Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
bili

Deklarata

Recommended Posts

DEKLARATË NR. 3 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:

 

ATDHETARËT NUK I SPIUNOJNË SHOKËT E TYRE

 

-Struktura Inteligjente e FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ka arritur të zbulojë se UNMIK dhe KFOR në Kosovë, në kuadër të ashtuquajturës Inteligjencia e Kosovës, kanë arritur të bëjnë bashkë të ashtuquajturin Sigurimi i Atdheut të LDK-së dhe SHIK-un e PDK-së, si dhe t’ju ndajë detyrat konkret:

1.SHIK-u të zbulojë strukturat e FBKSH-së në Kosovë, sepse të dyja palet, djemtë e vashat e SHIK-ut dhe djemtë dhe vashat e FBKSH-së në Kosovë, kanë prejardhje të përbashkët, kanë qenë pjesëtarë të Lëvizjes Atdhetare e Çlirimtare të Kosovës Shqiptare.

2.Kurse, Sigurimi i Atdheut, të zbulojë të ashtuquajturit vehabista në Kosovë, sepse pjesa derrmuese e tyre kanë prejardhje të njëjtë me ata të LDK-së, që përbëjnë të ashtuquajturin Sigurimi i Atdheut.

 

-Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ashtu siç prej kohësh ka arritur të zbulojë gjithë organikën e të ashtuquajturës Garda e Car Lazarit (më në krye Kom. e tyre Zhellko VASILIEVIC dhe Zv. e tyre Andrej MILIC), poashtu që prej kohesh ka arritur të zbulojë edhe gjithë rrjetin e të ashtuquajturëve vehabista, jo vetëm në Kosovën Protektorat, por edhe më gjerë, edhe në FYROM, dhe me këtë rast deklarojmë se këta forca të errëta antishqiptare janë të lidhura dhe financohen nga agjenturat sllavo-grek, me qëllimin e tyre për të kompromentuar luftën tonë, të drejtë e të ligjshme, për ribashkim kombëtar shqiptar.

-Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), jo vetëm në Zonën Nr. 2 (Kosova Historike), por edhe më gjerë, në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Natyrore dhe diasporë, përmes kësaj DEKLARATE tek të gjithë djelmoshat dhe vashat atdhetare të SHIK-u, APELON që të mos bijnë pre e kulisave dhe e lojërave të tilla të fëlliqura, sepse kemi bindjen e patundur se do të duhet të spiunojnë ish-shokët dhe ish-shoqët e tyre të vuajtjevee të luftës, kurse të huajt do të kënaqen e di të fërkojnë duart e tyre, ashtu siç dikur kënaqëshin dhe fërkonin duart edhe serbët, kur shqiptari spiunonte shqiptarin.

-Kemi bindjen e patundur, se ata pak djem e vasha të SHIK-ut, që do të gabojnë të spiunojnë djemtë e vashat atdhetare të FBKSH-së, të cilët po luftojnë që betimin e dhënë bashkarisht, edhe me dëshmorët e kombit, ta çojnë në vend dhe ta bëjnë realitet, shumë shpejtdo të detyrohen, që bashkë me UNMIK-un dhe KFOR-in të ikin nga Shqipëria e Ribashkuar, ashtu siç dikur, bashkë me Serbinë ikën edhe spiunët e Serbisë. Jemi shumë të vendosur dhe nuk na frikëson as vdekja, që amanetin e dëshmorëve ta çojmë në vend, ta ribashkojmë SHQIPËRINË.

 

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,

Mr. Gafurr ADILI.

Tiranë, 25. 08. 2007

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

DEKLARATË NR. 4 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH :

 

"TËRHIQUNI NGA RRUGA E TURPIT DHE E TRADHËTISË....!"

 

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), është i shtrënguar që publikisht të denoncojë dhe njëkohësisht edhe të sqarojë popullin shqiptar të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit), si më poshtë vijon:

 

- Xhezair SHAQIRI (ish-komandant Hoxha), i cili për sa kohë ishte i veshur me imunitetin e deputetit të Sobranies sllavo-maqedonase të Shkupit, as nuk donte të dinte, jo vetëm për hallet e popullit shqiptar nën IRJM, por as edhe për hallet e bashkëfshatarëve të tij në Tanushec, si dhe as nuk donte të besonte se një ditë do të humbiste imunitetin (siq edhe dodhi, kur në zgjedhjet e fundit për Sobranien e Shkupit, nuk e rifitoi kolltukun e këndshëm të Sobranies sllavo-maqedonase) dhe se do t'i rihapeshin dosjet për krimet e tij të kryera gjatë dhe pas luftërave në Kosovë dhe në IRJM, dhe tani kur "Komandanti" e humbi këtë “imunitet" sllavo-maqedonas, si dhe nga ana tjetër dhe mbi të gjitha, kur po ky imunitet (nga Sobrania e Shkupit), iu tërhoq edhe mikut të tij të ngushtë- Vllado BUCKOVSKI, ky farë Komandant HOXHA na shkoi te bashkefshatarët e tij në Tanushec dhe sot (më 29 gusht 2007), përmes Gazetës "Lajm", na kërkon mobilizimin e ish-luftëtarëve, të cilët (për sa kohe ishte në "pushtet" me LSDM-në), "Komandanti", jo vetëm që nuk i takonte e nuk ndihmonte, por as edhe nuk i mbronte nga arrestimet sllavo-maqeonase dhe i inkriminonte përmes "bizneseve" me mikun e tij Vllado Buckovski.

 

- Kryesia Qëndrore e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe në vecanti Shëribimi Inteligjent i FBKSH-se, prej kohësh (që në vitin 2004), ka zhvilluar hetime, jo vetëm për Xhezair Shaqirin dhe gjithë llojin e tij, të cilët luftës i ishin futur me laps në dorë dhe kishin parallogaritur se cka do të përfitonin gjatë luftës dhe cka pas saj (pas luftës), jo vetëm në Luginën e Vardarit, por edhe më gjërë, në Kosovën Protektorat dhe në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc), dhe me pergjegjësinë më të madhe morale e politike DEKLAROJME se, fajet e tij janë të ndëshkueshme, por që nuk duhet të ndëshkohet nga pushtuesit e kolaoniaztorët sllavo-maqedonas, me porosi të të cilëve i ka kryer ato faje, por duhet të ndëshkohen nga populli shqiptar i Shqipërisë së Bashkuar.

 

- Kryesia Qëndrore e FBKSH-se dhe të gjitha strukturat e tij në Zonën Nr. 3 (Kosova Jugore-Lugina e Vardarit) e ndejnë për oblgim moral e kombëtar, që te i gjithë populli shqiptar dhe mbi te gjitha te të gjithe heronjt e gjallë (veteranët e luftërave clirimtare dhe luftetarët e lirisë) në Luginën e Vardarit dhe më gjërë, QË TË APELOJË, që të mos manipulohen nga lojërat e ndyra të bandës Xhezair SHAQIRI-Vllado BUCKOVSI, të cilët dshirojnë që ta vrasin e djegin vetëm popullin shqiptar nën IRJM dhe jo atë sllavo-maqedonas, për të shpëtuar veten dhe bandat e tyre.

 

- Manipulimet e Xhezair Shaqirit, për Referendum në Tanushec, që Tanusheci të bashkohet me Kosovën, janë një gjellë e gatuar në shtabet sekrete të Sërbisë në Shkup, sepse nuk ka dhe as nuk mund të ketë referendume të tilla fshatrash, por ka patur dhe ka me dhjetëra konventa e rezoluta të miratuara nga Asmablea e Përgjitheshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që popujve iu njohin dhe iu garantojnë të Drejtën e Vetëvendosjes, e drejtë demokratike kjo që realizohet vetëm përmes formës më demokratike të deklarimit - referendumit popullor, dhe në rastin konkret e garantuar edhe për të gjithë popullin shqiptar në Ballkan, e cila deri më tani i është mohuar vetëm popullit shqiptar, sepse partitë politike shqiptare (pas vitit 1990), të cilat regjistorheshin në Beograd, në Shkup dhe në Podgoricë, jo vetëm nuk e kërkuan kurrë, por edhe (pas vitit 1990) organizoninn referendume parciale, fillimisht në Kosovën Administrative (sot Kosova Protektorat), pastaj në Kosoven Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në fund edhe në Kosovë Jugore (Ilirida), përmes të cilave veprime, jo vetëm njohën ricopetimin e trojeve shqiptare që iu kishin bërë pushtuesit sërbo-jugosllav, por për pasojë të këtyre parcilaizimeve, më vonë (1998-2001) në këto krahina u zhvilluan edhe tri luftëra lokale, të cilat krahas dy vlerave shumë madhore: 1.vrasjes së frikës te shqiptarët dhe 2.pervojës luftarake të luftetarëve të lirisë, krijuar edhe shumë e shumë antivlera, të llojit Xhezair SHAQIRI me Co, me të cilat prej kohësh është përballur dhe aktualisht po përballet FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij.

 

- Deklaratat tona të rradhës do të demaskojnë aktivitetin destruktiv dhe tradhëtar të të gjithë atyre që deshirojnë dhe do të përpiqen të guxojnë, që popullin shqiptar ta vrasin për interesat e tyre personale dhe për pushtet pa shtet, si dhe gjithë aktivitetin destruktiv të të gjithë atyre, që në emër të disa shoqatave, organizatave, partizave dhe grupe të tyre të armatosura, punojnë kundër FBKSH dhe gjithë strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), me qëllimin e tyre të vetëm (sipas porosive të padronëve të tyre sllavo-grekë dhe karrierizmit të tyre të sëmurë), që FBKSH-së t'ia djegin Programin e Veprimit taktik e Strategjik të Ribashkimit Kombëtar, si dhe nga ana tjetër edhe potencialin tonë kombëtar për ribashkim kombëtar shqiptar, ta shkaperderdhin si mos më keq dhe midis këtij potenciali atdhetar të fusin luftën vëllavrasëse, siq dikur (1998-1999) bënin me FARK-un dhe UCK-në, për cka perfundimisht i PARALAJMËROJMË që të tërhiqen nga kjo rrugë e turpit sa nuk është bërë tepëer vonëe, sepse këtë rradhë do të dështojnë me turpin e tyre më të madh dhe një ditë shumë të afërt do të japin llogari, (krahas llogaridhënies për shkelje të gjakut dhe të djersës së popullit), edhe për sabotim të ribashkimit kombëtar shqiptar, të cilin do ta realizojë vetëm Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) me strukturat e tij:

1. Armaten Kombëtare Shqiptare (AKSH),

2. Sigurimin Kombëtar Shqiptar (SKSH),

3. Fondin Kombëtar Shqiptar (FKSH),

DHE ASKUSH TJETER.

 

Zëdhënësi Poltik i FBKSH-së,

Mr. Gafurr ADILI (d.v.).

Tiranë, 29. 08. 2007.

--------

 

 

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...