q* këta me u mundue me i ngjitë te Fishta.

 

Intuita e popullit i ka paraprí intelektualve, pse njerëzit e thjeshtë Fishtën e kanë mësue gjithmonë përmendsh; por, edhe nji here të vetme me u takue me nji shkrimtar si ai, mjafton për me kuptue të paktën se çka âsht nji klasik i letërsisë.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

 

GJUHA SHQYPE

 

Porsi kanga e zogut t'veres,

q* vallzon n'blerim të Prillit;

Porsi i ambli flladi i erës,

q* lmon gjit e drandofillit:

Porsi vala e bregut t'detit,

Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,

Porsi ushtima e nji termetit,

Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; â, ambël fiala e sajë,

Porsi gjumi m'nji kerthí,

Porsi drita plot uzdajë,

Porsi gazi i pa mashtrí;

Edhè ndihet tu kumbue,

Porsi fleta e Kerubimit,

Ka'i bjen qiellvet tue fluturue

N't'zjartat valle t'ameshimit.

Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,

q* ketë gjuhë të Perendís,

Trashigim, q* na la i Pari,

Trashigim s'i a lên ai fmís;

Edhè atij i u thaftë, po, goja,

q* e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;

q* n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,

Flet e t'veten lên mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat t'ona

Shì prej djepit na kanë thânun,

Se âsht nji Zot, q* do t'a dona:

Njatë, q* jetën na ka dhânun;

Edhè shqyp na thanë se Zoti

Per Shqyptarë Shqypnín e fali,

se sá t'enden stina e moti,

Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.

Shqyp na vetë, po pik' mâ para,

N'agim t'jetës kúr kemi shkue

Tue ndjekë flutra neper ara,

Shqyp mâ s'pari kemi kndue:

Kemi kndue, po armët besnike,

q* flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,

Kah kanë dekë per besë jetike,

Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,

q* 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,

q* kah bijte ai, shkelte deka.

Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;

Në këtë gjuhë edhè Kastriota

U pat folë njatyne ushtrive,

q* sa t'ndrisë e diellit rrota,

Kanë me kênë ndera e trimnive.

Prá, Shqyptarë, çdo fés q* t'jini,

Gegë e Toskë, malcí e qyteta,

Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,

Mos t'a lini sá t'jetë jeta,

Por per tê gjithmonë punoni;

Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,

Fisi i juej, vendi e zakoni

Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej.

Nper gjuhë shqype bota mbarë

Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,

Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:

Trima n'zà sikurse jini.

Prandej, prá, n'e doni fisin,

Mali, bregu edhè Malcija

Prej njaj goje sod t'brohrisin:

Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!

 

 

 

 

 

SHQYPNIJA

 

 

Edhè hâna do t' a dije,

Edhè dielli do t' két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija 'i vend nuk ká !

Fusha t' gjâna e kodra t' blera,

Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,

Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,

Si t' Parrizit t' larmet shtroja.

Nen nji qiellë perherë t' kullueme,

N' rreze e n' dritë pershkue unjí,

Bjeshkë e male të blerueme

Si vigâj shtiellen n' ajrí.

Ke ato bjeshkë e ke ato male

Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,

Tue rrëmbye nper mriza hale,

Gurgullojn nper rrâjë e curra.

Mbi ato male e bjeshkë kreshnike

Léjn mande' ata djelm si Zâna,

Armët e t' cillvet, p'rherë besnike,

Janë permendë nder fise t' tana.

Atje léjn, po Toskë e Gegë,

Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:

Si dý rrfé, q* shkojn tue djegë,

Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.

Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,

Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,

Rijtun gjakut kah çeliku

N' dorë t' ktij shndritë per vend t' të Parit.

Ato male të madhnueshme,

Ato, po, kanë mûjtë me pá

Se sa forca e pafrigueshme

N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.

Dridhet toka e gjimon deti,

Ndezen malet flakë e shkndija,

Ka' i frigueshëm, si termeti,

Atje rrmben kû e thrret Lirija.

Lume e shé para atij ngelin,

I a lshojn udhen dete e male;

Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,

Turrin ferri s' mund t' i a ndale.

Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,

Ngrehe ballin si mbretneshë,

Pse me djelm, q* ngrofë ti n' gjí,

Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.

Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,

q* zanát ka besë e fé,

Per Lirí, per fron të Mbretit

Me dhânë jeten ka bâ bé.

Sy per sy, po, kqyr anmikun;

Perse djemt, q* ti ke ushqyue,

S' i ka pá, jo, kush tue hikun:

Friga e dekës kurr s' i ka thye,

Kaq të bukur, kaq të hieshme

Perendija t' fali i Amshueshem,

Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme:

N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshem.

Po, edhè hâna do t' a dije,

Edhè dielli do t' két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija 'i vend nuk ká !

Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,

Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,

E me dije e me Lirí

Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.

Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,

q* ketë gjuhë të Perendís,

Trashigim, q* na la i Pari,

Trashigim s'i a lên ai fmís;

Edhè atij i u thaftë, po, goja,

q* e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;

q* n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,

Flet e t'veten lên mbas dore.

 

 

 

GJERGJ FISHTA

 

Nji lule vjeshtet

 

N’atë rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem

Tash pluhën je. Ata dy sy t’janë errun,

Ku qiella prirej me sa hana e diella

Terthores s’epër m’sharte vrejn t’njerzimit!

T’janë sosun fjalët e ambla e plot urti,

E ai za t’asht kputë, i cilli bite m’zemër

Si kumbë liret t’tingllueshme, q* prej s’largut

Ndihet tue ra, kur dora e prekë e msueme!

Ehu! po; “deka, q* baras m’derë t’pellazvet

Trakllon, si m’trinë t’kolibavet,” ku i vorfni

Me lot njomë bukën, ty edhe ajo ke dera

T’traklloi, e ti kalove porsi voesa

E natës kalon, kur dielli vjen me shndritun

Mbi kobe t’dheut. Sot përmbi vorr t’kanë bijtun

Hithat e madergona! ’I kryq dullijet,

q* e përshpirtshme nji dorë ta vu te kryeni,

Ndër to ka hupë, as tjetër send trishtimin

E vorrit nuk ta zbutë, posë va’it t’trishtueshëm

Të hutit t’natës, q* nëpër curra t’malit

Dhimbshem në rreze t’hanës rrin tue gjimue! . . .

Njai grumbull gursh, q* m’vorr t’randon përsypri,

Vetë gjaksorit t’pashpirt, q* mbyti nierin,

Lugat i duken, n’hikë kah t’bjen nget vorrit,

Edhe t’përqethët atë botë i shkon n’për zemër.

Po, a thue, krejt deka n’asgjasend t’përpini

E, posë se do kocijsh edhe ’i grusht pluhen,

Nuk t’la tjetër? Jo! N’prehen t’Amëshuemit

Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue

Me gzue n’dritë t’qiellvet, ku pushon dishiri

I nierit t’drejtë, si drita m’sy kthiellun

Po, po, se përtej vorrin shpirti i nierit

Gjallon për jetë! Njeky mendim i ambël

Deken e zbutë e vorrin ban t’pëlqyeshëm,

Kur zemrën fa’i s’e grisë. Prej ktij mendimi

As vetë per ty s’lotova shum, kur ndjeva

Se diqe: se n’ma t’mirën lule t’motit

E lae ti ketë shkreti, ku shuen e Drejta

E paudhnija, ku sundon mizore;

Ku i zhyemi m’vese sod me dorë dhunuese

Vesin shinon me Theta t’zi, e selija

M’rrashta t’përgjakshme t’njerzvet m’kambë, ku mbahet.

Ehu! po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja

E diellit, q* përfton lulet e erandshme,

Kur bora dehet, s’mujt me e bajtë qelbsinen

E randë t’ktij sheklli t’zi; por fletët i rrahi

Kah jeta e dytë, ku Njai q* rruzullimin

N’themel e dridhë veç me ’i vetimë t’qerpikut:

Amshon n’lumni shka Atij t’i ket përgja.

S’kje toka, jo, për ty kje qiella!

E tash, q* vetë jam tue ravisë kto karta,

Ti, kushedi, n’per vrrije t’amëshueme

Shkon tue kërkue për lila e drandofille,

q* s’dijn me u veshkë e ndreqë me ta kunora,

Për me u lulzue mandej ndër t’zjarrtat valle,

q* nëpër vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit:

Ku, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjuj,

Kndon Zotit lavde n’për ylbera t’qiellit:

A, marrë krejt n’t’pam t’s’hyjnueshmes faqe t’Zotit,

Porsi m’pasqyrë t’kulluet skjyrton shestimin

E rruzullimit, vu prej s’eprës Mende,

E cila n’t’kenun sendet thirri t’tana

Prej hijevet t’kthellueshme t’asgjasendit,

Kur bani Ajo furin me heshtë t’thellimit,

E me ’i fuqi t’pamatne prapi terrin

E pakthellimit, q* atje n’t’skajshmet megje

T’ktij sheklli ndihet mnershëm tue gjimue,

Kah për ledhe plandoset t’rruzullimit,

E aty, n’atë dritë plot ambelcim dashtnijet,

q* porsi lum i kjartë prej Atit t’Dritvet

Gjithkah dikohet nepër verë t’Parrizit,

Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi,

T’kthiellta ti i prirë t’vërtetat, t’cillat Hyji

Desht t’muzta nierit ma ia lanun t’shkrueme

Nder fletët t’hyjnueshme t’t’amëshuem Ungjillit.

Oh! sa e sa herë, kur n’mbrame shuen natyra,

E tjetër s’ndihet, veç se rryma e prronit,

q* përmallshëm gurgllon n’per rrajë e curra

Un’, lodhë mbi letra t’t’dijshëmvet t’kahmotit,

Mbas t’cillvet fjalën rrij tue lmue shqyptare,

Dal në dritsore me kundrue shatorren!

q* i Lumi t’kthielltë ia vuni rruzullimit,

E kqyri hyjt, q*, thue, se njaq sy Zotit

Flakojn mbi dhe — kushdi, për me felgrue

Nierin, q* egrue ma fort prej mnerës s’territ

Përbluen punë t’mbrapshta: — e atë botë mendoj për ty.

E, ku ta shoh ma t’flakshmen tue xhixhllue

Nji hyll, aty selin’ un’ tham me vedi,

Ti do ta kesh, e syt m’atë hyll pa da

I nguli, e m’bahet si me t’pa. Me emën

Un t’thrras atëbotë n’per terr. Nji vaj bylbylit,

q* përmallshëm ndër gemba rrin tue kja

Fatin e vet, e ndoshta, zojt e dashtun,

Jehonë m’i bahet t’grishunit; e m’duket

Se bisedoj me ty! . . . Nuk dekka i miri,

Jo kurr; e sidomos nja’, i cili ti zemër

E len mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshëm,

Gjumin e dekës ku ai ban, na i flet mendimit,

Ambel edhe na nzitë kah punët e mbara,

E n’mende tonë gjallon. — Kur Aleksandri

Prej Bregut t’Matës ngallnjyes u kap ke vorri,

Ku shuen idhnimi i Prisit t’Mirmidonvet,

q* atje nën She vorfnoi me aq djalë Ekuben,

Iu ndez aty flakë zemra kah lumnija.

Mbi njatë vorr, po, u betue me ngulë flamurin

N’skaj t’dheut, e prej selis’ me i zhdrypun mbretent;

E atëherë përpara tij tanë bota shuejti.

Mue edhe, q* sheklli e nji dishir lirijet

T’thepisne raven m’ia kanë shtrue gjallimit,

Mue, po, edhe zemra mbi vorr tand t’përvujtun

M’ndezet kah punët e mbara e kah burrnija.

Përmbi vorr tand, po, xa të fortë me e mbajtun

Besen e dhanme — e miqasin e zanme;

Për fe e për atme n’ball me i dalë rrezikut:

Të ligshtit dorën me ia njitë e t’fortin

Mos me e gledhue; kur t’jet me u thanë e drejta,

Mos me i shmangë syt’ prej cakut, n’t’cillin mendja

Dishron me u kapë, as kurr mos me u ligshtue

Ndër sa t’vishtira, q* t’na sjellin motet.

Po, po! se pre’ atij vorri kam me shkepun

Hovin kah punët e mdhana. Ai kryq dullijet,

Mneren e vorrit q* ta zbutë, ai qanderr

Ka me m’kenë ndër salvimet: Engjlli i Zotit,

q* rojës besnik fuqit t’i pruen mizore,

Gjumin e dekës në vorr mos me t’turbllue,

Der q* të shkimen n’qiellë e hana e dielli

E t’ngele moti e sheklli mbarë t’rroposet,

E t’vijë dita e gjyqit t’rruzullimit,

Ai ka për t’m’kenun zana. E atëherë pa u tutun

Zhgjetat e prehta e t’zjarrta kah me i prehun,

Ai kundra vesit do t’ia lshoj njerzimit:

Atë herë un kangët kam me i ndërtue kreshnike,

Me t’cillat botës un do t’ia la të shkrueme

Se shka viejn armët besnike n’dorë t’shqyptarit.

E me kangë t’mija ’i përmendar t’madhnueshëm

M’vorr tand kam për t’ndërtue, të cillin motit

Me fletë të ngrita kot ka për ta rrahun;

Pse, si curr, q* n’mjes t’detit rreh tallazi,

Edh’ ai njashtu do t’jesë ndër gjire t’motit

q* bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit.

Atëherë prej bjeshkvet kanë me u djergun zanat

E me të njoma vjollca e drandofille

Vorrin kanë me t’vallue, e kanë me rritun

Me shum kujdes për qark selvija t’blerta;

E shtektarit mundqar, q* n’ato hije

Ka me xanë vend, me ndalë pak gja t’dihamet,

Kanë me i kallzue se sa pjesë qiellet vrani

Deka n’atë vorr. E atë botë i largë shtektari

Të lehtë dhen ka me t’urue, e t’paqta e t’buta

Shinat e borën: e, kur n’male t’veta

T’dredhojë ke stani, fmis’ ka me i kallzue

Shka ndjeu për ty. E fmija e tij aso bote

Emnin tand kanë për t’kndue, e vrrini e bjeshka

Gjithmonë i ri, tue njehë furit e mnershme,

Ambël prej emnit tand kanë me jehue.

Me majë t’briskut kanë me shkrue mbi lisa

Me shkrola t’njohtne veç e prej barivet:

Kanë me u rritë lisat, përse spata as reja

S’e prekin tanden, ku asht ravisë aj emën:

E tu’u rritë lisat kanë me u rritun shkrolat;

E kshtu ma t’kjarta mbas disa qindvjetve

Nipat ma t’vonët me i këndue, e emni

Sa t’bjerë dielli tokës ka me t’u kndue.

 

 

 

 

 

Kataklizmi i rruzullit

 

 

At ditë disi tu’ u matë u çueka dielli;

E as dritë ai nuk po bate. Njato rreze,

T’cillat motit t’shkelxyeshme e t’xeta ngrohshin

Gjit e plleshem t’natyrës, e gjallë mbi shekull

Mbajshin flakën e jetës, ato të zbeta

E t’marrta dheut po i bijshin: thue se gurra

E dritës isht’shterrë. Por pesha e rruzullimit

Ajo ’dhe atë ditë e ngathët e disi rryetas

Asaj ravës s’hershme (neper eter t’cillen

Gishti ia çili Perëndis’ s’Amshuem),

Po i bite, e, shtekut, n’kavaljete t’shkueme

Rrahun me hap t’sigurtë, zattette prore:

Si ajo mokna, q*, veglash grisë prej kohe,

Ngurrueshëm lshon e ngelë pa da nder dhambza

E as n’punë ajo, ma s’hin. T’thjermët e Empirit

— Ata t’bredhun të dritës s’lumnis s’Parrizit —

Krejt isht’irnue. N’mjedis t’terthores s’qiellit

Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,

Veç si varra n’krahnuer t’nji djali t’vetëm

Kmishën e dekës ka’atij ia veshë e ama.

Hyjt’ dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,

M’qiellë xhixhllojshin si flaka e nji kandili,

q* m’tryezë skamnore vjen t’u shue n’vedvedi,

Ke voj nuk ka m’u ushqye, e n’terr n’gjysë t’bukës,

T’vorfnin e ngratë e len; aq sa njat lode,

q* prej sysh i kjason mbi koje t’mykuna

Ma as bulku i voters s’mund t’ia shohë . . . Mbarsë ajri

Me miazma morijet, mbi gja t’gjalla

E m’njerz randote porsi plumb, e t’liga

T’pranshme e t’vshtira përftote; e u shuete nieri

E u shuete gjaja e gjallë, si shuhet bari

Për nen kosë t’bulkut. S’t’shihte syni tjetër,

Veç se vorre e stervina. Pse edh’ as toka

Ushqim ajo ma s’epte, e m’shekull uja

Bate kerdi. Jo n’popuj ma, jo n’fise

Mbledhë gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:

Si njata shpendt shtektarë, q* atje kah vjeshta

T’dam çetet t’shokvet, duken tue flutrue

Aty-ktu n’për pullaze, mjesa dimni

Jetën mos t’ua shkurtojë. — Me gjithçka mnija

E zemra e keqe prap sundonte m’shekull;

E mbërthye m’shoqishojn, prap njerzt u grijshin

E u coptojshin ndër lufta e ndër degame,

Si kjen coptue gjithmonë, q’prej se pik’ s’parit

Zemrën e nierit kuprracija e flligji.

Kur qe, si atë ditë (sado q* zhargas) dielli

U kap, mje m’cak, për gjysë ku dahet dita

E buka n’arë prej shpijet i shkon bulkut,

Ati i Pushtetshëm nalt prej fronit t’qiellvet,

Neveritun mbi t’fyeme t’randa t’shekullit,

Porsi dy t’rrebta e t’zjarrta rrfe mizore

Ngerthen Ai vetllat m’rruzullim t’shemtuem,

Edhe vranët e kundron. Per nen shkreptima

T’asaj mëni s’hyjnueshme; q* prej syve

Idhtë i vetote, hana, hyjt e dielli

E toka u pin, e ngelen n’vend pa luejtun,

Pezull fatin e mbramë tue pritun. Toka,

Pingul të cillën rrezja e syut t’hyjnueshëm

Flakë e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash

Ma s’permbrendshme bulroi me ’i gjamë t’trishtueshme

E u trand shimje m’themel. N’atë gjamë ushtueme

Gollet e rruzullimit Himalaja,

Si gur gëlqerje n’ujë, krejt u turshi;

E u shem Italja, kthelltë e cilla n’gjire

T’tallazevet t’perpishme t’detit humbi;

N’det edhe ’Albjona u shue; e u derdh Stambolla

N’Bosfor. Pellas ma n’shekull s’mbet, flligshtija

Ku t’mujte ajo me u picakue e pandershme

E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit

Veç po, syni i t’Amshuemit m’atë gjamë t’botës

Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera

Sharte ma t’randa m’rruzullim skjyrtote,

Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’mnershëm,

I shkrepshin shkndijat si n’për grykë t’Vulkanit;

Aq sa friget u kput vallja e Parrizit,

E shkrehën valle e shuejtën lyra t’ambla,

E vetë banorët e qiellvet nëpër lugje

E n’për lulishta gjith herë t’njoma u strukën,

E qiella u hesht.

Po; m’krena t’Kerubijvet.

Rregji i madhnis’ felgruese ndejë peshtetun

E ftyret vra, si nji thellim i kobshëm:

Mbasi atë cak sheklli kapërcei me t’fyeme,

T’cillin Mishira ia pat vu e pamatne

Kurr mos me e kcye, e n’Dije t’vet i Lumi

Dau me rroposë rruzllimin: Ai kah dielli

U prir e n’rribë t’tufanit t’mnis s’hyjnueshme

Prej fronit t’vet i fryni. E flaka e diellit

U fik. E kobshme nji terrinë atë hera

Mbi rruzullim u shtri: e njerzt mbi shekull

N’për terr ravgojshin, porsi mijt ndër vorre,

Kah mnis’ shemtuese e’Perëndis t’idhnuem

Dojshin me i hikë. Por nuk i hiket Zotit!

Njatë dorë t’pushtetshme mbasandej, me t’cillen

Për sa e sa qinda kavaljetesh mbajti

Peshën e rruzullit, Perëndija e struku

E natyrën e lshoi pa zot. Trishtueshëm

Krisen thithat e shekllit: e rrmores

S’humnerës s’rrmbyeshme t’t’kthellët avisit

Kulihum shtielli i rruzullimit brishti

E u shem, termagshëm tue rapllue nper kaos.

Nji gjamë, nji krisme, atë botë, e nji rropamë

Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,

E nder gomna shunglluese t’njanitjetrit

U shkapërdredhshin me duhi thellimit,

Tue bumbullue n’për shekull. Hyjt e qiellit

Ata, edhe, dalun jashta rrethit t’hershëm,

Me zhumhur t’tmerrshëm n’pakthellim u rrposshin

Ka u ndeshin, ka’ u përpiqshin, e u turrshijshin

E flauri kah nëpër kaos u derdhshin.

N’per tym, mandej, n’per pluhën e re t’murrta,

q* shekllin kand e kand kishin mberthye

Shkrepte pa da rrufeja, porsi shkrepin

Shkndijat n’per tym t’dullijavet. Prej duhmet

E prej tërmetit, tue bulritë frigueshëm,

Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut

M’ujë shkundullitej n’rrymë t’atij thellimi.

Kur qe, ’i kometë n’mes t’kataklizmit t’mnershëm,

Shkrepun prej seprit, kulihum n’teposhte

Me zhaurrimë t’perfrigueshme goromiset

E m’Oqean Atlantik pingul plandoset.

Trandet toka m’atë t’ndeshun: ujët e detit

Jashtë lugut s’hershëm del, e dynden sklafat

E kernalles n’përpjetë si bjeshkë, si male,

Të cillt mandejna, me furi përpise

Shkul kah Europa e n’Amerikë dikohen

E shkapërderdhen përmbi Afrikë t’zharritne:

Merr dhen’ boena. Felgrueshëm tue gurgullue

Tallazi male kapërcen e kodra,

E m’rrymë t’gjirevet t’veta rrmben qytete,

Mbretni përpin, e shkim gja t’gjallë e nieri,

E gjithshka dora kavatoi njerzore.

Por, po; t’gjith ujët e Oqeanit s’mujt me i shlye

Njollet e gjakut t’njerit, t’cillat vritshin

Ene kah qiella e gjyq prej s’Drejtës s’hyjnueshme

Lypshin me za t’mjeruem. Prandaj i Amshuemi,

Syni i të cillit nuk mund t’shohë pegame

E gja s’i rrshket Atij per pa u ndëshkue,

Premtoi q* flakë m’atë hyll nji zjarm t’u kallte

— M’atë hyll, q* tokën nën peshë t’vet e ndrydhte —

E mbarë dhen’ ta përlante e ta shkrumote.

E qe, xen hylli rebtë m’u shkundullitun.

Xen rebtë m’u trandë, e, tue shpërthye me krisme

Nji det zjarmit flakron mbi tokë t’shëmtueme.

Por edhe zhari, n’gji q* ngrohte bota,

Nen t’rrebtën frymë t’s’hyjnueshmes mni s’t’Amshuemit

Ndezet ai flakë e ma ’i furi trishtuese

Shpërthen n’për zgorka t’dheut nën valë t’Oqeanit.

Ujët e zjarmi m’atëbotë u kapërthyene.

E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen

E u përlan’. Ulurote deti e dyndte

Mje m’re tallazet. Flaka tue krepatue

E tue fishkllue, mbi det pa da ngërthehej

E me vapa të veta e frushkullote.

N’zhaurrimë t’mnertë t’asaj lufte titanike

Kobshëm gjimojshin viset e rruzullimit

E shungullote kupa e naltë e Empirit.

N’e mbramët m’u lodhë xu deti, e, para zjarmit

N’avull t’u çue, krejt shterri. Zjarmi atëhera,

Lshue pa zangall, iu vesh tërthores s’shekullit,

Edhe krejt e zharriti. Shkrini malet

E kodrat, e kunorat; e dogj fronet

Me shpata e me gjithshka, q* dikur m’shekull

Krenin’ e mbajti m’kambë; e kur s’pat tjeter

Shka me shkrumue, n’hi t’vet u shkim prej vedit,

E toka mbet veç hi e kthhiell: si votra

N’nji shpi të dalne faret, mbasi zjarmi

T’i shuhet e me ferrë dera t’i mbyllet

E kshtu u rrpos sheklli e sosi puna e nierit.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Gomari i Babatasit

 

 

Pra nji here e pike ma s'parit

Po i diftoj rodit t'Shqiptarit

Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit

As trimit e ndo'i luftarit

Vec nji gac, nje zog gomarit,

q*, qyqari, per send tjeter

-N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter-

S'duhet gja, vec me barte

E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret....

M'thote, por, mendja se ndokujte

Ka m'iu duke se un mifi n'uje

Me kete kange, e se ma gjase

Sod per mue do t'kishte pase

Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe

Torte me vjersha ktu me dredhe

Po, por shka, se ata e dijne vete

q* ka cofe mikrobi i shkrete

I burrnis e i trimnis,

E q* sod ne Shqiptari

Besa ka nje t'madhe zi

Jo aq per buke e miredi

Sa per burra-burra t'dheut

q* per komb e ndere t'atdheut

Me jetue t'dijne e me deke

Jo, po asht kot,besa, me u rreke

Se po gjen fatos nder ne,

Se po gjen fatos nder ne,

Se po gjen burra n'kete dhe-

Burra fjalet e atdhetare:

Kta vec, Zot! kjoshim per fare;

Se, per tjeter, mbyti n'uje;

Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje.

E vertet q* njadisa

Nder ne flasin fjale te mdha,

E na mbahen se ata kjene

q* shptue na kane Atdhene:

Sado q*, kur ishte puna

Mu u shpetue Shqipni kercuna

E per te n'lufte me qindrue,

Ata rrijshin tue guksue

Nper Stamboll e np'r Anadoll,

A se vjellshin kund n'do'i stjoll

T'ndo'i hoteli nper Evrope

Alkool'n, me t'cilin ngope

E ki'n barkun si bagtija,

Der sa n'gjak lahej Shqipnija...

Por, kujtoj,s'ka kund nevoje

q* un t'i za kta ndopak n'goje,

Pse per ta "Dielli" i Bostonit

Nje epoke ka shkrue tash s'vonit,

Nje epoke me kaq do krype.

q* ma mire s'ke pse me e lype

Prandaj mue nuk m'jete tjeter,

Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter:

Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot,

Po, por shka, se sot me sot

Edhe ktyne u ka dale fryma,

E si t'ishin do gjygjyma

Te pa fund, jane lane m'njan'ane

E askush n'goje ma s'done me i zane,

Kuje per ta nder mend s'i bjen.

Der tash vone, qe, fjala vjen.

Posta e jone pat perdorue

Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue

Ishte ftyra e Skanderbegut,

Nami e ndera e pare e Atdheut.

Tash, kto pulla mbi sergji

Na i kane hjedhe nje pale zotni,

q* ktu marre kane Posten ne dore,

Kin'per organizatore,

Et'kane qite do tjera pulla,

Me kambe urash e me kulla,

E me plepa e rrema shkjope,

T'gjana e t'gjata si gjuhe lope.

Ani pra Shqiptaret e sotit

S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit,

As per njat trimin e t'parit,

Ke jane dhane mbas rrogash arit,

Prandej thashe un se per s'marit

Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit

Nje poem mbi i zog gomarit.

Edhe kshtu, si fola s'parit,

Vete me vedi kam mendue

-Mbasi ngaeshem pace qillue-

Mbi i gomar nje kange me shkrue,

Here tue qeshe, here tue vajtue,

"Simbas"rregllave t'Poezise,

E nevojave t'Shqiptarise

Eja, Zane, pra, prej Parnasit,

E kaluer ti m'shpine t'Pegasit,

Mendes s'eme shkundja ti blozen,

E m'difto metamorfozen

Enjatij gomarit t'ri

q* nja i vlershmi zuteni

Babatasi bleu sivjet

Ne Tirane, n'ate kryeqytet

Ku ministra e deputeten

-Ktyne Zoti jau rritet jeten-

Qesin xhixha atdhedashtnije

Per lulzimin te ksaj Shqipnije

E per...kambe t'ndo'i sandalije,

Sado q*, ma e shumta sish,

-Si me thane mÄka mue nji dervish-

Der dje kjene..nuk dij se shka...

Kush n'"kapice" kush ne "qylah",

Por q* sod, nper rroga arit,

Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit,

Edhe pshtetun mbi kolltuke,

Kalamuq e si terrcuke,

Fo mire barkun me "mastike",

Pa llogjike-pa gramatike,

Na pshtyjne dije e politike,

E me "gisht" ngordhun perpjete

I pijne gjakun Kombit t'shkrete

Jo me hingze, por me sahana,

Vec me shka, mori lum Zana,

Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit,

Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit-

Vishkull t'holle e t'gjate zaranet;

Pse ksaj here,besa,po m'kandet

Me ja hjekun qafes dikuj,

Per m'e ba q* za'n T'a shuej,

Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht,

Se me buej s'kapet nji plesht.

 

 

Gomari i Babatasit

 

AKT I PARE

 

Arkeologu

 

Oda e Ministirit t' Arsimit ne Tirane

 

MINISTRl

(Tuj kendue "Rivisten Pedagogjike", thote me vedi)

 

Mire... mire fort... ma mire nuk ka...

.

Pune e madhe!... (Drejtorit A)

Kem me pa Shka do t'thote, tash, "Hylli i Drites"

Edh' aj Frati i dheut t'Mirdites,

q* botue ka njat broshuer

Mbi programin t'one shkolluer,

Tuj e pru per t'patenzone.

Kern' me pa, po, shka do t'thone

Kur ky artiklli i Nebil Cikes,

Shkrue mbas rregllave t'kritikes,

T'u bjere n'dore. Me shum mjeshtri

Ktu auktori ven n' qesti

Pape e kishe e meshtari,

E difton, me arsye ne dore,

Se jane hasem e trathtore

T' gjith njata, q* n 'toke shqiptare

Duen q* shkolla elementare

T'jete e lire. Sod afetare

Qeverija ktu asht dishmue:

S'ka pra ndryshej n'shkolle me msue,

Vec se mbas programit t'one;

Edh'un, po, heret a vone,

Kam me i mbylle shkollat private.

 

 

DREJTORI A

 

Iu ngjatetjetazotnis s'ate:

Mire kete pune mendue e ke.

Vecse shka, zotni, n'kete dhe

Po ka shum njerz fanatike -

Ele Priftent katolike...

 

MINISTRI

 

Priftent, jo, par Fretent, thuej;

Pse kta jane q*, pose gjithkuj,

Po na jesin m'qafe.

 

DREJTORI A

 

Zotni,

Ashtu punen si un e di,

Jezuit, Priften e Freten

T',gjith nji mendje p'rhere u gjeten

Nder pune fejet e moralit:

Pose ndonjaj fatziut, batallit,

q* t'kete mangut n'krye ndo'i hatull

E q* vorr mos t'kete kund m'shpatull

Tash ti pra, zotni, tue kene,

Se morali i fes s'krishtene,

S'njet gjithkund e s'njet gjithmone Me moral t'besimit t'one,

Meshtarija kurdohere

Ka me ba zhurme e-potere

Per pune t' shkollave fillore, -

Edhe kurr ne shkolle shtetnore

Fmin e kshtene s'ka me i dergue.

Per kete pune -si m' duket mue -.

Thom do t'ishte fort ma mire

N'Shqipni msimin m'e lane t'lire:

q* seici!li Shqipetar,

A komunitet fetar

Mund t'cile shkolla per komb t'vet N'dashte n'katund, n'dashte ne qytet.

Par gjithmone -si rrjedhe prej vedit -

Tuj u mbajte n'cark t'ligjve t'shtetit,

Si n' Angli e n' Amerike,

E at je n'France e ne Belgjike.

Pse, zotni, me thane t'verteten,

SOd me SOd Jezuit e Freten

E kane shkollen ma zanat

Se e kern' na. Sa per inat

Gjithshka t'duem per ta mund t'thomi,

Por e drejta asht, se kombi

Shum prej sish ka pase dobi:

Si ajo Shkodra e ban dishmi,

Ku ka shkolla e strehe foshnjore,

Ka gymnaze e qytetnore

Me programe prendimore

E me msim e me pune dore,

Fort ma mire se shkollat t'ona,

Per te cillat dy miljona

Franga ar na vjete per vjete

Kulihum i mbysim n'det;

Pse, zotni, shkolla per ne

Politike asht ase fe.

Mujm m'e struke punen me prralla,

Porse n'thes, besa, s'hin palla...

 

MINISTRI

 

Jo, pra, ja! Shkollen n'Shqipni

Nuk e baj kishe as xhami.

Prandej shkollat fillestare,

q* mos t'jene qeveritare,

Do t'i mbylli varg e vister,

Mbasi ndodhe kam un Minister:

S'due q* mosha e re e Shqipnise

T'rritet n'dore te Meshtarise-

Sidomos t'Fretn'e shqiptare.

Kta, po, jane antikombtare,

Njerz t'rrezikshem, fanatike,

Marre gjithmone me politike,

E q* munden me na i prishe

Fmin me shkolle edhe me kishe,

Tue na i rrite djelmt t'one trathtare,

Ma fort t'huej se shqipetare:

Si fort bukur Nebil Cika

E ka shkrue nd er kto kritika,

q* aj ba i paska "Hyllit t'Drites".

Jo, po, vete ne "rend te dites"

Do t'a ve emnin e kti,

Per m'epru ktu n'Ministri

Inspektuer ase drejtuer,

Edhe kta, po, sa ma pare,

Shi p'r inat t'Fretn'e shqiptare, q*"programin syntetik" -

Syntetik e analytik -

Keqas fort na kane po$htnue.

 

DREJTORI A

 

Po, zotni, si urdhnon e thue.

Vec, ashtu si m' duket mue,

Thom Nebili ka gabue

Me qite n'drite kete lloj kritike,'

Ne "Reviste Pedagogjike",

q* a 'i perkohshme fjesht zyrtare,

Mbajte me mjete t'Kashes kombtare. Qeverija asht afetare.

Prandej thom se zyrtarisht

Edhe kshtu llapazanisht

Nuk asht mire q* n'polemike

T'hijme na sod me katolike.

E t'u shajm Pape e Meshtare,

T'u shajme Fene e Kishen mbare,

Thue se Arsimi i jone kombtar

Asht nji lozhe e masonise.

Katoliket e Shqiptarise

I' Na i kern' vllazen; edhe vete-

Kish' me thane, se s' a' evertete,

q* atj: n'Shkoder Franceskajt

T'hueje na i rrlsm kalamajt,

E q* ata .tue kene shqiptare,

T'jene, si thue ti, antikombtare.

E po 'imend -t'ngjatet Zoti jeten! -

Esad Pasha a thue nder Freten

Ka zane shkolle?.: ArifHiqmeti

A nder Freten apo njeti

Aj kje rrite?...Haxhi Qamili

T'thote shka t'thote, po, qaj Nebili -

Osman Bali, Halit Lleshi

E sa tjere, q* fati deshi

I Armet t'i sjellin kundra Atdheut,

Kundra flamrit t' Skanderbeut,

As kta, besa -t'u ngjatet jeta! -

S'i kane ba kndimet e vela

N'-shkolle fretnore. A e din, zotni,

Kushka zanun n'kete "skoli"?

Qaj Preng Jaku, si harusha,

Qaj Luce Nishi e qaj Prenge Tusha,

Dy djelmo9a, dy skyfere,

Si edhe ata oficjerat tjere,

-Gjetun gati kurdohere

Per Shqipni me ra m'potere -

q* mbas msimit t'Franceskanve,

M' shpine u u Ishuen kta esadjanve

Edhe i shtypen. Kta, po, jane

q* nder Freten shkolle kane zane.

Prandej tham se Nebil Cika,

Para se me shkrue kritika

Kundra Fretn'e e kundra Fese,

T'i a veje gishtin nji here krese

E t'mendoje se "uhajan'lesh-

Si tha imocmi -merret pshesh'

 

 

MINISTRI

 

Pse po thue per Nebil Ciken?

Po ti kndoje 'i hefe kritiken,

Qipert' madhe bukuri

U ban Fretenve n' "Vllazni".

Nji(e}S.(e)S. -kush asht s'edi:

(Me gisht i diftova do vjersha, botue prej "Vllaznije" Nr 9 nen titullin "Vallja popullore".)

A ke c'ndien?..,Ktu kish' me thane,

Se njat Fratin n' goje ka zane,

q* dikur shkrou njat broshuer

Mbi programin t'one shkolluer.

E ktu poshte, si nper terthuer,

Fjalet e ashpra t' ktij vjershtorit,

Kish' me thane, se shi dreitorit

T"'Hyllit t' Orites" i jane kushtue.

 

DREJTORI A

 

Ashtu m' duket edhe mue,

Por;zotni, t'ngjatet Zoti jeten!

Mos t' a zame ne goje gazeten

"Vllazenija"; pse randsi.

Kjo nuk ka kurrkund n'Shqipni.

V ec ban mire me i shkrue vjershtarit,

q* ktu n' goje zen pune gomarit,

Se aj gabon poetet me i nga;

Pse kta uha -nuk lane pa la

E t' a bajne, besa, me kja,

Porsi vic djerre neper plish,

Ka' e salvojne m' konop tre fish.

(Hine Babatasi Drejtori A del).

 

BABATASI

 

T' u ngjatet jeta!-

 

MINISTRI

 

T' u ngjatet jeta,

Si po shkoni?

 

BABATASI

 

Si do' zoti...

Gjene mire.

 

MINISTRI

 

 

Asht edhe moti, ..

q* na kalbi. Kujtoj ka

Ma se 'i muej q* shiu ,s' ka da.

Me t' merzite! -

-

 

 

.BABATASI

 

Shka t'i bajme pra.

Vete ju fajin, thom, e kini,

q* bje shi.

 

MINISTRI

,

Na, pse?

 

BABATASI

 

Pse jini

Ju njata, q* sod n' Shqipni

Vrani e kthiellni.

 

MINISTRI

 

Nuk e di...

Nejse ma...vec fjalet t' kam cue,

Ktu me ardhe me u pjekun m' mue,

Pse nji pune kam pase me ty.

 

BABAT ASl

 

Qe, tek m' ke -me kambe me krye;

Urdhno e fol. Ku ti me sy,

Aty "praf' un kambe e krye,

Nper stomije e n-per "hendeqe".

 

MINISTRI

 

Babatas, mjaft pune e keqe

Per nji shtet "okcidental".

Si ky i joni, as n' fushe as n' mal

Mos me pasun nji Muze;

Jo, po asht turp, besa, per ne,

Per njiket Shqipnine e re,

Pa Muze vendinm'e lane.

Tham, asht mire, q* ktu n'Tirane

T' a ndertojm nji rare Muzeut.

Per lulzim e ndere t' Atdheut,

-Vjet ne Shndre pata fillue

Nji Muze vete me ndertue,

Edhe krejt e pata mblue:

Por nji dite -si do t' keshe ndie -

Ra do shi e u kaperdi

U shemb mbrende, e e marroi Zoti.

Shka me ba: e prishi moti.

 

 

BABATASI

 

Mire zotni; vec se po drue

Se ende dita nuk ka ague

T'ndertojm na Muzej n'Shqipni,

Me kulete t'shpueme ne gji.

Ti e di mire se as n'toke shqiptare ""-

Muzejt s'ngrifen n'kambe pa pare;

Jo, po, ktu edhe, n'toke t'Kastriotit

Hece nji fjale q* kje thane motit:

"Xhep e lep -more Rexhep!"

Prandej vete kishe me thane

Se, per tash, Muzeu do lane:

Na s'po kemi buke me ngrane,

Jo me ngrefe Muzej n'Tirane!...

Po a njimend, more lum heu,

Se, tu'u ngre.fe n'Tirane Muzeu,

T' a ha mendja ty q* Atdheu -

q* Shqipnia, fushe e djerr,

Tash na bahet Ingilterr,

E, pjeke vedit pul at n'furre,

F1uturim kane me na u tuffe

Me na hi perdhuni n'goje?..

Jo, zotni: s'asht gja ajo loje.

Edhe tham se mire do t' ishte

Per nji shtet ende ferishte,

Si Shqipnia, nji Spital

Me ngrefe kund n' ndo 'i fushe a mal,

Per me shndoshun "pelivromin"

Ase "dergjen" q* sod kombin

, Jane tue e lshue shakull per dhe,

E me u shporre Muzeut. Per ne,

q* nuk kemi buke me u ngi

Sod Muzeu ä'i "kabuni",

q* nuk asht,jo, per dhambe t' one;

.Pse Financa, si po thone,

Sodka ardhe e asht ba teneqe

 

MINISTRI

 

S'ä e vertete. Asht pu ne e keqe

Kshtu me folun, lum zotnija.

Ti s'e din, por sod Shqipnija

Ka mjaft pare n'kashe te vet:

Si me pa mundet n"'budget",

q* Kole Tha9i e ka permbledhe

Edhe bukur aj e ka dredhe,

"Simbas urdhnit" q* ka pase.

A din ti, se sivjet n' kase,

(Si ky Kola e ka shpjegue) ,

N' Finance t'one kane me u grumbllue, -Tane fysheke, ndry nder kashuj -

Rrash njizetedy miljuj

Franga ar. Prandej kuleta...

 

 

BABATASI

 

S'di gja Kola -t'u ngjatetjeta!-

Po t' tham un, po, Babatasi.

Po a dro m'pare kund aj hasi,

q* keshtu, n'hamende t'vet,

Shton miljona ne "budget" ?..

Fjala e tij nuk con kandar:

Se atij kasha i ka qite bar,

Edhe asht ba me dale me Iype,

Qysh se rrogat i lane krype.

Jo q* ka edhe 'i tjeter pune:

Parja n 'kashe kurr nuk i bune;

Pse, ke vete s' asht vec se 'i kukull,

Ate shoket e bajne krejt sukull,

, E ia shijne'paret perdhuni,

Si n'Shqipni q* hece kanuni...

Pose q* vetit s'i shef hall,

Edhe krejt ka ra batall

Me "budget" t'Pandel Vangielit,

q* n'dugaje t' Ali Kacelit

S'la kund karta as envelopen,

Ke po merr e ep me Europen,

Tue cue Korsuj e Sefira

Per gjith skuta e per gjith bira,

Per m'ia u shti europjanve n' koke,

Se na mend kemi me oke:

Se Shqipnia, fushe e male,

Asht ba sod "aksidentale"...

Oesha t'thom "oksidentale":

Si ajo Italja, si ajo Franca,

Me aeroplana, orkestra e danca,

Me "mocjone" e "interpelanca":

"ferku" asht vetem nder "pjatanca"

Ke at je rruejne, po, shepka e fllanxa,

Na me mzi ktu buke e planca,

Kur t'i kemi; pse Financa

Ende ktu, si kje dishrue,

S'mujt me u "oksidentalizue"

V ec se shka, se do tregtare

Mue m'kane thane se punet fort mbare Nuk .po i ki'n kta korcullare,

Kta sefira t'one shqiptare,

Ke qyqarve muej per muej

Po u mbijne fjale me gjind te huej, Sidomos per qira t'shpise,

Pose kasapit e furrxhise;

Pse "xhaxhaj" PandeI V angjeli,

Tash q* kasha pa gja ngeli,

Nuk ka pare me u dergue.

Prandej t'mjeret süd jane ngushtue

Pa nji dysh, me thane, n'kulete,

Me i shkue Europes poshte e perpjete;

Si ku al pleq q* fshohen n'knete,

Pa tagji -pa kashagi

Perse askush nuk deI me i ble:

Si mo' Zot! rna keq per ne,

q* gjithmone e kern' mate vrapin

Ma te madh se kern' pase hapin.

E vertete se ky Kole Thaci

Vjet der m' gju kerrciket i zgaqi

Edhe i ra detit pertej,

Me do tjere financjer t 'mdhej:

E nper Rome e... shishe t'Kjantit

Na ka vojte ne banke t'Brabantit,

, Diku larg atjen'Belgjike,

Per me lypun metelike.

Vec se rruga i vojt bihlude,

Edhe i shkuen paret zollude;

Pse "Brabanti", si un kam ndie,

Po kish kene nji bastanxhi

Qj epte vete, po, kastraveca

Per sherqij, edh' epte speca

Per tomate e patlixhana,

Kshtu q* Kola -ate e paste nana! -

Tane korrnarne e pune te mdhaja,

Kthej n' Tirane me i kaIe mushkaja;

E te mjeres moj Shqipni,

q* ministra e tevahi

Do t'i laje me ar flori,

Prap nper kambe iu vuer Jullari,

Edhe i mbet nen bark samari.

Tash q* kasha mbet filuze

E bese kush s'na zen p'r'i rruze,

Po na thone se ky Kole Thaci

Ka cue kashen te kovaci,

Thate ngarkue mbi dy shilurtha,

Per me ndreqe me te do kurtha,

q* me i ngrefe mande:j n'Shqipni,

Do n'Gegni -e do n'Toskni,

Ku ma fort t'ket gjase e ishkile,

Se bjen mbrenda ndonji skile -

Ndonji skile britanike,

A ndo'i shqarth prej Amerike,

T'cillve shtrejt po u bante lkura.

Vec ka thane Ali Klisura,

N'Parlament kur e kane pvete,

Se kjo rune asht "peshk ne det't,

E prej saj kurrgja n'kulete

Nuk i hine s'mjeres Shqipni.

Par po e zame, zotni, se Kola

Po ka pare e po ka t'holla,

Per me tnkambun kete Muze:

Arkeologun, por,ku e ke?

Pse un e dij, more bablok,

Se muzeu pa Arkeolog -

Arkeolog i dame me gisht,

Asht si spata e re pa "bisht".

 

 

.MINISTRI

 

Un kete pune'e kam mendue,

Edhe fjale prandej t'kam cue

Per me ardhe me u pjeke me mue,

Pse Arkeolog un t: kam emnue -

Arkeolog edhe antikvar,

Per me mkambe Muzen kombtar.

 

 

BABATASI

 

Ama".jarebi... Zotni,

E ke gabim; pse un s'e di

Se ku shpin 'ka Arkeologjia.

Me shka m'duket, lum zotnija,

Ti me mue po don me u talle.

 

MINISTRI

 

Jo ,pra, ja, s'po due me u prralle.

A di' shka, more babtok,

Me u ba nieri Arkeolog

Pune evshtire nuk asht nder ne,

Si Arkeolog, ti tjeter s'ke

Vec;: me rmue, ndo'i here ne dhe,

Me gjete vorba a palare,

Me mbledhe shtamba e karratyqe

Hekuraqe e helezy'qe:

Me barte gur e shtylla t'thyeme,

Megjetekund ndo'i xhybe t'shkyeme,

q* pat veshe rnotit ndo' i plake,

Ndo'i stravece me e gjete t' pa thake:

Me grurnbllue brisq e hiqake,

Ndo' i topanxhe t 'veshne n 't.eneqe,

A ndo'i "ltine" te pa ngaskeqe

E njikso partallesh tjera,

q* edhe n'pleh gjinden herhera.

Ase n'dore t'ndonji tellallit

Kur ndokush, ngushtue prej hallit,

Qet me shite fraget e t'et,

A ndo'i tjeter mallimet.

Sa per kaq, kishem me thane,

Mjafte q* nieri te kete zane

Ndo'i rrushdije -a iptadije,

E ndo'i fjale edhe t'a dije

,A. latin ase greqisht

-Par mjafton edhe turqisht -

Se Arkeologaj dei me nam.

Pra kto fjale per tash po i larne.

Ti n'Shqipni Arkeolog sod je:

Qe dekretln tek e ke,

Me nenshkrim te zyres s' nalte.

Bote Tirana ka, edhe balte,

Ka dibralle. jevk e ustallare;

Pre qerpiq, e sa ma pare

Hinia punes s'ketij Muzeut

Per lulzim ndere t'Atdheut.

T'u ngjatet jetal Ma s'mund t'rri,

Pse do t'shkoj n'Kryerninistri,

Ku Ministrat jane bashkue

Per do cashtje me u ksillue

(cohen e dalin te dy)

 

 

 

 

Rruge

 

BABAT ASI

 

(tue fole vedi me vedi)

 

Se, per Zotin -kjofte levdue! -

Me shka vete po jam tue pa,

Gia Shqipnia n'dore nuk ka

E as perparakjo s'do t'vete,

Q'se Ministrat ndajne dekrete,

Pa peshue nji hefe ma s'pari

Se ~'zotsi mund t'kete zyrtari,

E q'se fatii Atdheut te.shkrete

Mujtka ajsod edhe me mbete "

N'dore t'do njerzve, per t'cillt vete

E as kurrkush, kujtoj, s' di gja

.Se c'shirok a se c'murra

Na i ka hjedhe e pru n' kete dhe.

E po kush di gja nder ne "

Per nji pale, q* ktu n'Shqipni :,

Po rruejn petlla e "kabuni",

E rrmejn rroga n'ar flori,

Kush di gja, po tham, zotni,

Se ku i kane gjak e gjini,

Se ku i kane kta plang e shpi,

Stane, pleme, vathe e gji?

Pasaporlat kush ua pav,

Per me thanese kta s'jane Slav,

Nuk jane Slav, Turq, as Bulgare,

Par jane fj'esht hurra Shqiptare?",

Shka punuen kta per Atdhe?",

Ku jane krenat q* kane pre?".

Librat'shqip q* kane botue?..

.Edhe ndihmet q* kane kushtue

Per triumfte liris s'one?

Per pose emnit se si u thone,

Kurrkush gia nuk di, per ta;

Nuk di gja, par megjithkta;

Megjithse edhe t'pa zotsi,

Na po e sQofim ke n' Shqipni

-Qeni t'zo'n ma ku s'po e njeh -

Na jane ngrefe si gjelat m'pleh,

E pedanta e "Don Kishjote",

Me nji hije krejt kokote,

Tuj u mbajte per liberala,

Per modern e oksidentala,

-Sidomos n'kto'kohet e mbrame -

Pjellin ligje, vjellin pro grame,

Apin urdhnaedhe dekreta,

Sjellin gjinden poshte-perpjeta,

E n'kete mnyre cdo perparim

Kane pengue, e mbrende n' sundim

Njerz e rune kaq kane pshtjellue,

Kaq perzie e kaq ngatrrue,

Porsi floket e atij harapit,

Sa q* mbrende ne krye t'nji krapit

Ka ma shum, thom, harmoni

E tendence per qytetni,

Se n'shtet t'one,- Eh, moj Shqipni!

Fort po drue se nji dite ngusht

Ke me ra, 'e kryet ne grusht

Ke m' e kape, pa pase pi musht,

Q'se do njerz, q* kush me i zane

S'kisht'per peng as per dorzane,

1\1' kurriz t'and po sjellin paten, ,

Edhe m'mjalte po e mbajn sod spaten:

T'cillt ngerdheshe m'nipa t'Kastriotit,

Kndojne at kangen, si 'i hefe motit:

"Tshkojme e t'hame na voe t'fergueme

Ke ajo ndrikulla e hutueme"

E kjo ndrikull.a e pa mend

Ti Shqipni je, t' tham p'r timend:

Pse, po mendt t' i kish' ti tok,

Sod s'do t' ishe un Arkeolog,

E as do njerz, besa, per t'gjalle,

Kurr Ministra s'do t' ki'n dale;

Po pse mendt ti m'vend s'i ke,

Prandej kot rrermoj un n' dhe,

E batallat, varg e vister,

Bahen "Pashe" bahen "Minister"

Ei biejn shtjelm ,sahanit t'shllines,

Kah ty t' hjekin dredha shpines;

E pa i qite zavall 'kaptines,

-Pa prek pende -pa prek parmende,

!Tuj u falle -tuj u gervalle,

Po t'i hjekin spik ksaj jete,

q* ma mire nuk ka ku vete.

Xllepill plot e barkun koder:

S' ka si u ve'ma mire kjo Loder.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ndihma e Zotit

Gjergj FishtaMbi toke t’zeze ku shtegton niri,

Qiella s’naltit pa shkelxye,

Ngele ma i forti e hupe ma i miri,

Gjujt s’punojn e zemra dron.

Punet e mbara per me u krye

Zemra duhet, duhet kshilli,

Per ne kjofte se anmik ast Qielli,

Ftofet zemra e kshillit shkon.

 

Feja

Jane do q* me zhvillue

Duen rrezet kah i merr dielli,

Pse shkojne tue rrokullue

Hyjzit e qielles, e bota;

Por t’tana fjale jane t’kota

q* nieri i shkrete sndergjon.

Aq nalt nuk kapet kshilli

I nierit, e i ngele dija,

Ne kje se mbi flete t’mija,

M’u kape kah kroni i dijes,

Aj i shkreti nuk qindron.

 

 

Shpresa

 

Nder t’tana fajet, qe n’toke nierzimi

Ban ma I madhi nder t’gjitha a’ disprimi,

q* dan nierin prej mshrires s’Tynzot.

Ku s’asht Shpnesa, s’a’ Feja, as Dashtnija;

Kto virtyte, pse, s’bashkut lshojn rrezet;

Shqymen t’trija, ku njana nuk ndezet;

Vec prej njanes shelbimin pret kot.

 

Dashtnia

Ate here kur ujet t’kullue

E shoh une tuj u derdhe curril prej kronit,

E mbrapa per t’gjate prronit

Kah deti neper bar e lande tue shkue,

A thue se etja ujet e ka ngushtue;

Cuditem nder mend t’mija,

Pse ujet e prronit, tjerve q* u shqyme eten,

Prej dishirit me pi gjithmone lodhe veten,

E zemra e eme e thata

Per dastni shejte et nene s’ka e ngrata.

 

 

 

Dëshmorëve

 

O ata t'lumtë, q* dhanë jetën,

o ata t'lumtë, q* shkrinë vehten,

q* për Mbret e vend të Parëve,

q* për erz e nderë t'Shqiptarëve

derdhën gjakun tue luftue,

porsi t'Parët u pa'n punue!

Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,

but u kjofshin moti e stina,

ak'lli, bora e serotina:

e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë,

e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,

der' sa t'shndërisin diellë e hanë,

ata kurr mos u harrojshin,

n'kangë e n'valle por u këndojshin.

E njaj gjak, q* kanë dikue,

ban, o Zot, q* t'jesë tue velue

për m'ia xe zemrën Shqiptarit,

për kah vendi e gjuha e t'Parit!

 

 

Çohi të Dekun

 

 

E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,

q* flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,

Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli

Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. -

Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,

E nami i sajë përjetë u trashigoftë!

Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Dri

 

 

Shqipnia e Lirë

 

 

Do t'valvitet m'Kaçanik

M'Kaçanik, po, do t'valvitet

Kuq e zi Flamuri i shqyptarëvet,

Përse toka, shqyp ku flitet,

Ajo vetë asht, q* prej t'Parvet

Trashigim na e kemi pasë:

Mbrendë i huej, jo, ma s'do t'shklasë,

Posë atëherë, kur vjen për mik.

Jo, po: na sod ktu sundojm;

Ktu s'hecë fjala e tjetër kuej;

Gjall Lirin' na nuk e lshojm,

S'njohim mbret as krajl të huej.

Zoti n'qiell e na mbi tokë:

Me gjithkënd vllazën e shokë,

Por se i cilli m'cak të vet.

Prande i huej, n'andërr m'e pa

Se vjen kurr e shklet ndër ne,

Drue se keq kishte me i ra;

Pse shqyptarët kanë ba nji bè

Bè të madhe ata kanë ba:

Për Shqypni në luftë me rra,

Me rra n'luftë me krajl e mbret,

E kur bjen në luftë shqyptari

Lidhë me besë ai ndërmjet veti,

E din hasmi se aty pari

Shungullon toka e gjimon deti:

Se bijn krenat fushës s'mejdanit.

 

 

E porsi krandja e that n'nji flakada,

U shoftë me arë, me farë me mal e vrri

Kushdo shqyptar, q* s'brohoritë me za,

Kushdo shqyptar, q* s'brohoritë me uzdajë:

Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

 

 

 

Shqypnisë

 

 

 

T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!

 

I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,

 

Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekë atë ajr t'kullue

 

Si Leka i Madhi e Skandërbegu i biri

 

Kje i Lumi vetë, q* mue m'dërgo ksi hiri

 

Për nën qiellë tande t'kthielltë un me u përftue.

 

Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,

 

Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.

 

Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana

 

E armvet n'za, q* shndrisin duert e t'lumit,

 

Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:

 

Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit

 

1. tue t'hjekë - tue thithë

 

2. ksi hiri - kësaj here

 

3. burrit - Pirros së Epirit

 

4. niri - njeriu

 

5. duert e t'lumit - duart e shqiptarit fatlum

 

6. Eden - parajsa tokësore

 

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Gjergj Fishta - Anzat e Parnasit

 

 

Qe besa, or burra,

Nuk dij kah t'çajë,

Mbasi do t'thirret

Sod derri dajë...

Me anmiq t'Shqypnís

Un pa u frigue

Mjaft jam, i mjeri,

Kacagjelue.

Pse kam pasë thânun

Deri sivjet:

Lum aj q* shkrihet

Per atme t'vet;

Edhe kam pritun,

Mbas ktij mendimi,

Trimnisht per atme

Ç'farë do ndeshkimi.

Por tash, t'a dini

T'tânë rreth e çark,

Se mue m'ka hi

Sod lepri n'bark.

M'âsht bâ shtupë zêmra,

E m'la trimnija,

Si jam tue njoftun

Se ç'm'qet Shqypnija...

Po, po; kujdesi

Për Gegë e Toskë

Mue sod m'ka hjedhun

Si hút n'ketë prroskë,

Kû, ndêjë harû

Si dac n'govigj,

M'janë bâ, qe besa,

Kërçikët si vigj,

E shtati tjeter

Porsi degë pishe,

Thue se kam hanger

Haram gjâ kishe.

Si me pasë lé

M'ndo'i knetë n'Zejmên,

A me pasë ndêjun

Tue tredhun qen.

Ehu! t'kishe shkue

Pak mâ kadalë,

S'kisht' kênë nevoja

Me tjerrë ktû fjalë;

Përsè ishe màjun,

Si mâjet njala,

E punue m'kishte

Kuleta e fjala;

Porsi njatyne,

q* ndêjë n'Shqypní,

Kujtojn se gjinden

Shi n'Australi;

E per dhé t't'Parvet

S'u bjen nder mend

Me sa per kpurdha

q* bijn n'dervend.

Ata, eh t'paça!

Kanë spaten n'mjaltë,

E si balona,

Per ditë mâ t'naltë:

Per ditë t'u mâjun,

Si mâjet njala,

U punon m'shekull

Kuleta e fjala.

As per punë t'ême

S'kanë t'lodhët, hae i keq,

Me sá druen halen

Se i therë n'perpeq.

E pse, pra, t'rrekem

Pa i bâ gjâ kujë?

Persè t'a mbajë

Un shatin n'ujë?

A thue dishroni

Prej ktyne s'ligash

Gjithmonë me m'pamun

Si t'pimun shtrigash?

Ehu jo, bre burra,

S'kam lé per s'teprit!...

Mâ mirë u rrnueka

Me zêmer t'leprit...

Kam dá, t'a dini,

Me vjetë t'sivjetit

Me u shporrë Shqypnijet,

Me kênë i vetit.

E dij se kini

Ju t'gjith me m'shá,

E se me m'thirrun

Mâ s'kini vllá;

Por n'dashtë; le t'thohet

Se dredhoi Leka,

Veç kurr mos t'thohet

Se ka mbetë Leka.

T'a dijë Shqypnija

Prá, e sheklli mbarë,

Se mâ mbas sodit

Uu s'jam Shqyptár,

A ndiet, Zotni,

q* rrini m'shkam?

Un mâ me sodjet

Shqyptár nuk jam.

M'thirrni si t'doni

U tham: Urdhno!

Zulù m'a njitni...

Shqyptár, por, jo.

Per mue Shqypnija

Kufij mâ s'ká,

Nuk kam kund atme

As fis, as vllá,

Fis kam mâ t'fortin

E vllá bujarin,

Per atme barkun,

Per erz kam arin.

Prandej, mbas sodit,

Kur t'm'leverdisin

Un kam me shndrrue

Sá herë t'due fisin.

Kshtû, kam me rá

Un n'mbramet Grek,

Kam me ndjehë n'nesret

Shkjá ja Zejbek.

Dér sod kjeç dhanun

Per gjuhë shqyptare:

Por shka, me sodjet,

Per mue dalët fare.

Per mue janë baras

Si bukë si pane,

Por due q* gjindja

Pa tê t'mos m'lâne.

Persè veç shqypja

Do folë n'Shqypní,

(Si duen me thânun

Nji palë zotní),

Kur me 'i gut'n Morgen!

A kali imera!

Me 'i dobra vecer!

A buona sera!

Mue punët të tana

M'hecin për fille,

E dér morrizi

M'qet drandofille?...

Luftët e Kastriotit

E t'Dukagjinit

Un kam me i mbajtun

Per dokrra hînit.

Sot per mue Leka

E Skanderbegu

Janë Palok Cuca

E Jaho Begu.

Mâ s'kam me i qitun

Zavall un krés

Per krena t'vendit

As per t'parë t'fés;

Kushdo per mue

Le t'jét i pár:

T'jetë dreq me bryna,

Por jo Shqyptár.

Pse krejt sod jeten

Un ndrrue e kam,

Kam lé per s'dytit:

Shqyptár mâ s'jam.

E prej se s'dytit

Kam lé sivjèt:

Kurdo t'pagzohem

A t'm'bâjn synèt,

Un due t'm'a njesin

Pantaleone

Pse mbarë bjen fjala

Me napolione.

Pantaleone,

O 'i tjeter êmen

q* t'dáj se mashkull

Nuk jam, as fêmen:

Taman si duhet

Shqyptari t'jét,

q* don me pasun

Kuleten xét.

Tash bjer kavallit,

O barku i êm,

Porsi bylbyli

q* kndon mbi gêm!

Persè me sodjet

Nji jetë e ré

Do t'xâje filli

N'Shqypní per né.

Per né xén filli,

Po, koha arit,

Sod q* i rám mohit

Rodit t'Shqyptarit.

O i lum ti i lumi,

Si padishà

Tash ké m'u lkundun

Mbi ndo'i sofá.

Per né mbas sodit

Per çdo punë t'liga

Nuk do t'na marre

Mbi shekull friga.

Kemi per t'kênun

Si hy mbi tokë,

Kem' per t'zotnue

Pa dhimbë mbi shokë,

Kemi me shkelun

Mbi rrashtë t'Shqyptarvet,

Tue lànë mbas krahit

Burrnín e t'Parvet.

Tjerët kanë m'u ushqye

Me lakna t'veja.

Me shllinë (n'i paçin,

Medjè, dhênt plleja),

Ti ké me rrue

Bibâj e pata,

E makerona

Edhe sallata.

Tjerët kanë me shkimun

Edjen me hirrë;

Ti, veç a mundesh

Shampanjë e birrë.

Pa lodhë na menden

Per dhé e gjuhë t't'Parit,

Kem per t'kênë çmue

Prej zogjsh s'Shqyptarit.

S'ka per t'ngranë palla

Pse t'digjet ara

Ase mos t'gjindet

Kund rrushit fara.

Kúr per tý greza

Bâjn malit bungat

E mjaltë per tý

Kullojnë dér cungat.

Ehu! dy germaza

Sod kjeçë tue dashtë

E 'i plandc lastiket

Krejt mbrendë e jashtë:

Kjé at-herë tu' u zgjâ

Ti sá koteci,

E tu' u kuqë hunda

Mue m'kje si speci.

Oh! Kúr t'xâsh filli

Me vû ti strehë,

Sa t'u ngjatjetat

Ké per t'i njehë!

E ka me u gjetun

Ndo'i farë Orfeut

q* lavdet t'ua

T'i a kndojë dheut.

E ti, tue qeshun

Kangë e kangtár,

Tash mban perkthesen:

Nuk jam Shqyptár

Mandej, kúr plakun

E lodhë prej vjamit,

Ké m'u dá shekllit,

(Per sherr t'Adamit),

Njata q* zhaben

N'ketë jetë t'a rrasen

Kshtû kanë me t'shkrue

Mbi vorr ty rrasen:

"Ktû njaj fatbardhi

Âsht tue pushue

Per Fé e per Atme

q* pat jetue."

A thue se âsht vorri

Bash i Spartanvet

q* n'Thermopila

Bânë báll Persjanvet...

Prá, bjer kavallit,

O barku i êm,

Porsi bylbyli

q* kndon mbi gêm!

 

 

 

 

SHËN FRANÇESKU I ASIZIT

 

 

1. Prej s' pangishmes ûjes s' arit,

q* trazon nierin në zêmer,

Prej dishirit t' mbrapshtë t' krenarit

q* me i vû vllazent nen thêmer,

N' ato t' mesmet t' egrat mota,

Kúr nen dhunë e Drejta prâte,

Para Hy'it randue isht' bota,

Edhe mnêrshem n' terr ofshâte,

2. Ishte bâ, po, ligjë krenija,

N' khetra t' fortit kjate i drejti,

N' vend sundote paudhnija,

Zot mbi gjâ isht' bâ dorshpejti.

M'armë m' shoshojn gjindja mberthye,

Lott e shkeluna të t' mjerit,

Keq kunora edhe perlye

Lypshin gjyqin kundra njerit.

3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit

Nji 'i ngushllueshem zâ qielluer,

Serafinit t' lum t' Asizit

q* me i thânun kështû muer:

– Shpija e ême âsht tu' u rrênue:

Çou, Françesk, shka rrin tue pritun?

Çou, Françesk, tash pa pritue,

Edhe shpin shko me m' goditun! –

4. N'atë fjalë t' ambel t'Pernedís

Shpejt Françesku po i rrin gati;

I a kthen shpinen gjâs e shpís,

Petkat tretë q* ja dha i ati,

E me 'i thes të vrashtë ai veshun,

Edhe m'kambë pa mbathun gjâ,

Me nji t' ashper litár njeshun

Fushës e malit thotë me zâ:

5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijtë e ni'rit:

T' gjithë n' Tynëzonë ju vllazen jini;

Per jetë t' gzueshme t'naltë Empirit

Gjân e shekullit n' mní t' a kini,

Perse veç me pervûjtní,

Perse veç n' vobsi t' shêjtnueshme,

Perse veç me dashtuní

Gëzon nieri n' jetë t' amshueshme.

6. Kshtû i Asizit Serafini

N' dashtní shêjte ndezë, këndote;

N' atë zâ t' ambel Apenini

Anë e kand per máll jehote;

Edhe e ndiente zaje e djerre

Mal e fushë, pshatra e gjyteta,

Zâ'n e ndiente shpend e berre

Sheklli i ndjeu kto fjalë t' verteta.

7. E qe u shkrehen armët mizore,

Me anmiq u vendue besa,

U fashiten mnít gjaksore,

Edhe humbi n' atë zâ resa;

Dashtunija e ligja e Zotit

Xûne vend prap permbí dhé,

Krishtenimi, si 'i herë motit,

U pertri krejt n' jetë të ré.

8. Shpresë e ambel i u çil robit,

q* n' travajë rrite tue kjá,

Pse bujari lott e kobit

Me dorë dhânse xû m' i a dá;

Edhe xûni m' i u pastrue

N' ftyrë kadifja vashvet t' reja;

Xû kunora me u nderue

Gjithmonë shêjte si e nep Feja.

9. Edhe atë herë, bujarë e mbreta

Lanë pellazet e madhnueshem,

I lanë trimat armët e veta

E n' kuvende të mjerueshem,

Prej dishirit t' sendve t' epra,

Në vobsí s' cillës i u kushtuene,

Me Silvestra e me Gjinepra:

Ata bashkë u vllazënuene.

10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite

Krejt Françesku marrë n' Tynëzonë

N' per vedrime të nji drite

Po skjurton si atje mâ vonë,

Per nen hije t' Flamrit t' ti

Veç mbi Fé e skam naltue,

Isht' tue dalë nji fis i rí

Luftët e Zotit me luftue.

11. Po skjurton Bonaventuren

q*, me vapë t' nji Serafimit,

Mendes s' nierit i a shtron uren

Per me u kapë te kroj i Amshimit

Po skjurton, po, edhe Dun Skotin,

Cilli anmiqt e Asajë, q* n' Zêmer

Për nandë muej e barti Zotin,

Mende-kthielltë i vû nen thêmer.

12. Ezelinin, nieri t' dhunshem,

E sheh n' gjûj perpara Antonit,

E sheh mushkun trí dit ûnshem

Tu' u perkulun t' Pergjithmonit;

Edhe sheh sá prej Eufratit

Prej së lémes m' t' rame t' di'llit

Sá i bekuem âsht petku i Fratit,

Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit.

13. Edhe i njeh sá bijt e tí

Fén e Krishtit t' amëshueme

Me gjak t' vet e bâjn dishmi

Nder krahina të mjerueme;

Sheh prap kryqa edhe tjara

Se n' krahnuer e permbi krye

Bijve t' skamit per punë t' mbara

Janë per kishë tuj u shkelxye.

14. Zêmer-knaqun n' kto vedrime

Xên me kndue Françesku atë hera:

– Zot i Madh e plot ngushllime,

Tý të kjoftë lavdi edhe ndera!

Levdue kjosh per rreze t' diellit,

Levdue kjosh per hânë t' argjântë,

Levdue kjosh per hyj të qiellit,

Levdue kjosh per t' kthielltë e t' vrântë! –

15. Mbi krah t' tij, ndejë zogu i verës,

E percjellë atë kndim t' hyjnueshem,

Edhe i ambli flladi e erës

E perkthen n' per gjeth t' blerueshëm.

Larg e larg n' per hapësire

Prej së kthielltë p'rherë Qytetit

Tue ardhë ndihet nji kumbë lire

Porsi e paqta vala e detit.

16. E nji Êjll nder Serafima

Nji mâ n' shêj, si drita e larta,

Tuj u djergun si vetima,

Per krah t' tij rreh fletët e arta,

E me rreze të bindueshme

M' trup t' shenjueme, kah e priri,

Njato varrë i a la t' hyjnueshme,

Prej kah rodh per né gjith hiri.

17. O ju t' bijt e ktij t' Vobegut,

Êmni i t' cillit tu' u permendun

Ndihet malit edhe bregut,

Kahdo rrezja t' shkojë tu' u endun,

Me ftyrë t' çiltë ju kqyrnje dhén,

Pse njerzimit, humbë n' mes t' territ,

Me dashtní tue mbajtun Fén,

Mproje u bât ju kundra ferrit.

18. Jú edhe i vorfni prind u ká

E i papasni n' ju gjên ndihmen;

Lott atij, q* rrin tue kjá,

Ju i a fshini e zbutni dhimen.

Ju n' pellaza e n' ksollë t' bueqarit

Pagjen shêjte gjithkah çoni,

Per nen thêmer të krenarit

Me u ndrydhë t' ligshtin nuk e lshoni.

19. Gajret, pra, nder sá t' vështira,

q* u pershkohet n' ketë tokë jeta,

E amshueshmja perse e Mira

E ka dá nder kshille t' veta,

Se me skam e pervûjtní,

Me dashtní, q* âsht prej Parrizit,

Ka me ngjatë p'rherë me lumní

Urdhni i Vobekut t' Asizit.

 

 

 

Burrnija

 

Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta

Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem,

Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta

T'cepit t'shpulpuem,

Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,

Zymtë e me i hije t'trishtueme, t'përmnershme

Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit,

Rrin Deka e tmerrshme.

Prej avisit t'humnerëve t'zgavrueme

Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori,

Të hapët tërthoren e natyrës s'krijueme

Kundron në mni,

E idhtë asa' i kërcënohet. Nji t'përqethët

Acar, at botë, natyrës i shkon, n'për tejza,

Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët

E jetës ndër fejza.

Me u zbe nisë rrezja shi n'krue t'vet shkëlqyeshëm

Bres dryshku njeshet, n'atë shauret mbi rrota

Së moknes s'rrokullis e boshtit rryeshëm

I vjen rreth bota.

Felgruemun njerzit nën tjara struken;

Për nën kunora pshtimin ato lypin!

Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken;

N'andrra t'dheut zdrypin.

Por kot. Mizore ajo kosë t'vet ka sjellë,

Shungllon thellimi për nën kupë t'Empirit;

Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell

E nën kambë të nierit.

Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue

Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija;

Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,

Ulëron stuhia.

E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta;

Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;

Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta

Ka' ajo sjell kosën.

T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,

E mnert kah kosa cepit t'dekës të shkulet;

Kah m'kërdhokla londit kërçiku i saj

Shekulli përlulet.

Vetëm s'përkulet para Dekës njai trimi,

N'zemër t'cilit nuk randojnë punë t'liga,

E që s'e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra)

As paja as friga.

Për nën mburojë t'ndërgjegjes s'vet t'kullueme;

Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell

T'elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s'shëmtueme

I rrin kundruell.

Përpara tijë shkon moti t'uj u endun:

Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;

Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'përmendun

Kanë për t'u pa.

Por, ngulë ai synin n'ideal t'naltueshëm,

Si' i kep, q* vala smundet n'det m'e e lkundun,

Sido qit t'dajë ndeshtrasha e dheut t'mjerueshëm,

Ngelë n'vend pa u tundun.

Jo po: as n'flakë t'armëve nuk veton ai sye,

As buzës humnerës nuk i dridhet themra:

Sheklli, po, mbarë me pasë për t'u shpërthye

S'i ban lak zemra.

Rekton mbarë jeta për nën fyell t'kërçik'e

Të dekës s'shëmtueme, s'përmnerëshme mizore:

Vetëm BURRNIJA - një BURRNI çelike

Asaj i rrshet dore.

N'mos i paça mendt mbi hatull,

Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull.

Venu shej ti fjalve t'mija,

Pse do t'vijë po lum zotnija,

Koha n't'cilën Shqyptarija,

Zojë n'vetvehte ka me dalë,

Por m'fal faj'n ti për këtë fjalë:

Mal i Zi ma s'ka me pasë,

Serbi vëlla do ta humbasë,

Pa kqyre t'drejtë paa kryre arsye,

Serbin shqype ke mbi krye.

Ka me t'lanë ky i ditë pa sy,

Thellë n'rrashte, po t'ue t'i gërrye,

Se kshtu ecte në shekull lodra,

Ulu maje e çohu kodra...

 

 

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Sugrite, Mortui!

(Cohi, të dekun!)

 

 

Vendimet e padrejta t'Europës kundra tokvet të Shqypnis mbushin me mëni e egersojn zemren e Poetit. Në furi të ketij idhnimi u siellet Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plozhtesin e tyne, e i grishë të rrokin armët, tue u drejtue sidomos prisavet ma ne shenj.

 

Kjo kangë shquhet posë gjith tjerash per sulm e fuqi e zbulon nji nder veti të Zanës së Fishtës.

 

Shqyptarë, a ndiet? Europa, mrrutë e ndyt,

Shkerdye me Evrej t' Parisit e t' Londonit,

(Së cilles dreqi i a plasi të dy syt

E marren ma s'e sheh, njitas n'e s'vonit)

E bani gjyq, q* t'nipat e Kastriotit

Shkjevet t' Balkanit urë t'u rrijn mbas sotit.

Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Europa,

q* shi njatyne urë t' u rrijn per dhe,

Të cillët kishat rrenue u a kanë me topa

E n' djep foshnjet e njoma u a kan pre:

q* ' ndertat vasha u kanë koritë perdhuni

E rrugash bamë i kanë me dekun uni.

E mbas sotit Shqyptarët n' gjuhë t' huej do t' flasin;

E gjaksvet t' vet do t'bajn kta t' u ngjatët jeta?

Hajnat lapera zotëni do t' thrrasin,

E t' pa rodit do t' i apin pagë e t' dheta;

Me armë shqyptare, n' za gjithmonë e n' namë,

Sogje Shqyptari shkjaut do t' rrijë sod m' kamë.

Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n' ketë jetë?

A ka si i bahet kuj ma teper dhun?...

Ehu! shka do t'bajn, thue, tash Shqyptarët e shkretë:

Ata, q* m' vedi pasë e kanë kanun:

Ata, q* n' dej kanë gjak të Skanderbeut:

q* sheklli mbajtë i ka per burra t' dheut? -

Shka bajn Shqyptarët?... Han fiq e kastraveca:

E pijn mastikë, e qesin petlla n' uej;

E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;

E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej

Pale a kanë ksulen qyp a se kapelë,

A e ka uficiali kalin at a pelë.

E armët e t' Parvet shkojn kta tue kerkue,

Ndo 'i karajfile t' gjatë, a ndo 'i tagan: -

Por, jo, - mos drueni! - jo per me luftue

Me malazez të shkyem a me serbjan:

Por per me mujtë me xjerrun kund ndo 'i grosh

Tue rrejtë me to ndonji hingliz balosh.

Jo, po; Shqyptarët kanë sot të madh kujdes...

Njata, po thom, q* ndo'i miras e presin,

E druen se emta a gjyshi vrik s' u des:

Pse per Shqypni, q* krajlat po u a shesin,

S'cajn kryet aspak me sa caj kryet un sot

Per shkarpa t' vjetra, q* kam shkye kahmot.

Ahi! turp e marre! Burra, le e rritun

Me armë mizore n' dorë, e q* fatosa

T' parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t' toplitun

Si t' dekunt n' vorre, sod q* i mbrikka sosa

Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet,

E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t' Parvet!

Ktu, ktu shqyptarë!... A ndiet?... Ku u kam... Ku jeni

Mo' leni, burra !... M' armë!... Mbaroi Kosova !...

Ianina humbi !... e ndoshta, Tepeleni...

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !...

Vendet ma t' mirat ne na i mori shkjau,

E, shk' ast ma zi, ne vlla me vlla na dau!

Ah! m'kambë, bre burra! m' kambë! shka jini mshehun

Nder furka t' gravet, si do rrole t' kqija?...

Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun;

Asht turp, per Zotin! shurdhë me hupë Shqypnija.

Mo' leni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!

A gjallë me nderë, a dekun grue e trim!

Ku je, Bibdoda, ti nji rrfe prej qielle?...

Je derës bujare, e trim i drejtë ti je!

Flamurin e Shqypnis, sod n' ajr ti stielle;

E grishi malet me qindrue p'r Atdhe.

Ku themra e jote per Atdhe të shklase,

Atje kryet t' onë, po, per Atdhe t' humbase!

Mo' le' Toptan, q* me shpatë t' ande binde

Nji shekull mbarë m' at maje Taraboshi!

Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind'e,

- Ndejun n' voter s' prarohet jo kondoshi...

Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari

Qindro, si 'i herë qindrove me trimni.

M' kambë Dedë Gjo' Luli! Thonë se 'i t' biri t'shkinës

Lekët e Malcis sod t' dhetat do t' i a lajn

S edhe do t' vejn kapicen e Cetinës:

A 'i mend, thue, ti, kaq marre do t' a bajn;

Ata sokolat t' u Lekët e Malcis,

q* aq gjak kanë derdhun per Liri t' Shqypnis?

Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deciq ti xiri

Shkaf asht i Lekë, e thueju, se Shqypnija,

Aty kufin e ka, per ball me Viri,

E ke me pa ti atë herë, se rrokullija

Me u cue m' e zhgulë andej, nuk mund t' a hjekun;

Pse per Shqypni Malcoret janë msue me dekun.

Ah! m'kambë, Shqyptarë! e mos t' u lshojë, jo, zemra,

Pse Perendija s' ka me u lanë me u thye.

T'u biejë nder mend, se fort ma e randë asht themra

E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m' krye.

Urra! po, djelm! Shqyptar kushdo ka le,

N' mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t'hije n'dhe!

E n' kjoftë se lypet prej s' hyjnueshmes Mni,

q* flije t' bahet ndo'i Shqyptar m' therore,

Qe, mue tek m' kini, merrni e m' bani fli

Per Shqyptari, me shue cdo mni mizore. -

Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,

E nami i sajë per jetë u trashigoftë!

Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n' Dri

E porsi krandja e that n' nji flakada,

U shoftë me arë, me farë me mal e vrri

Kushdo Shqyptar, q* s' brohoritë me za,

Kushdo Shqyptar, q* s'brohorite me uzdajë:

Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Pjesa e meposhtme eshte shkeputur nga permbledhja satirike "Nikolejda. Krijimet ne kete permbledhje jane shkruar gjate viteve 1898 - 1907. Permbledhja eshte bere e mundur nga Razi Brahimi, bazuar ne nje kopje te doreshkrimit te Gjergj Fishtes

 

Kur pata kenë ba Papë

P. Anton Harapit

 

Sonte vetë kam pasë nji kllapë

Kam pa n’andërr se m’banë Papë

Faj’n ia vë nji miku

 

Nji ky miku më pat thirrë

Dje mbasdite me pi birrë

N’hije t’gjanë t’nji fiku

 

Diku veç ndoj gotë ma tepër

Piva vetë, q* mendja lepër

Mue m’kje ba gjith’ natën

 

Si kje puna nuk po di

Veç po u tham’ si Papë i ri

Kam sjellë n’andërr patën

 

Mbasi cilsat n’dorë i mora

Kardinala e mosinjora

Un’ t’i la mbas dore

 

E t’fillova me sundue

Tuj bekue e tuj mallkue

Veshë me petka bore

 

Se shka t’zit’ n’at andërr bana

Mue ndër mend s’po m’binë të tana

I kam qitë n’harresë

 

Veç nji punë po m’bjen ndër mend:

Si Shqipnin ta vuna n’mend

Porsi i parë i Fés

 

Bana’ i ligjë un’ pikë ma s’parit

q* i peshvijt t’jenë rod shqiptarit

Anë e kand n’Shqipni

 

E pse mue – shndritun me rreze

Shum’ m’u dukën shtatë dioçeze

M’dy pllambë vend Gegni

 

N’dioçez t’Lezhës un’ bana ‘i vizë

Edhe i bana ‘i kryq n’kurriz

Tuj ia pshtetë Nënshatit

 

Pukë e Iballë, Kthellë, Selitë

I bashkova me Mirditë

Nën sundim t’abatit -

 

Mandej lshova ‘i mallkim t’randë

- Gur e dhé, bëra më t’randë –

M’t.gjith’ njata ipeshkvij

 

q* tue rrue petlla n’Shqipni

Biba t’pjekme “mish jahni”

Pata e pulastrij

 

Shkruejn ‘çarkorët” n’gjuhë të huej

Si asht’ dishiri i s’di se i kuje

N’fyt kti i dredhsha lakun!

 

E jo n’gjuhë t’ambël t’shqiptarëve

T’cilt’ për besë e Fe të Parëve

Rrkaje kanë derdhun gjakun

 

- Zot t’u kenun Krishti i lum

t’ana gjuhët ka dijt kotrum

Me gjithnduer kuvendit

 

Po, po popullit t’Israelit

Fole s’i ka n’gjuhë t’Schiapparellit…

Veç në gjuhë të vendit –

 

Atëherë un’, për t’u shtie mnerën

Do meshtarve, q* të mjerën

Kishe dugajë e kan’:

 

q*, për t’mbushë ma mirë kuletën

Nuk kan’ turp me shitun veten

Ndër shkje e ndër taljan

 

Katër priftën m’fik i vara;

Dymbdhetë tjerë jashtë kishe i nxora;

Tridhetë lashë pa meshë

 

E tue dijt se faj’ i ksajë pune

Rrjedht pse shkollë t’huej kta zune

Un’ t’a çova peshë

 

Edhe atje kah Kisha e Madhe

Ndër do megje e do livadhe

T’ngrefa nji kolegj

 

q* t’a mbusha me xhakona

Të gjith’ zgjedhë prej fisesh tona

N’msim aty me i rregjë

 

Por n’Shqipni pse nji meshtar

Po se prift, do t’jet shqiptar –

Shqiptar, po, pa dredha

 

Un’ rektor e profesor

Sakristan e baçevan

T’gjith’ shqiptarë i zgjodha

 

Mbasi ndreqa kto punë t’mbara

Jezuitët t’i vuna para

Me kamxhik në dorë

 

T’u dhashë det e t’u dhashë mal

N’kolegj t’tyne nji spital

Bana për malsorë

 

Atëherë kapa nji dajak

M’fretën t’huej e t’gjith vandak

T’i hodha andej detin

 

Edhe motrat salezjane

T’i flakrova n’tokë taljane

Me gjith’ Dom Gjon t’shkretin

 

As nuk çava shum’ pallavra

Me mungesha q* bajnë havra

Ndër shpia t’veta

 

T’rejat t’gjitha i shartova

Due me thanun se i martova

Plakat dheut i treta

 

E nuk di se ç’t’zit’ e motit

Kjeshë tue ba m’kët’ tokë t’Kastriotit

T’majkesh gjatë kllapin;

 

Por kur bana me kapë “plumin”

Nji dreq minit m’a xuer gjumin:

M’tokë m’a lshoi Papnin!

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Pjesa e meposhtme eshte shkeputur nga permbledhja satirike "Nikolejda. Krijimet ne kete permbledhje jane shkruar gjate viteve 1898 - 1907. Permbledhja eshte bere e mundur nga Razi Brahimi, bazuar ne nje kopje te doreshkrimit te Gjergj Fishtes

 

Kur pata kenë ba Papë

P. Anton Harapit

 

Sonte vetë kam pasë nji kllapë

Kam pa n’andërr se m’banë Papë

Faj’n ia vë nji miku

 

Nji ky miku më pat thirrë

Dje mbasdite me pi birrë

N’hije t’gjanë t’nji fiku

 

Diku veç ndoj gotë ma tepër

Piva vetë, q* mendja lepër

Mue m’kje ba gjith’ natën

 

Si kje puna nuk po di

Veç po u tham’ si Papë i ri

Kam sjellë n’andërr patën

 

Mbasi cilsat n’dorë i mora

Kardinala e mosinjora

Un’ t’i la mbas dore

 

E t’fillova me sundue

Tuj bekue e tuj mallkue

Veshë me petka bore

 

Se shka t’zit’ n’at andërr bana

Mue ndër mend s’po m’binë të tana

I kam qitë n’harresë

 

Veç nji punë po m’bjen ndër mend:

Si Shqipnin ta vuna n’mend

Porsi i parë i Fés

 

Bana’ i ligjë un’ pikë ma s’parit

q* i peshvijt t’jenë rod shqiptarit

Anë e kand n’Shqipni

 

E pse mue – shndritun me rreze

Shum’ m’u dukën shtatë dioçeze

M’dy pllambë vend Gegni

 

N’dioçez t’Lezhës un’ bana ‘i vizë

Edhe i bana ‘i kryq n’kurriz

Tuj ia pshtetë Nënshatit

 

Pukë e Iballë, Kthellë, Selitë

I bashkova me Mirditë

Nën sundim t’abatit -

 

Mandej lshova ‘i mallkim t’randë

- Gur e dhé, bëra më t’randë –

M’t.gjith’ njata ipeshkvij

 

q* tue rrue petlla n’Shqipni

Biba t’pjekme “mish jahni”

Pata e pulastrij

 

Shkruejn ‘çarkorët” n’gjuhë të huej

Si asht’ dishiri i s’di se i kuje

N’fyt kti i dredhsha lakun!

 

E jo n’gjuhë t’ambël t’shqiptarëve

T’cilt’ për besë e Fe të Parëve

Rrkaje kanë derdhun gjakun

 

- Zot t’u kenun Krishti i lum

t’ana gjuhët ka dijt kotrum

Me gjithnduer kuvendit

 

Po, po popullit t’Israelit

Fole s’i ka n’gjuhë t’Schiapparellit…

Veç në gjuhë të vendit –

 

Atëherë un’, për t’u shtie mnerën

Do meshtarve, q* të mjerën

Kishe dugajë e kan’:

 

q*, për t’mbushë ma mirë kuletën

Nuk kan’ turp me shitun veten

Ndër shkje e ndër taljan

 

Katër priftën m’fik i vara;

Dymbdhetë tjerë jashtë kishe i nxora;

Tridhetë lashë pa meshë

 

E tue dijt se faj’ i ksajë pune

Rrjedht pse shkollë t’huej kta zune

Un’ t’a çova peshë

 

Edhe atje kah Kisha e Madhe

Ndër do megje e do livadhe

T’ngrefa nji kolegj

 

q* t’a mbusha me xhakona

Të gjith’ zgjedhë prej fisesh tona

N’msim aty me i rregjë

 

Por n’Shqipni pse nji meshtar

Po se prift, do t’jet shqiptar –

Shqiptar, po, pa dredha

 

Un’ rektor e profesor

Sakristan e baçevan

T’gjith’ shqiptarë i zgjodha

 

Mbasi ndreqa kto punë t’mbara

Jezuitët t’i vuna para

Me kamxhik në dorë

 

T’u dhashë det e t’u dhashë mal

N’kolegj t’tyne nji spital

Bana për malsorë

 

Atëherë kapa nji dajak

M’fretën t’huej e t’gjith vandak

T’i hodha andej detin

 

Edhe motrat salezjane

T’i flakrova n’tokë taljane

Me gjith’ Dom Gjon t’shkretin

 

As nuk çava shum’ pallavra

Me mungesha q* bajnë havra

Ndër shpia t’veta

 

T’rejat t’gjitha i shartova

Due me thanun se i martova

Plakat dheut i treta

 

E nuk di se ç’t’zit’ e motit

Kjeshë tue ba m’kët’ tokë t’Kastriotit

T’majkesh gjatë kllapin;

 

Por kur bana me kapë “plumin”

Nji dreq minit m’a xuer gjumin:

M’tokë m’a lshoi Papnin!

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Gjergj Fishta-figura Me E Larte E Letrave Shqipe

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

 

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".

Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.

Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).

Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.

Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

 

VEPRA

Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime.

Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...